Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] Prof. Elezi per Kanunin - Koha JOne

Agron Alibali aalibali at yahoo.com
Fri Nov 28 18:42:22 EST 2003


E Shtune, 29 Nentor 2003 

"STUDIMI" DHE REALITETI

Prof. Dr. Ismet Elezi

Ne datat 8 e 9 tetor 2003, eshte botuar i ashtuquajturi studim: "Gjakmarrja midis realitetit dhe retorikes" nga z. Aurel Plasari. Pershtypja e pare qe krijohet per ata qe nuk e njohin nga afer problemin eshte se kemi te bejme me nje studim te shumanshem te Kanunit e te gjakmarrjes, se autori orvatet te krijoje opinion per njohuri te gjera. Mirepo duke e analizuar thelle ne forme e ne permbajtje del se jane iluzione te gabuara. Me bindje te plote mund te thuhet se nuk kemi te bejme me nje studim serioz e te argumentuar, pavaresisht se eshte kryer nje pune voluminoze. Dhe kjo shpjegohet per arsye subjektive e objektive. Z. Plasari njihet si publicist. Ai ka mbaruar Fakultetin e Gjuhesi-Letersise. Kuptohet, se duke mos qene etnolog, historian, as jurist e as sociolog, nuk mund te perballonte ate detyre qe i ka vene vetes, te bente nje studim per kanunin e gjakmarrjen, qe kane ligjesite e pergjithshme dhe vecorite e tyre ne Shqiperi. Eshte njelloj sikur juristi te pretendonte te bente
 studim per operat e Verdit. Ne kete veshtrim te cudit fakti se si nje njeri qe e heq veten intelektual ka kurajon qytetare te merret me Kanunin e gjakmarrjen, qe nuk i di se ku bien me shtepi. Me sa duket ka mendimin se ne tregun e lire mund te shitet cdo placke e pa vlere. Megjithese une kam mese kater dekada qe merrem me kete teme dhe kam bere me shume se 25 botime "libra, artikuj e referate), ne parathenien e librit te fundit "E drejta zakonore mbareshqiptare", botuar ne Prishtine me 2003, kam pranuar se: "cdo here qe shkruaj bindem gjithnje e me shume se sa i madh eshte ky thesar i kultures popullore shqiptare, qe kerkon hulumtime e kerkime te vazhdueshme shkencore". Nuk mund ta marr me mend se si z.Plasari e titullon studimin: "Gjakmarrja midis realitetit dhe retorikes", kur nuk e njeh dhe nuk jep asnje te dhene per vrasjet per gjakamrrje ne vitet e fundit, kur nuk di gjendjen, dinamiken, shkaqet e tyre, nuk ben asnje propozim per masat parandaluese dhe se si duhet zhdukur
 gjakmarrja. Derisa keto mungojne, a mund te flitet per gjakmarrjen midis realitetit dhe retorikes? 

"Studimi" perbehet nga nje konglomerat idesh e frazash te huazuara nga te tjeret. Kete po e ve ne dukje, sepse nuk kam pare deri me sot ne ndonje artikull gazete te permbaje 190 rreshta me citate nga autore te tjere dhe me 60 rreshta jashte teme, qe flasin per revolucionin francez, jakobinet, Rusoin, revolucionin rus, Marksin, Leninin etj. pa asnje lidhje me temen. Por, e keqja me e madhe eshte se ne "studim" ka jo pak ide e fraza ilgale te huazuara nga libri im "E drejta zakonore penale e shqiptareve" "botim I vitit 1983), qe nga faqet 4, 8, 15, 70, 72, 73, 74 dhe 170-190 tj. Po ju kujtoj vetem nje fjali: "e drejta e gjakmarrjes se popujve primitive", "qe te freskohet gjaku me gjak" "f.172), pa krahasuar fjalite e frazat e tjera te huazuara. Mesa duket kjo metode eshte pervetesuar mire nga ju Z.Plasari dhe eshte perdorur edhe ne libra e artikuj te tjere, prandaj jeni akuzuar si vjedhes profesionist per plagjaturat edhe ne gazeten "Albania" date 11 tetor 2003. Me miell hua nuk mbahet
 shtepia- thote populli. Jo vetem se huazoni nga libri im, por me keqdashje edhe kritikoni tre citate me permbajtje politike e ideologjike te tij. Kushdo e di dhe e kupton se gjate regjimit te kaluar nuk mund te botoje pa citate me permbajtje politike e ideologjike, derisa politika dhe ideologjia ishin sunduese. 

