Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] Podrimja per Camerine - gazeta Ballkan

Agron Alibali aalibali at yahoo.com
Sat Nov 6 08:47:11 EST 2004


Çamëria në një përmbledhje poetike
                                                      
                                                      
                                                 

                        
                                                  
                      
                      
                  

                  

Autori i Lajmit: B.Goce
Ai solli Antologjinë e Çamërisë dhe e prezantoi në një
tryezë të madhe mes njerëzve të njohur të letrave.
Dhimbjen njerëzoree përmblodhi në vargje dhe mëritë i
la të vyshken në të shkuar. “Eni vjen prej Çamërie”
titullohet kjo antologji poezish e promovuar të enjten
në sallën e Muezut Historik Kombëtar. E përpiluar nga
poeti Ali Podrimja, libri sjell jo vetëm vargje
dhimbjeje, por historinë e një kombi të tërë që ka
ecur e vazhdon udhën përmes peripecish e brengash. E,
siç thotë Ismail Kadare në prologun e këtij libri,
“Kur viset e populluara zbrazen nga gjindj a
njerëzore, letërisa dhe arti janë të fundit që i
braktisin. Mund të thyhen ushtritë, të tërhiqen rojet
e fisit, të heshtë diplomacia, arti nuk bindet. Ai
kthehet e rikthehet atje, te logu i vjetër. Atje ku
ndodhi shkulja, këputja mizore, krimi. Atje ku të
tjerët i ndal shenja e kufirit të ri, traktatet ose
rendi i ri i botës”. Të pranishëm në prezantimin e
kësaj antologjie, e para në llojin e vet, ishin Enver
Kushi, Prof. Alfred Uçi, Sadik Bejko, Ballkize Halili,
Ahmet Mehmeti, Moikom Zeqo, Fatos Arapi, prof. Selman
Sheme, Abaz Veizi, si dhe poeti Ali Podrimja.
 Mesazhi që lind 
 nga kujtesa
 Çamëria bën pjesë në hartën më të dhimbshme të
Evropës, atë që ka njohur shpërnguljen. Është një
hartë për të cilën flitet me kujdes, për të mos nxitur
acarime të reja, në këtë botë të shqetësuar. Ndërkaq,
heshtjet gjithashtu mund të acarojnë, madje më keq.
Shumica e çamëve që u shpërngulën mizorisht nga trevat
e veta, në mbarim të Luftës së Dytë Botërore janë ende
të gjallë sot. Janë shuar dy ose tre breza, ata që
mezi çapiteshin drejt Shqipërisë, por janë gjallë
adoleshentët, fëmijët, së fundi foshnjat, që hynin në
atdheun amë nëpër djepe. Të gjithë ata, në një mënyrë
ose në një tjetër, mbajnë mend. Këtë gjë duket se
thekson edhe shkrimtari i madh Ismail Kadare në
mesazhin që përcjell. “Asnjë ligj i botës, asnjë
formim kulturor nuk mund t’i bëjë njerëzit të mos kenë
kujtesë, e aq më pak të mos kenë nostalgji”. Sipas
Kadaresë, ky libër nuk është as politikë, as nismëtar
i një fushate, por është para së gjithash libër
njerëzor. “Libër me vjersha, me poema, me art, shkruar
nga njerëzit, për njerëzit. Është një dhimbje, që nuk
ikën ngaqë dikush e shpall të paligjshme. As duke bërë
sikur nuk e di. E, aq më pak, kur sillesh pa nderim
ndaj saj. Në botën e sotme të të drejtave të njeriut,
drama e çamëve kërkon rishqyrtim. Në këtë libër jemi
në botën e artit, atje ku shpesh kanë nisur
rishqyrtimet e mëdha të ndërgjegjes së njerëzimit”,
përfundon Kadare.
 


		
__________________________________ 
Do you Yahoo!? 
Check out the new Yahoo! Front Page. 
www.yahoo.com 
 




More information about the ALBSA-Info mailing list