| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] Lajme:Deshmore nga ShqiperiaKreshnikBejko kbejko at kruncher.ptloma.eduTue Aug 28 18:13:29 EDT 2012
Nga Kucova, deshmor i UCK-se Duhet leja e qeverise per ta varrosur si deshmor. Nje 23 vjecar ishte vrare ne korrik 1997 KUCOVE - Deshmoret qe dhane jeten per clirimin e Kosoves nuk jane vetem brenda trojeve te saj, por edhe nga Shqiperia. Vetem njezet dite me pare familja Suli ka marre vesh lajmin e hidhur se djali i tyre 23 vjecar Astrit Suli, ka humbur jeten ne muajin korrik te vitit te kaluar, gjate nje perpjekje me forcat serbe ne qytetin e Gjakoves. Me teper se te hidheruar, ata jane ndjere krenaer kur nga ana e Shtabit te Pergjithshem te UCK-se u eshte konfirmuar se 23 vjecari Suli eshte shpallur deshmor i Kosoves dhe nese do te deshironte familja, ai do te prehej ne varrezat e deshmoreve ne Prizren. Mbas disa tratativash, familja ka vendosur qe ai te varroset ne atdheun e tij dhe pikerisht ne varrezat e deshmoreve ne Berat. Ky me sa duket ka qene dhe nje nga problemet qe dje familja ka dashur ta zgjidhe me kreret e pushtetit lokal ne Berat. Madje ata kane zhvilluar nje takim me prefektin Krenar Suku per te marre masa per pergatitjen e kesaj ceremonie. Pasi ka degjuar pretendimet e familjareve Suku ka pohuar se ai nuk mund te varroset ne varrezat e deshmoreve pa marre me pare miratimin e presidences dhe te qeverise shqiptare, e cila do te jete dhe sponsorizuesja e ketij ceremoniali. "Cdo gje duhet te vije ne rruge zyrtare", ka sqaruar prefekti. Sipas familjareve, kjo cremoni do te organizohej diten e diele por brenda ketij afati kohor eshte e pa mundur te mbarojne procedurat per marrjen e lejes. 23 vjecari Suli, i cili punonte si emigrant ne Greqi prej disa vjetesh, ishte larguar nga qyteti grek i Spartes per ne Kosove, ne 20 prill te vitit te kaluar. Duke pare masakrat serbe ndaj kosovareve si dhe propaganden pro serbe qe behej ne median greke, ai eshte rreshtuar per 3 muaj ne UCK. Ai eshte i dyti shqiptar qe jep jeten ne token kosovare mbas nje shqiptari tjeter nga qyteti i Kavajes. Kastriot Malo
More information about the ALBSA-Info mailing list |