Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] Mokra - Pelion - Historia dhe Sot; Korrieri

Agron Alibali aalibali at yahoo.com
Fri Nov 5 17:46:07 EST 2004


Ne Moker, Pelionin e lashte ku filloi Legjenda e
Ilireve  

                      E Premte, 05 Nentor 2004

                                              Ne
gjurme te njerezve te "Vitit te Mbrapshte" ne Mokren e
Dinastise ilire 

Ka me shume histori, sesa do te kishte nje vend i
tere, qe ka kufij te pamate, ushtri te tera, sundues
dhe historiane. Por, Mokra ka heshtur ne modestine e
saj, ashtu si varret monumentale te Selces, qe i ka
mbartur pergjithe jetes ne bark, dhe qe u zbuluan
rastesisht nga nje banor ne vitin 1967. Ketu kane
luftuar prijesit me te shquar Ilire, ka luftuar Filipi
dhe Aleksandri e shume syresh, qe bota vetem t'i
permendte do te ndjente krenari. Kudo ku te hedhesh
syte ka nga pak histori, ndersa fshataret si ne pak
vende punojne. Te rinjte largohen ne mergim, ndersa me
te vegjelit enderrojne. Qe nje dite te jetojne me mire
dhe Mokra e tyre, te jete qender e rende si dikur.
Por, eshte enderr, ndersa ngryset mbremja pa drita dhe
tirret gjithsesi jeta e varfer. E,  pak ore me vone,
do te gdhije nje dite tjeter e njejte me varferi dhe
indiferencen...e bardhe 

Nga Mokra, Ben Andoni*  

Ai u ngrit nje dite dhe i bindur u nis te bej
Shqiperine. Personazhi, me mbiemrin e krahines
Mokrari, pershkon ne nje nga pjeset e vepres se
Kadarese te gjithe vendin, duke u perleshur dhe duke u
takuar me te gjithe spektrin e ushtrive te huaja ne
vend, "per nje cope liri". Aventura e tij e
jashtezakonshme eshte pak a shume ne mentalitetin e te
gjithe mokrareve te sotem, sepse edhe vendi i tyre
eshte i jashtezakonshem. Te pakten, per sa i perket
historise. Ketu, ne Luften e Pare, francezet e
Antantes luftonin me austriaket e Fuqive Qendrore. Pak
me tej, serbet terhiqeshin te derrmuar drejt vendit te
tyre, ndersa greket e pashpirt shkelnin me shume
tersellim prodhimet e begatshme te banoreve kryenece.
Si ne nje jerm kolektiv, mokraret, i kthenin pastaj
pushken kujdo, qe kalonte aty, pervec armikut te
pandashem... varferise se tyre skajore. 

Per ne zemer te Mokres 

"Lene tokat dhe punojne tokat e grekut...". Kjo eshte
nje nga fjalite e pakta, qe artikulon dhe qe i tretet
ne gryke, pa nisur 65 vjecarit Haki Balliu. Pak nga
pak, i rreshtin dhe fjalet e tjera qe ka nisur ne
mendje, kur shikon gjithmone pak e me pak mokrare,
duke punuar. Nderkohe, bashkevendasit e tij, kane ikur
ne kurbet, vendin ku mendojne se mund te permiresojne
sadopak gjendjen e tyre katastrofale, si i pelqen qe
te perserise, kryetari i tyre i Komunes, Shaban Sula. 

