From aalibali at yahoo.com Fri Nov 5 17:46:07 2004 From: aalibali at yahoo.com (Agron Alibali) Date: Fri, 5 Nov 2004 14:46:07 -0800 (PST) Subject: [ALBSA-Info] Mokra - Pelion - Historia dhe Sot; Korrieri Message-ID: <20041105224607.70591.qmail@web11503.mail.yahoo.com> Ne Moker, Pelionin e lashte ku filloi Legjenda e Ilireve E Premte, 05 Nentor 2004 Ne gjurme te njerezve te "Vitit te Mbrapshte" ne Mokren e Dinastise ilire Ka me shume histori, sesa do te kishte nje vend i tere, qe ka kufij te pamate, ushtri te tera, sundues dhe historiane. Por, Mokra ka heshtur ne modestine e saj, ashtu si varret monumentale te Selces, qe i ka mbartur pergjithe jetes ne bark, dhe qe u zbuluan rastesisht nga nje banor ne vitin 1967. Ketu kane luftuar prijesit me te shquar Ilire, ka luftuar Filipi dhe Aleksandri e shume syresh, qe bota vetem t'i permendte do te ndjente krenari. Kudo ku te hedhesh syte ka nga pak histori, ndersa fshataret si ne pak vende punojne. Te rinjte largohen ne mergim, ndersa me te vegjelit enderrojne. Qe nje dite te jetojne me mire dhe Mokra e tyre, te jete qender e rende si dikur. Por, eshte enderr, ndersa ngryset mbremja pa drita dhe tirret gjithsesi jeta e varfer. E, pak ore me vone, do te gdhije nje dite tjeter e njejte me varferi dhe indiferencen...e bardhe Nga Mokra, Ben Andoni* Ai u ngrit nje dite dhe i bindur u nis te bej Shqiperine. Personazhi, me mbiemrin e krahines Mokrari, pershkon ne nje nga pjeset e vepres se Kadarese te gjithe vendin, duke u perleshur dhe duke u takuar me te gjithe spektrin e ushtrive te huaja ne vend, "per nje cope liri". Aventura e tij e jashtezakonshme eshte pak a shume ne mentalitetin e te gjithe mokrareve te sotem, sepse edhe vendi i tyre eshte i jashtezakonshem. Te pakten, per sa i perket historise. Ketu, ne Luften e Pare, francezet e Antantes luftonin me austriaket e Fuqive Qendrore. Pak me tej, serbet terhiqeshin te derrmuar drejt vendit te tyre, ndersa greket e pashpirt shkelnin me shume tersellim prodhimet e begatshme te banoreve kryenece. Si ne nje jerm kolektiv, mokraret, i kthenin pastaj pushken kujdo, qe kalonte aty, pervec armikut te pandashem... varferise se tyre skajore. Per ne zemer te Mokres "Lene tokat dhe punojne tokat e grekut...". Kjo eshte nje nga fjalite e pakta, qe artikulon dhe qe i tretet ne gryke, pa nisur 65 vjecarit Haki Balliu. Pak nga pak, i rreshtin dhe fjalet e tjera qe ka nisur ne mendje, kur shikon gjithmone pak e me pak mokrare, duke punuar. Nderkohe, bashkevendasit e tij, kane ikur ne kurbet, vendin ku mendojne se mund te permiresojne sadopak gjendjen e tyre katastrofale, si i pelqen qe te perserise, kryetari i tyre i Komunes, Shaban Sula. Ne te vertete, asgje e jashtezakonshme nuk te duket, teksa le Qukesin dhe futesh ne ish-mbreterine e Pelioneve te vjeter. Nje rruge, deridiku e mire, ecen ngjitur me Shkumbinin, shume te paster, dhe ngjitet tutje, permes qetesise vetmitare. Hakiu, qe ka marre persiper te na udheheqe, eshte nje intelektual vendas, qe boton edhe nje gazete kushtuar Mokres. Pak nga pak, kur rruga jep shenjat e para te jetes, edhe ai e ka mbledhur veten. Merr fryme plotesisht dhe fillon qe te tregoje toponimet, qe jane teper sllave ne kete vend. Por fjalet e tij nuk mjaftojne gjithsesi, sepse shkretina e bute dhe rruga pak e nga pak veshtiresohet natyrshem. Ende askund banore, ndersa shfaqen nga larg disa nga shtepite e para mokrare, qe tutje- tehu, tregojne se banoret kane filluar ta administojne deri diku ndryshe jeten e tyre. Befasimi i pare, vjen pak minuta me pas, teksa shikon pak banoret e pare, qe jane te perkulur ne pune. Jane ne arat e tyre, ndersa kositin foragjeret, qe i duhen per bagetite. Kryesisht me te ardhurat e tyre, mbahet tashme ushqimi i vendasve. Cuditerisht, kudo burrat e paket, punojne bashke me grate. Ne kete peisazh jo te eger, do te shikosh se dora e banoreve, ka prekur deri kuotat ne kodrat matane Shkumbinit, qe pasketaj i jane nenshtruar pa fjale dores se njeriut. Mokrari e njeh punen dhe jeten dhe kete e shikon nga nje mireqenie e zakonshme ne fytyrat e tyre te paqta. Nga nje prej shkollave te mesme, qe hasim rruges, shikojme se ka edhe shume nxenes: Te ushqyer mire dhe per me teper te paster. Fotografia i merzit dhe kjo tregon se jane te pare me mjedisin. Pak me tutje, eshte nje ure antike, qe referuar vendasve, i perket njeres prej degezimeve te Via-Egnatias dhe qe eshte ende ne funksionim, si per tu kujtuar banoreve, se e kane origjinen prej shume larg. Ajo ende perdoret per funksionimin e pese familjeve dhe lidhjen e tyre me jeten e perditshme. Pasi kalon Tartavecin, pastaj Manastiret...Shkon permes Golikut dhe kalon dhe Verrine. Ketu, ne nje ure, Hakiu na shenon me dore se duhet te ndalojme. Nuk tutet dhe nga reja e pluhurit, qe lene makinat e rralla, qe kalojne asaj rruge na tregon, se tutje ne mal, jane ato...Varret monumentale te Selces. Ka emocione, sepse po na zbulon nje gje te jashtezakonshme. E di se eshte pika e kureshtjes sone, dhe kur do i shikojme pak me vone justifikohet natyrshem i gjithe pathosi i tij. Pasi ato perbejne jo vetem nje nga vlerat me te medha te antikitetit shqiptar, por edhe nje nga mrekullite e pakta antike kombetare. "Ecim...aty jane ato...do i shohim ne kthim", thote burri, qe i ka kushtuar kesaj zone, disa novela historike, teper mbreselenese. Si jetojne sot mokraret Ka pak te ngjare, qe shume nga vendasit t'i kene lexuar novelat e tij, sepse ne pergjithesi Mokraret jane pak a shume "rehat", si te gjithe shqiptaret e ngeshem, te kohes sone. Klubi ne qender te fshatit, eshte i mbushur me te rinj, qe vegjetojne. Plot njerez te tjere, mbushin rruget e Proptishtit, qe eshte edhe qendra e komunes se Mokres. Jane te zakonshem dhe jo te stermedhenj, si perfytyrimet antike per Iliret. Por... teper te bardhe, shenje e races superiore, si na pelqen qe te mburremi, ne persiatjet tona kombetare. Kryetari i Komunes, qe eshte zgjedhur me nje mirekuptim te pergjithshem, eshte i qete dhe teper i vendosur. Sipas fjaleve te banoreve, ai ka bere shume dhe eshte ndryshe, nga paraardhesi. Ne fakt, nuk ka bere nje gje, sepse nuk ka ndryshuar mentalitetin e tyre, ate te qendrimit kot. Ai vete, ka qene simbol i punes se madhe, gje e cila duket se nuk i ben shume pershtypje banoreve, kryesisht te rinj. Dy 16 vjecare, qe luajne tavell pak me tej, nuk trazohen nga fakti, se kane zene nje nga