| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] Kamzoret i vene kazmen shkollaveKreshnikBejko kbejko at kruncher.ptloma.eduTue Aug 28 18:13:29 EDT 2012
> > Të ardhurit e rrethinave po prishin shkollat > > Breglumi dhe Kamza brenda një > simestri shkatërrojnë për të tretën > herë shkollat > > Tirane- Shkatërrohen shkollat e > rrethinave të Tiranës nga vetë > banorët e këtyre zonave. Ministria e > Arsimit si dhe drejtoria Arsimore e > rrethit të Tiranës prej disa muajsh po > përballen me nje situatë tepër të > rrallë që është shkatërrimi i > shkollave nga banorët e zonës të > cilët në një përqindje tepër të lartë të > tyre janë të ardhur nga zonat > veri-lindore. Shqetësimi i cili për > vetë specifikën e ngjarjeve nuk ka > mbetur vetëm brenda drejtorisë > arsimore të kryeqytetit, por ka > shkuar deri në zyrat e vetë ministrisë > së Arsimit Shkencës duke i > preokupuar vërtetë titullarët e saj. > Sipas burimeve nga kjo ministri nuk > është e pazakontë për shkollat e > Shqipërisë që vetë komuniteti ti > shkatërrojë. Në shkollat e zonës së > Bregut të Lumit dhe në atë të > Bathores ndërtesat janë katandisur > në rrënoja nga banorët e komunitetit. > Kanë djegur banga, kanë thyer > xhama dhe kanë shkatërruar mure, > këto janë pasojat që kanë shoqëruar > akte tepër të cuditshme të banorëve > të zonave në fjalë kundrejt > shkollave. > Eshtë tepër i çuditshëm rasti kur > prindërit dhe ata vetë që mësojnë, i > vënë kazmën këtyre vendeve të > shenjta. Komuniteti edhe pse e di > shumë mirë që shkolla është vendi > ku do të arsimohen vetë fëmijët e > tyre nuk është fare i prekur nga kjo > ndjesi dhe ide, por shkatërron cfarë > ti dalë përpara. Shkatërrimi i > shkollës është akti më i cuditshëm > që kryen një grup njerëzish ndërkohë > që kjo shkollë nuk i duhet askujt > vecse fëmijëve të tyre. Sipas > zëdhënëses së ministrisë së Arsimit > dhe të Shkëncës deri tani pikërisht > në këto zona, shkollat janë > meremetuar disa herë dhe i janë > nënshtruar riparimeve të > vazhdueshme. Xhamat edhe pse > janë vënë mbi tre herë brenda këtij > viti shkollor, thotë zëdhënësja e > ministrisë, Zonja Myrtaj, situata vijon > të jetë problematike. Ndërkohë që > titullarëve të ministrisë së Arsimit > dhe të Shkencës nuk i mbetet asgjë > tjetër, vecse ti luten këtij komuniteti > që të mos shkatërrojë shkollat sepse > në këto ndërtesa do të marrin dije > vetë fëmijët e tyre dhe askush tjetër. > Ndërkohë që po sipas burimeve nga > ministria e Arsimit ky është akt > tepër i rallë që nuk ka asnjë > shpjegim. Me sa duket riparimi disa > herë nga ana e ministrisë së Arsimit > e dëmeve të shkaktuara e ka bërë > komunitetit të mendoje se kjo situatë > mund të vijojë e tillë. Për ta tashmë > është bërë e zakonshme që mund të > vjedhin objekete publike, të cilat > natyrisht janë në shërbim të tyre, > dhe askush nuk do të thoë gjë, dhe > se dikush do të dalë gjithnjë ti > riparojë duke krijuar në këtë mënyrë > mundësinë për tiu sulur përsëri > objekteve. > Gjithsesi tani ministria e Arsimit nuk > ka më mundësi të ndërhyjë pasi nuk > është hera e parë që ndodh, por > mbetet si rrugëzgjidhje vetë edukimi > i banorëve dhe ndërhyrja e forcave > të rendit. > > --QAA10506.947896698/kruncher.ptloma.edu-- > >
More information about the ALBSA-Info mailing list |