Ne te  vertete, asgje e jashtezakonshme nuk te duket,
teksa le Qukesin dhe futesh ne ish-mbreterine e
Pelioneve te vjeter. Nje rruge, deridiku e mire, ecen
ngjitur me Shkumbinin, shume te paster, dhe ngjitet
tutje, permes qetesise vetmitare. Hakiu, qe ka marre
persiper te na udheheqe, eshte nje intelektual vendas,
qe boton edhe nje gazete kushtuar Mokres. Pak nga pak,
kur rruga jep shenjat e para te jetes, edhe ai e ka
mbledhur veten. Merr fryme plotesisht dhe fillon qe te
tregoje toponimet, qe jane teper sllave ne kete vend.
Por fjalet e tij nuk mjaftojne gjithsesi, sepse
shkretina e bute dhe rruga pak e nga pak veshtiresohet
natyrshem. Ende askund banore, ndersa shfaqen nga larg
disa nga shtepite e para mokrare, qe tutje- tehu,
tregojne se banoret kane filluar ta administojne deri
diku ndryshe jeten e tyre. Befasimi i pare, vjen pak
minuta me pas, teksa shikon pak banoret e pare, qe
jane te perkulur ne pune. Jane ne arat e tyre, ndersa
kositin foragjeret, qe i duhen per bagetite. Kryesisht
me te ardhurat e tyre, mbahet tashme ushqimi i
vendasve.  Cuditerisht, kudo burrat e paket, punojne
bashke me grate. Ne kete peisazh jo te eger, do te
shikosh se dora e banoreve, ka prekur deri kuotat ne
kodrat matane Shkumbinit, qe pasketaj i jane
nenshtruar pa fjale dores se njeriut. Mokrari e njeh
punen dhe jeten dhe kete e shikon nga nje mireqenie e
zakonshme ne fytyrat e tyre te paqta. Nga nje prej
shkollave te mesme, qe hasim rruges, shikojme se ka
edhe shume nxenes: Te ushqyer mire dhe per me teper te
paster. Fotografia i merzit dhe kjo tregon se jane te
pare me mjedisin. Pak me tutje, eshte nje ure antike,
qe referuar vendasve, i perket njeres prej degezimeve
te Via-Egnatias dhe qe eshte ende ne funksionim, si
per tu kujtuar banoreve, se e kane origjinen prej
shume larg. Ajo ende perdoret per funksionimin e pese
familjeve dhe lidhjen e tyre me jeten e perditshme.
Pasi kalon Tartavecin, pastaj Manastiret...Shkon
permes Golikut dhe kalon dhe Verrine. Ketu, ne nje
ure, Hakiu na shenon me dore se duhet te ndalojme. Nuk
tutet dhe nga reja e pluhurit, qe lene makinat e
rralla, qe kalojne asaj rruge na tregon, se tutje ne
mal, jane ato...Varret monumentale te Selces. Ka
emocione, sepse po na zbulon nje gje te
jashtezakonshme. E di se eshte pika e kureshtjes sone,
dhe kur do i shikojme pak me vone justifikohet
natyrshem i gjithe pathosi i tij. Pasi ato perbejne jo
vetem nje nga vlerat me te medha te antikitetit
shqiptar, por edhe nje nga mrekullite e pakta antike
kombetare. "Ecim...aty jane ato...do i shohim ne
kthim", thote burri, qe i ka kushtuar kesaj zone, disa
novela historike, teper mbreselenese. 

Si jetojne sot mokraret 

Ka pak te ngjare, qe shume nga vendasit t'i kene
lexuar novelat e tij, sepse ne pergjithesi Mokraret
jane pak a shume "rehat", si te gjithe shqiptaret e
ngeshem, te kohes sone. Klubi ne qender te fshatit,
eshte i mbushur me te rinj, qe vegjetojne. Plot njerez
te tjere, mbushin rruget e Proptishtit, qe eshte edhe
qendra e komunes se Mokres. Jane te zakonshem dhe jo
te stermedhenj, si perfytyrimet antike per Iliret.
Por... teper te bardhe, shenje e races superiore, si
na pelqen qe te mburremi, ne persiatjet tona
kombetare. Kryetari i Komunes, qe eshte zgjedhur me
nje mirekuptim te pergjithshem, eshte i qete dhe teper
i vendosur. Sipas fjaleve te banoreve, ai ka bere
shume dhe eshte ndryshe, nga paraardhesi. Ne fakt, nuk
ka bere nje gje, sepse nuk ka ndryshuar mentalitetin e
tyre, ate te qendrimit kot. Ai vete, ka qene simbol i
punes se madhe, gje e cila duket se nuk i ben shume
pershtypje banoreve, kryesisht te rinj. Dy 16 vjecare,
qe luajne tavell pak me tej, nuk trazohen nga fakti,
se kane zene nje nga tavolinat e klubit. Ata mbetin te
ngeshem, e na hedhin ndonje veshtrim "meshirues". Edhe
per ta, kuptohet ne ara punojne baballaret dhe nenat,
brezi i dyte i mokrareve...ata qe nuk e kane braktisur
kurre punen. "U them qe te dalim dhe te bllokojme
rrugen nacionale dhe te kerkojme qe dritat qe
paguajme, te mos na i nderpresin, qofte dhe duke u
sakrifikuar dhe une, por...", thote kryetari, per nje
nga problemet e tyre. Hakiu e ndjek me vemendje fjalen
e kryetarit, por e di me mire se ai, qe mokraret e
sotem, duket se jane larg atyre te kaluares. Atyre u
ka shtegtuar prej kohesh besimi, ndersa duket se
kontributi i deputeteve dhe paraardhesve te Sules ne
kete vend, ka qene i paperfillshem. Kjo eshte arsyeja,
qe zhgenjimi per politiken eshte skajor tek ata. "Te
pakten...te behej dicka nga dikush, ai do ta kishte
gjithmone voten", thote Maloja, nje 50 vjecar, qe
administron klubin ne qender te fshatit dhe bashke me
te dhe shume nga opinionet e fshatit. Ka nje pamje
iluministi, qe ia "prish" pak koka e madhe, e cila
mban nje buzeqeshje shume dashamirese. "Duam nje djale
vendi, qe ta doje Mokren, por edhe te beje dicka...",
thote ai. Deri me tani, askush nuk kujtohet per ta,
vec kohes, kur afrojne votimet. Nderkaq, njeri nga dy
furgonat e fshatit eshte mbushur dhe mokraret
largohen. Ku? Ku te munden...Vendasit cdo dite
largohen drejt Prrejasit, qe duket si qendra e
kasabase per ta. "C'beni?- pyes nje 30
vjecar"..."Luajme, kullosim syte..", me pergjigjet
indiferenti mokrar, i veshur shume sportiv. Imazhi i
fshatareve, qe punojne, ze e me fashitet ne Proptisht
dhe i le vend kudo 'indiferences' se vendasve. "I
shikon keto,-me zgjon Shabani, duke me treguar
duart,-une vazhdoj punoj"...Por, ky patetizem, nuk u
ben pershtypje banoreve, qe jane bashkuar pak nga pak
rreth tavolines. Sikur te kishim drita, sikur te
kishim uje, sikur-et nuk mjaftojne, "atehere do te
ndryshonte puna", thote dikush. Si te gjithe, mokraret
dine te punojne ne emigracion dhe si te gjithe
shqiptaret, puna ne kurbet, u garanton me shume. Ndaj
e kane me te lehte qe energjine djaloshare ta derdhin
andej...Kjo zgjat pak dhe ata kthehen ne shtepira, ku
i presin pastaj njerezit e tyre, shtepite dhe tokat,
qe duhen punuar. Kuptohet rrine pak dhe nisen...Fale
kesaj pune shtepite e mokrareve jane te mobiluara
thjesht, disa syresh me shume nga pajisjet e nevojshme
dhe ndertimet, qe do t'i kishin zili edhe banoret e
qyteteve te medha. 