tavolinat e klubit. Ata mbetin te ngeshem, e na hedhin ndonje veshtrim "meshirues". Edhe per ta, kuptohet ne ara punojne baballaret dhe nenat, brezi i dyte i mokrareve...ata qe nuk e kane braktisur kurre punen. "U them qe te dalim dhe te bllokojme rrugen nacionale dhe te kerkojme qe dritat qe paguajme, te mos na i nderpresin, qofte dhe duke u sakrifikuar dhe une, por...", thote kryetari, per nje nga problemet e tyre. Hakiu e ndjek me vemendje fjalen e kryetarit, por e di me mire se ai, qe mokraret e sotem, duket se jane larg atyre te kaluares. Atyre u ka shtegtuar prej kohesh besimi, ndersa duket se kontributi i deputeteve dhe paraardhesve te Sules ne kete vend, ka qene i paperfillshem. Kjo eshte arsyeja, qe zhgenjimi per politiken eshte skajor tek ata. "Te pakten...te behej dicka nga dikush, ai do ta kishte gjithmone voten", thote Maloja, nje 50 vjecar, qe administron klubin ne qender te fshatit dhe bashke me te dhe shume nga opinionet e fshatit. Ka nje pamje iluministi, qe ia "prish" pak koka e madhe, e cila mban nje buzeqeshje shume dashamirese. "Duam nje djale vendi, qe ta doje Mokren, por edhe te beje dicka...", thote ai. Deri me tani, askush nuk kujtohet per ta, vec kohes, kur afrojne votimet. Nderkaq, njeri nga dy furgonat e fshatit eshte mbushur dhe mokraret largohen. Ku? Ku te munden...Vendasit cdo dite largohen drejt Prrejasit, qe duket si qendra e kasabase per ta. "C'beni?- pyes nje 30 vjecar"..."Luajme, kullosim syte..", me pergjigjet indiferenti mokrar, i veshur shume sportiv. Imazhi i fshatareve, qe punojne, ze e me fashitet ne Proptisht dhe i le vend kudo 'indiferences' se vendasve. "I shikon keto,-me zgjon Shabani, duke me treguar duart,-une vazhdoj punoj"...Por, ky patetizem, nuk u ben pershtypje banoreve, qe jane bashkuar pak nga pak rreth tavolines. Sikur te kishim drita, sikur te kishim uje, sikur-et nuk mjaftojne, "atehere do te ndryshonte puna", thote dikush. Si te gjithe, mokraret dine te punojne ne emigracion dhe si te gjithe shqiptaret, puna ne kurbet, u garanton me shume. Ndaj e kane me te lehte qe energjine djaloshare ta derdhin andej...Kjo zgjat pak dhe ata kthehen ne shtepira, ku i presin pastaj njerezit e tyre, shtepite dhe tokat, qe duhen punuar. Kuptohet rrine pak dhe nisen...Fale kesaj pune shtepite e mokrareve jane te mobiluara thjesht, disa syresh me shume nga pajisjet e nevojshme dhe ndertimet, qe do t'i kishin zili edhe banoret e qyteteve te medha. Pak krenare Ka raste, qe ata e ndjejne veten si te medhenj. Nuk di se cdo te ndodhte, po te njihnin historine dhe ca me shume vendin e tyre ne kete histori. Ne fakt, ndodh qe ata vete jane me shume krenare per veten; per shendetin e tyre dhe per mrekulline e Zotit: natyren e Mokres; ndersa krenarine per historine e tyre, duket se e kane te paket. Kujtoj, fjalet e nje banori, qe me thote se kohen e kalonin ne Perrenjas dhe trishtohesh, qe shume prej tyre mund te kene vite, qe nuk e shikojne Selcen. Kjo te kujtohet pak minuta me vone, kur ikim drejt saj. Por, per kete, duhet te kalosh ne nje baltovine te madhe, qe ka nje spirale drejt Varreve Monumentale, objekti i vetem i endrres sone. Rruges se veshtire, deri aty, te vjen ndermend legjenda e lashte te Kadmit dhe Harmonise dhe Ilirit, qe i dha jete pastaj legjendes per shumeteparet e shqiptareve te sotem. Por, shtepite e gurta te Selces, dhe shenjat e pakta te jetes, te ulin me kembet ne toke. Nuk je me ne zonen e enkelejve, por te selcioteve te varfer te shekullit XXI. Gjithsesi, shtepite jane te kulmuara mire, kane cati te spikatura, ndersa duket se katet perdhe, si dikur u perkasin bagetive. Mjedisi fshatar, kalon, teksa largohemi drejt monumenteve, qe jane dhe apogjeu, i te gjithe gjerave ketu: Kompleksi Monumental i varreve te Selces. Ai qendron prej me shume se nje mije vjet mbi fshat, ndersa duhet t'i afrohesh me ane te nje monopati. Fshati, qe gjendet pak me poshte, kundrohet i plote nga kuotat e varreve, qe shfaqen pak nga pak. Eshte pak te thuash, qe pamja e tyre, eshte emocionale. Tregojne si nje banor i vjeter, duke punuar hasi diku me nje boshllek ne faqet e malit. Duke ditur me instikt rendesine e zones, sepse arkeologet kishin kohe qe e vizitonin, u lajmerua Tirana. Ajo qe u zbulua me vone i kalonte parashikimet e zakonshme te banoreve. U zbulua akropoli i nje qyteti ilir te shek. IV-III p.e.s. Ndersa ky vend u cilesua si qender e krahines ilire te Dasaretise. Po, ne kete kohe, jane te gdhendura ne shkemb edhe 4 varre monumentale princeror, me nje arkitekture te stilit jonik. Ne njerin varr, arkeologet, kane gjetur nje inventar shume te pasur me arme, ene bronzi e balte, zbukurime ari dhe nje pafte metalike me skene mitologjike luftimi, qe i perket Legjendes se fenikasit Kadmi. Ky inventar i perket, sipas hipotezave te arkeologeve te sotem, Dinastise ilire te Bardhylit. Madje, Prof. Neritan Ceka, nje hulumtues i kahershem i tyre, te thote se kujt i perkasin dhe si jane te vendosur varret. Ato i perkasin respektivisht Dinastise ilire, ku jane krahas njeri-tjetrit Bardhyli, Kliti, ndoshta Monunit (i pari mbet ilir qe preu monedhat) dhe varri i trete i perket Bardhylit te ri. Ky i fundit eshte i njekohshem me Pirron e Epirit, ndersa besohet se vajzen e tij, bukuroshen Birkena, ai e mori per grua. Bardhyli thuhet se ka luftuar dhe kunder Aleksandrit te Maqedonise. Ndersa te jatit te tij, Filipit, thuhet se i vrau mijera ushtare dhe vete i hoqi nje sy. Te pese varret u perkasin dy tipeve te ndryshme: me gdhendje ne shkemb dhe murature me blloqe katrore guri. Ato thuhet se jane ndertuar ne kohe te ndryshme dhe me blloqe guri te vendosur njeri mbi tjetrin. Varret jane mbi shpatin lindor te kodres mbi fshat, ndersa jane te ndertuar teresisht me blloqe gun ranor. Shquhen qarte dhe tani kolonat e stilizuara qarte, ndersa nje nga varret ka ornamente te spikatura. Te gjitha opnionet qe shkembejne ne pak minuta, duket se nuk i bejne pershtypje banoreve, qe jane bukur te mesuar me te huajt ne fshatin e tyre. Roja, qe eshte lene per te ruajtur ato dhe qe eshte me shkollen e mesme, duket se nuk di te thote shume gjera, por na tregon me dore, se ku eshte emri i krijuesit te ketij kompleksi te jashtezakonshem, ustait antik Meko. Nga Gradishta, qe sundon peisazhin mokrar tregohet e gjithe zona, ndersa Hakiu, ne nje nga momentet e vetme qe flet me pathos, nxjerr nga goja, nje sentence: "Cfare te shikon