| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] Koha Jone, 26 janar 2005Agron Alibali aalibali at yahoo.comSat Jan 29 23:45:52 EST 2005
E Merkure, 26 Janar 2005 SHKARKIMI I KRYEPESHKOPIT, SIPAS LEGJISLACIONIT ORTODOKS NGA AT FOTI CICI Nevoja e legjislacionit ortodoks, tej se drejtes kanonike te shkruar ne shekujt e pare te krishterimit, ka dale nga pervoja e dhimbjes tokesore te nje institucioni sa hyjnor aq dhe njerezor. Pasojat, pra, qe ka sjell vullneti i semure i disa anetareve te kishes, te vegjel a te medhenj, te dobet a te fuqishem, na trashegoi statutet kishtare. Edhe pse ligjvenia ortodokse nuk eshte pjelle e parashikimeve, statutet e kishave autoqefale jane te dyperdorshem; aq sa ligjerojne mbarevajtjen e kishes, njesoj saksionojne dhe parandalimin e se keqes. Pohimi e mohimi e pershkojne njesoj cdo legjislacion ortodoks. Atje ku zbatohen statutet, shmangen spekulimet dhe abuzimet me pushtetin kishtar. Per fat te keq, kur ju jepet pushteti disa anetareve te kishes, sidomos atyre me ambicje te parealizuara gjetke, ata harroje dhe veprojne sikur pushteti te ishte i tyre. Cdo pushtet i krishtere eshte marre hua dhe duhet kthyer nje dite tek Fuqidhenesi, sidomos per ata kishtare qe nuk improvizojne. Kisha ortodokse ruan per kryeprifterinjte e saj perhershmerine ne pushtet, perderisa nuk bejne gabime te renda dhe persa permbushin detyrat e tyre. Kur hierarket nuk mund te funksionojne plotesishte, per shkak te pleqerise a te semundjeve, kisha dhe shteti i atij vendi presin e sugjerojne terheqje nga pushtetaret ortodoks. Cfare ndodh kur nje kryepeshkop i pamundur nuk heq dore nga pushteti? Ky shkrim pershkruan pikerisht kete dukuri permes legjislacionit kishtar te Shqiperise dhe Greqise, perderisa me keta dy shembuj eshte lidhur sot per sot rasti yne. Neni 36 i Rregullores se KOASH-it 1955 "Kryepiskopi dhe anetaret e Sinodhit, per shkak semundjeje kronike ose pleqerie, te cilat nuk u premtojne te permbushin detyrat e tyre, kane te drejte t'i paraqesin kanonikisht dhe me te shkrojtur doreheqjen e tyre sinodhit te Shenjte. Sinodhi i Shenjte ka te drejte te shkarkoje nga detyra kryepiskopin, sonodhiket ose cdo klerik tjeter, kur konstaton se per shkak semundjeje kronike ose pleqerie keta nuk jane ne gjendje te permbushin detyrat e tyre. Paaftesia ne pune provohet kurdohere me raport mjekesor" (Rregullore mbi administrimin e pergjithshem te Kishes Orthodhokse Autoqefale te Shqiperise, Neni 36 ,Tirane 1955). Kjo rregullore, dale pese vjet mbas statutit tone te fundit (1950) eshte pranuar nga hierarkia kishtare e pasdiktatures, perderisa tek shtojcat qe ju bene statutit te fundit ( 1993/1996) nuk u ndryshua asgje ne lidhje me shkarkimin e Kryepeshkopit ne rast pamundshmerie. Legjislacioni ne uqi i sugjeron nje kryepeshkopi te semure a te plakur, a qe te dyja bashke, te jape doreheqjen dhe t'i lejoje Kishes te vijoje vepren e saj me anetaret e shendoshe. Ne rast se ai nuk e bene kete, sepse ndoshta vete semundja mund te mos e lejoje t'a pranoje paaftesine per te qeverisur kishen fizikisht e drejtperdrejt, ekziston Sinodhi i Shenjte, keshilli i peshkopeve, i cili eshte mbi kryepeshkopin. Ne Shqiperi