Pak krenare 

Ka raste, qe ata e ndjejne veten si te medhenj. Nuk di
se cdo te ndodhte, po te njihnin historine dhe ca me
shume vendin e tyre ne kete histori. Ne fakt, ndodh qe
ata vete jane me shume krenare per veten; per
shendetin e tyre dhe per mrekulline e Zotit: natyren e
Mokres; ndersa krenarine per historine e tyre, duket
se e kane te paket. Kujtoj, fjalet e nje banori, qe me
thote se kohen e kalonin ne Perrenjas dhe trishtohesh,
qe shume prej tyre mund te kene vite, qe nuk e
shikojne Selcen. Kjo te kujtohet pak minuta me vone,
kur ikim drejt saj. Por, per kete, duhet te kalosh ne
nje baltovine te madhe, qe ka nje spirale drejt
Varreve Monumentale, objekti i vetem i endrres sone.
Rruges se veshtire, deri aty, te vjen ndermend
legjenda e lashte te Kadmit dhe Harmonise dhe Ilirit,
qe i dha jete pastaj legjendes per shumeteparet e
shqiptareve te sotem. Por, shtepite e gurta te Selces,
dhe shenjat e pakta te jetes, te ulin me kembet ne
toke. Nuk je me ne zonen e enkelejve, por te
selcioteve te varfer te shekullit XXI. Gjithsesi,
shtepite jane te kulmuara mire, kane cati te
spikatura, ndersa duket se katet perdhe, si dikur u
perkasin bagetive. Mjedisi fshatar, kalon, teksa
largohemi drejt monumenteve, qe jane dhe apogjeu, i te
gjithe gjerave ketu: Kompleksi Monumental i varreve te
Selces. Ai qendron prej me shume se nje mije vjet mbi
fshat, ndersa duhet t'i afrohesh me ane te nje
monopati. Fshati, qe gjendet pak me poshte, kundrohet
i plote nga kuotat e varreve, qe shfaqen pak nga pak.
Eshte pak te thuash, qe pamja e tyre, eshte
emocionale. Tregojne si nje banor i vjeter, duke
punuar hasi diku me nje boshllek ne faqet e malit.
Duke ditur me instikt rendesine e zones, sepse
arkeologet kishin kohe qe e vizitonin, u lajmerua
Tirana. Ajo qe u zbulua me vone i kalonte parashikimet
e zakonshme te banoreve. U zbulua akropoli i nje
qyteti ilir te shek. IV-III p.e.s. Ndersa ky vend u
cilesua si qender e krahines ilire te Dasaretise. Po,
ne kete kohe, jane te gdhendura ne shkemb edhe 4 varre
monumentale princeror, me nje arkitekture te stilit
jonik. Ne njerin varr, arkeologet, kane gjetur nje
inventar shume te pasur me arme, ene bronzi e balte,
zbukurime ari dhe nje pafte metalike me skene
mitologjike luftimi, qe i perket Legjendes se
fenikasit Kadmi. Ky inventar i perket, sipas
hipotezave te arkeologeve te sotem, Dinastise ilire te
Bardhylit. Madje, Prof. Neritan Ceka, nje hulumtues i
kahershem i tyre, te thote se kujt i perkasin dhe si
jane te vendosur varret. Ato i perkasin respektivisht
Dinastise ilire, ku jane krahas njeri-tjetrit
Bardhyli, Kliti, ndoshta Monunit (i pari mbet ilir qe
preu monedhat) dhe varri i trete i perket Bardhylit te
ri. Ky i fundit eshte i njekohshem me Pirron e Epirit,
ndersa besohet se vajzen e tij, bukuroshen Birkena, ai
e mori per grua. Bardhyli thuhet se ka luftuar dhe
kunder Aleksandrit te Maqedonise. Ndersa te jatit te
tij, Filipit, thuhet se i vrau mijera ushtare dhe vete
i hoqi nje sy. Te pese varret u perkasin dy tipeve te
ndryshme: me gdhendje ne shkemb dhe murature me blloqe
katrore guri. Ato thuhet se jane ndertuar ne kohe te
ndryshme dhe me blloqe guri te vendosur njeri mbi
tjetrin. Varret jane mbi shpatin lindor te kodres mbi
fshat, ndersa jane te ndertuar teresisht me blloqe gun
ranor. Shquhen qarte dhe tani kolonat e stilizuara
qarte, ndersa nje nga varret ka ornamente te
spikatura. 