syri, nga ketu, -thote ai mbi kreshten e malin, qe mban ne bark varret e legjendareve enkelej, -eshte Mokra". Entuziasmi i tij ndiqet nga nje apati e rojes, qe nuk i ben pershtypje fare ky realitet. Na tregon se ndodh, qe ata qe vine dhe gervishtin, prandaj duhet te jete ne alarm. Ky alarm e ben qe te na shikoje njesoj dhe ne. Shaban Sula, kryetari i komunes-na thote se i ka kerkuar nje banori, qe ka shtepine me afer kompleksit, se duhet te beje nje klub, ne menyre qe vendasit te mblidhen aty. Por, duket se kjo, i ka hyre ne nje vesh dhe i ka dale nga tjetri kjo porosi e arte. Ne Selce, vine shpesh njerez dhe largohen...duke pare nje gje te mrekullueshme dhe nje varferi, qe nuk mund te quhet skajore. Indiferenca e dukshme e vendasve duket se e justifikon supremacine e te pareve te tyre. Kjo nuk i ndalon, qe te jene shume mikprites, si shqiptaret qemoti. Po te mos i takosh do te jesh armiq. Duhet patjeter, qe pas pershendetjeve te rastit, t'u bindesh dhe urdherave te mireseardhjes, qe jane pak taksative. E brenda, shtepive te thjeshta buron nje shpirt i mire, ku banoret e veshur thjeshte, kontrastojne dukshem nga mosha ne moshe. Nuk kemi hasur me veshje popullore, ndersa te rinjte e paket, nuk dallohen nga kudo gjetke, te pakten nga veshja. Ne fakt, mikpritja, na afrohet dhe nga nje prej shoqeruesve te rojes se varreve, qe duket se mbetet teper i kenaqur nga ikja jone. Ne kthim pas... Keshtu, kur zbresim, pak e nga pak zhduket edhe Mokra bashke me varret e saj. Si dikur, banoret vazhdojne e tranden ne perditshmerine e tyre, ndersa koha vazhdon te beje punen e saj. Stinet kalojne ne kohet e tyre, lumi fryhet por banoret nuk e shfrytezojne dot per vaditje, ndersa Dielli pershkron perjetesisht rrugen e zakonshme mbi Malin e Gradishtes dhe teposhte. Ata kane mbijetuar, sipas menyres se tyre. Ne pak kohe dhe me pak mundesi, duket se ketu nuk ke pare shume gjera. Hakiu, si bir i vendit, e ka dhene me te drejte diku ne nje nga novelat e tij se "Mokra jone ka vend per penen e te gjitheve". Nuk ka sesi te ndodhe ndryshe, sepse duke filluar nga legjenda e krijimit te vete ilireve dhe duke vazhduar me ngjarjet dhe toponimet e tyre, si "Krushqit e Ngurosur", "Djepin e Dragoit", "Shpella e Shen Morenes" dhe "Sofren e Skenderbeut", merr perpara te gjithe historine e vendit. Ketyre u shtohen edhe Luftrat e shekullit te shkuar dhe ku vendi i tyre eshte kthyer ne nje arene te zakonshme luftrash. Ata nuk harrojne mbi te gjitha edhe varferine, armikun me te madh, qe u dhuroi rregjimi i pak viteve me pare... *** Kthimi eshte i njejte, pervec se ndalimi i detyrueshem ne Uren e famshme, me harkaten e larte, qe ruhet nga kohet e vjetra. Ajo si dikur dhe tani u sherben banoreve, se edhe mokraret kane jetuar dikur, pa jetojne edhe sot, ne vendin e tyre dhe prane lumit te tyre. Kjo eshte Mokra, vendi, qe ka prodhuar histori, sa nje shtet i tere. Vertete, Mokrari i Kadarese, nuk u kthye me ne vendlindje, por ai mundi, qe te enderronte pak per te gjithe Shqiperine. Eshte nje shpikje e autorit,-mund te thote shumekush-, por po te kujtosh se vija e Frontit te Dyte, ne kohen e Luftes se pare Boterore kalonte ne mes te Mokres do te bindesh, se historia ne Moker eshte mit dhe realitet ne te njejten kohe. Ndersa ikim mokraret e vegjel, sapo kane lene shkollen dhe ne turma te medha largohen ne shtepi. Hakiu perseri buzeqesh : "Ka jete ne kete vend", justifikon ai bashkevendasit ... dhe besohet se do te kete ringjallje, shtojme ne. Kuptohet ...kur banoret te bindin veten..se nuk jane vetem historia. *27 tetor Mokra-Komuna Proptisht *Perfshihet ne rrethin e Pogradecit *Ka 8170 banore *Ka 1500 banore ne emigrim *Ka 15 fshatra: Verria, Proptisht, Golik, Sllatine, Debrove, Baribar, Zalltor, Rodokal Siper dhe Rodakal Poshte, Omezh, Selce, Klickove, Velcan, Sllabinje, Slomotive *Asistence marrin 770 persona *Ka dy shkolla te mesme (gjimnaz) ne Radokal dhe ne Proptisht. *Ka shkolla tetevjecare ne Sllatine, ne Golik, ne Sllabinje , ne Velcan dhe Omezh *Qendra shendetesore ne Proptisht ka dy mjeke te pergjithshem, por nuk behen lindje *Behen lindje te rastesishme. *Lindjet behen ne Pogradec. *Ka nje doktor te pergjithshem ne Radokal ===== "Ketu... gjendje katastrofale" E Premte, 05 Nentor 2004 Interviste me kryekomunarin e Proptishtit, Shaban Sula, per gjendjen ekonomike-sociale ne kete rajon Shaban Sula eshte kryekomunari i Proptishtit, qe perfshin zonen gjeografike te Mokres. Eshte zgjedhur me mbeshtetjen e PD-se, pavaresisht se nuk eshte anetar i saj. Eshte nje burre mesatar, intelektual, me duar shume te forta si te gjithe banoret e zones, ndersa i pelqen qe te tregoje se gjithshka e ka ne kontroll. Fjalen katastrofe e permend shpesh me zerin e vendosur dhe duket se eshte nje nga fjalet me te pranishme te fjalorit te tij, qe kontraston me fjaline po aq te zakonshme te fjalorit te tij, "qe e ka gjendjen ne kontroll". Fshataret e paket te Proptishtit, qe na rrethojne, e respektojne, sepse ai duket se ka ndryshuar pak mentalitetin e institucionit qe drejton. Banoret marrin pensionet ne kohen e caktuar, ndersa ka hequr dhe leket (sipas tij), qe banoret u jepnin rendom punonjesve te dikurshem te Komunes. Pavaresisht, se e njeh forcen turistike te Selces dhe si te gjithe intelektualet e provinces e mbishton, ai ende, nuk ka ndryshuar ndonje gje drejt saj. Kishte besim tek Limprehti, por kuptohet ambasadori i ndjere amerikan, tashme nuk mund ta ndihmoje, ashtu si nuk e ka ndihmuar dhe shteti i tij. Agronomi, i diplomuar ne vitin 1982, gjithsesi beson dhe i duket se eshte ne rruge te drejte. "Deri tani kam plotesuar 80% te puneve, qe kam premtuar", ndersa si mesues i vertete, ka planifikuar qe do te dale perseri me premtime. Besimin e ka te ngulitur nga fitorja e plote ne zone, ku ka marre 58.7 % te votave te bashkefshatareve. Ne fund, eshte gati per sherr, po t'i permendesh fotografine e zakonshme, ndaj te ciles duket se ka frike patalogjike dhe nje justifikim brilant "nuk kam bere ende dhe me time shoqe". Si e gjetet Komunen, kur moret mandatin? "Komuna, per mua, eshte ne nje gjendje katastrofe. Dua te them, se ajo eshte ne nje vend te veshtire dhe ka nje popullsi te madhe dhe po ashtu ne nje gjendje teper te varfer ekonomie. Eshte akoma katastrofe, per sa i perket gjendjes ekonomike". Me konkretisht, per sa i perket gjendjes? "Dua te them se nuk kam asnje