Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] Korrieri

Agron Alibali aalibali at yahoo.com
Sat Nov 20 22:51:29 EST 2004


DIPLOMACIA E SHQIPERISE MBRETERORE PER SHPETIMIN E
HEBREJVE  

                      E Shtune, 20 Nentor 2004

                                              Prof.
Dr. Shaban Sinani  

        Me shpalljen e doktrines naziste "final
solution" - zgjidhja perfundimtare (fillimi i viteve
1930), qe perben bazen e dhunes shfarosese antisemite,
deshmohet nje ndryshim thelbesor ne qendrimin e
diplomacise se Shqiperise mbreterore ndaj fatit te
hebrejve.  

        Vete Shqiperia nuk kishte ndonje problem me
hebrejte rezidente. Diplomacia nisi te marre
pergjegjesi ndaj hebrejve te rrezikuar ne vendet ku
doktrina naziste kishte me shume mundesi veprimi, si
Gjermania, Austria, Polonia dhe Italia (kjo e fundit
me pak).  

        Prej vitit 1933 ne disa vende te Europes hyjne
ne fuqi ligjet specifike antisemite. Qeveria
mbreterore e Shqiperise, megjithese nen ndikimin e
Italise, nuk hartoi dhe nuk pershtati asnje ligj
antisemit. Hapi i vetem konformist i qeverise
mbreterore eshte qe ne kete kohe formalisht vuri ne
zbatim "skeden e te huajit" ose "anagramen model 23",
ne te cilen, sipas standardit te asaj kohe, ne
kerkesen per vize duhej te deklarohej edhe raca. Skeda
kishte vetem dy specifikime per zgjedhjen e races:
ariane - hebreje. Kjo nuk u be pengese qe Shqiperia te
shihej si vend shpetimi nga rreziku per shume hebrej.
Ne te kunderten, ne vitet 1930 verehet nje levizje e
intensifikuar e hebrejve drejt Shqiperise. Midis tyre
kishte edhe studiues te mirenjohur, si prof. Stanislav
Zuber; shkrimtare, si dr. Leo Mathia; artiste, si Joli
Jakob. Ne vitin 1935 kerkoi te hynte ne Shqiperi dr.
Finer, studiues dhe profesor universiteti ne Londer, i
shoqeruar nga John Walter, djali i drejtorit te
gazetes Times. Qellimi i ketij udhetimi ishte te
studiohej mundesia e instalimit te hebrejve ne
Shqiperi (AQSH, Fondi 171, Viti 1935, Dosja I-110, fl.
5-6). Nga burime te terthorta rezulton se ne kete kohe
ka bere nje vizite incognito ne Shqiperi edhe
shkencetari hebre i mirenjohur boterisht Albert
Einstein.  

        Herbenjte qe kane kerkuar te strehohen ne
Shqiperi ne pragun e Luftes se Dyte Boterore
fillimisht e kane fituar lejen pa asnje pengese. Dr.
Martin Gotthilf, ne nje leter drejtuar monarkut
shqiptar Ahmet Zog ne vitin 1935, kerkon te punesohet
ne Shqiperi, sepse eshte i detyruar te largohet nga
Gjermania per shkak te origjines se tij izraelite
(AQSH, Fondi 416, V. 1935, D. 13, fl. 244-245). Ne te
njejten menyre, me ane nje letre drejtuar monarkut,
kerkon lejen e hyrjes ne Shqiperi shtetasi austriak
Richard Atlas pasi per shkak te origjines se tij
izraelite eshte debuar nga Austria (AQSH, Fondi 416,
Viti 1938, Dosja 13, fl. 308-309).  