procedurat perkatese jane zhbere dhe presin te ardhmen te zbatohen, ndoshta me peshkope vendore, te cilet mund te kene me pak dhunti se te derguarit e paftuar, por ndoshta do te kene me teper droje Perendie per t'ju dorezuar se drejtes kanunore te ortodoksise. Por cfare thote statuti i vitit 1929, i cili u zevendesua me ate te vitit 1950, per shkarkimin e nje kryepeshkopi te pamundur per KOASH-in? Neni 22 i Statutit te vitit 1929 "Kryepeshkopi, Peshkopi dhe Ikonomi i Madh Mitrofor, per shkak semundjeje kronike ose pleqerie, te cilat nuk u premtojne te permbushin detyrat e tyre Peshkopale, kane te drejte t'i paraqesin kanonikisht dhe me te shkruar doreheqjen e tyre Sinodhit, i cili vendos. Po Sinodhi mundet edhe motu proprio te shfaqi mejtimin mbi semundjen ose pleqerine e tyre pas nje raporti prej pese mjekesh te zgjedhun dy prej Sinodhit vete, dy prej te semurit, dhe nje prej Drejtorise se P. te Shendetesise. Ne qofte se Kryepeshkopi, ose Peshkopi nuk japin doreheqjen brenda dy javeve prej dates se komunikimit, Sinodhi me nje here emeron nje ndihmes Peshkop, i cili merr persiper administrimin e Peshkopates. Kryepeshkopi dhe Peshkopet te deklaruar te pamundur mbajne titullin e tyre dhe permenden ne kishe e ne ceremonite e shenjta prej ndihmesit Peshkop dhe gjithe Klerit po nuk ushtrojne asnje veprim administrativ dhe nuk marrin asnje pjese aktive ne administrimin e Kishes. Ne qofte se Doktoret raportojne pamundesine e tyre, ata japin doreheqjen. (Statuti i Kishes Orthodhokse Autoqefale te Shqiperise, Korce 1929, Neni 22) Drejtshkrimi dhe luhatjet gjuhesore jane te origjinalit. Sic duket nga perqasja e te dy statuteve, legjislacioni ortodoks hedh gjithe pergjegjesine tek anetaret e Sinodit te Shenjte te KOASH-it. A do t'ju pelqente atyre qe kur te plaken a te semuren vete, gje qe keshtu apo ashtu nuk ka fuqine t'i shmanget, anetaret e Sinodit te lihen te rreshqasin e te zhvleresojne pjesen e mire te vepres se tyre? Ne fund te fundit, ne rastin tone cmimin e paguajne ortodokset, te cdo kombesie qofshin, te cilet jane bere keto vite pre e politikave shqiptaro-greke. Perderisa nderhyrja e shtetit nuk permendet ne shkarkimin e kryepeshkopit, e le te ardhmen e kishes ne dore te anetareve te sinodhit, pa parashikuar rrethana specifike si sot. Cfare ndodh ne rast se ata nuk reagojne per te zbatuar legjislacionin ortodoks ne Shqiperi? Nje pergjigje eshte gjendja e sotme ne kishen ortodokse shqiptare, e cila eshte pasoje e nje bashkeqeverisjeje. Statuti i vitit 1950 kerkon te modifikohen ne kete nen, si dhe ne nene te tjera, per te qene i barasdenje me te sotmen dhe te ardhmen e kishes ortodokse ne Shqiperi. Statuti i kishes ortodokse greke, i vitit 1974, eshte me i perpiluar mbi shkarkimet e kryeprifterinjve te paafte. Abuzimet e pushtetit nga disa dhespotlere eshte dicka e pamohueshme ne traditen greke. Kur jane gjalle e mire s'ke c'u ben, sepse gjithe strategjia e qeverisjes synon pikerisht sajimin e nje mjedisi qe ushqen e mbron despotizmin. or kur ata semuren a plaken, veset e tyre behen me demprurese per kishen, prandaj dhe ajo perpiqet te mbrohet. Neni 34 i Statutit te kishes se Greqise. Paragrafi 3 i nenit 