Te gjitha opnionet qe shkembejne ne pak minuta, duket
se nuk i bejne pershtypje banoreve, qe jane bukur te
mesuar me te huajt ne fshatin e tyre. Roja, qe eshte
lene per te ruajtur ato dhe qe eshte me shkollen e
mesme, duket se nuk di te thote shume gjera, por na
tregon me dore, se ku eshte emri i krijuesit te ketij
kompleksi te jashtezakonshem, ustait antik Meko. Nga
Gradishta, qe sundon peisazhin mokrar tregohet e
gjithe zona, ndersa Hakiu, ne nje nga momentet e vetme
qe flet me pathos, nxjerr nga goja, nje sentence:
"Cfare te shikon syri, nga ketu, -thote ai mbi
kreshten e malin, qe mban ne bark varret e
legjendareve enkelej, -eshte Mokra". Entuziasmi i tij
ndiqet nga nje apati e rojes, qe nuk i ben pershtypje
fare ky realitet. Na tregon se ndodh, qe ata qe vine
dhe gervishtin, prandaj duhet te jete ne alarm. Ky
alarm e ben qe te na shikoje njesoj dhe ne. Shaban
Sula, kryetari i komunes-na thote se i ka kerkuar nje
banori, qe ka shtepine me afer kompleksit, se duhet te
beje nje klub, ne menyre qe vendasit te mblidhen aty.
Por, duket se kjo, i ka hyre ne nje vesh dhe i ka dale
nga tjetri kjo porosi e arte. Ne Selce, vine shpesh
njerez dhe largohen...duke pare nje gje te
mrekullueshme dhe nje varferi, qe nuk mund te quhet
skajore. Indiferenca e dukshme e vendasve duket se e
justifikon supremacine e te pareve te tyre. Kjo nuk i
ndalon, qe te jene shume mikprites, si shqiptaret
qemoti. Po te mos i takosh do te jesh armiq. Duhet
patjeter, qe pas pershendetjeve te rastit, t'u bindesh
dhe urdherave te mireseardhjes, qe jane pak taksative.
 E brenda, shtepive te thjeshta buron nje shpirt i
mire, ku banoret e veshur thjeshte, kontrastojne
dukshem nga mosha ne moshe. Nuk kemi hasur me veshje
popullore, ndersa te rinjte e paket, nuk dallohen nga
kudo gjetke, te pakten nga veshja.  

Ne fakt, mikpritja, na afrohet dhe nga nje prej
shoqeruesve te rojes se varreve, qe duket se mbetet
teper i kenaqur nga ikja jone. 

Ne kthim pas... 

