| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] Korrieri - Lajm dhe KomentAgron Alibali aalibali at yahoo.comThu Sep 25 00:00:42 EDT 2003
Konsulli grek ne Delvine: Jo vota per PS Konsulli grek ne Gjirokaster Janis Xobas, ka shkuar dje ne Lefterodhe te Delvines dhe ka kerkuar publikisht qe banoret vendas, te mos japin vota pro Partise Socialiste (PS) ne zgjedhjet e 12 tetorit. Kjo ka sjelle reagimin e forte te selise vendore te PS-se. kryetari i PS se Delvines, Dylaver Pipiko, pohoi per Korrieri-n, se konsulli grek ishte ne Lefterodhe ku nje ore para takimit tone elektoral, zhvilloi nje takim me banoret e ketij fshati duke bere thirrje te votonin per kandidatin e PBDNJ-se. Z.Pipiko shtoi se Konsulli grek beri thirrje te hapur qe asnje te mos votoje per PS sepse sipas tij vetem Vasil Marga, kandidati i PBDNJ-se eshte garanci per ta. Konsulli u kujtoi 76 banoreve te Lefterodhes se u kishin dhene pensione shteterore greke, karta jeshile etj dhe kjo do te vazhdohej nga Marga nese votat nuk do ti jepen PS-se. Nderkohe, takimi i PS-se eshte zhvilluar pas atij te PBDNJ-se ku socialistet u perpoqen te sqarojne votuesit per thirrjet e paligjshme te te huajve ne fushaten elektorale. re.rre === Lufta greke dhe heshtja shqiptare Vetem brenda pak oresh, ne dy raste te ndryshme, eshte raportuar dje per vrasjen nga rojet kufitare greke te nje emigranti shqiptar dhe plagosjen apo gjymtimin e 4 te tjereve nga policia helene. Nje lajm i rende ne kufirin mes dy vendeve, qe pason ate te nje jave me pare, kur mes tre emigranteve nga Elbasani te kthyer pas dhunimit nga policia greke, njeri prej tyre humbi perjetesisht shpretken. Nje atmosfere aspak e ngrohte ne ditet e fundit te shtatorit, kur Shqiperia ndodhet ne kulmin e fushates elektorale per zgjedhjet e pergjithshme vendore. Ndaj, nje nervozizem i strukturave shteterore helene, e per pasoje edhe nje rritje artificiale tensioni mes dy vendeve, tani ne vitin 2003, plot 15 vjet nga rrezimi i Murit te Berlinit, duket krejt e pajustifikuar edhe ne dite normale, per dy vendet fqinje. Po ti shtojme ngjarjeve te fundit te dhunes se pajustifikuar, edhe denoncimin e djeshem te Kryetarit te PS se Delvines, se Konsulli grek ne Gjirokaster, ka bere fushate elektorale kunder kandidatit te saj dhe pro kandidatit te PBDNJ, duke premtuar pensione dhe viza, atehere situata duket me e rende se rastet e dhunes permanente te autoriteteve kufitare e policore greke ndaj emigranteve shqiptare. Ajo qe duket jo normale ne te gjithe kete histori, eshte pikerisht heshtja e autoriteteve shqiptare perkatese. Ministria e Puneve te Jashtme, e cila nuk harron te nxjerre deklarata qe denojne dhunen ne Palestine apo gjetke ne Lindjen e Mesme apo Azi dhe nuk ka treguar ndjeshmeri per te reaguar per vrasjen e nje emigranti dhe plagosjen e 4 te tjereve, brenda pak oresh. Nje mungese ndjeshmerie kjo edhe nga ministria e Rendit dhe autoritetet kufitare shqiptare. Qe tregon edhe vazhdimin e shfaqjes se kompleksit ne vijimesi, te sjelljes se Tiranes zyrtare, ne raportet me Athinen. Askush nuk e ka justifikuar qendrim ekstrem te qeverisjes se Berishes, pas masakres ne posten kufitare te Peshkepise me 1994. Nje sjellje qe jep te njejtin rezultat edhe me ekstremin tjeter te qendrimeve te socialisteve __________________________________ Do you Yahoo!? The New Yahoo! Shopping - with improved product search http://shopping.yahoo.com
More information about the ALBSA-Info mailing list |