preference. Mandatin e kam marre dhe kam filluar me strukturen dhe me punen time. Une kam ndryshuar vetem 2 veta gjithsej. Ne Keshill kam vetem dy te PD-se dhe te pakten 12 anetare jane te PS-se, ose te partive te tjera. Per mua, kjo gjendje, nuk ka asnje veshtiresi. Por them katastrofale per gjendjen, sepse populli nuk ka uje, nuk ka para dhe nuk ka drita. Ai nuk ka gjelberim. Ne me nje vendim te Keshillit te Komunes i kemi kerkuar Presidentit, Parlamentit dhe Ministrit te Energjitikes dhe po ashtu edhe prefektit se meqe zona i paguan parate 100%, duhet te na jepnin drita. Theksi im drejt autoriteteve eshte se: ose na jepnin drita, ose nuk na paguajne. Ne fakt, na kane kthyer nje pergjigje: Duam listat e atyre qe marrin ndihma ekonomike. Listat e atyre qe marrin pension dhe te atyre qe jane ne pune shteti. Perfundimisht, une i kam thene ketij komuniteti: hajde te bllokojme rrugen nacionale. Une nxjerr nje vrer ndaj ketij pushteti qendror se jemi zona qe paguajme leket 100% dhe jemi zona qe penalizohemi per energjine elektrike maksimalisht. Jemi zona qe nuk ndihmohemi me investime nga shteti. Une kam bere shume pune ne baze komune dhe keto i kam bere thjesht mbi bazen e te ardhurave, qe kam grumbulluar nga ky komunitet. Ndersa shteti nuk me ka ndihmuar aspak fare. Me keto shpenzime kam bere nje rruge ne Lagjen e Kolnekut 19.8 milion". Sa trajtohen me ndihme ekonomike dhe sa jane ne emigracion? "Ndihme ekonomike ishte per 850 familje, para se te vija une. Shuma ishte per dy mujorin 24-25 milion te vjetra. Per emigracionin na kane ardhur dy formulare dhe une i kam ne studim e siper, por jane 1500 veta ne baze komune. Nga 8170 fryme -rreth 1500 jane ne emigracion". Me cfare veshtiresish perballen banoret? "Per periudhen qe une jam kryetar komune, une nuk kam asnje lloj fondi, por edhe asnje lloj veshtiresie nuk kam. Them se gjendja eshte katastrofale per komunen time ne kuptimin e mire te fjales, sepse eshte nje popull me shume dije, eshte shume i zgjuar dhe njeh boten dhe shkencen, por jeton ne kushte shume te veshtira. E them per te gjitha, per kushtet e veshtira qe jetojne: ata jane pa drite, pa uje, pa gjithshka". Cfare u ke premtuar banoreve? "Premtimet e mia ne fushate deri tani i kam realizuar mbi 80%. I kam premtuar ketij populli, qe nuk do te sorrollateni rrugeve, nuk do te paguani para ne zyra dhe asistencen ekonomike dhe pensionet do t'i keni ne orar, ne qendren e fshatit dhe ne kohen e caktuar. U kam premtuar qe do u bej rruge, uje dhe do i bej shkolla dhe deri me tani vetem per ndricimin nuk u kam premtuar sepse ai nuk varet nga Komuna". Cfare do besh deri ne fund? "Premtimet e mia do t'i dyfishoj. Brenda nje gjashte mujori, duke filluar nga tani, do te dale me premtime te tjera. Ato qe kam bere deri me tani i kam mbajtur 100%". Pse nuk e permend anen turistke? "Dua te them se e kisha ne plan te pare per ta permendur, por duke pasur keto probleme madhore, e pashe te arsyeshme, qe te permendja fillimisht ato, pa dale ne ate pike. Une kam kerkuar fonde per rrugen dhe per objektin turistik, qe eshte me madhori dhe me me vlera, per mua, apo nje nga objektet me me vlera ne shkalle republike. Kete qe them i referohem dhe thenies se ambasadorit Limpreht, qe iku ne ate Dynja dhe qe premtoi qe do shtronte rrugen me asfalt deri ne Gradisht. Ne fakt, ne kemi bere planet tona per tu shtruar ajo rruge qe nga ura deri ne Gradishte. Nga ana ime, une kam kerkuar qe pronari i tokes ne ate zone te ngreje nje lokal, sepse ngritja e nje lokali dhe shtrimi i asaj rruge do te shtoje dhe shumefishoje jo vetem vizitoret e vendit, por edhe ata ne shkalle boterore". Sa krenare jane per historine e tyre, banoret? "Ky komunitet i njeh shume historine dhe eshte shume krenar per jeten. Kjo tregon qe nuk ka largime nga kjo treve, por tregon se eshte i zgjuar, krenar dhe punetor. Ndersa mbeshtetja eshte 0, nga shteti". == Varret Monumentale te Selces E Premte, 05 Nentor 2004 Nga Neritan Ceka* Nje shfaqje mjaft origjinale e arkitektures sepulkrale ilire perbejne varret shkembore ne qytetin ilir te Selces se Poshtme. Ne baze te ketyre varreve qendron tipi i varrit me qemer, qe ishte gdhendur ne shkemb, duke shtuar edhe nje fasade monumentale, qe mungonte ne tipin e zakonshem te ndertuar me blloqe. Deri me sot ne Selce njihen kater varre monumentale te punuara ne nje brez shkembor te kodres mbi te cilen ngrihej qyteti. Te gjitha varret jane gdhendur ne faqet shkembore te krijuara nga guroret e shfrytezuara ne menyre intensive, qe nga mesi i shek IV, p.e.sone. Ndertimi i varreve ka vazhduar gjate te gjithe shek III p.e.sone, qe eshte dhe periudha e lulezimit ekonomik te ketij qyteti me te rendesishem ne rrugen antike te lugines se Shkumbinit. Varret duhet ti perkasin nje dinastie mbreterore ilire, qe sundoi ne treven e Dasaretise, ndoshta pasardhesve te Bardhylit, e Klitit, sic ishte vjehrri i Pirros, Bardhyli i ri. Ka shume mundesi qe Selca te jete Pelioni antik, qyteti ku me 355. p.e. sone u be beteja midis kryengritesve ilire te udhehequr nga Kliti dhe ushtrise maqedonase te udhehequr nga Aleksandri i Madh. Varri me i hershem i fillimit te shekullit III. p.e.sone ka ruajtur skemen e zakonshme te varrit me qemer me dhomen e varrimit 3.80 X 3.50 m te gdhendur ne shkemb dhe me nje paradhome te hapur. Vete dhoma e varrimit ka nje fasade monumentale te zbukuruar me kater pilastra jonike mbi te cilat ngrihej nje fronton trekendesh. Nje porte monumentale shenonte hyrjen per ne dhomen e varrimit, qe mbyllej nga dy dyer guri. Brenda dhomes se trajtuar me tavan ne forme qemeri ishin gdhendur dy sofate, per vendosjen e trupave. Gjysmes I te shek III p.e.sone i takon nje varr tjeter i vendosur prane te parit. Ndersa dhoma e varrimit ruan planimetrine katerkendeshe me tavan te punuar ne forme qemeri, fasada e varrimit eshte trajtuar me pamjen e nje portiku te ordrit jonik me gjatesi 6.50 m dhe lartesi 3m. Pjesa qendrore ne forme eksedre ka nje hyrje monumentale qe te con ne nje kenotaf te punuar ne shkemb. Dy pjeset anesore te drejta jane zbukuruar me relieve te punuara ne hapesiren midis pilastrave jonike, qe zbukurojne fasaden. Ne njerin krah eshte paraqitur nje bukranion dhe nje perkrenare e tipit helenistik mjaft e ngjashme me ate te mbretit Monun, ndersa ne krahun tjeter nje mburoje tipike ilire e zbukuruar me rrathe koncentrike dhe svastika midis tyre. Keto