Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] 20 Jewish Families saved in Berat in 1943-1944

Agron Alibali aalibali at yahoo.com
Sun Sep 26 19:13:34 EDT 2004


E Hene, 27 Shtator 2004


BERATASIT, KESHTU I SHPETUAN 20 FAMILJE HEBREJE
 
Dilaver Xhelili 
 
Berat - Qyteti 2400-vjecar i Beratit nuk eshte thjesht
nje qytet muze, ai eshte nje deshmi e gjalle e nje
qyteterimi te lashte mikprites. Familjet beratase
pervec nje kulture tashme te njohur ne  shekuj, njihen
edhe per mikpritjen e ngrohte dhe bujare. Gjate vitete
te Luftes se Dyte Boterore, familjet beratase kane
hapur dyert per strehimin e familjeve te ardhura nga
pertej kufinjve. E pikerisht per familjet hebreje
"hebreje) dhe te Camerise qe erdhen ne Shqiperi.
Familjet hebreje kane mberritur ne Berat nga fundi i
vitit 1942. Keshtu pohon nje nga banoret e lagjes se
re, Isuf Qojlja. Ne familjen e tij eshte strehuar
familja hebreje e Jakov David Esherit, e perbere nga
pese veta. Edhe pse pas kaq shume vitesh, i zoti i
shtepise i mban mend te gjithe. Ai kujton djalin e
Davidit, te kryefamiljarit hebre dhe me radhe te
gjithe pjesetaret e tjere te familjes, te cilet i kane
lene pershtypje te rralla. Familja hebreje kishte
ardhur nga Prishtina, nga frika e nje okupimi gjerman
ne jug te Evropes. Por kjo nuk ishte e vetmja familje
hebreje e strehuar ne qytetin-muze. Ne Berat ishin dhe
familjet Civeja, Drakoniku, Bukaroj, Xhufi, Zaganjori,
Cipi, me banim ne Lagjen e Re dhe "Murat Celebi", qe
priten me ngrohtesi hebrejte. Madje familja e Qani
Cevejes u liroi te gjithe shtepine dykateshe me tete
dhoma, hebrejve dhe vete i zoti i shtepise zbriti ne
nje pale shtepi te vogla perdhese, qe i kishte lene
kur hyri ne shtepite e reja. Familja e madhe beratase
u ngushtua me shume ne dy dhomat e dikurshme, per te
ndihmuar miqte te cilet kerkonin ndihme dhe luftonin
per ekzistence. Djali i Qaniut, Shyqyriu, e kujton
mire ate kohe, edhe pse ishte shume i ri. Ai tregon se
ne shtepine e tij u vendosen 7 familje hebreje qe
arriten t'i shpetonin masakres gjermane. Hebrejte kane
lene te Shyqyriu mbresa te pashlyeshme. 
 
Si u sherbeu mjeku hebre banoreve te Mangalemit, pas
strehimit?
 
Familje te tjera hebre u vendosen dhe ne familjet e
lagjes Mangalem te qytetit te Beratit e pikerisht ne
familjen Vruhas. Hebrejte qe u strehuan ne kete lagje
ishin njerez te shkolluar me profesione te ndryshme.
Kryefamiljari i njeres prej familjeve hebreje ishte
nje mjek shume i zoti. Te moshuarit e lagjes Mangalem
tregojne se kjo lagje u be dhe qendra shendetesore ku
vizitoheshin banoret, nga mjeku hebrej ne menyre te
fshehte. Mjeku hebre, H.L, shkonte cdo dite neper
shtepite beratase duke vizituar te moshuarit si dhe
cdo person te semure qe kishte nevoje per te. Ai
kalonte fshehurazi neper sokaket e lagjes me qellim qe
t'i shpetonte syrit grabitqar te gjermaneve qe
ndodheshin ne kete qytet. Banoret tregojne se mjeku
hebre arriti te shpetonte dhe nje femije qe ishte ne
gjendje te rende. Sipas tyre ora shenonte 24.00 e
mbremjes se nje prej diteve, kur sapo pushtuesit
gjermane kishin zbarkuar ne Shqiperi dhe kishin
mberritur ne Berat. "Moti ishte i keq. Shiu s'kishte
te pushuar dhe stuhia ishte e fuqishme. Femija qe
banonte ne lagjen Helvek, po digjej nga temperatura e
larte", tregojne te moshuarit. Mjeku hebre, sapo e
mori vesh nje gje te tille, i ndihmuar nga erresira e
plote dhe moti i keq per te shpetuar nga rrethimi
gjerman, i shkon ne ndihme femijes qe po luftonte me
vdekjen. Ky ishte nje akt qe mjeku cifut e kreu ne
Berat dhe qe fitoi simpatine e te gjitheve. Ai u be
shume i njohur e popullor. Ndihma e tij vazhdoi gjate,
derisa u largua nga Shqiperia drejt vendit te tij.
Sipas banoreve te moshuar edhe lagjia Hevlek, ku mjeku
shpetoi nga vdekja fenmijen, strehoi 6 familje
hebreje. Sipas dokumenteve rezulton se ne qytetin e
Beratit u vendosen gjate luftes 20 familje hebreje te
identifikuara. Sipas banoreve mund te kete patur dhe
familje te tjera te strehuara, por qe nuk jane te
dokumentuara, pasi ne kushtet e ardhjes se tyre ne
Shqiperi, nuk mund te behej fjale per regjistrim. Isuf
Qolja kujton: Jakovi thoshte shpesh "edhe kaposhi mos
te kendoje ne oborr".
 
