| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] Zbulim arkeologjik ne TragjasAgron Alibali aalibali at yahoo.comWed Mar 17 23:24:23 EST 2004
Faqe 20 - Kulturë
zbulimi
Relievet i ka zbuluar një bujk, i cili po
punonte tokën e tij me një traktor të vogël.
Pasi i ka parë, ai i ka marrë dhe i ka çuar në
shtëpinë e tij relievet dhe tashmë i mban me
fanatizëm si një thesar të vyer...
ARKEOLOGET/ Në vendin e zbulimit duken gjurmët
e një tempulli të lashtë
Një bujk zbulon në Vlorë dy relieve
2000-vjeçare
Ilia Çano*
Një zbulim i rrallë në një fshat të Vlorës,
ku kanë dalë në dritë krejt rastësisht dy
relieve në gurë, 2000 vjeçare.
Ky zbulim në fshatin Tragjas të rrethit të Vlorës,
ka tërhequr vëmendjen e specialistëve të muzeut
të këtij qyteti, si nga vlera historike e
arkeologjike, ashtu edhe nga vlera artistike
e tyre. Ai që i ka zbuluar është një bujk i
cili po punonte tokën e tij me një traktor të vogël.
Pasi i ka parë ai i ka marrë dhe i ka çuar në
shtëpinë e tij relievet dhe tashmë i mban me
fanatizëm si një thesar të vyer. Vlera e
veçantë e këtyre objekteve na nxiti për të
shkruar, e për të gjetur kësisoj një mënyrë
për tërheqjen e tyre pranë institucioneve të
specializuara pa anashkaluar të drejtat që ka
poseduesi i tyre.
Një orakull që flijohet
Relievi i parë i ka dimensionet 50X90 dhe
është gdhendur në gur të bardhë, të ngjashme
me formacionet gëlqerore të territorit
përreth. Përmbajtja e relievit është shumë
interesante dhe shpjegon historinë e këtij fshati,
dhe ndoshta edhe origjinën e vërtetë të tij.
Figura qendrore e këtij relievi është një orakull
në çast flijimi, i cili mban në dorë kokën
e një cjapi. Ai është i ulur dhe përpara tij vihet
re fare mirë altari në formë cilindri, rreth të
cilit përdridhet një degë hardhie. Relievi ka
edhe dy figura të tjera anësore, të veshur me
kiton, që marrin pjesë në procesionin fetar.
Para disa vjetësh kur na u kërkua një element për
fshatin Tragjas, duke u nisur nga zhvillimi
fonetik i toponimit Tragjas, Tragos,
Tragjedi, Trageste, rekomanduam figurën e një cjapi.
Kur pamë relievin 2000 vjet më të vjetër se
emblema u befasuam. Ishte një rastësi apo
supozimet tona kishin qenë të sakta? Për këtë
vajtëm në vend. Vendgjetja kishte një peisazh
shumë të bukur pranë një burimi dhe vendi
ishte i mbuluar me pemë. Pas një vëzhgimi zbuluam
një mur rrethues me llaç dhe mbeturinat e një
ndërtese ndoshta të tempullit. Në lashtësi
cjapit i thoshin Tragos, dhe zakonisht ai
bëhej kurban në fillim të pranverës gjatë
Dionisaleve. Siç dihet, nga kjo festë e përvitshme
lindi tragjedia. Tragjasi, natyrisht, nuk mund të
krahasohet me qendrat pagane, si Hynfeu i
përmendur nga autorët e lashtë ose Dodona e
famshme, por si qendër lokale mund të identifikohet
dhe vlerësohet. Kur thuhet se Tragjedia lindi te
grekët e lashtë, pse mos të themi se ajo
është luajtur edhe në Tragjasin tonë të
vogël. Pranë këtij fshati në Orikum ndodhet
një teatër, jo më shumë se 5 km larg. Studime
të mëtejshme, ndoshta do të vërtetojnë plotësisht
këtë. Relievi ka edhe vlera artistike. Figurat
përgjithësisht kanë pamje realiste dhe
zgjidhje monumentale.
Dy kalorës romakë
Relievi i dytë ka dimensione 70 me 52,
gdhendur në gur të butë të Karaburunit. Ajo
është një stelë e pajisur dhe me një
mbishkrim ku dallohet me vështirësi teksti
Dimenion. Mendojmë se ky reliev paraqet vlera të
jashtëzakonshme për mënyrën e armatimit të
ushtrisë në periudhën romake. Në planin
ballor janë vendosur dy kalorës, kurse në
sfond dy shigjetarë bashkë me mburojat e tyre. Edhe
këtu figurat dhe pamjet e torsteve janë të
qarta, por kokat e luftëtarëve janë krejt të
dëmtuara. Dëmtimi duhet të ketë ndodhur në
kohën e ardhjes së fiseve barbare, ku ka
patur mjaft shembuj të shkatërrimit të relieve
të antikitetit dhe vjedhje masive të varreve.
Të dyja veprat e artit ngjajnë në teknikën e tyre
dhe i përkasin shekullit të parë para erës së
re, në bazë të krahasimit me vepra të tjera. Një
reliev romak që ndodhet në Paris ka një
ngjashmëri të madhe me të gjithë elementët
etnografikë dhe artistikë me relievet e
Tragjasit. Ndaj ne e konsiderojmë këtë gjetje
një zbulim me rëndësi që duhet të tërheqë
vëmendjen për studimin dhe ekspozimin e tyre. Zbulimi
mund të jetë edhe një nisje për gërmimin e
tempullit që mund të përfaqësojë një monument
të ri për vendin tonë.
Një zbulim i ngjashëm para 98 vitesh
Në vitin 1906, kur në fshatin Vrap të Tiranës u zbulua
nga një bujk një thesar me enë floriri,
ngjarja kaloi në heshtje. Bujku që nuk ia
dinte vlerën asaj që kishte gjetur, e shiti
te një bej për disa mezhite. Do të kalonin vite
dhe ky thesar do të bëhej i përmendur, e ankand pas
ankandi do të përfundonte në Muzeun e Nju
Jorkut me vlerë miliona dollarë.
* (arkeolog)
© 2003 Gazeta Panorama
__________________________________
Do you Yahoo!?
Yahoo! Mail - More reliable, more storage, less spam
http://mail.yahoo.com
More information about the ALBSA-Info mailing list |