simbole luftarake deshmojne se i varrosuri ishte nje prijes ose mbret ilir. Dhoma e varrimit perbente dy sargofage prej pllakash guri, me faqe te zbukuruara me relievin e nje shtrati mortor. Varri i trete monumentali, gdhendur ne te njejten zone, rreth shek.III-te, para eres sone, kishte forme krejt te vecante per kete lloj arkitekture. Ai ishte trajtuar ne formen e nje teatri te vogel te tipit iliro- epiriot me analema te drejta. "Shkallarja" e tij, kishte dy rradhe ndenjesesh per uljen e njerezve ne rastet e ceremonive perkujtimore. Nen "Orkestren" e monumentit ishte gdhendur dhoma e varrimit ne formen e katerkendeshit, qe mbulohej me nje pllake te madhe guri. Varrimi ne kete dhome te vogel ka qene bere me urna te vendosura ne tre sofate te krijuara ne anet e saj. Varri i katert, me i madhi per permasat, po i realizuar me dobet nga ana artistike, i takon gjysmes se se II te shek.te III pe.sone. Ai ka qene punuar me nje fasade 70 m te gjate, dhe 5-6 m te larte ne nje zone te re te te njejtit brez shkembor ku gjendeshin edhe varre te tjera. Dhoma e varrimit te tij eshte vendosur ne pjesen solide te shkembit. Ajo ka forme katerkendeshe3.5 X 3.1m, me tavanin, e punuar ne forme qemeri dhe me nje sarkofag, te vetem ne krahun e majte te hyrjes. Dhoma ka qene e zbukuruar me afreske te cilat jane shkaterruar me vone nga grabitesit. Fasada e varrit ka qene e trajtuar me pamjen e nje tempulli me dy pilastra jonike ne anet e hyrjes, qe mbanin nje fronton te punuar vecmas. Ne faqen me te afert te fasades eshte punuar ne reliev nje dalte, si mjeti kryesor i punes me te cilin eshte punuar varri dhe jane gdhendur nje numer mbishkrimesh. Sipas tyre, mjeshtri ilir Mekos, ka bere punen per gdhendjen e fasadave dhe te zbukurimeve te tjera te varrit. Ne faqet e tjera qe formojne, fasaden, jane gdhendur pese kamere per vendosje skulpturash dhe mbishkrimesh, te cilat nuk jane ruajtur. Te gjitha varret monumentale te Selces kane qene grabitur qe ne kohen antike. Varri me fasade ne forme portiku ka qene perdorur per here te dyte ne fund te shek III p.e. sone per te varrosur anetaret e nje familjeje te pasur. Megjithese edhe ky varrim i dyte, ka qene grabitur pjeserisht ne antikitet, prej inventarit te tij ruheshin nje numer i madh enes balte e bronzi, armesh e zbukurimesh, qe u zbuluan gjate germimit. Varret monumentale ilire vecanerisht ato shkembore te Selces, jane shprehje e origjinalitetit te arkitektures Ilire, qe kerkonte te afirmonte dhe pas vdekjes poziten e privilegjuar ne shoqerine ilire. *Pjese e shkeputur nga libri i autorit "Arkeologjia" __________________________________ Do you Yahoo!? Check out the new Yahoo! Front Page. www.yahoo.com From aalibali at yahoo.com Sat Nov 6 08:47:11 2004 From: aalibali at yahoo.com (Agron Alibali) Date: Sat, 6 Nov 2004 05:47:11 -0800 (PST) Subject: [ALBSA-Info] Podrimja per Camerine - gazeta Ballkan Message-ID: <20041106134711.83862.qmail@web11506.mail.yahoo.com> ?am?ria n? nj? p?rmbledhje poetike Autori i Lajmit: B.Goce Ai solli Antologjin? e ?am?ris? dhe e prezantoi n? nj? tryez? t? madhe mes njer?zve t? njohur t? letrave. Dhimbjen njer?zoree p?rmblodhi n? vargje dhe m?rit? i la t? vyshken n? t? shkuar. ?Eni vjen prej ?am?rie? titullohet kjo antologji poezish e promovuar t? enjten n? sall?n e Muezut Historik Komb?tar. E p?rpiluar nga poeti Ali Podrimja, libri sjell jo vet?m vargje dhimbjeje, por historin? e nj? kombi t? t?r? q? ka ecur e vazhdon udh?n p?rmes peripecish e brengash. E, si? thot? Ismail Kadare n? prologun e k?tij libri, ?Kur viset e populluara zbrazen nga gjindj a njer?zore, let?risa dhe arti jan? t? fundit q? i braktisin. Mund t? thyhen ushtrit?, t? t?rhiqen rojet e fisit, t? hesht? diplomacia, arti nuk bindet. Ai kthehet e rikthehet atje, te logu i vjet?r. Atje ku ndodhi shkulja, k?putja mizore, krimi. Atje ku t? tjer?t i ndal shenja e kufirit t? ri, traktatet ose rendi i ri i bot?s?. T? pranish?m n? prezantimin e k?saj antologjie, e para n? llojin e vet, ishin Enver Kushi, Prof. Alfred U?i, Sadik Bejko, Ballkize Halili, Ahmet Mehmeti, Moikom Zeqo, Fatos Arapi, prof. Selman Sheme, Abaz Veizi, si dhe poeti Ali Podrimja. Mesazhi q? lind nga kujtesa ?am?ria b?n pjes? n? hart?n m? t? dhimbshme t? Evrop?s, at? q? ka njohur shp?rnguljen. ?sht? nj? hart? p?r t? cil?n flitet me kujdes, p?r t? mos nxitur acarime t? reja, n? k?t? bot? t? shqet?suar. Nd?rkaq, heshtjet gjithashtu mund t? acarojn?, madje m? keq. Shumica e ?am?ve q? u shp?rngul?n mizorisht nga trevat e veta, n? mbarim t? Luft?s s? Dyt? Bot?rore jan? ende t? gjall? sot. Jan? shuar dy ose tre breza, ata q? mezi ?apiteshin drejt Shqip?ris?, por jan? gjall? adoleshent?t, f?mij?t, s? fundi foshnjat, q? hynin n? atdheun am? n?p?r djepe. T? gjith? ata, n? nj? m?nyr? ose n? nj? tjet?r, mbajn? mend. K?t? gj? duket se thekson edhe shkrimtari i madh Ismail Kadare n? mesazhin q? p?rcjell. ?Asnj? ligj i bot?s, asnj? formim kulturor nuk mund t?i b?j? njer?zit t? mos ken? kujtes?, e aq m? pak t? mos ken? nostalgji?. Sipas Kadares?, ky lib?r nuk ?sht? as politik?, as nism?tar i nj? fushate, por ?sht? para s? gjithash lib?r njer?zor. ?Lib?r me vjersha, me poema, me art, shkruar nga njer?zit, p?r njer?zit. ?sht? nj? dhimbje, q? nuk ik?n ngaq? dikush e shpall t? paligjshme. As duke b?r? sikur nuk e di. E, aq m? pak, kur sillesh pa nderim ndaj saj. N? bot?n e sotme t? t? drejtave t? njeriut, drama e ?am?ve k?rkon rishqyrtim. N? k?t? lib?r jemi n? bot?n e artit, atje ku shpesh kan? nisur rishqyrtimet e m?dha t? nd?rgjegjes s? njer?zimit?, p?rfundon Kadare. __________________________________ Do you Yahoo!? Check out the new Yahoo! Front Page. www.yahoo.com From mentor at alb-net.com Fri Nov 19 14:23:55 2004 From: mentor at alb-net.com (Mentor Cana) Date: Fri, 19 Nov 2004 14:23:55 -0500 (EST) Subject: [ALBSA-Info] if you know a Rutgers student, please e-mail them or let us know Message-ID: Dear friends, There is an effort underway (at the very initial stage) to establish an Albanian Student Association (whatever the official name will be) at Rutgers University, NJ. Rutgers has three main campuses: New Brunswick/Piscataway, Newark and Camden. The initial effort is out of the New Brunswick/Piscataway campus, but students at all three campuses should respond. The idea is to establish the Albanian Student Association that will bring cultural, academic and