Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] Takim me MJAFT ne Boston! 23 Mars 2005 7:00 mbremje, "BU School of Management"

Flir Mosho iliri at hotmail.com
Sun Mar 13 12:25:44 EST 2005


Ju ftojmë të merrni pjesë në një takim me përfaqësues të lëvizjes MJAFT! 

Kur: E mërkurë 23 Mars 2005 në orën 7:00 pasdite 

Ku: Boston University School of Management

595 Commonwealth Avenue, Room 105, Boston, MA 02215 

(stacioni i parë pas Kenmore në trenin "B" të linjës së gjelbër) 

Pranimi: $5 (Falas me karte identifikimi nga BU) - Ushqimi dhe pijet freskuese do të ofrohen nga disa prej bizneseve më të mira me pronarë shqiptarë. 

Donacione: Shuma e kontributit që sugjerohet është $20. 

Ju lutemi shkruajeni çekun tuaj për: 

Massachusetts Albanian Assistance Fund (MAAF)/Mjaft 

P O BOX 943 

Saugus, MA 01906 

MJAFT-i filloi si një fushatë sensibilizuese kundër fenomeneve negative që damkosnin ndërgjegjen e Shqipërisë--ide e lindur nga një grup të rinjsh të arsimuar në universitete amerikane dhe të Europës perëndimore. Që nga krijimi i lëvizjes që tashmë numëron 7500 anëtarë ka pasur shumë arritje në ndryshimin e status quo-së në shumë sektorë të shoqërisë shqiptare. Gjatë një periudhe dy vjeçare Mjaft-i ka sulmuar probleme si korrupsioni, shërbimet e dobëta publike, trafiqet e paligjshme, gjakmarrja dhe mosfunksionimi i demokracisë. Lëvizja MJAFT ka arritur të: 

  a.. Fitojë vendin e parë për çmimin prestigjioz "UN Civil Society 2004" (Çmimi i OKB për një shoqëri civile) 
  b.. Dëshmojë përpara Kongresit amerikan rreth politikave të ndërmarra për zhvillimin e demokracisë në Shqipëri 
  c.. Shtyjë parlamentin të rrisë buxhetin e arsimit me 10% në 2003 dhe 23 milion euro në dhjetor 2004. 
  d.. Sigurojë dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm, Luan Rama, pas dhunës fizike që ai ushtroi ndaj një gazetari. 
  e.. Ulë tarifat e Albtelekom-it dhe shkarkojë drejtorin e tij. 
  f.. Denoncojë dhunën shtetërore greke në kufi nëpërmjet zhvillimit të një sërë protestash mbarëkombetare. 
  g.. Bashkëpunojë me organizata në Kosovë, Maqedoni e në rajon. 
  h.. Të sulmojë në mënyrë krijuese trupat qeveritare e politikanë për mungesë transparence dhe korrupsion. 
  i.. Dërgojë një ekip mjekësor shqiptar pas tragjedisë së cunamit në Banda Aceh, Indonezi. 


Për më shumë informacion mbi këtë lëvizje dhe projektet e saj në të ardhmen vizitoni faqen e Internetit: www.mjaft.org 





Ejani dhe tregoni mbështetjen tuaj për arritjet e mrekullueshme të MJAFT! dhe përdoreni këtë takim si motivim për pjesëmarrje të mëvonshme në komunitet 


-------------- next part --------------
HTML attachment scrubbed and removed


More information about the ALBSA-Info mailing list