| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] Takim me MJAFT ne Boston! 23 Mars 2005 7:00 mbremje, "BU School of Management"Flir Mosho iliri at hotmail.comMon Mar 21 14:40:58 EST 2005
Ju ftojmë të merrni pjesë në një takim me përfaqësues të lëvizjes MJAFT! Kur: E mërkurë 23 Mars 2005 në orën 7:00 pasdite Ku: Boston University School of Management 595 Commonwealth Avenue, Room 105, Boston, MA 02215 (stacioni i parë pas Kenmore në trenin "B" të linjës së gjelbër) Pranimi: $5 (Falas me karte identifikimi nga BU) - Ushqimi dhe pijet freskuese do të ofrohen nga disa prej bizneseve më të mira me pronarë shqiptarë. Donacione: Shuma e kontributit që sugjerohet është $20. Ju lutemi shkruajeni çekun tuaj për: Massachusetts Albanian Assistance Fund (MAAF)/Mjaft P O BOX 943 Saugus, MA 01906 MJAFT-i filloi si një fushatë sensibilizuese kundër fenomeneve negative që damkosnin ndërgjegjen e Shqipërisë--ide e lindur nga një grup të rinjsh të arsimuar në universitete amerikane dhe të Europës perëndimore. Që nga krijimi i lëvizjes që tashmë numëron 7500 anëtarë ka pasur shumë arritje në ndryshimin e status quo-së në shumë sektorë të shoqërisë shqiptare. Gjatë një periudhe dy vjeçare Mjaft-i ka sulmuar probleme si korrupsioni, shërbimet e dobëta publike, trafiqet e paligjshme, gjakmarrja dhe mosfunksionimi i demokracisë. Lëvizja MJAFT ka arritur të: a.. Fitojë vendin e parë për çmimin prestigjioz "UN Civil Society 2004" (Çmimi i OKB për një shoqëri civile) b.. Dëshmojë përpara Kongresit amerikan rreth politikave të ndërmarra për zhvillimin e demokracisë në Shqipëri c.. Shtyjë parlamentin të rrisë buxhetin e arsimit me 10% në 2003 dhe 23 milion euro në dhjetor 2004. d.. Sigurojë dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm, Luan Rama, pas dhunës fizike që ai ushtroi ndaj një gazetari. e.. Ulë tarifat e Albtelekom-it dhe shkarkojë drejtorin e tij. f.. Denoncojë dhunën shtetërore greke në kufi nëpërmjet zhvillimit të një sërë protestash mbarëkombetare. g.. Bashkëpunojë me organizata në Kosovë, Maqedoni e në rajon. h.. Të sulmojë në mënyrë krijuese trupat qeveritare e politikanë për mungesë transparence dhe korrupsion. i.. Dërgojë një ekip mjekësor shqiptar pas tragjedisë së cunamit në Banda Aceh, Indonezi. Për më shumë informacion mbi këtë lëvizje dhe projektet e saj në të ardhmen vizitoni faqen e Internetit: www.mjaft.org Ejani dhe tregoni mbështetjen tuaj për arritjet e mrekullueshme të MJAFT! dhe përdoreni këtë takim si motivim për pjesëmarrje të mëvonshme në komunitet -------------- next part -------------- HTML attachment scrubbed and removed
More information about the ALBSA-Info mailing list |