social events to the Rutgers community. It will also provide the forum for Albanian students at Rutgers to get to know each other, help with academic issues, etc. How can you help? If you are a Rutgers student, or you know an Albanian student from Rutgers University, please contact Alketa Xhuveli at xhuveli at email.eden.rutgers.edu with their e-mail addresses, or ask your friend to contact Alketa directly. Once a certain amount of students are identified (both undergrad and grad), the idea for the establishment of the student association will be discussed (online or on campus) to decide on the next steps. For any inquiries please contact Alketa at: xhuveli at email.eden.rutgers.edu Sincerely, Mentor From aalibali at yahoo.com Sat Nov 20 22:51:29 2004 From: aalibali at yahoo.com (Agron Alibali) Date: Sat, 20 Nov 2004 19:51:29 -0800 (PST) Subject: [ALBSA-Info] Korrieri Message-ID: <20041121035129.92231.qmail@web11502.mail.yahoo.com> DIPLOMACIA E SHQIPERISE MBRETERORE PER SHPETIMIN E HEBREJVE E Shtune, 20 Nentor 2004 Prof. Dr. Shaban Sinani Me shpalljen e doktrines naziste "final solution" - zgjidhja perfundimtare (fillimi i viteve 1930), qe perben bazen e dhunes shfarosese antisemite, deshmohet nje ndryshim thelbesor ne qendrimin e diplomacise se Shqiperise mbreterore ndaj fatit te hebrejve. Vete Shqiperia nuk kishte ndonje problem me hebrejte rezidente. Diplomacia nisi te marre pergjegjesi ndaj hebrejve te rrezikuar ne vendet ku doktrina naziste kishte me shume mundesi veprimi, si Gjermania, Austria, Polonia dhe Italia (kjo e fundit me pak). Prej vitit 1933 ne disa vende te Europes hyjne ne fuqi ligjet specifike antisemite. Qeveria mbreterore e Shqiperise, megjithese nen ndikimin e Italise, nuk hartoi dhe nuk pershtati asnje ligj antisemit. Hapi i vetem konformist i qeverise mbreterore eshte qe ne kete kohe formalisht vuri ne zbatim "skeden e te huajit" ose "anagramen model 23", ne te cilen, sipas standardit te asaj kohe, ne kerkesen per vize duhej te deklarohej edhe raca. Skeda kishte vetem dy specifikime per zgjedhjen e races: ariane - hebreje. Kjo nuk u be pengese qe Shqiperia te shihej si vend shpetimi nga rreziku per shume hebrej. Ne te kunderten, ne vitet 1930 verehet nje levizje e intensifikuar e hebrejve drejt Shqiperise. Midis tyre kishte edhe studiues te mirenjohur, si prof. Stanislav Zuber; shkrimtare, si dr. Leo Mathia; artiste, si Joli Jakob. Ne vitin 1935 kerkoi te hynte ne Shqiperi dr. Finer, studiues dhe profesor universiteti ne Londer, i shoqeruar nga John Walter, djali i drejtorit te gazetes Times. Qellimi i ketij udhetimi ishte te studiohej mundesia e instalimit te hebrejve ne Shqiperi (AQSH, Fondi 171, Viti 1935, Dosja I-110, fl. 5-6). Nga burime te terthorta rezulton se ne kete kohe ka bere nje vizite incognito ne Shqiperi edhe shkencetari hebre i mirenjohur boterisht Albert Einstein. Herbenjte qe kane kerkuar te strehohen ne Shqiperi ne pragun e Luftes se Dyte Boterore fillimisht e kane fituar lejen pa asnje pengese. Dr. Martin Gotthilf, ne nje leter drejtuar monarkut shqiptar Ahmet Zog ne vitin 1935, kerkon te punesohet ne Shqiperi, sepse eshte i detyruar te largohet nga Gjermania per shkak te origjines se tij izraelite (AQSH, Fondi 416, V. 1935, D. 13, fl. 244-245). Ne te njejten menyre, me ane nje letre drejtuar monarkut, kerkon lejen e hyrjes ne Shqiperi shtetasi austriak Richard Atlas pasi per shkak te origjines se tij izraelite eshte debuar nga Austria (AQSH, Fondi 416, Viti 1938, Dosja 13, fl. 308-309). Pranimi i hebrejve nga shteti shqiptar u be nje ceshtje qe ra ne sy te botes diplomatike. Vendin e kerkesave individuale e zuri interesimi i organizatave dhe shoqatave nderkombetare, qe e shihnin te afert rrezikun e antisemitizmit dhe te judeofobise. Ne vitin 1934 Komisari i Larte per Refugjatet i Lidhjes se Kombeve me qender ne Gjeneve, James MacDonald, me ane te nje letre zyrtare drejtuar Ministrise se Puneve te Jashtme te Shqiperise, i kerkon qeverise mbretnore te vleresoje nese ekzistojne mundesi per te vendosur ne Shqiperi nje numer jahudinjsh / hebrejsh/ gjermane qe disponojne kapitale te ndryshme (AQSH, F. 151, V. 1934, D. 147). Te njejten gje e kerkon redaksia e revistes Hamburger Famillienblatt, me nje leter drejtuar Ministrise se Puneve te Brendshme. Shteti shqiptar shpreh mirekuptim per keto kerkesa. Midis te tjerash, ne vitin 1934, drejtori i zyres se shtypit prane mbretit Zog, shkrimtari Mihal Sherko, ne leterkembim me izraelitin Nathan Allalouf, e sheh me entuziazem hapjen e nje konsullate shqiptare ne Tel Aviv. Madje edhe fotografi zyrtar i oborrit mbreteror, W. Weitzmann, ishte hebre. Ne mesin e viteve 1930 shtetit shqiptar i kerkon strehim kolektiv per nje bashkesi hebrejsh te rrezikuar Komiteti Qendror i Emigranteve Izraelite te Gjermanise (AQSH, Fondi 171, V. 1935, D. I-221, fl. 74). Sipas nje raporti te Legates Italiane ne Tirane, ne vitin 1938 ne Shqiperi ben nje vizite zyrtare senatori amerikan Reynolds, i cili i kishte vene vetes per mision te marre pelqimin e autoriteteve vendese qe te nenshkruaje nje marreveshje me ambasadorin e Shqiperise ne SHBA shkrimtarin Faik Konica, per shumen qe duhet te derdhe Komiteti Hebraik ne New York per 500 familjet izraelite qe gjenden ne Shqiperi (AQSH, F. 163, V. 1938, D. 214, fl. 3). Ne nje leter qe Legata Italiane ne Tirane i ka drejtuar Ministrise se Puneve te Jashtme ne Rome me 3 dhjetor 1938, ne lidhje me kete marreveshje te mundshme thuhet: Il comitato ebraico di New York, costituitosi per la difesa della razza ebraica nel mondo, avrebbe garantito al governo albanese la somma di 250 milioni marchi d'oro, con l'appoggio del governo degli Stati Uniti. La somma sarebbero erogate ... in cambio la concessione della cittadinanza albanese a 500 famigle ebree (AQSH, F. 163, V. 1938, D. 214). Po ate vit Sekretari i Pergjithshem i Lidhjes se Kombeve dhe delegati shqiptar ne Gjeneve pajtohen per zbatimin e Konventes per statusin e refugjateve te ardhur nga Gjermania dhe per ndihmen qe duhet t'u jepet (AQSH, F. 151, V. 1938, D. 103, fl. 1-79). Sipas historianit amerikan Bernd Fischer, shef i departamentit te historise ne Indiana University, ne studimin e tij The jews of Albania during the Zogist and Second World War Periods, ndermjet viteve 1930-1933 deri ne vitin 1935, ka pasur bisedime zyrtare midis ambasadorit amerikan ne Tirane, Herman