34 te Statutit te kishes se Greqise, sic quhet zyrtarisht kisha ortodokse autoqefale greke, parashikon se "ne qofte se nje mitropolit eshte i paafte per permbushjen e detyrave te tij, dhe nese nuk jep doreheqjen me vullnetin e tij, ai hiqet nga detyra me vendim te nje komisioni perbere nga kryetari i keshillit te shtetit, ose zevendesi i tij i ligjshem, si kryetar i ketij komisioni, si dhe dy profesoreve te Fakultetit te Mjekesise, te njerit prej universiteteve te ketij vendi. Ne paragrafin 5 thuhet se mbas perpilimit te procedurave perkatese, perafersisht mbas 15 ditesh, "kryeprifti thirret me shkrim per nje vizite mjekesore, te pakten dhjete dite para vizites qe eshte paracaktuar t'i behet. Ne qofte se kryeprifti nuk paraqitet per viziten mjekesore te detyruar, komisioni shkon ne vendbanimin e tij per viziten e kerkuar. Nese kryeprifti perseri refuzon te vizitohet, kjo pranohet nga komisioni. Vete ky fakt konsiderohet si evidenca e pakundershtueshme e rrefimit te paaftesise se tij. Mbas kesaj, Sinodi i Shenjte detyrohet, pa asnje formulim tjeter, ta shkarkoje kryepriftin nga te gjitha detyrat". Ne paragrafin 6 parashikohet se "ne qofte se komisioni nuk eshte i njezeshem mbi kete evidence, kryetari fton ne komision dhe anetaret mjekesore qe jane plotesues/zevendesues, dhe me kete shtim ne numer komisioni shkon perseri per te vizituar mjekesisht kryepiftin. Ky vendim, pastaj, eshte i detyrueshem me cdo kusht per Sinodin". Mbas vendimit te Sinodit dhe njoftimit te qeverise brenda dhjete ditesh, neni 6 konkludon se "del dekreti presidencial i cili njofton shkarkimin e mitropolitit". Ketu duhet bere nje qartesim me nuancat e fjaleve "kryeprift" dhe "mitropolit" ne greqishte, me teper te peshtjellimit qe mund te shkaktoje kjo ne shqipe. Ne origjinalin grek permendet me teper fjala "kryeprift (arhieras), qe ne fjalesin ortodoks do te thote "peshkopi, mitropoliti ose kryepeshkopi". Por edhe kur perdoret fjala "mitropolit" (mitropolitis), kjo vlen dhe per kryepeshkopin, pikerisht se kryepeshkopi para se te jete i tille eshte mitropolit i nje mitropolie, i Tiranes, fjala bie, pa te cilen nuk mund te titullohej kryepeshkop. Pershkrimi ne kete zone te statutit grek shpreh shqetesimin e kishes ortodokse per te ardhmen e saj. Cdo gje duhet te parashikohet per te mbrojtur institucionin, por dhe prestigjin e pushtetareve. Kultizimi i pasionit Nga leximi i tre statuteve shqiptare e greke del se kur nje kryepeshkop a mitropolit nuk mund te permbushe detyrat e tij, ai duhet te shkarkohet. Kjo behet per te miren e kishes dhe per jetegjatesine e kujtimit te tij. Gjithsesi, shembulli i kishes greke eshte per te imituar. Ne baze te ketij legjislacioni Sinodi i kishes greke ka kryer e po vijon keto vite zevendesimin e nje numri mitropolitesh, te cilet u shkarkuan per arsye pamundshmerie ne sherbese, avaresisht se perpiqeshin te mbuloheshin mbas disa bashkepunetoreve te blere a te shitur, te cilet jane gati te "vertetojne", ne cdo regjim e ne cdo vend, se administrimi i sherbeses shkon si vaji. Sipas legjislacionit kishtar te miratuar nga shteti shqiptar, opinioni ortodoks dhe faktoret shteterore duhet te ushtrojne presion