        Pranimi i hebrejve nga shteti shqiptar u be
nje ceshtje qe ra ne sy te botes diplomatike. Vendin e
kerkesave individuale e zuri interesimi i organizatave
dhe shoqatave nderkombetare, qe e shihnin te afert
rrezikun e antisemitizmit dhe te judeofobise. Ne vitin
1934 Komisari i Larte per Refugjatet i Lidhjes se
Kombeve me qender ne Gjeneve, James MacDonald, me ane
te nje letre zyrtare drejtuar Ministrise se Puneve te
Jashtme te Shqiperise, i kerkon qeverise mbretnore te
vleresoje nese ekzistojne mundesi per te vendosur ne
Shqiperi nje numer jahudinjsh / hebrejsh/ gjermane qe
disponojne kapitale te ndryshme (AQSH, F. 151, V.
1934, D. 147). Te njejten gje e kerkon redaksia e
revistes Hamburger Famillienblatt, me nje leter
drejtuar Ministrise se Puneve te Brendshme. Shteti
shqiptar shpreh mirekuptim per keto kerkesa. Midis te
tjerash, ne vitin 1934, drejtori i zyres se shtypit
prane mbretit Zog, shkrimtari Mihal Sherko, ne
leterkembim me izraelitin Nathan Allalouf, e sheh me
entuziazem hapjen e nje konsullate shqiptare ne Tel
Aviv. Madje edhe fotografi zyrtar i oborrit mbreteror,
W. Weitzmann, ishte hebre.  

        Ne mesin e viteve 1930 shtetit shqiptar i
kerkon strehim kolektiv per nje bashkesi hebrejsh te
rrezikuar Komiteti Qendror i Emigranteve Izraelite te
Gjermanise (AQSH, Fondi 171, V. 1935, D. I-221, fl.
74). Sipas nje raporti te Legates Italiane ne Tirane,
ne vitin 1938 ne Shqiperi ben nje vizite zyrtare
senatori amerikan Reynolds, i cili i kishte vene vetes
per mision te marre pelqimin e autoriteteve vendese qe
te nenshkruaje nje marreveshje me ambasadorin e
Shqiperise ne SHBA shkrimtarin Faik Konica, per shumen
qe duhet te derdhe Komiteti Hebraik ne New York per
500 familjet izraelite qe gjenden ne Shqiperi (AQSH,
F. 163, V. 1938, D. 214, fl. 3). Ne nje leter qe
Legata Italiane ne Tirane i ka drejtuar Ministrise se
Puneve te Jashtme ne Rome me 3 dhjetor 1938, ne lidhje
me kete marreveshje te mundshme thuhet: Il comitato
ebraico di New York, costituitosi per la difesa della
razza ebraica nel mondo, avrebbe garantito al governo
albanese la somma di 250 milioni marchi d'oro, con
l'appoggio del governo degli Stati Uniti. La somma
sarebbero erogate ... in cambio la concessione della
cittadinanza albanese a 500 famigle ebree (AQSH, F.
163, V. 1938, D. 214). Po ate vit Sekretari i
Pergjithshem i Lidhjes se Kombeve dhe delegati
shqiptar ne Gjeneve pajtohen per zbatimin e Konventes
per statusin e refugjateve te ardhur nga Gjermania dhe
per ndihmen qe duhet t'u jepet (AQSH, F. 151, V. 1938,
D. 103, fl. 1-79). Sipas historianit amerikan Bernd
Fischer, shef i departamentit te historise ne Indiana
University, ne studimin e tij The jews of Albania
during the Zogist and Second World War Periods,
ndermjet viteve 1930-1933 deri ne vitin 1935, ka pasur
bisedime zyrtare midis ambasadorit amerikan ne Tirane,
Herman Bernstein, i cili ishte edhe vete hebre, me
monarkun shqiptar, per te bere te mundur qe Shqiperia
te pranonte hebrejte e debuar nga Gjermania, Austria,
Polonia, vendet e Ballkanit dhe rajone te tjera. Kete
periudhe ai e quan "koha e arte e hebrejve ne
Shqiperi" - golden age.  