Besoj se edhe juve si student kini dhene provim ne marksizem-leninizem. Une vete ne parathenien e librit: "Vrasjet per hakmarrje dhe gjakmarrje ne Shqiperi" "2000), kam pranuar nevojen e rivleresimit te pikepamjeve dhe mendimeve te autoreve vendas e te huaj, perfshire botimet e vete autorit te ketij punimi" "f.4) kam reflektuar me kohe per te pastruar teprimet. Megjithate, une mbroj idete e mia dhe nuk heq asnje presje pikepamjeve e argumenteve shkencore qe permban libri, i cili eshte vleresuar lart, ka marre cmimin e Republikes te shkalles II, sidhe nga recensionet e Botuara ne shtyp nga personalitete shkencore.

Ndonese kritikon pikepamjet ideologjike, vete kini pranuar tezen materialiste te librit se "vetgjyqesia e armatosur nuk mund te kuptohet as nga vetvetja, as nga i ashtuquajturi "zhvillim i pergjithshem I shpirtit njerezor", vetgjyqesia eshte nje dukuri qe i ka rrenjet ne marredheniet materiale e jetes". Kjo fraze eshte kopjuar nga libri, vecse ne vend te termit gjakmarrje eshte zevendesuar me vetgjyqesi te armatosur. Ndaj cdo autori paraqiten, vec te tjerash, dy kerkesa themelore: etika morale dhe objektiviteti shkencor. Pikerisht nga keto vuan edhe studimi ne fjale dhe zevendesohen me shtremberime te fakteve.

Ja disa prej tyre:

1. Ne "studim" thuhet se lufta kunder gjakmarrjes ishte e gjithanshme kunder kanunit. Kjo nuk eshte aspak e vertete, por shtremberim i se vertetes. Lufta kunder koncepteve patriarkale-fisnore qe kerkonin te mbanin gjalle gjakmarrjen, kurre nuk eshte shtrire kunder krejt kanunit. Gjate regjimit te kaluar jane luftuar anet negative "per te cilat flet edhe Fishta) si gjakmarrja, mosbarazia e gruas etj) por jo vlerat e medha te kanunit. Per kete deshmojne shume fakte, si trajtimi qe iu be kanunit ne Konferencen e dyte albanologjike, ne Konferencen kombetare te Etnografise dhe ne botimet e kohes. Ne librin tim "E drejta zakonore penale e shqiptareve" thuhet: "Meritat e Gjecovit jane te medha, duke i dhene popullit te vet dhe shkences shqiptare nje monument kulture shume te cmuar" "E drejta zakonore shqiptare eshte deshmi tjeter e gjalle, krahas gjuhes shqipe dhe gjithe kultures materiale e shpirterore, qe verteton autoktnine dhe individualitetin e popullit shqiptar" "f.6). "Shkenca
 juridike shqiptare nuk pajtohet as edhe me pikepamjet, sipas te cilave kanunet kane karakter reaksionar dhe nuk duhen shikuar me sy" "f.8) etj. 

Qe ketej rezulton se sa te paverteta jane deklarimet e z.Plasari. 

2. Autori i "studimit" pretendon se ne te kaluaren moniste nuk lejoheshin botimet per kanunet. Edhe kjo deklarate eshte pa baza. Mjafton te permendim botimet e Rrok Zojzit, te Emid Tedeskinit, Vangjel Meksit, Kahreman Ulqinit, Pal Docit, Shefqet Hoxhes, te autorit te ketij shkrimi, sidhe botimi ne "Drejtesia Popullore" te Kanunit te autorit anonim 1868, e sa e sa te tjera. Botimet nuk ndaloheshin, por do deshironim te ishin me shume.

