| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] Panorama - 9 tetor 2004Agron Alibali aalibali at yahoo.comSat Oct 9 09:28:38 EDT 2004
I lartë 10 metra dhe i gjerë 6 metra ka
ristartuar polemikat për ngritjen e objekteve
të kultit
Episodi 3, tani kryqi në Lushnjë
I thyhet pllaka. Banorët e Stanit: Dyshojmë
për çështje pronësie
Sokrat Ndreçka
LUSHNJE
Incidentet dhe polemikat mbi kryqet e ngritura në
Elbasan dhe në Sarandë duket se kanë prekur
dhe simbolin e fesë ortodokse, të ngritur në
të majtë të aksit nacional Lushnjë-Berat.
Kryqi i lartë 10 metra dhe i gjerë 6 metra është
ngritur që në vitin 1997, në fshatin
Stan-Karbunarë, por ditët e fundit, persona
ende të paidentifikuar kanë thyer pllakën e
mermerit, të vendosur që nga ndërtimi i
kryqit. Disa kërcënime të marra prej kohësh kanë
lënë që të dyshohet për një çështje
pronësie, megjithatë banorët e fshatit këmbëngulin
se shkatërrimi nuk është bërë nga vendasit. Kryqi
gjigand është ndërtuar disa metra larg kishës
së fshatit, në një vend ku përfaqësuesit e
saj thonë se ka qenë prej kohësh pronë e
kishës së Shën Kollit. Aty kanë ardhur disa
shenjtorë dhe prej vitesh njerëzit janë falur
dhe kanë ndezur qirinj. Ka qenë e shkruar që
aty të ngrihet kryqi, pohon at Arkip Koçi.
Sipas tij, kryqi është ngritur në vitin 1997, me
iniciativë të shoqatës së vllehëve dhe
mirëkuptim të të gjithë fshatit
Stan-Karbunarë.
Ky fshat, i cili ndodhet pranë rrugës kombëtare
Lushnjë-Berat, ka rreth 2500 banorë, pjesa më
e madhe e të cilëve janë vlleh dhe i përkasin
fesë ortodokse. Para viteve 1990, fshati
numëronte pak shtëpi dhe disa familje i përkisni
besimit mysliman. Megjithatë, mes familjeve të të
dy besimeve nuk kishte asnjë probleme dhe ata
arrinin që të vlerësonin fetë e tyre. Thyerja
e pllakës përkujtimore në kryq shënon rastin
e vetëm për tu mbajtur në vëmendjen e të
gjithëve. Në gjykimin e banorëve në fshatin
Stan, por edhe në fshatrat përreth jepet një motiv për
këtë ngjarje: Dora provokuese në simbolin e
kryqit nuk është vendase, por mund të ketë
ardhur nga jashtë.
Pranë kryqit gjigand në fshatin Stan-Karbunarë takojmë
Osman Shehun, një shofer i vjetër nga fshati
Karbunarë. Ai e kujton fare mirë kohën kur
është ndërtuar kulti fetar. Është fjala për
vitin 1997. Kanë qenë djemtë e xhaxhait tim,
Besniku, Mynyri, Avdullai që ndërtuan kryqin
në kohën e luftës. Ndërtimi i kultit të fesë
kristiane erdhi në këtë vend të shenjtë, pasi
ka qenë komuniteti i fshatit Stan që kërkoi
të ndërtohej një kryq i madh. Ne në fakt jemi
myslimanë, por respektin e feve të kundërta e
vlerësojmë njëlloj. Pllaka e mermerit, rreth
një metër katror, me mbishkrimin dhe mesazhin
e paqes dhe të mirësisë, është thyer me sende
të forta. Veç saj janë dëmtuar dhe gërmat e
lyera me bojë ari. Banorët, sapo kanë mësuar një
fakt të tillë dhe iu duket se kjo është e
pazakontë. Banorët e fshatit kujtojnë se për
ndërtimin e kryqit kanë punuar disa ditë
mjete dhe njerëz zanatçinj, që i njihnin mirë
cilësitë e kulteve fetare.
Prifti: Ai vend është i shenjtë
Kryqi është i dukshëm për të gjithë. Është i
ndërtuar farë pranë Kishës së Shën Kollit,
mbi vendin e shenjtë. At Arkip Koçi, thotë se ky
institucion varet nga Mitropolia e Beratit
dhe se është dëshpëruar që vihet dorë mbi
kultet fetare, pavarësisht se kujt feje i
përkasin.
Pse nuk u ngrit në kishë në vend të kryqit?
Ai vend është i shenjtë dhe shenjtëria e tij
ka ardhur prej shekujsh. Kjo është trashëguar
në disa breza besimtarësh. Një kryq si ai që
u ngrit i çon në vend vlerat e bamirësië
njerëzimit, ndërsa një kishë nuk do të
thoshte aq shumë.
Ka financuar dikush që u ngrit kulti?
Shoqata e vllehëve të Stanit si dhe despoti
ynë në Berat. Pastaj kur do komuniteti askush
nuk kundërshton.
Po kundërshti a ka patur?
Deri sot nuk kemi marrë asnjë informacion.
Tom Daja, kishtar, na ka konfirmuar se po
cënohet kryqi në Stan. Thyerja e pllakës së
mermerit tregon se, segmente të veçanta, të nxitura
nga interesa të çastit kërkojnë të provokojnë
dhe prishin vlerat tona të trashëguara. Ky për
ne është alarm. Për këtë rast do të njoftohet
mitropoliti ynë në Berat, pasi andej varemi.
Po për kryqet në Elbasan dhe Sarandë, ku dhe janë
hapur shumë debate, cili është synimi juaj?
Gjykoj se kultet janë të shenjta dhe kur
preken. I takon perëndisë që të gjykojë pse
prishen kryqet. Unë jam klerik i thjeshtë dhe
dua të mbroj jetën e zotit. Këto i gjykij si
rase sporadike, të orientuar nga njerëz të paformuar
dhe kulturën e pamjaftueshme demokratike. Ne
dimë të tolerojmë, të falim dhe këto e bëjnë
për të krijuar lidhje edhe me të forta me
njëri-tjetrin edhe pse bindjet janë të ndryshme.
_______________________________
Do you Yahoo!?
Declare Yourself - Register online to vote today!
http://vote.yahoo.com
More information about the ALBSA-Info mailing list |