        Interesimi nderkombetar per te nxitur
Shqiperine per pranimin e hebrejve vazhdon edhe ne
fillim te Luftes se Dyte Boterore. Ne vitin 1940, me
ane te nje shkrese derguar autoriteteve
italo-shqiptare, civile dhe ushtarake, Nunciatura
Apostolike e Selise se Shenjte (Delegacioni Apostolik)
nderhyn per t'u krijuar lehtesira hebrejve me origjine
gjermane dr. Dietrich Anderman dhe dr. Walter Mandl.
Sipas te dhenave te studiuesit Michele Sarfatti,
delegacionit apostolik ne Shqiperi, sidomos zyres se
perfaqesimit ne Shkoder, here pas here bashkesia
hebraike e vendosur ketu, permes avokatit Leo Thur, i
ka kerkuar ndihme dhe mbrojtje. Eshte koha kur
Shqiperia konsiderohet ne mjediset diplomatike
boterore si atdheu rezerve i hebrejve. Ne
leterkembimin zyrtar te autoriteteve te mbreterise
shqiptare rregullisht flitet per kolonizim te
Shqiperise me hebrej, per kthimin e Shqiperise ne nje
Palestine etj.  

        Lehtesirat qe gjeten ne shtetin shqiptar
nxiten levizje te dukshme te hebrejve drejt ketij
vendi. Sipas Bernd Fischer, ne fund te Luftes se Dyte
Boterore ne Shqiperi kishte 1800 hebrej te mbijetuar,
pra, se paku 1600 hebrej me shume se ne regjistrimin
zyrtar te vitit 1930. Vete kjo shifer eshte
impresionuese. Pikerisht ne kohen kur hebrejte iu
nenshtruan holokaustit masiv (hebr.: shoah), sipas
studiuesit amerikan, te dhenat e te cilit nuk kane
qene te plota, ne Shqiperi numri i tyre jo vetem nuk u
cenua, por u dyfishua. Jo vetem kaq, por ne fillim te
vitit 1944, ne bashkebisedim me perfaqesues te
Shoqates se Hebrenjve Britanike, mbreti Zog, tashme ne
mergim, ofronte mundesi per te strehuar ne shtetin e
tij edhe 50 mije familje hebreje, nese Londra politike
do te perkrahte kthimin e tij ne fron. Autoritetet
shqiptare te periudhes mbretnore kishin hyre me kohe
ne nje bashkebisedim te ketij lloji. Ne nje leter te
dates 27 korrik 1935 konsulli shqiptar ne Londer
njofton Ministrine e Puneve te Jashtme se ka marre nje
leter, prej nji te quajturi Dr. Monlius Rymszeniat, ku
thuhet se ky ka referenca te dores se pare dhe nje
garantie prej nje milion sterlinash britanike, me
shprese se nga Polonia izraelite hebrejte mund te
imigrojne ne Shqiperi dhe te instalohen aty, duke
pasur kapitale te mjaftueshme.  

        Bernd Fischer arrin ne perfundimin se numri i
hebrejve ne Shqiperi u dyfishua, duke iu referuar
kryesisht te dhenave te peraferta te burimeve
amerikane. Por Fischer nuk i ka pasur ne dore burimet
arkivore shqiptare. Duke u marre me keto burime, me
qellim pergatitjen e nje udherrefyesi per hebrejte ne
Shqiperi sipas dokumenteve qe ruhen ne AQSH,
arkivistet Nevila Nika e Liliana Vorpsi kane
identifikuar rreth 1500 emra te pervecem hebrejsh, nje
pjese e madhe e te cileve jane emra familjesh. Kjo na
ben te pohojme se numri i herbenjve ne Shqiperi ne
vitin 1944 duhet te kete qene me shume.  