Keshtu, kur zbresim, pak e nga pak zhduket edhe Mokra
bashke me varret e saj. Si dikur, banoret vazhdojne e
tranden ne perditshmerine e tyre, ndersa koha vazhdon
te beje punen e saj. Stinet kalojne ne kohet e tyre,
lumi fryhet por banoret nuk e shfrytezojne dot per
vaditje, ndersa Dielli pershkron perjetesisht rrugen e
zakonshme mbi Malin e Gradishtes dhe teposhte. Ata
kane mbijetuar, sipas menyres se tyre. Ne pak kohe dhe
me pak mundesi, duket se ketu nuk ke pare shume gjera.
Hakiu, si bir i vendit, e ka dhene me te drejte diku
ne nje nga novelat e tij se "Mokra jone ka vend per
penen e te gjitheve". Nuk ka sesi te ndodhe ndryshe,
sepse duke filluar nga legjenda e krijimit te vete
ilireve dhe duke vazhduar me ngjarjet dhe toponimet e
tyre, si "Krushqit e Ngurosur", "Djepin e Dragoit",
"Shpella e Shen Morenes" dhe "Sofren e Skenderbeut",
merr perpara te gjithe historine e vendit. Ketyre u
shtohen edhe Luftrat e shekullit te shkuar dhe ku
vendi i tyre eshte kthyer ne nje arene te zakonshme
luftrash. Ata nuk harrojne mbi te gjitha edhe
varferine, armikun me te madh, qe u dhuroi rregjimi i
pak viteve me pare... 

*** 

Kthimi eshte i njejte, pervec se ndalimi i detyrueshem
ne Uren e famshme, me harkaten e larte, qe ruhet nga
kohet e vjetra. Ajo si dikur dhe tani u sherben
banoreve, se edhe mokraret kane jetuar dikur, pa
jetojne edhe sot, ne vendin e tyre dhe prane lumit te
tyre. Kjo eshte Mokra, vendi, qe ka prodhuar histori,
sa nje shtet i tere.  

Vertete, Mokrari i Kadarese, nuk u kthye me ne
vendlindje, por ai mundi, qe te enderronte pak per te
gjithe Shqiperine. Eshte nje shpikje e autorit,-mund
te thote shumekush-, por po te kujtosh se vija e
Frontit te Dyte, ne kohen e Luftes se pare Boterore
kalonte ne mes te Mokres do te bindesh, se historia ne
Moker eshte mit dhe realitet ne te njejten kohe.
Ndersa ikim mokraret e vegjel, sapo kane lene shkollen
dhe ne turma te medha largohen ne shtepi. Hakiu
perseri buzeqesh : "Ka jete ne kete vend", justifikon
ai bashkevendasit ... dhe besohet se do te kete
ringjallje, shtojme ne. Kuptohet ...kur banoret te
bindin veten..se nuk jane vetem historia. 

*27 tetor 

Mokra-Komuna Proptisht 

*Perfshihet ne rrethin e Pogradecit 

*Ka 8170 banore 

*Ka 1500 banore ne emigrim 

*Ka 15 fshatra: Verria, Proptisht, Golik, Sllatine,
Debrove, Baribar, Zalltor, Rodokal Siper dhe Rodakal
Poshte, Omezh, Selce, Klickove, Velcan, Sllabinje,
Slomotive 

*Asistence marrin 770 persona 

*Ka dy shkolla te mesme (gjimnaz) ne Radokal dhe ne
Proptisht. 

*Ka shkolla tetevjecare ne Sllatine, ne Golik, ne
Sllabinje , ne Velcan dhe Omezh 

*Qendra shendetesore ne Proptisht ka dy mjeke te
pergjithshem, por nuk behen lindje 

*Behen lindje te rastesishme.  

*Lindjet behen ne Pogradec.  

*Ka nje doktor te pergjithshem ne Radokal 


      

=====

"Ketu... gjendje katastrofale" 

                      E Premte, 05 Nentor 2004

                                             
Interviste me kryekomunarin e Proptishtit, Shaban
Sula, per gjendjen ekonomike-sociale ne kete rajon 