 Mikpritja dhe kujdesi qe treguan familjet beratase
per strehimin dhe mbajtjen e hebrejve 
 
Eshte per t'u vene ne dukje mikpritja dhe kujdesi qe
treguan familjet beratase per strehimin dhe mbajtjen e
hebrejve duke mbajtur mbi supe dhe rrezikun e madh qe
u kanosej nga nazistet gjermane. Kur hyne forcat
gjemane ne Berat ne 15 nentor 1943, pothuajse te
gjithe familjet hebreje nuk u larguan sepse ndiheshin
te sigurta ne shtepite beratase. Keshtu edhe pse
qyteti-muze ishte mbushur plot me pushtues gjermane,
gjate 10 muajve qe familjet hebreje qendruan ne qytet,
asnje prej tyre nuk u zbulua nga pushtuesit gjermane,
duke mos demtuar asnjeren prej tyre. Mbasditen e 12
shtatorit 1944, forcat gjermane nen presionin e
partizaneve u larguan nga Berati dhe u dislokuan ne
fushen e aviacionit te Ures se Hasan Beut. Pas kesaj
nazistet gjermane nje pasdite shtatori qelluan mbi
Beratin me teper se gjysme ore me artilieri. Qytetaret
beratas te cilet menduan se ky sulm ishte paralajmerim
per nje tjeter sulm te forcave kembesore brenda ne
qytet, lane sht-_e dhe u larguan drejt periferise per
t'u mbrojtur. 
 
Isuf Qojlja, bashke me familjen e tij u largua per tek
nje mik ne fshatin Zhogan, ndersa Qani Cebeja ne
fshatin Polikesht. Por keto dy familje fisnike
beratase edhe pse braktisen shtepite i tyre, nuk
braktisen familjet hebreje qe kishin strehuar. Ata i
moren me vete ne shtepite e miqve. Famljet beratase u
kthyen ne shtepite e tyre, vetem kur forcat gjermane u
debuan nga Kucova dhe Ura e Hasan Beut "sot Ura
Vajgurore), me 18 tetor te vitit 1944. Banoret pohojne
se edhe familjet e tjera hebreje, nuk u braktisen nga
beratasit. Te moshuarit kujtojne se hebrejte
dalloheshin per cilesite qe kishin, urtesine,
korrektesine dhe ndershmerine. Ata mbijetuan. Punuan
dhe vete per te nxjerre buken e gojes. Dikush shiste
ndonje metrazh qe kishte sjelle me vete, te tjere si
ambulante shisnin prodhime sheqeri, ndersa te
shkolluarit, mjeket e farmacistet, sherbyen ne gjithe
qytetin. Grate qepnin jorgane dhe merrnin porosi per
pune dore. Familjet hebreje iken nga Berati pas
clirimit te vendit ne fillim te vitit 1945. Ne muzeun
e Holokaustit ne Izrael mbi faqen e nje guri te madh
jane gdhendur emrat e 20 familjeve shqiptare beratase
qe strehuan hebrejte gjate luftes se dyte boterore,
deshmi kjo qe nxjerr ne pah vlerat pozitive te
popullit shqiptar, mikpritjen e bujarine.
 



		
_______________________________
Do you Yahoo!?
Declare Yourself - Register online to vote today!
http://vote.yahoo.com



More information about the ALBSA-Info mailing list