ndaj anetareve te sinodit te KOASH-it, te cilet besojne se jane shqiptare dhe madje ortodokse te kulluar. Sinodiket, sidomos ata te lindurit ne Shqiperi, duhet te pergjigjen e t'i artikulojne opinionit shqiptar gjykimin mbi procedurat kanonike te KOASH-it. Apo mos heshtja nenkupton ftesen per perfshirje te elementeve a formacioneve jo ortodokse, te ngaterrestareve, te cilet duhet te nderhyjne serish ne ceshtjet tona, per te perligjur edhe nje here nderhyrje te tjera te kishes greke ne Shqiperi? Thyerja e kryqeve, edhe kur behet me motive thyese, nuk besoj se behet ndaj ortodoksise sesa ndaj pushtetareve abuzues te saj, te cilet kembengulin se qenkan garancia e te drejtave fetare ne Shqiperi, edhe pse shkelin ne te njejten kohe te drejten kanunore te Kishes Ortodokse. E te gjitha keto ndodhin ne nje kishe autoqefale me njerez e tituj te rende, por pa mendimin teologjik, e prandaj gjithmone nen kujdestari te fqinjeve. Tendenca e kryepeshkopit Anastasios per te sunduar me menyra tejortodokse eshte denuar nga vete Patriakana e Kostandinopojes. Ishte koha e krizes ortodokse te mesviteve 90, kur kryepeshkopi perpiqej te orientonte te gjitha kampet nderluftuese, per t'u imponuar me cdo cmim ne Shqiperi. Kerkonte madje te mbreterohej vete, pa sinod, ose me njerez nga Greqia, por qe duhej te zgjidheshin prej tij dhe jo prej patrikanes a pales shqiptare. Ne nje pergjigje ndaj patrikanes, kryepeshkopi pranon se patriku Vartholomeos e akuzoi per "dem moral", sepse sipas patrikut, "ne baze te ekleziologjise dhe se drejtes kanunore te kishes ortodokse, nuk eshte e mundur qe kisha e Shqiperise te qeveriset vetem nga Njeshi, a qofte dhe nga nje keshill kishtar i pergjithshem, duke perbere kesisoj kopje te marra nga kisha jo ortodokse" (leter-pergjigje e kryepeshkopit Anastasios drejtuar Vartholomeos, 5 tetor 1996, cituar nga Apostolos Glavinas, I Orthodoksi Ekklisia tis Alvanias, Selanik 1998 f.270 Aftesia zhdervjellese e kryepeshkopit Anastasios tek pergjigja ndaj patrikut Vartholomeos eshte e pashoqe, sidomos kur ai mbrohet duke thene dicka te rreme: " ... te dy statutet e kishes shqiptare jane ne fuqi", ne nje kohe qe publikisht mbrohej ne opinionin shqiptar dhe ne ate tej Ballkanit, se "statuti i vitit 1929 eshte shfuqizuar ne vitin 1950", sepse pikerisht ai statut cenonte interesat e tij, perderisa kerkonte qe kryepeshkopi te ishte me kombesi shqiptare. Por sic pame me siper, statuti i vitit 1929, tashme, eshte me kembengules ne shkarkimin e nje kryeprifti te pamundur, perderisa ai kerkon qe nje nga anetaret e komisionit mjekesor duhet te caktohet nga shteti. Kishte paraardhes por s'paska pasardhes? Sistemi qeverises ne otodoksi eshte sinodik, pra, kolegjial me cdo kuptim, dhe jo monist (A e ndieni se sa banale tingellon tashme fjala monist ne shqipe?. Por ja qe shume gjera ne jeten e KOASH-it nuk shpjegohen ndryshe, vecse me ate terminologji, pavaresisht se glosari i diktatures anashkalohet edhe per faktin se shqipja e pasdiktatures bie ne kurth e nuk lejon asociime te tilla), pamundesia psikologjike e kryepeshkopit per te bashkepunuar me menyra ortodokse ne kisha, pasioni i tij per te personalizuar gjithcka, madje