Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] Koha Jone: Dokument dhe Koment

Agron Alibali aalibali at yahoo.com
Wed Oct 1 18:37:57 EDT 2003


E Merkure, 01 Tetor 2003


DOKUMENTI SEKRET PD-PBDNJ
 
Marreveshje bashkepunimi e percaktuar sot me date
10.9.2003 ne Himare ndermjet Partise Demokratike dega
Vlore, perfaqesuar nga kryetari i kesaj dege zoti
Shpetim Xhymeri dhe ndermjet kandidatit per kryetar
bashkie i paraqitur nga PPDNJ, zoti Vasil Bollano, kjo
marrveshje percaktohet si me poshte:
 
-Partia Demokratike nuk do te paraqese kandidat per
kryetar bashke ne Himare dhe mbeshtet publikisht zotin
Bollano. 
 
-Nga komisioneret te pakten dy ne KZQV dhe ne cdo KQV
do te miratohen edhe nga zoti V.Bollano.
 
-Nga ana e saj PPDNJ merr persiper qe keshilltaret ne
vendet perkatesisht ne listen proporcionale 2,4,7,9 te
miratohen detyrimisht edhe nga perfaqesuesit e PD-se
ne Himare.
 
-Po ashtu pas fitores te z V.Bollano ne pushtetin qe
do te vije dy nga postet drejtuese "ndermjet
nenkryetarit te Bashkise, kryetarit te keshillit
bashkiak dhe sektretarit) do te propozohen nga Partia
Demotratike.
 
-Te dy palet marrin persiper te respektojne kete
marreveshje.
 
-Te kater personat qe futen ne listen shumeemerore te
PPDNJ, krahas kesaj marreveshje te bejne deklara te
motivuar per doreheqje nga Keshilli Bashkiak, ne rast
se prishetmarreveshja deri 12.10.03.
 
Per degen e PD, Vlore, kryetari Shpetim Xhyheri
 
=======

E Merkure, 01 Tetor 2003


DOKUMENTI QE TRONDIT SKENEN POLITIKE
 
Ky eshte teksti integral i marreveshjes konfidenciale
lokale mes Partise Demokratike dhe Partise Bashkimi
per te Drejtat e Njeriut per Bashkine e Himares.
Deklaratat e derisotme te krereve te larte te te dy
partive politike e kane mohuar ekzistencen e nje
dokumenti autentik, i cili te mund te jete nenshkruar
zyrtarisht nga funksionare, perfaqesues apo te
zgjedhur te dy forcave politike. Por redaksia e
gazetes "Koha jone", permes botimit te dokumentit
origjinal, hedh drite realisht mbi marreveshjen
konkrete te arritur mes perfaqesuesve te dy forcave
politike. Botimi i ketij dokumenti i ve kreret e larte
dhe institucionet e komunikimit publik te partive ne
fjale, para detyrimit te pranimit te kesaj
marreveshjeje konkrete e cila deri me sot eshte
komentuar si nje kthese e papritur e kreut te opozites
dhe e kreut te partise qe kryesohet nga perfaqesues te
pakices greke.
 
Nenshkrimi i nje dokumenti te tille natyrisht qe ka
hapur komente dhe debate te ndryshme mes anetaresise
se te dy partive, nderkohe qe ajo sipas deklarimeve
lokale nuk eshte mbeshtetur nga kjo anetaresi edhe per
shkak te pozicionimeve te ndryshme gjate periudhes
politike te tranzicionit. Gjithesesi dokumenti
autentik hed perfundimisht drite mbi bashkepunimin
konkret lokal mes dy forcave politike, njera prej te
cilave kreyson opoziten, ndersa tjetra zyrtarisht
vazhdon te konsiderohet parti ne koalicinin qeverises,
duke pasur ne qeveri me socialistet edhe nje minister.
Botimi i ketij dokumenti, perfundimisht ekspozon te
verteten qe lidhet me qendrimin politik te PBDNJ-se, e
cila nenshkruan marreveshje bashkepunimi me opoziten
per zgjedhjet lokale dhe ende mban poste ministrore ne
qeverisjen qendrore.
 

__________________________________
Do you Yahoo!?
The New Yahoo! Shopping - with improved product search
http://shopping.yahoo.com



More information about the ALBSA-Info mailing list