Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] Archeological discoveries (Sinagogue) in Saranda - Panorama

Agron Alibali aalibali at yahoo.com
Tue Sep 28 17:58:16 EDT 2004


Faqe        21 - Kulturë
 
             
  

  

Flet arkeologia Nallbani:          Si e zbuluam
sinagogën

 

Zbulohet mbishkrimi çifut pesë shekuj pas           
Krishtit

      
 
        

Shpresa Dine

      


Është më e rralla          në Mesdhe. Të paktën kështu
e vlerësojnë.          Një sinagogë e shekullit të V
Pas Krishtit, është          zbuluar pak ditë më parë
në Sarandë.

      

Sinagoga ndodhet brenda murit rrethues të qytetit
antik të          Butrintit dhe ka sipër një
mbishkrim. Kjo sinagogë është          një ndërtesë në
formë L-je, me mozaikë.          Drejtuesja e punimeve
të arkeologjisë në Butrint, Etleva          Nallbani,
rrëfen për gazetën “Panorama” se          si u zbulua
kjo sinagogë.

      

Pra, ju keni zbuluar një sinagogë. Ç’përfaqëson       
  ky zbulim dhe cilës periudhë i përket…
         Kemi disa ditë që po punojmë pranë bazilikës 
        së Butrintit. Jemi një grup arkeologësh
shqiptarë          dhe izraelitë nga Instituti i
Arkeologjisë dhe ai i Monumenteve          të Kulturës
si dhe nga Universiteti Hebraik i Jerusalemit. Do     
    të qëndrojmë këtu deri në datën 10 tetor,         
për të zgjeruar më tej objektin e nëndheshëm.         
Gjatë punimeve kemi zbuluar një sinagogë e cila i
përket          shekullit V pas Krishtit dhe është një
nga më të          rrallat në Mesdhe. Në të gjithë
Mesdheun ndodhen 12          sinagoga të tilla. Kjo
tregon se në Sarandë ka ekzistuar          një
komunitet i madh hebre dhe se kjo zonë ka pasur një   
      zhvillim të madh ekonomik në këtë periudhë.
Sinagoga          e zbuluar është një ndërtesë që i
përket          shekullit V pas Krishtit dhe ka jetuar
deri gati nga çereku i fundit          të shekullit të
VI. Me invazionet e sllavëve, sikundër          është
shkatërruar atëherë gjithë Saranda,          është
shkatërruar edhe ndërtesa. Vihet re që         
sinagoga ndodhet brenda murit rrethues të qytetit
antik. Është          e ndërtuar në dy faza; nga faza
e parë kemi një ndërtesë          më të thjeshtë në
formë L-je, me mozaikë,          ku paraqitet simboli
i tyre që është shandani me shtatë          krahë
menorajo dhe pastaj vihet re se komuniteti është      
   zhvilluar ekonomikisht, ka pasur me sa duket këtu
prosperitet më          të madh dhe kështu ka ndërtuar
një vend kulti me një          sallon shumë të madh,
që është i planit bazilikal.          Kjo është
bazilika që kemi sot, e mbuluar me mozaikë          në
qendër. Domethënë këtu kemi nefin qendror,         
nefin verior dhe nefin jugor; këtë të fundit e kemi
nën          rrugë dhe tashmë nuk është zbuluar ende.
Një          gjë tjetër e veçantë është ajo që        
 gjithë mozaikët në këtë sinagogë paraqesin         
skena biblike. Ato janë shumë interesante dhe shumë të
         rëndësishme për studimin e kulturës dhe të
simboleve          hebraike, megjithëse mozaikët janë
të zhvilluar nga          ateljetë lokale. Pra,
mozaikët këtu duket se janë          më të afërt me
ato të Nikopolisit dhe të Greqisë.

      

Çfarë ju shtyu për të realizuar këtë         
bashkëpunim me izraelitët?
         Projekti synon, pavarësisht se në një kuadër
të          ngushtë, të hedhë dritë mbi historinë e
komunitetit          hebre në antikitetin e vonë në
rajonin tonë. Mirëpo,          duhet thënë edhe ajo që
ka rëndësi të veçantë,          pasi kemi shumë pak
sinagoga në antikitetin e vonë. Kemi          rreth 12
të tilla në gjithë Mesdheun, përveç          Izraelit,
dhe një nga këto është e sigurtë që          është në
Sarandë. Në këtë kuptim, ajo          do të përbëjë
një gjetje me mjaft interes për          zhvillimin e
turizmit në të ardhmen këtu. Në një          kuadër më
të ngushtë kërkojmë të nxjerrim          në pah
zhvillimin e historisë së këtij komuniteti,         
por, nga ana tjetër, ne si Institut Arkeologjik, si
Institut Monumentesh,          pa përjashtuar edhe
Bashkinë e Sarandës, na bëhet          mirë që, me anë
të një plani afatgjatë,          të realizojmë
ngritjen e një parku arkeologjik në          qendër të
qytetit.

