| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] Koha Jone: Kryqezim-Ckryqezim i Relievit ShqiptarAgron Alibali aalibali at yahoo.comFri Sep 24 22:56:38 EDT 2004
E Merkure, 22 Shtator 2004 KRYQEZIM-CKRYQEZIM I RELIEVIT At Foti Cici Eshte nevoje shpirterore e psikologjike e ushtruesit te besimit ortodoks per ta ngulur veten mes disa simboleve te cilat rendom i ka te paradhena e jo te perzgjedhura. Bashkevendosja e ortodoksit me simbolet hyjnore kercenohet gjithmone nga vetevendosja e tij, perderisa simbolika pamore perdoret si mjet ne betejen per t'u ruajtur nga vetvetja dhe nga bota. Por cfare ndodh me ortodokset kur keto simbole dalin nga shprehja e perdorimit privat dhe i ekspozohen botes se larmishme e te perzier nga cdo pikepamje? Ne qofte se te krishteret e trajtojne boten jashte tyre, paresisht terrenin gjeografik, si krijese te nderlikuar por tmerresisht te bukur, sepse gjithcka eshte bere "me urtesi", ata kane nevoje te admirojne e te shtangen. Cdo maje e heshtur mali, cdo shkundje e hirshme shpendesh, cdo shpengim i shtazeve, cdo detaj i krijeses lendore, pra, shpirtezohet dhe lidhet, qe te marre kuptim, me mikroboten njerezore, e bashkeqenshme kjo me simbolet e tyre fetare. Me keto bindje, ekspozimi ne nje lartesi gjeografike i nje kryqi, fjala bie, nuk mund te shprehe ngadhenjim te Kryqit mbi boten. Perkundrazi, nje akt i tille, sidomos ne nje reliev shqiptar, eshte nenshtrim i simbolit te terecmuar ndaj kesaj bote. Nga ana tjeter, cfare nevoje ka nje permbajtje kompakte e hyjnores per t'u epersuar me kaq ankth ne nje zone te mbingarkuar me simbole? Gjithsesi keto episode jane pasoje e nje ideologjie te qarte tashme, prandaj dhe vlejne per t'i nxitur besimtaret ortodokse te perpiqen vete, te tundohen e te rizbulojne rrenjet e tyre, qofte me lexime, degjime a qofte me intuite. Kjo perspektive fryme vlen shume me teper sesa gjithe protestat zemerore ndaj rrenimit te nje objekti prej betoni... Nje religjion qe i imponon botes simbolet e tij, ai ben dy te keqija: nga njera ane dhunon boten e Zotit, ndersa ne te njejten kohe banalizon simboliken hyjnore te vete besimit ne fjale. Bartesit e kesaj mendesie shkelin porosine e vetevendosjes se njeriut, thelbin e lirise, te cilin Krishti iu lecit ortodokseve permes kishes: "Cdo fryme/krijese, le te lavderoje Zotin...". E pra cdonjeri qe ve dore mbi larmishmerine e krijeses se Zotit, per t'i dhene asaj trajten e vet, edhe pse nen emrin e Tij, duhet te ndalet. Kryqezata e ortodoksise zyrtare ne Shqiperi nuk ka me lidhje me strategjine fillestare te dergates, as me trashegimine tone spirituale, por as me traditen e shendoshe te rajonit te Ballkanit. Ortodoksia e predikuar tek ne, qofte dhe nga misionaret e huaj te se kaluares, duke perkujtuar shen Kozmain, per shembull, neper kisha a ne oborre kishash, nen hije pemesh a ne terren me grigje te krishtere, ishte ortodoksí e vertetesise dhe e frymes, e modestise fisnike dhe e perulesise askeike, e ndricimit permes skamjes dhe erresires, ishte fe e kryqeve te drunjta si shenja brendakishtare, per ngushellim e ogur shprese, per pendese e shprestari, si stacione shpirterore, pika referimi, relika, pra, e