Shaban Sula eshte kryekomunari i Proptishtit, qe
perfshin zonen gjeografike te Mokres. Eshte zgjedhur
me mbeshtetjen e PD-se, pavaresisht se nuk eshte
anetar i saj. Eshte nje burre mesatar, intelektual, me
duar shume te forta si te gjithe banoret e zones,
ndersa i pelqen qe te tregoje se gjithshka e ka ne
kontroll. Fjalen katastrofe e permend shpesh me zerin
e vendosur dhe duket se eshte nje nga fjalet me te
pranishme te fjalorit te tij, qe kontraston me fjaline
po aq te zakonshme te fjalorit te tij, "qe e ka
gjendjen ne kontroll". Fshataret e paket te
Proptishtit, qe na rrethojne, e respektojne, sepse ai
duket se ka ndryshuar pak mentalitetin e institucionit
qe drejton. Banoret marrin pensionet ne kohen e
caktuar, ndersa ka hequr dhe leket (sipas tij), qe
banoret u jepnin rendom punonjesve te dikurshem te
Komunes. Pavaresisht, se e njeh forcen turistike te
Selces dhe si te gjithe intelektualet e provinces e
mbishton, ai ende, nuk ka ndryshuar ndonje gje drejt
saj. Kishte besim tek Limprehti, por kuptohet
ambasadori i ndjere amerikan, tashme nuk mund ta
ndihmoje, ashtu si nuk e ka  ndihmuar dhe shteti i
tij. Agronomi, i diplomuar ne vitin 1982, gjithsesi
beson dhe i duket se eshte ne rruge te drejte. "Deri
tani kam plotesuar 80% te puneve, qe kam premtuar",
ndersa si mesues i vertete, ka planifikuar qe do te
dale perseri me premtime. Besimin e ka te ngulitur nga
fitorja e plote ne zone, ku ka marre 58.7 % te votave
te bashkefshatareve. Ne fund, eshte  gati per sherr,
po t'i permendesh fotografine e zakonshme, ndaj te
ciles duket se ka frike patalogjike dhe nje justifikim
brilant "nuk kam bere ende dhe me time shoqe".  

Si e gjetet Komunen, kur moret mandatin? 

"Komuna, per mua, eshte ne nje gjendje katastrofe. Dua
te them, se ajo eshte ne nje vend te veshtire dhe ka
nje popullsi te madhe dhe po ashtu ne nje gjendje
teper te varfer ekonomie. Eshte akoma katastrofe, per
sa i perket gjendjes ekonomike".  

Me konkretisht, per sa i perket gjendjes? 

"Dua te them se nuk kam asnje preference. Mandatin e
kam marre dhe kam filluar me strukturen dhe me punen
time. Une kam ndryshuar vetem 2 veta gjithsej. Ne
Keshill kam vetem dy te PD-se dhe te pakten 12 anetare
jane te PS-se, ose te partive te tjera. Per mua, kjo
gjendje, nuk ka asnje veshtiresi. Por them
katastrofale per gjendjen, sepse populli nuk ka uje,
nuk ka para dhe nuk ka drita. Ai nuk ka gjelberim. Ne
me nje vendim te Keshillit te Komunes i kemi kerkuar
Presidentit, Parlamentit dhe Ministrit te Energjitikes
dhe po ashtu edhe prefektit se meqe zona i paguan
parate 100%, duhet te na jepnin drita. Theksi im drejt
autoriteteve eshte se: ose na jepnin drita, ose nuk na
paguajne. Ne fakt, na kane kthyer nje pergjigje: Duam
listat e atyre qe marrin ndihma ekonomike. Listat e
atyre qe marrin pension dhe te atyre qe jane ne pune
shteti. Perfundimisht,  une i kam thene ketij
komuniteti: hajde te bllokojme rrugen nacionale. Une
nxjerr nje vrer ndaj ketij pushteti qendror se jemi
zona qe paguajme leket 100% dhe jemi zona qe
penalizohemi per energjine elektrike maksimalisht.
Jemi zona qe nuk ndihmohemi me investime nga shteti.
Une kam bere shume pune ne baze komune dhe keto i kam
bere thjesht mbi bazen e te ardhurave, qe kam
grumbulluar nga ky komunitet. Ndersa shteti nuk me ka
ndihmuar aspak fare. Me keto shpenzime kam bere nje
rruge ne Lagjen e Kolnekut 19.8 milion". 

Sa trajtohen me ndihme ekonomike dhe sa jane ne
emigracion? 

"Ndihme ekonomike ishte per 850 familje, para se te
vija une. Shuma ishte per dy mujorin 24-25 milion te
vjetra. Per emigracionin na kane ardhur dy formulare
dhe une i kam ne studim e siper, por jane 1500 veta ne
baze komune. Nga 8170 fryme -rreth 1500 jane ne
emigracion". 

Me cfare veshtiresish perballen banoret? 

"Per periudhen qe une jam kryetar komune, une nuk kam
asnje lloj fondi, por edhe asnje lloj veshtiresie nuk
kam. Them se gjendja eshte katastrofale per komunen
time ne kuptimin e mire te fjales, sepse eshte nje
popull me shume dije, eshte shume i zgjuar dhe njeh
boten dhe shkencen, por jeton ne kushte shume te
veshtira. E them per te gjitha, per kushtet e veshtira
qe jetojne: ata jane pa drite, pa uje, pa gjithshka". 