        Nje fakt tjeter, qe na ben te mendojme se
numri i hebrejve te ardhur ne Shqiperi duhet te kete
qene me shume, eshte ky: Kishte shume te tille qe nuk
e deklaronin racen, sic e kerkonte anagrama, por
regjistroheshin si ariane. Keshtu, ne burimet arkivore
shqiptare, rezulton se ne vitin 1943, ne anagrame,
hebreu Proko Jorgo, i Mina-it, shenohej se eshte turk
(AQSH, F. "Drejtoria e Pergjithshme e Policise", V.
1943, D. 501, fl. 84: Proko Jorgo, di Mina, cittadino
turco, soggiorno di un anno) dhe po keshtu Polikseni
Zacharia shenohej ariane (AQSH, idem, Dosja 501, fl.
82: Polikseni Zacharia, ariana). Te tjere hebrej, qe
hyne ne Shqiperi deri ne mesin e viteve 1930, por edhe
me vone, rezulton se merrnin shtetesine shqiptare,
pastaj krishteroheshin (ungjillizoheshin) ose
konvertoheshin ne muslimane. Ne vitin 1929 kerkon
shtetesi shqiptare familja e Moshe Kohen dhe nje
tjeter hebre rezulton me pasaporte shqiptare ne
Selanik (Greqi). Ne vitin 1934 fiton shtetesine
shqiptare izraeliti me origjine gjermane Frantz
Gunjuger. Ne vitin 1938 hebreu David Hanoa dhe i
vellai kerkojne te pagezohen si ortodokse. Po ne vitin
1938, sipas nje relacioni te Legates Italiane, nje
izraelite fejohet me nipin e Musa Jukes, minister,
politikan i larte, me pas veprimtar i fashizmit ne
Shqiperi. Ne fund te atij viti, me 9 dhjetor 1938,
sipas te njejtit burim, nje qytetar shqiptar ka
kerkuar te shtype prane nje tipografie nje sasi
pasaportash shqiptare ne ndihme te izraeliteve. Ja
teksti i plote i relacionit: Risulta che circa un
messe fa un commerciante locale che non si è potuto
ancora identificare, si e rivolto ad un tipografo di
Tirana chiedendogli di formargli un ingente quantità
di passaporti albanesi in bianco, per fare commercio a
favore degli emigrati israeliti (AQSH, Fondi 163, Viti
1938, D. 158, fl. 20). Fshehja e hebrejve nen nje
identitet tjeter nuk mbeti nje orvatje. Madje
lehtesira te tilla krijuan edhe vete funksionaret e
qeverisjes kolaboracioniste. Sipas nje informacioni
per drejtorine e pergjithshme te policise me 10 maj
1944, nenprefekti i Kavajes i ka leshuar cifutit
Solomon Saltiel nje leter identiteti ne emen fallco
Sali Isa, duke pasur kjo leter identiteti edhe
fotografine e Solomonit dhe vulen zyrtare te
nenprefektures. Ne te njejten menyre dhe ne te njejten
kohe bashkia e Tiranes e pajisi ate me karte
identiteti me emrin e rreme Sali Izet. Shume hebrej
perfituan prej miqesive ne klasen e larte politike te
Shqiperise per te arritur me kohe te fshihnin
identitetin. Nje informacion tjeter i sherbimit
diplomatik italian ne Shqiperi, qe mban daten
10.12.1938, ben te ditur se izraeliti Saul Sadoch ka
lidhje te mira me princeshat. Vetem tri dite me pas
konsullata italiane njofton se dr. Ourinovskij, mjek
ne spitalin civil te Tiranes, hebre, ka perkrahjen e
mbretereshes Geraldine. Dhenia e shtetesise shqiptare
hebrejve jovendes vazhdoi edhe pas vendosjes se
sundimit fashist ne Shqiperi. Ne te njejten dite e
muaj bashkeshortet Leo e Elsa Thur, hebrej me shtetesi
gjermane, i kerkojne ndihme Papa Piu-t te 12-te per
t'i ndihmuar qe te mos rikthehen ne Gjermani (AQSH,
Fondi 135, Viti 1940, Dosja 79, fl. 189-191). Ne po
ate vit kuestura e Tiranes e ajo e Shkodres miratojne
kthimin e hebreut Ziegfrid Schvartz ne fene muslimane.
 