Bernstein, i cili ishte edhe vete hebre, me monarkun shqiptar, per te bere te mundur qe Shqiperia te pranonte hebrejte e debuar nga Gjermania, Austria, Polonia, vendet e Ballkanit dhe rajone te tjera. Kete periudhe ai e quan "koha e arte e hebrejve ne Shqiperi" - golden age. Interesimi nderkombetar per te nxitur Shqiperine per pranimin e hebrejve vazhdon edhe ne fillim te Luftes se Dyte Boterore. Ne vitin 1940, me ane te nje shkrese derguar autoriteteve italo-shqiptare, civile dhe ushtarake, Nunciatura Apostolike e Selise se Shenjte (Delegacioni Apostolik) nderhyn per t'u krijuar lehtesira hebrejve me origjine gjermane dr. Dietrich Anderman dhe dr. Walter Mandl. Sipas te dhenave te studiuesit Michele Sarfatti, delegacionit apostolik ne Shqiperi, sidomos zyres se perfaqesimit ne Shkoder, here pas here bashkesia hebraike e vendosur ketu, permes avokatit Leo Thur, i ka kerkuar ndihme dhe mbrojtje. Eshte koha kur Shqiperia konsiderohet ne mjediset diplomatike boterore si atdheu rezerve i hebrejve. Ne leterkembimin zyrtar te autoriteteve te mbreterise shqiptare rregullisht flitet per kolonizim te Shqiperise me hebrej, per kthimin e Shqiperise ne nje Palestine etj. Lehtesirat qe gjeten ne shtetin shqiptar nxiten levizje te dukshme te hebrejve drejt ketij vendi. Sipas Bernd Fischer, ne fund te Luftes se Dyte Boterore ne Shqiperi kishte 1800 hebrej te mbijetuar, pra, se paku 1600 hebrej me shume se ne regjistrimin zyrtar te vitit 1930. Vete kjo shifer eshte impresionuese. Pikerisht ne kohen kur hebrejte iu nenshtruan holokaustit masiv (hebr.: shoah), sipas studiuesit amerikan, te dhenat e te cilit nuk kane qene te plota, ne Shqiperi numri i tyre jo vetem nuk u cenua, por u dyfishua. Jo vetem kaq, por ne fillim te vitit 1944, ne bashkebisedim me perfaqesues te Shoqates se Hebrenjve Britanike, mbreti Zog, tashme ne mergim, ofronte mundesi per te strehuar ne shtetin e tij edhe 50 mije familje hebreje, nese Londra politike do te perkrahte kthimin e tij ne fron. Autoritetet shqiptare te periudhes mbretnore kishin hyre me kohe ne nje bashkebisedim te ketij lloji. Ne nje leter te dates 27 korrik 1935 konsulli shqiptar ne Londer njofton Ministrine e Puneve te Jashtme se ka marre nje leter, prej nji te quajturi Dr. Monlius Rymszeniat, ku thuhet se ky ka referenca te dores se pare dhe nje garantie prej nje milion sterlinash britanike, me shprese se nga Polonia izraelite hebrejte mund te imigrojne ne Shqiperi dhe te instalohen aty, duke pasur kapitale te mjaftueshme. Bernd Fischer arrin ne perfundimin se numri i hebrejve ne Shqiperi u dyfishua, duke iu referuar kryesisht te dhenave te peraferta te burimeve amerikane. Por Fischer nuk i ka pasur ne dore burimet arkivore shqiptare. Duke u marre me keto burime, me qellim pergatitjen e nje udherrefyesi per hebrejte ne Shqiperi sipas dokumenteve qe ruhen ne AQSH, arkivistet Nevila Nika e Liliana Vorpsi kane identifikuar rreth 1500 emra te pervecem hebrejsh, nje pjese e madhe e te cileve jane emra familjesh. Kjo na ben te pohojme se numri i herbenjve ne Shqiperi ne vitin 1944 duhet te kete qene me shume. Nje fakt tjeter, qe na ben te mendojme se numri i hebrejve te ardhur ne Shqiperi duhet te kete qene me shume, eshte ky: Kishte shume te tille qe nuk e deklaronin racen, sic e kerkonte anagrama, por regjistroheshin si ariane. Keshtu, ne burimet arkivore shqiptare, rezulton se ne vitin 1943, ne anagrame, hebreu Proko Jorgo, i Mina-it, shenohej se eshte turk (AQSH, F. "Drejtoria e Pergjithshme e Policise", V. 1943, D. 501, fl. 84: Proko Jorgo, di Mina, cittadino turco, soggiorno di un anno) dhe po keshtu Polikseni Zacharia shenohej ariane (AQSH, idem, Dosja 501, fl. 82: Polikseni Zacharia, ariana). Te tjere hebrej, qe hyne ne Shqiperi deri ne mesin e viteve 1930, por edhe me vone, rezulton se merrnin shtetesine shqiptare, pastaj krishteroheshin (ungjillizoheshin) ose konvertoheshin ne muslimane. Ne vitin 1929 kerkon shtetesi shqiptare familja e Moshe Kohen dhe nje tjeter hebre rezulton me pasaporte shqiptare ne Selanik (Greqi). Ne vitin 1934 fiton shtetesine shqiptare izraeliti me origjine gjermane Frantz Gunjuger. Ne vitin 1938 hebreu David Hanoa dhe i vellai kerkojne te pagezohen si ortodokse. Po ne vitin 1938, sipas nje relacioni te Legates Italiane, nje izraelite fejohet me nipin e Musa Jukes, minister, politikan i larte, me pas veprimtar i fashizmit ne Shqiperi. Ne fund te atij viti, me 9 dhjetor 1938, sipas te njejtit burim, nje qytetar shqiptar ka kerkuar te shtype prane nje tipografie nje sasi pasaportash shqiptare ne ndihme te izraeliteve. Ja teksti i plote i relacionit: Risulta che circa un messe fa un commerciante locale che non si ? potuto ancora identificare, si e rivolto ad un tipografo di Tirana chiedendogli di formargli un ingente quantit? di passaporti albanesi in bianco, per fare commercio a favore degli emigrati israeliti (AQSH, Fondi 163, Viti 1938, D. 158, fl. 20). Fshehja e hebrejve nen nje identitet tjeter nuk mbeti nje orvatje. Madje lehtesira te tilla krijuan edhe vete funksionaret e qeverisjes kolaboracioniste. Sipas nje informacioni per drejtorine e pergjithshme te policise me 10 maj 1944, nenprefekti i Kavajes i ka leshuar cifutit Solomon Saltiel nje leter identiteti ne emen fallco Sali Isa, duke pasur kjo leter identiteti edhe fotografine e Solomonit dhe vulen zyrtare te nenprefektures. Ne te njejten menyre dhe ne te njejten kohe bashkia e Tiranes e pajisi ate me karte identiteti me emrin e rreme Sali Izet. Shume hebrej perfituan prej miqesive ne klasen e larte politike te Shqiperise per te arritur me kohe te fshihnin identitetin. Nje informacion tjeter i sherbimit diplomatik italian ne Shqiperi, qe mban daten 10.12.1938, ben te ditur se izraeliti Saul Sadoch ka lidhje te mira me princeshat. Vetem tri dite me pas konsullata italiane njofton se dr. Ourinovskij, mjek ne spitalin civil te Tiranes, hebre, ka perkrahjen e mbretereshes Geraldine. Dhenia e shtetesise shqiptare hebrejve jovendes vazhdoi edhe pas vendosjes se sundimit fashist ne Shqiperi. Ne te njejten dite e muaj bashkeshortet Leo e Elsa Thur, hebrej me shtetesi gjermane, i kerkojne ndihme Papa Piu-t te 12-te per t'i ndihmuar qe te mos rikthehen ne Gjermani (AQSH, Fondi 135, Viti 1940, Dosja 79, fl. 189-191). Ne po ate vit kuestura e Tiranes e ajo e Shkodres miratojne kthimin e hebreut Ziegfrid Schvartz ne fene