edhe potencialin e dhuntive te bashkekohesve, shqiptare e greke, metodat sendergjuese per te mos lejuar mekembes, te gjitha keto, pra, e te tjera, jane formuluar nga opinioni i shendoshe i vete ortodoksise greke. Ja disa nga pyetjet qe gazeta "Ortodoksia" i drejtoi kryepeshkopit ne vitin 1996, viti kur ai u zbulua per loje te shumefishte ne kurriz te shqiptareve, por dhe te te drejtave ortodokse ne Shqiperi: "-A eshte e vertete se i propozuat Patrikanes per te zgjedhur nje peshkop ndihmes per ju, nje arqimandrit me shtetesi greke, bashkepunetori juaj i dikurshem ne punet misionare? ... -A eshte e vertete se ju pelqen te punoni vetem dhe te kerkoni bashkepunetore qe t'ju ndjekin me besnikeri dhe te zbatojne verberisht urdhrat tuaj?... -A eshte e vertete se nuk u perkujdeset per te lejuar nje zevendes ne katedren tuaj ne universitetin e Athines?... Na njihni dhe ju njohim mire, Fortlumturi..." (I Orthodoksia, Athine, shtator 1996/15). Me gjithe respektin ndaj kryepeshkopit Anastasios, nuk mund te mos nxjerrim ne pah veshtiresine e tij te pandreqshme per te mos lejuar pasardhes, per te perndjekur e izoluar ata qe e kane ndijuar personalitetin e tij, qofte me intuite, e qofte me pervoje a depertueshmeri. Kete pasion te semure, tmerrin se dikush do ta zevendesoje Ate nje dite, kryepeshkopi e ka kthyer ne strategji qysh kur ishte pedagog ne Athine, dhe madje kur ishte ne shendet te mire mendor. Historia tregoi se ai e permbushi pasionin dhe e la katedren e tij pa pasardhes. Edhe kur kaloi moshen e pensionit, ne vitin 1994, kryepeshkopi i Shqiperise nuk pranonte te jepte doreheqjen nga Universiteti i Athines, duke vene ne pozite te veshtire trupin pedagogjik te profesoreve te teologjise, te cilet shpreheshin hapur gjate viteve te studimeve tona atje. As mekembes, e as doreheqje. Ai pranoi te jape doreheqjen vetem ne vitin 1997, mbasi fakulteti i teologjise i ofroi Atij nje pritje honorale te bujshme, ne menyre qe ai te lironte katedren dhe zyren e tij, ku shkruhej me shkronja te verdha ne greqishte: "Profesor Anastasios Janullatos, kryepeshkop i Tiranes dhe Gjithe Shqiperise". Rituali i nderthurjes Eshte e pritshme qe mbas perligjjes se ketij argumenti kanonik, mbi shkarkimin e nje kryepeshkopi te pamundur, te lindin persiatje sentimentale. Nga njera ane keto jane pjese e virtytit shqiptar mbi respektin e moshes, semundjes, mikpritjes dhe te detyrimit ndaj bamiresve, sidomos kur ata bien. Gjitheky arsyetim eshte pjese e tipareve te institucioneve tona etnokulturore. Nga ana tjeter, shprehje te tilla jane evidenca e pakundershtueshme (me te njejtin kuptim si me siper) e realitetit psikologjik te ortodoksise shqiptare, si pasoje e manipulimit, e trushplarjes dhe e kultberjes. Kush me shume e kush me pak. Mjaft kryprifterinj ortodokse, sidomos ne rajonin tone, shume here pergojojne modelet qeverisese te kishave te tjera, kur ne praktike e administrojne pushtetin larg tipareve te sherbeses se tyre, e cila ka gjithcka pervecse modesti e vetemohim. Kisha ortodokse, sic thame me siper, per te mbrojtur anetaret e saj dhe per te mbrojtur vepren e te gjalleve, te plakur a te pamundesuar tani, por sundues e frikeshtene