Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] Cham refugees in Berat - 1945 - Koha Jone

Agron Alibali aalibali at yahoo.com
Mon Oct 11 19:15:11 EDT 2004


E Hene, 11 Tetor 2004


SI ERDHEN NE BERAT TE PERSEKUTUARIT E GREKEVE 
 
Cameria, masakrat shoviniste greke dhe pritja beratase
 
Berati shquhet si djep i qyteterimit te lashte, si
muze gjigant ne natyre. Madje eshte arkivi i gjalle i
historise dhe kultures. Qyteti i Beratit shquhet dhe
per mikpritjen. Pikerisht kete e ka treguar me ardhjen
e nje kontigjenti familjesh qe ishin sjelle me imponim
nga lufta e dyte boterore. Eshte fjala per familjet
came qe erdhen nga jashte kufijve te Shqiperise.
Fatmiljet fatzeza te msakruara dhe te perndjekura nga
bandat kriminale greke te Zerves monarko fashiste iken
te tmerruara nga syte kembet prej truallit te tyre,
Cameria. Lane gjithcka dhe iu drejtuan kufijve te
Shqiperise per te shpetuar koken. Shovinizmi i
papermbajtur grek duke bere genocid mbi kete popull
synonte qe ta zhdukte Camerine si krahine etnike
shqiptare. Jane rreth 20 mije familje qe u vendosen
fillimisht ne qytetet e fshatrave te Shqiperise se
jugut dhe ne ate te mesme. Rreth 1200 persona sipas
shifrave u strehuan ne Berat. Banoret iu dhane atyre
dhoma ku te strehoheshin. Madje kishte dhe nga ata qe
iu liruan te gjithe shtepine, sic eshte rasti i
familjes V. Zhorra ne Lagjen e Re. 
 
Jakup Ahmeti, cam, kujton si e festuan naten e Vitit
te Ri 1945 tek hani i Isuf Mecanit. Ai tregon se ate
nate sapo kishin ardhur e kishin kaluar ne qytetin e
Beratit. Diten tjeter komuniteti ekzekutiv iu dha nje
shkrese per Rasim Fugen dhe Sulon Muzhagen
keshilltaret e lagjes "Murat Celepi" qe t'i strehonin
dhe ashtu u be. "Deri ne vitin 53 kemi qene te
regjistruar ne gjendjen civile dhe shteti na kishte
pajisur me dokumente si banore came", kujton Ahmeti.
Camet kane mberritur me pasaporte greke ne Shqiperi,
por me te ardhur jane pajisur nga autoritetet vendase
me pasaporta shqiptare. Berati ne keto kohe kishte
shume probleme, pasi me urdher te administrates ne
qytet kishin mberritur shume familje te internuarish
nga Shqiperia e veriut. Ndersa dhjetera shtepi ne
lagjet Gorice dhe Uzgur, ishin djegur nga ushtria
gjermane, kur u terhoq nga qyteti. Ardhja ne Berat e
te internuarve dhe te cameve perkoi dhe me vendosjen
ketu te nepunesve dhe ushtarakeve te administrates se
re shteterore, te cilet sollen me vete dhe familjet e
tyre, kujtojne te moshuarit. Keta nga ana dokumentare
u regjistruan si banore te kryeqytetit e kerkuan
strehim. Keshtu qe u vu dore mbi shtepite e familjeve
beratase per t'u strehuar nenpunesit e rangjeve te
larta, te mesme dhe te vogla. Veshtiresite qe u
krijuan nga dyndja e popullsise alarmuan pushetin
lokal, i cili reagoi shpejt duke perballuar situaten.
Nderkohe ne Berat gjendja ishte shume e veshtire.
Populli ankohej per kripe dhe per ilace. Berati ishte
kthyer ne nje qender kryesore per popullsine came dhe
ata te internuarit. Me kete rast u kerkua qe ne
Divjake te merreshin 200 meter toka per ndertimin e
nje barake ku do te strehoheshin nje pjese e te
ardhurve.    
 
Camet u priten mire ne Berat
 
Te gjendur para tmerresh te papershkrueshme shoviniste
greke, mijera came kishin perjetuar kohe te
veshtira.Lane shtepite dhe gjithcka kishin per te
ikur. Shume prej tyre te uritur dhe gjysme te zhveshur
arriten ne tokat shqiptare. Ndersa shume te tjere
vdiqen nga uria rruges. Shfarosja e popullsise po
behej ora-ores. 98-vjecari Z.H. tregon se si
shovinistet greke ne shenje hakmarrjeje varnin burrat
lakuriq, me koke poshte ne deget e pemeve, ju
percellonin kembet me hekur te skuqur dhe neper trup u
vendosnin veze te ziera te nxehta. Ka te tjere qe
tregojne per perdhunime, per goditje me sepata e
hanxhare.
 



		
__________________________________
Do you Yahoo!?
Yahoo! Mail Address AutoComplete - You start. We finish.
http://promotions.yahoo.com/new_mail 



More information about the ALBSA-Info mailing list