jo shkarkime ja-ku-jemi arrogance. Ashtu si perdorimi shenjterues i nje simboli kombetar, si p.sh. i flamurit, eshte idhulltari per mendesine e krishtere, a nuk eshte me keq, per cdo mendesi civile, nje perdorim banal i kryqit? Ka shume gjera qe mbeten pezull por qe mund te hijeshonin kalimin e misionareve ne historine shqiptare me shume sesa kupolat e larta bizantine, te cilat perpiqen te kaptojne minarete, e kryqet prej betoni, te cilet metojne te nenshkruajne universin e larmishem shqiptar. Literatura teologjike e liturgjike ortodokse mbetet ende prone e nje elite qe mund ta shfrytezoje vetem ne gjuhe te tjera, edhe pse njezet vellime te tilla, per shembull, vlejne me shume sesa gjithe keto ngrehina. Nuk kemi te drejte te mbrohemi e te ngreme ketu pretekstet e etikes. Kur institucionet fetare u predikojne shqiptareve qe te mos jene lakmues, kjo nuk do te thote se institucionet ne fjale kane te drejte te sillen grabitqare ndaj pjeses tjeter te natyres. Sigurisht qe heqja a, ne pamundesi, thyerja e nje kryqi publik, mbas gjithe kesaj ngarkese ateizmi te institucionalizuar ne te njejtin reliev, eshte mekat per te krishteret, sakrilegj per jo te krishteret, e skandal per tingellimen e shqipes neper bote. Faji nuk mund te jete jetim, kur te tre palet jane te ndergjegjshme per deshirat dhe aksionet e tyre. Kush e ka fajin: grishesi, ngjizesi, apo prishesi i simbolit? Sa per prishesin, ky eshte si skluptori, i cili zbaton ligjet e artit te tij; ai pjeseton e heq nga guri per te daltuar e lemuar, per te trajtesuar shformesine, edhe pse guri si lende a si gjini mund te trajtohet nga disa si simbol i mire e i cmuar, ashtu sic eshte, e per te tjere mund te jete kult, objekt adhurimi, prape ashtu sic eshte. Gdhendesi prish per te ndrequr. Ajo eshte ndergjegjja e tij, "feja" e tij, fati yne, dhe ashtu duhet respektuar, perderisa e kemi pranuar. Sepse duam qe edhe ata te respektojne e te mbrojne ndergjegjjen tone, fene tone. Duke medituar per situaten tone te pashoqe ne histori, me vjen ndermend nje mendimtar i krishterimit, Augustini i Hiponit, i cili duke pare nje mungese te theksuar stabiliteti politik ne Romen e shekullit V, paraqiti nje kritike gjakftohte ndaj mitit te shtetit romak. Fjalet e tij mund te pershtaten shume lehte ne rastin tone, me nuancat e realitetit: "Te gjitha shoqerite tokesore duhet te perballen me problemet dhe rreziqet e jetes njerezore. Asnje shoqeri e tille, madje as kisha, eshte 'Qyteti qiellor' i Perendise." Krishti nuk na percaktoi ndonje model qeverises per kete bote, as ne teori e as ne aksion, prandaj dhe dicka e tille nuk mbijetoi. Por ama na deftoi se ne duhet te bejme bindje si ndaj Perendise, ashtu edhe ndaj Cezarit/shtetit, edhe pse keto bindje Jezui i ndau, qe te mos ngaterrohen e te thuren pastaj me njera-tjetren. Pa dyshim, mekati i kryqezimit te relievit shqiptar do t'iu kthehet kryqezuesve... 19 shtator 2004 "e Diela mbas Lartesimit te Kryqit - sipas kalendarit ortodoks) __________________________________ Do you Yahoo!? Yahoo! Mail - Helps protect you from nasty viruses. http://promotions.yahoo.com/new_mail
More information about the ALBSA-Info mailing list |