dikur, eshte detyruar te mberrije ne formulime ligjvenese, te cilat ne nuk mund t'i injorojme, sepse nuk na intereson dobesimi i institucionit ortodoks ne Shqiperi. Ne qofte se dikush ka te lulezuar pasionin e hakmarrjes, por gjate gjithe sherbeses se tij e ka fshehur a kontrolluar ate, kur humbet shendetin ai behet rob i ketij pasioni. Nje kryeprift i tille ka te ngjare te mbyllet ne nje dhome gjithe diten, me shprese se mikrobet jane ato qe i kerkojne pushtetin, e jo Jetedhenesi qe i ka hapur krahet pa hile. Duke qene i skllaveruar nga fobia e humbjes se pushtetit dhe hakmarrja ndaj kritikuesve, i semuri behet pre e servileve, te cilet i vertiten rreth e rrotull si korbat ... sa here qe shprehet ndonje gjykim kritikues, ashtu sic e ka per doktrine feja ortodokse, kryeprifti i pamundur gjen fuqi e nis telefonatat me peshkope ortodokse neper vise te largeta, per te kerkuar zhveshjen e prifterinjeve teologe shqiptare, te cilet me shkrime te tilla "kerkojne te zhdukin interesat greke ne Shqiperi". E verteta eshte se formuluesit shqiptare ortodokse jane kaq te balancuar, saqe pranojne te mos kuptohen e te perbalten nga disa bashkekombas driteshkurter, sesa te pranojne cenimin e te drejtave te njeriut ne Shqiperi; kjo eshte sherbesa jone, Fortlumturi! Reagimet e semura nga nje mjedis gjysme i manipuluar e gjysme i korruptuar, sic eshte kryepeshkopata e Tiranes sot, hyjne ne te njejten gjini me ato te regjimit politik mbas hapjes se ambasadave ne vitin 1990. Ato dite, edhe me naivet e provinces (naive per shkak te distances dhe te pafajshmerise, e jo te kultivimit klasor) shquan per here te pare improvizimin si mjet qeverisjeje e sundimi, ne nje kohe qe ata me te thekurit kremtonin duke u ndier profete. Ndersa ky debat, edhe pse mund te trajtohet nga rrogetaret e kryepeshkopit si keqdashes, investon ne nderimin e nje primati me njohje universale, ne ruajtjen e emrit te tij, i cili eshte i dashur per shume shqiptare. Mbi te gjitha, vecse, ne sakrifikojme per te mbrojtur e fuqizuar nje institucion me vlera unike ne rajonin e Ballkanit, i cili ende ka shume per te thene e dhene ne Shqiperi. Qofte e kuptuar se kisha ortodokse shqiptare na tejkalon si ne, ashtu dhe gjithe primatet e saj, duke perfshire dhe Fan Nolin e Anastasios Janullatosin! Per ne ortodokset as Zoti nuk besohet si kult, e pa le me krijesat e Tij, sado te dhuntishme a te hirshme qofshin. Si rrjedhoje, ortodoksia shqiptare fton sot anetaret e saj te zgjohen e te bashkepunojne per pacenueshmerine e saj, per zbatimin e se drejtes kanunore te ortodoksise se perbotshme, per nje dialektike me kishen vendore sa me pak te dhimbshme, duke e ndare veten nga qendrime qe mund te ndervijojne jashte saj, edhe pse me petka ortodokse. Kjo periudhe historike i ftn shqiptaret ortodokse te deshmojne pjekurine e tyre qytetare, fisnikerine e misionit shqiptar ortodoks, por dhe permbajtjen spirituale qe ata kane perftuar keto vite pritjeje. Ndoshta ky proces ka per te qene dhe sfida e tyre; dhente Zoti! __________________________________ Do you Yahoo!? The all-new My Yahoo! - Get yours free! http://my.yahoo.com
More information about the ALBSA-Info mailing list |