Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] Festivali i Gjirokastres 2004 - Gazeta Shqiptare

Agron Alibali aalibali at yahoo.com
Mon Sep 27 06:33:35 EDT 2004


Faqja        24 - KULTURE
 

      
Kryetari i Bashkisë: Investimi          44 milion lekë


      
Festivali shpëton objektet në          rrezik të
Gjirokastrës
      

Eshtë restauruar shtëpia e Babametove dhe           
Babaramove. Është vënë dorë edhe në kalanë           
e Gjirokastrës, edhe në "Qafën e Pazarit".           
Shkak u bë Festivali Folklorik Kombëtar. Qeveria
shqiptare            derdhi 44 milion lekë në prag të
përgatitjeve për            këtë eveniment. Ndërkohë
që prej viti 1990            e deri më sot, për
objektet monumentale në këtë            qytet ishin
dhënë vetëm 13 milion lekë. Tashmë            qyteti
ku tradicionalisht është mbajtur ky festival i madh   
        i muzikës folklorike, është gati për t'i
pritur            pjesmarrësit që vijnë nga të gjithë
trojet            shqiptare. Kryetari i Bashkisë së
Gjirokastrës, Flamur            Bime e quan fat për
qytetin këtë eveniment.

        

Pas pak ditësh mbërrijnë në Gjirokastër           
qindra artistë popullorë nga të gjitha krahinat e
vendit,            nga trojet shqiptare jashtë kufijve
si dhe nga dispora kudo në            botë. Çfarë
përgatitjesh janë bërë            me këtë rast?
           Përgatitjet kanë qenë të shumta, ashtu
sikundër            edhe ndryshimet mund t'i
konstatojnë vetë qytetarët.Do            ta nisja nga
përmirësimi i infrastrukturës rrugore, furnizimi      
     me ujë të pijshëm, ndërhyrja në kanalizimet,     
      realizimi i projekteve të përbashkëta mes
komunitetit            e bashkisë dhe organizatave të
ndryshme, pastrimi i qytetit,            etj. Por, do
të më pëlqente të veçoja ndërhyrjet            në
objektet muzeale, ku për herë ta parë këto           
13 vjetët e fundit, qeveria shqiptare investoi një
grant prej            44 milionë lekësh, kur për të
gjithë periudhën            që ka kaluar duke nisur
nga 90-ta, janë investuar jo më            tepër se 13
milionë lekë. Ky fond na lejoi të bënim           
ndërhyrje serioze në kështjellë, " Qafën            e
Pazarit " apo në shtëpitë karakteristike si Babaramot 
          e Babametot.

        

Më 28 shtator do të mbërrijnë            në
Gjirokastër grupet e para folklorike, ndërsa më       
    29, pas një manifestimi të madh kulturor në
kështjellë            do të hapet sipari i festivalit.
Ç'mund të na thoni            për mjediset pritëse në
përgjithësi, skenën            e festivalit,
akomodimin e të ardhurve?
           Për 6 ditë me radhë Gjirokastra do të ketë 
          brenda saj gjithë Shqipërinë, Kosovën, Malin
e Zi            e Maqedoninë, por edhe diasporën
shqiptare nga Zvicra, SHBA,            Gjermania,
Arbëreshët e Italisë. Them me bindje, se çdo          
 gjë tani është thuajse gati, përgatitja e skenës     
      së kalasë dhe gjithë mjediset pritëse.

        

Përvec Koncertit të Mirëseardhjes            dhe
konkurimit të 12 qarqeve të vendit, cfarë veprimtarish
           trë tjera janë planifikuar?
           Veprimtaritë do të jenë të shumta. Do të
ketë            përurime rrugësh, ekspozitash,
panairesh, përshëndetje            të shumta nga
dispora, vizita në vënde historike e turistike,       
    koncerte të improvizuara. Shkurt Gjirokastra,
qyteti i festivaleve,            do te rezervoje mjaft
surpriza të këndshme për vendasit            dhe të
ftuarit. Por le të mos i themi të gjitha tani.

        


           Në festival, 42 ambasadorë e konsuj

        

Një numër i madh të            ftuarish nderi do të
jenë prezent në ceremoninë            e hapjes së
Festivalit Folklorik Kombëtar. Kryetari i Bashkisë    
       së Gjirokastrës pohon se "përgjegjësia në      
     këtë rast është maksimale. Për 6 ditë           
Gjirokastra do të jetë si të thuash kryeqyteti i
Shqipërisë.            Këtu do të vijë thuajse i
gjithë kabineti qeveritar,            personalitetet
kryesore të shtetit shqiptar". Sipas tij, kanë        
   konfirmuar ardhjen 42 ambasadore dhe konsuj,
ndërkohë, që            do të jenë prtezent edhe
anëtarë të kabinetit            qeveritar që merren me
minoritetet si nga Mali i Zi, Serbia, Greqia          
 etj. Kësisoj, për kryebashkiakun Bime angazhimi i
plotë            si pushtet lokal, por dhe ai i
Komitetit Organizativ të Festivalit,            do të
garantojnë ecurinë e këtij evenimenti mbarë            kombëtar.


		
__________________________________
Do you Yahoo!?
Yahoo! Mail is new and improved - Check it out!
http://promotions.yahoo.com/new_mail



More information about the ALBSA-Info mailing list