Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] Shpetoni Butrintin - Korkuti

Agron Alibali aalibali at yahoo.com
Thu Sep 4 06:59:45 EDT 2003


Arkeologët kundër organizimit                  të
spektakleve në skenën e Butrintit

              

Nuk bëhet teatër                  atje ku mëson ç’ka
qenë teatri 

              

 Ende pa u ngritur sipari i shfaqjes së parë të       
          festivalit teatror “Butrinti 2000”, në
paraditen                  e djeshme arkeologu
prof.Muzafer Korkuti dukej njeriu që                 
kishte humbur qetësinë. Shkak për këtë                
 ishte bërë pikërisht nisja e edicionit të            
     4-t të Festivalit Ndërkombtar Teatror. “Nuk jam  
               kundër teatrit, madje kam admirim pa
fund për Eskilin,                  por më vjen keq që
me lehtësinë më të                  madhe, skena
antike ka vite që është kthyer në                 
skenë spektaklesh”. Ai argumenton se askush si ne në  
               botë nuk i kthen objektet arkeologjike
në funksionin                  e tyre të dikurshëm.
“Organizatorët”,                  sugjeron ai, “le të
gjejnë mënyra të                  tjera për koncerte e
festivale, qofshin dhe ndërkombëtare                 
si ky i teatrit.” Arkeologu kujton rreptësinë         
        e rregullave që shoqërojnë vizitorin e
Akropolit,                  duke përmendur vendosjen e
dërrasave në shkallët                  e tij, që këmba
të mos jetë në kontakt                  direkt me
gurin apo ndalimin kategorik të fotografimit. Ndërkohë
                 që tek ne gjithçka lejohet e asgjë
nuk ndalohet,                  madje edhe gëzohemi që
po kthehet në traditë                  dhe nga ana e
Parkut llogaritet si sukses organizimi i koncerteve   
              apo festivaleve. 
                 Sipas shefit të arkeologjisë
shqiptare, në Butrint                  mund të vesh
“për të kuptuar se ç’ka                  qenë teatri,
por jo për të bërë teatër”.                  “Dëmi i
kësaj është imediat,- thotë                  Korkuti.
-Mendoni ç’mbetet nga një amfiteatër                 
antik kur shkallët e tij i shkelin mijëra këmbë       
          “në mënyrë të programuar”, apo              
   kur pranë tyre hyjnë makinat. Ministrat që i
urdhërojnë                  këto punë venë dhe vijnë
dhe mendojnë                  sot për sot. Ne, që e
ndiejmë veten administrues                  dhe
vlerësues të përhershëm të këtyre                 
vlerave, na takon t’u themi “mos” atyre. Për          
       më tepër që edhe për organizimin e Festivalit  
               Teatror të përmasave europiane Korkuti,
zbulon se nuk                  ka asgjë të shkruar nga
Ministria e Kulturës. Ai                  kujton se
dr.Guri Pani, restauratori i amfiteatrit të Butrintit,
                 i pafuqishëm për të rezistuar karshi
urdhrit të                  ministrit të Kulturës,
firmosi në vitin 2000 për                  të nisur
kjo maratonë shfaqjesh që nuk duhet të                
 jetë pa fund në skenën antike. Edicioni III i
Festivalit                  ndërkombëtar të Teatrit
“Butrinti 2000”                  ka nisur dje në
mbrëmje me tragjedinë “Persët”                  të
Eskilit, sjellë në skenë nga trupa greke              
   e Athinës. 
                 Thoma Nika

__________________________________
Do you Yahoo!?
Yahoo! SiteBuilder - Free, easy-to-use web site design software
http://sitebuilder.yahoo.com



More information about the ALBSA-Info mailing list