        Sikurse dihet, Italia kishte nje autoritet te
rendesishem kontrollues mbi jeten politike ne
Shqiperi, qysh prej mbarimit te Luftes se Pare
Boterore. Roma kishte ne dore kycet e ekonomise dhe
jeten politike shqiptare burimeve te arkivave te
Shqiperise, del se autoritetet italiane per disa vite
me radhe, megjithese vete nen presionin e Reih-ut, nuk
ndermoren ndonje nisme per te penguar qeverine
mbretnore per te mos lejuar ardhjen dhe vendosjen e
hebrejve ne Shqiperi. Legata Italiane ne Tirane ve ne
dijeni qeverine e vet vijimisht per kete fakt pa
ndonje shqetesim. Presionet e qeverise italiane gjate
viteve 1930 per te penguar vendosjen e hebrejve ne
Shqiperi jane shprehur ne formen e kerkesave per
qeverine e Shqiperise, qe kjo e fundit te vendose
kushte per pranimin e tyre. Mirepo, po te shihen vete
kushtet, keto jane sa per te thene: ne fillim hebrejte
duhej te kishin 100 fraga ari me vete per te hyre ne
Shqiperi, pastaj 200, me pas 250 dhe ne fund fare ky
kusht arriti ne 500 franga te shenuara ne pasaporte.  

        Per here te pare sherbimi diplomatik dhe ai
konsullor i Romes ne Tirane duket se shqetesohet
seriozisht kur verehet se vendosja e hebrejve te
perzene prej vendeve europiane e ballkanike jo vetem
mirepritet nga shqiptaret, por ve ne rrezik simpatine
e tyre per italianet. Ne relacionin sekret te dates 16
janar 1939 keto sherbime njoftojne Romen, senza con
questo voler fare l'allarmista, se veprimtaria dhe
forca numerike e kolonise hebreje ne Tirane po behet e
rrezikshme. Sipas ketij relacioni, vendosja e hebrejve
ne Shqiperi eshte i inkurajuar financiarisht nga
Legata Amerikane ne Shqiperi. Njoftuesi permbyll: Non
lentamente, ma rapidamente gli ebrei stanno
guadagnando la simpatia della parte albanese più
infida e nemica a noi, favoriti dalle autorita
maggiori e dei loro adepti. Pak muaj me vone, ne
shkurt te vitit 1939, Konsullates Shqiptare ne Rome i
behet e ditur se qeveria italiane nuk e sheh me sy te
mire vendosjen e izraeliteve ne Shqiperi dhe kjo e
fundit ve ne dijeni Ministrine e Puneve te Jashtme per
kete opinion (AQSH, Fondi 151, V. 1939, D. 8). Legata
Italiane ne Tirane duket se eshte me shume e
shqetesuar ne rastet kur hebrejte e vendosur ne
Shqiperi behen pjese e levizjes bolshevike. Kur nje
informator i saj njofton se emigranti rus Matrasof ka
te dhena per lidhjen e hebrejve me levizjen komuniste,
Legata njofton menjehere se qeveria shqiptare ka
marredhenie te mira me organizatat izraelite ne bote,
duke perfshire izraelitet me veprimtari komuniste. Ky
njoftim i takon gushtit te vitit 1938. Ne muajin maj
1939 autoritetet italiane fillojne te mbledhin te
dhena qe bejne te mundur te dallohen hebrejte me banim
te perhershem ne Shqiperi prej atyre te ardhur. Por
kjo nuk e pengon vazhdimin e hyrjes se hebrejve ne
shtetin shqiptar.  