      

Kur u zbulua kjo sinangogë dhe kush e preku i pari
këtë          objekt të rrallë e me vlerë?
         Për zbulimin e saj kam punuar vetë. Gërmimi
ka qenë          bërë më përpara, por ka dalë si një
kishë          kristiane. Duhet thënë se unë duke
punuar me arkivat zbulova          që, në fakt, ajo ka
qenë sinagogë. Gërmimet e          këtyre ditëve folën
për atë që këtu          kemi të bëjmë me një
sinagogë. Kjo duke u nisur          edhe nga dekori i
mozaikëve. Pra, këtu bëhet fjalë          për
sinagogën në qendër të Sarandës. Ajo          e
hershmja është e vogël, ndërsa e dyta, e ndërtuar     
    më vonë, është me përmasa shumë të          mëdha,
ndërkohë që duhet thënë se sinagogë          nuk do të
thotë vetëm një holl, një sallë          lutjesh, por
të gjitha ambjentet që shihen këtu kanë          të
bëjnë me sinagogën, pra kemi ambientet e lutjes,      
   të leximit, të ngrënies, mund të ketë pasur edhe   
      dyqane.

      

Sa rëndësi ka zbulimi i saj?
         Duhet theksuar se ka shumë rëndësi zbulimi i
plotë          i saj. Një nga synimet kryesore të
punës sonë, por          edhe për qytetin, është që i
tërë ky zbulim          do të ruhet, sepse do të
krijojë një shesh arkeologjik          në qendër të
Sarandës, por do të tregojë          edhe atë që këtu
kemi të bëjmë me një          ndërtesë shumë të
hershme që ka dhe do të          ketë shumë interes
edhe për vizitorët.

      

A janë zbuluar mbishkrime hebreje në këtë         
vend?
         Jo mbishkrime hebreje këtu nuk janë zbuluar.
Por në bazilikë          ekziston një mbishkrim që i
përket fazës kur sinagoga          është kthyer në
kishë. Por deri tani dimë atë          që profesori
izraelit, Gideon Foerster, ka zbuluar ekzistencën     
    e një mbishkrimi në gjuhën greqishte - hebraishte
në          Itali, që dëshmon se ka ekzistuar një
komunitet hebre në          Sarandë në fillim të
shekullit VI. Ngjarja është          e tillë: një
studiues ka bërë gjithë mbledhjen          e
mbishkrimeve hebraisht në Evropën Perëndimore.
Studiuesi          duke shfletuar literaturën gjen se
dikush kishte thënë          (thënie kjo që nuk e
kishte përfillur ndokush): Augustia,          vajza e
kryetarit të komunitetit hebre të Onhezmosit ka vdekur
         në Itali më 521". Pra ky mbishkrim ka
dëshmuar atë          që këtu në Sarandë ka pasur një
komunitet hebre          që rronte krahas të
krishterëve dhe kishte një rol          kryesor në
ekonominë e qytetit.

      

Vetë arkeologët izraelitë si shprehen për         
këtë zbulim të sinagogës?
         Arkeologët izraelitë janë shumë të gëzuar    
     dhe e konsiderojnë këtë zbulim si një zbulim me
shumë          vlera dhe nga më të rrallat në Ballkan
dhe në Mesdhe.          Profesori izraelit, Ehud
Netzer, shprehet se “Sinagoga e Sarandës          do
të përbëjë të ardhmen arkeologjike të          vetë
qytetit të Sarandës.” Ndërsa profesori          Gideon
Foerster, i cili ka zbuluar edhe mbishkrimin thotë:
“Zbulimi          i këtyre ditëve është një dëshmi e
komuniteteve          hebraike në Ballkan dhe dëshmon
që të krishterët          hebrenj kanë jetuar në
harmoni dhe kanë mbajtur frenat          e qyteteve
bizantine.

      

 

      

Shumë vetë për një sinagogë

      

Kanë disa ditë që po punojnë intesivisht pikërisht    
     mbi bazilikën ku është zbuluar sinagoga. Është   
      një projekt midis Institutit të Arkeologjisë,
atij të          Monumenteve të Kulturës dhe
Universitetit Hebraik të Jerusalemit.          Sipas
drejtueses së këtij projekti, arkeologes Etleva
Nallbani,          punimet do të zgjasin deri në
fillim të muajit tetor. ”Ky          projekt drejtohet
nga unë, por edhe nga arkeologu Kosta Lako, i cili    
     ka ardhur enkas për këtë projekt nga Greqia,
Agron Islami,          mazoist i Institutit të
Monumenteve Arkeologjike, si dhe nga pala         
izraelite që janë profesor Gideon Foerster, arkeolog
dhe historian,          ish-dekan i Universitetit
Hebraik të Jerusalemit, si dhe nga profesor         
Ehud Netzer, me profesion arkitekt”, thekson Nallbani.
Nuk mungojnë          në këto gërmime edhe studentët.
Nuk mbeten prapa edhe          mbikëqyrja e mozaikëve.
Enkas për vizatimin dhe studimin          e mozaikëve
dhe ikonografinë e tyre është angazhuar          një
specialiste franceze.

      
    

Pak kthim në lindje

      

Dy vjet më parë në qendër të Sarandës është         
zbuluar për herë të parë bazilika kristiane, e cila   
      në origjinën e saj kishte qenë sinagogë.
Pikërisht          nga ky zbulim nisi edhe
bashkëpunimi shqiptaro-izraelit, i cili këtë         
periudhë është kurorëzuar me zbulimin e plotë         
dhe të detajuar të sinagogës, e cila vërteton
përfundimisht          ekzistencën e një komuniteti
hebre në Sarandë.


		
__________________________________
Do you Yahoo!?
Yahoo! Mail - 50x more storage than other providers!
http://promotions.yahoo.com/new_mail



More information about the ALBSA-Info mailing list