muslimane. Sikurse dihet, Italia kishte nje autoritet te rendesishem kontrollues mbi jeten politike ne Shqiperi, qysh prej mbarimit te Luftes se Pare Boterore. Roma kishte ne dore kycet e ekonomise dhe jeten politike shqiptare burimeve te arkivave te Shqiperise, del se autoritetet italiane per disa vite me radhe, megjithese vete nen presionin e Reih-ut, nuk ndermoren ndonje nisme per te penguar qeverine mbretnore per te mos lejuar ardhjen dhe vendosjen e hebrejve ne Shqiperi. Legata Italiane ne Tirane ve ne dijeni qeverine e vet vijimisht per kete fakt pa ndonje shqetesim. Presionet e qeverise italiane gjate viteve 1930 per te penguar vendosjen e hebrejve ne Shqiperi jane shprehur ne formen e kerkesave per qeverine e Shqiperise, qe kjo e fundit te vendose kushte per pranimin e tyre. Mirepo, po te shihen vete kushtet, keto jane sa per te thene: ne fillim hebrejte duhej te kishin 100 fraga ari me vete per te hyre ne Shqiperi, pastaj 200, me pas 250 dhe ne fund fare ky kusht arriti ne 500 franga te shenuara ne pasaporte. Per here te pare sherbimi diplomatik dhe ai konsullor i Romes ne Tirane duket se shqetesohet seriozisht kur verehet se vendosja e hebrejve te perzene prej vendeve europiane e ballkanike jo vetem mirepritet nga shqiptaret, por ve ne rrezik simpatine e tyre per italianet. Ne relacionin sekret te dates 16 janar 1939 keto sherbime njoftojne Romen, senza con questo voler fare l'allarmista, se veprimtaria dhe forca numerike e kolonise hebreje ne Tirane po behet e rrezikshme. Sipas ketij relacioni, vendosja e hebrejve ne Shqiperi eshte i inkurajuar financiarisht nga Legata Amerikane ne Shqiperi. Njoftuesi permbyll: Non lentamente, ma rapidamente gli ebrei stanno guadagnando la simpatia della parte albanese pi? infida e nemica a noi, favoriti dalle autorita maggiori e dei loro adepti. Pak muaj me vone, ne shkurt te vitit 1939, Konsullates Shqiptare ne Rome i behet e ditur se qeveria italiane nuk e sheh me sy te mire vendosjen e izraeliteve ne Shqiperi dhe kjo e fundit ve ne dijeni Ministrine e Puneve te Jashtme per kete opinion (AQSH, Fondi 151, V. 1939, D. 8). Legata Italiane ne Tirane duket se eshte me shume e shqetesuar ne rastet kur hebrejte e vendosur ne Shqiperi behen pjese e levizjes bolshevike. Kur nje informator i saj njofton se emigranti rus Matrasof ka te dhena per lidhjen e hebrejve me levizjen komuniste, Legata njofton menjehere se qeveria shqiptare ka marredhenie te mira me organizatat izraelite ne bote, duke perfshire izraelitet me veprimtari komuniste. Ky njoftim i takon gushtit te vitit 1938. Ne muajin maj 1939 autoritetet italiane fillojne te mbledhin te dhena qe bejne te mundur te dallohen hebrejte me banim te perhershem ne Shqiperi prej atyre te ardhur. Por kjo nuk e pengon vazhdimin e hyrjes se hebrejve ne shtetin shqiptar. Ne vitet ne vijim, me shperthimin e luftes, nje praktike qe perseritet shume shpesh, per te perligjur qendrimin e bute te autoriteteve qeverisese, duke perfshire edhe ato italiane, eshte kerkimi i nje certificato di buona condotta - vertetim i sjelljes se mire, per hebrejte nen mbikeqyrje. Nje pergjigje te tille merr kuestura e Tiranes dhe komanda e karabinierise ne maj te vitit 1940 per qendrimin e izraeliteve me origjine gjermane Heinrich dhe Elisabethe Garde. Prej te dhenave te deshmive qe ruhen ne AQSH del se zelli i autoriteteve qeverisese operative shqiptare te periudhes se luftes, megjithese nen mbikeqyrjen e institucioneve te ngritura nen mbrojtjen e ushtrive nazifashisteve, ne pergjigje te kerkesave te drejtorise se pergjithshme te policise per vertetimin e sjelljes se mire, si rregull shkruhet: "Nuk ka asnji shenim te papelqyeshem" (AQSH, F. "Drejtoria e Pergjithshme e Policise", V. 1943, D. 501, fl. 99); Mbasi ban pjese ne racen cifute asht vue mbi ate nji vigjilim i kujdesshem (Po aty, D. 501, fl. 53); Kjo ministri nuk ka asnji kundershtim qi Shalon Zaccaria se bashku me familjen te mbahen ne Gjakove (Po aty, D. 501, fl. 81);Tendel Blimo, cifute gjermane, ne ket qytet nuk ka dhane shkak me sjelljet e saja (Po aty, D. 501, fl. 138); S'ka kundershtim nga kjo drejtori qe ajo prefekture te disponoje kur ta shofi te nevojshme transferimin ne Kruje te izaeliteve (Po aty, D. 386/3, fl. 26). Mungesa e zellit per te ushtruar dhune e tortura ndaj izraeliteve deshmohet edhe nga nje dokument i drejtorise se pergjithshme te policise, korrik 1943, qe ben te ditur se hebreu me emrin Majes Kolamos Mantesh, qe ishte fshehur me emrin Musli Qemajli, pasi u thirr ne polici dhe pranoi identitetin e tij te vertete dhe se ishte kapur me dokumente te falsifikuara, u la i lire (AQSH, F. 153, V. 1943, D. 386/1, fl. 284-291). Disa perfundime: 1. Gjate viteve te Pragluftes se Dyte Boterore ne Shqiperi u vendosen nje shumice hebrejsh, te ardhur nga gjithfare drejtimesh: nga Gjermania, Austria, Jugosllavia, Rumania, Bullgaria, Polonia, Turqia, Egjipti, Britania, Amerika etj. 2. Megjithese Shqiperia kontrollohej politikisht nga Roma, nuk pati ndonje perpjekje per te penguar kete levizje dhe as interesimin diplomatik nderkombetar per ta trajtuar Shqiperine si atdhe rezerve te hebrejve. 3. Shqiperia mbreterore nuk miratoi dhe as pershtati asnje ligj antisemit. 4. Ne vitet 1941-1942 verehen shpernguljet me te medha te hebrejve nga vendet e rajonit ballkanik (Jugosllavi, Bullgari) dhe vendosja e tyre ne qytete dytesore te Shqiperise, duke pasur kujdesjen shteterore per ushqim, strehim, veshje dhe nevoja te tjera. 5. Duke marre ne konsiderate burimet shqiptare, te pakeshilluara nga studiues te huaj, sidomos ato per fshehjen e identitetit, konkludohet se deri ne fund te Luftes se Dyte Boterore numri i hebrejve ne Shqiperi se paku u trefishua. Nuk ka te dhena qe te deshmojne se qofte edhe nje hebre iu dorezua prej autoriteteve shqiptare ushtrive nazifashiste per t'u bere viktime e luftes. 6. Edhe qeverite kolaboracioniste te Shqiperise nuk i dorezuan listat e hebrejve. Autoritetet italiane ne Shqiperi, civile e ushtarake, zyrtarisht, moren informacion per hebrejte qe vinin ne kete vend per shkak te keqtrajtimit dhe te luftes. Qendrimi i tyre shprehet ne sloganin "Sorvegliare e non punire". 7. Mungesa e antisemitizmit ne popullin shqiptar eshte shprehje e nje prej cilesive te etnotipit kombetar. __________________________________ Do you Yahoo!? The all-new My Yahoo! - Get yours free! http://my.yahoo.com