        Ne vitet ne vijim, me shperthimin e luftes,
nje praktike qe perseritet shume shpesh, per te
perligjur qendrimin e bute te autoriteteve qeverisese,
duke perfshire edhe ato italiane, eshte kerkimi i nje
certificato di buona condotta - vertetim i sjelljes se
mire, per hebrejte nen mbikeqyrje. Nje pergjigje te
tille merr kuestura e Tiranes dhe komanda e
karabinierise ne maj te vitit 1940 per qendrimin e
izraeliteve me origjine gjermane Heinrich dhe
Elisabethe Garde. Prej te dhenave te deshmive qe ruhen
ne AQSH del se zelli i autoriteteve qeverisese
operative shqiptare te periudhes se luftes, megjithese
nen mbikeqyrjen e institucioneve te ngritura nen
mbrojtjen e ushtrive nazifashisteve, ne pergjigje te
kerkesave te drejtorise se pergjithshme te policise
per vertetimin e sjelljes se mire, si rregull
shkruhet: "Nuk ka asnji shenim te papelqyeshem" (AQSH,
F. "Drejtoria e Pergjithshme e Policise", V. 1943, D.
501, fl. 99); Mbasi ban pjese ne racen cifute asht vue
mbi ate nji vigjilim i kujdesshem (Po aty, D. 501, fl.
53); Kjo ministri nuk ka asnji kundershtim qi Shalon
Zaccaria se bashku me familjen te mbahen ne Gjakove
(Po aty, D. 501, fl. 81);Tendel Blimo, cifute
gjermane, ne ket qytet nuk ka dhane shkak me sjelljet
e saja (Po aty, D. 501, fl. 138); S'ka kundershtim nga
kjo drejtori qe ajo prefekture te disponoje kur ta
shofi te nevojshme transferimin ne Kruje te izaeliteve
(Po aty, D. 386/3, fl. 26). Mungesa e zellit per te
ushtruar dhune e tortura ndaj izraeliteve deshmohet
edhe nga nje dokument i drejtorise se pergjithshme te
policise, korrik 1943, qe ben te ditur se hebreu me
emrin Majes Kolamos Mantesh, qe ishte fshehur me emrin
Musli Qemajli, pasi u thirr ne polici dhe pranoi
identitetin e tij te vertete dhe se ishte kapur me
dokumente te falsifikuara, u la i lire (AQSH, F. 153,
V. 1943, D. 386/1, fl. 284-291).  

        Disa perfundime:  

        1. Gjate viteve te Pragluftes se Dyte Boterore
ne Shqiperi u vendosen nje shumice hebrejsh, te ardhur
nga gjithfare drejtimesh: nga Gjermania, Austria,
Jugosllavia, Rumania, Bullgaria, Polonia, Turqia,
Egjipti, Britania, Amerika etj.  

        2. Megjithese Shqiperia kontrollohej
politikisht nga Roma, nuk pati ndonje perpjekje per te
penguar kete levizje dhe as interesimin diplomatik
nderkombetar per ta trajtuar Shqiperine si atdhe
rezerve te hebrejve.  

        3. Shqiperia mbreterore nuk miratoi dhe as
pershtati asnje ligj antisemit.  

        4. Ne vitet 1941-1942 verehen shpernguljet me
te medha te hebrejve nga vendet e rajonit ballkanik
(Jugosllavi, Bullgari) dhe vendosja e tyre ne qytete
dytesore te Shqiperise, duke pasur kujdesjen
shteterore per ushqim, strehim, veshje dhe nevoja te
tjera.  

        5. Duke marre ne konsiderate burimet
shqiptare, te pakeshilluara nga studiues te huaj,
sidomos ato per fshehjen e identitetit, konkludohet se
deri ne fund te Luftes se Dyte Boterore numri i
hebrejve ne Shqiperi se paku u trefishua. Nuk ka te
dhena qe te deshmojne se qofte edhe nje hebre iu
dorezua prej autoriteteve shqiptare ushtrive
nazifashiste per t'u bere viktime e luftes.  

        6. Edhe qeverite kolaboracioniste te
Shqiperise nuk i dorezuan listat e hebrejve.
Autoritetet italiane ne Shqiperi, civile e ushtarake,
zyrtarisht, moren informacion per hebrejte qe vinin ne
kete vend per shkak te keqtrajtimit dhe te luftes.
Qendrimi i tyre shprehet ne sloganin "Sorvegliare e
non punire".  

        7. Mungesa e antisemitizmit ne popullin
shqiptar eshte shprehje e nje prej cilesive te
etnotipit kombetar.  


      


       
     


		
__________________________________ 
Do you Yahoo!? 
The all-new My Yahoo! - Get yours free! 
http://my.yahoo.com 
 




More information about the ALBSA-Info mailing list