Cfare u ke premtuar banoreve? 

"Premtimet e mia ne fushate deri tani i kam realizuar
mbi 80%. I kam premtuar ketij populli, qe nuk do te
sorrollateni rrugeve, nuk do te paguani para ne zyra
dhe asistencen ekonomike dhe pensionet do t'i keni ne
orar, ne qendren e fshatit dhe ne kohen e caktuar. U
kam premtuar qe do u bej rruge, uje dhe do i bej
shkolla dhe deri me tani vetem per ndricimin nuk u kam
premtuar sepse ai nuk varet nga Komuna". 

Cfare do besh deri ne fund? 

"Premtimet e mia do t'i dyfishoj. Brenda nje gjashte
mujori, duke filluar nga tani, do te dale me premtime
te tjera. Ato qe kam bere deri me tani i kam mbajtur
100%".  

Pse nuk e permend anen turistke? 

"Dua te them se e kisha ne plan te pare per ta
permendur, por duke pasur keto probleme madhore, e
pashe te arsyeshme, qe te permendja fillimisht ato, pa
dale ne ate pike. Une kam kerkuar fonde per rrugen dhe
per objektin turistik, qe eshte me madhori dhe me me
vlera, per mua, apo nje nga objektet me me vlera ne
shkalle republike. Kete qe them i referohem dhe
thenies se ambasadorit Limpreht, qe iku ne ate Dynja
dhe qe premtoi qe do shtronte rrugen me asfalt deri ne
Gradisht. Ne fakt, ne kemi bere planet tona per tu
shtruar ajo rruge qe nga ura deri ne Gradishte. Nga
ana ime, une kam kerkuar qe pronari i tokes ne ate
zone te ngreje nje lokal, sepse ngritja e nje lokali
dhe shtrimi i asaj rruge do te shtoje dhe shumefishoje
jo vetem vizitoret e vendit, por edhe ata ne shkalle
boterore". 

Sa krenare jane per historine e tyre, banoret? 

"Ky komunitet i njeh shume historine dhe eshte shume
krenar per jeten. Kjo tregon qe nuk ka largime nga kjo
treve, por tregon se eshte i zgjuar, krenar dhe
punetor. Ndersa mbeshtetja eshte 0, nga shteti". 

==
Varret Monumentale te Selces 

                      E Premte, 05 Nentor 2004

                                              Nga
Neritan Ceka* 

Nje shfaqje mjaft origjinale e arkitektures sepulkrale
ilire perbejne varret shkembore ne qytetin ilir te
Selces se Poshtme. Ne baze te ketyre varreve qendron
tipi i varrit me qemer, qe ishte gdhendur ne shkemb,
duke shtuar edhe nje fasade monumentale, qe mungonte
ne tipin e zakonshem  te ndertuar me blloqe. Deri me
sot ne Selce njihen kater varre monumentale te punuara
ne nje brez shkembor te kodres mbi te cilen ngrihej
qyteti. Te gjitha varret jane gdhendur ne faqet
shkembore te krijuara nga guroret e shfrytezuara  ne
menyre intensive, qe nga mesi i shek IV, p.e.sone.
Ndertimi i varreve ka vazhduar gjate te gjithe shek
III p.e.sone, qe eshte dhe periudha e lulezimit
ekonomik te ketij qyteti me te rendesishem ne rrugen
antike te lugines se Shkumbinit. Varret duhet ti
perkasin nje dinastie mbreterore ilire, qe sundoi ne
treven e Dasaretise, ndoshta pasardhesve te Bardhylit,
e Klitit, sic ishte vjehrri i Pirros, Bardhyli i ri.
Ka shume mundesi qe Selca te jete Pelioni antik,
qyteti ku me 355. p.e. sone u be beteja midis
kryengritesve ilire te udhehequr nga Kliti dhe
ushtrise maqedonase te udhehequr nga Aleksandri i
Madh. 

Varri me i hershem i fillimit te shekullit III.
p.e.sone ka ruajtur skemen e zakonshme te varrit me
qemer me dhomen e varrimit 3.80 X 3.50 m te gdhendur
ne shkemb dhe me nje paradhome te hapur. Vete dhoma e
varrimit ka nje fasade monumentale te zbukuruar me
kater pilastra jonike mbi te cilat ngrihej nje fronton
trekendesh. Nje porte monumentale shenonte hyrjen per
ne dhomen e varrimit, qe mbyllej nga dy dyer guri.
Brenda dhomes se trajtuar me tavan ne forme qemeri
ishin gdhendur dy sofate, per vendosjen e trupave.  

Gjysmes I te shek III p.e.sone i takon nje varr tjeter
i vendosur prane te parit. Ndersa dhoma e varrimit
ruan planimetrine katerkendeshe me tavan te punuar ne
forme qemeri, fasada e varrimit eshte trajtuar me
pamjen e nje portiku te ordrit jonik me gjatesi 6.50 m
dhe lartesi 3m. Pjesa qendrore ne forme eksedre ka nje
hyrje monumentale qe te con ne nje kenotaf te punuar
ne shkemb. Dy pjeset anesore te drejta jane zbukuruar
me relieve te punuara ne hapesiren midis pilastrave
jonike, qe zbukurojne fasaden. Ne njerin krah eshte
paraqitur nje bukranion dhe nje perkrenare e tipit
helenistik mjaft e ngjashme me ate te mbretit Monun,
ndersa ne krahun tjeter nje mburoje tipike ilire e
zbukuruar me rrathe koncentrike dhe svastika midis
tyre. Keto simbole luftarake deshmojne se i varrosuri
ishte nje prijes ose mbret ilir. Dhoma e varrimit
perbente dy sargofage prej pllakash guri, me faqe te
zbukuruara me relievin e nje shtrati mortor.  

  Varri i trete monumentali, gdhendur ne te njejten
zone, rreth shek.III-te, para eres sone, kishte forme
krejt te vecante per kete lloj arkitekture. Ai ishte
trajtuar ne formen e nje teatri te vogel te tipit
iliro- epiriot me analema te drejta. "Shkallarja" e
tij, kishte dy rradhe ndenjesesh per uljen e njerezve
ne rastet e ceremonive perkujtimore. Nen "Orkestren" e
monumentit ishte gdhendur dhoma e varrimit ne formen e
katerkendeshit, qe mbulohej me nje pllake te madhe
guri. Varrimi ne kete dhome te vogel ka qene bere me
urna te vendosura ne tre sofate te krijuara ne anet e
saj. Varri i katert, me i madhi per permasat, po i
realizuar me dobet nga ana artistike, i takon gjysmes
se se II te shek.te III pe.sone. Ai ka qene punuar me
nje fasade 70 m te gjate, dhe 5-6 m te larte ne nje
zone te re te te njejtit brez shkembor ku gjendeshin
edhe varre te tjera. Dhoma e varrimit te tij eshte
vendosur ne pjesen solide te shkembit. Ajo ka forme
katerkendeshe3.5 X 3.1m, me tavanin, e punuar ne forme
qemeri dhe me nje sarkofag, te vetem ne krahun e majte
te hyrjes. Dhoma ka qene e zbukuruar me afreske te
cilat  jane shkaterruar me vone nga grabitesit. Fasada
e varrit ka qene e trajtuar me pamjen e nje tempulli
me dy pilastra jonike ne anet e hyrjes, qe mbanin nje
fronton te punuar vecmas. Ne faqen me te afert te
fasades eshte punuar ne reliev nje dalte, si mjeti
kryesor i punes me te cilin eshte punuar varri dhe
jane gdhendur nje numer mbishkrimesh. Sipas tyre,
mjeshtri ilir Mekos, ka bere punen per gdhendjen e
fasadave dhe te zbukurimeve te tjera te varrit. Ne
faqet e tjera qe formojne, fasaden, jane gdhendur pese
kamere per vendosje skulpturash dhe mbishkrimesh, te
cilat nuk jane ruajtur. Te gjitha varret monumentale
te Selces kane qene grabitur qe ne kohen antike. Varri
me fasade ne forme portiku ka qene perdorur per here
te dyte ne fund te shek III p.e. sone per te varrosur
anetaret e nje familjeje te pasur. Megjithese edhe ky
varrim i dyte, ka qene grabitur pjeserisht ne
antikitet, prej inventarit te tij ruheshin nje numer i
madh enes balte e bronzi, armesh e zbukurimesh, qe u
zbuluan gjate germimit.  

Varret monumentale ilire vecanerisht ato shkembore te
Selces, jane shprehje e origjinalitetit te
arkitektures Ilire, qe kerkonte te afirmonte dhe pas
vdekjes poziten e privilegjuar ne shoqerine ilire.  

*Pjese e shkeputur nga libri i autorit "Arkeologjia" 

      


       
     
       
     


		
__________________________________ 
Do you Yahoo!? 
Check out the new Yahoo! Front Page. 
www.yahoo.com 
 




More information about the ALBSA-Info mailing list