3. Z. Plasari shpreh urrejtje te shfrenuar kunder Luftes Antifashiste Nacionalclirimtare te popullit shqiptar dhe nuk thote asnje fjale kunder fashizmit qe pushtoi Shqiperine. Kete as ju Z. Plasari nuk kini te drejte ta beni, derisa e dini qe edhe mjaft bashkekombes tuaj kane qene figura te njohura te luftes clirimtare. Mirepo derisa Z.Plasari mohon kombesine shqiptare te Nene Terezes, nuk e ka per gje te mohoje gjakun e deshmoreve dhe sakrificat e partizaneve trima. Ky eshte militantizem i verber partiak. Ne lidhje me gjakmarrjen, Z.Plasari shtremberon te verteten historike te periudhes se luftes, kur thote se ka sunduar kulti i dhunes. Faktet flasin ndryshe. Rezolucioni i Konferences se Pezes "16 shtator 1942) parashikonte "te pajtojme gjaqet". Rregullorja e Keshillave Nacionalclirimtare "1943) thote: "Te luftojme me energji gjakmarrjen, duke i shpjeguar me kohe popullit se nje pune e tille i sherben okupatorit dhe eshte ne dem te popullit". Vec ketyre, nga Jugu ne Veri, u bene
 beselidhje kunder gjakmarrjes. Rol te madh luajten edhe partizanet e organizatat antifashiste me nje pune te madh edukative, pa perjashtuar edhe perdorimin e dhunes. Si rezultat ne zonat e cliruara u pakesuan shume vrasjet. Ne vitin 1944 u kryen vetem 7 vrasje per gjakmarrje. Perdorimi dhunes ishte ne plan te pare kunder kundershtareve politike, po kunder gjakmarrjes nuk ka qene mjeti kryesor as gjate regjimit monist. Qysh ne vitin 1946 u krijuan Komisionet e Pajtimit, qe luajten nje rol te madh ne pajtimin e hasmerive dhe parandalimin e gjakmarrjes. Keshillat popullore, organizatat shoqerore, shtypi, radio dhe opinioni publik vepruan kunder gjakmarrjes, pervec faktoreve te tjere. Rezultatet ishin se ne vitet 1945-1955 u kryen 152 vrasje gjithsej, nga te cilat 13% per gjakmarrje e hakmarrje. Me 1956-1960 - 11% per gjakmarrje e hakmarrje. Me 1960-1990 u zhduken krejt. Mbi keto baza e argumente mund te nxirren perfundime te sakta dhe jo me fraza te pakuptimta se shteti ne te kaluaren
 "vetem sa e ndrydhi, e mbuloi perdhunshem ose e tjetersoi". Natyrisht, kunder gjakmarrjes luajti rolin e vet edhe legjislacioni penal, qe e parashikonte si vrasje te cilesuar si dhe tere praktika gjyqesore, por kurrsesi nuk mund te thuhet se kulti i dhunes ishte kryesori kunder gjakmarrjes ne te kaluaren. 

4. Persa u takon shkaqeve te vrasjeve per gjakmarrje ne regjimet e meparshme, une kam bere analizen e tyre dhe sintezen, pavaresisht nese I pelqejne ose jo Z.Plasari. Mjafton te kujtojme vrasjet me pagese nga te pasurit per te marre gjakun ne te kaluaren, apo rolin percares te fashizmit, per te qartesuar se ato qe jane thene nuk jane retorika, por fakte te pamohueshme.

5. Nje falsifikim trashanik i Z.Plasari verehet ne paraqitjen e bibliografise, dukedhene 44 autore. Ne realitet per 17 autore, te marre nga libri im, eshte dhene vetem emertimi i tyre dhe i vepres se tyre, pa asnje reference brenda studimit. Kjo behet me qellim per te kujtuar te tjeret se ka shfrytezuar shume libra si drejtor biblioteke. Ne bibliografi u referohet librave te shekullit te kaluar dhe asnje burimi te tanishem, si psh. "Vrasjet per hakmarrje e gjakmarrje" "2000), botimit te Konferences Kombetare per gjakmarrjen, organizuar nga Avokati i Popullit dhe Fondacioni per Zgjidhjen e konflikteve dhe Pajtimin e mosmarreveshjeve me titull: "E drejta e jetes, e drejte universale" "2002).

6. Konkluzionet e "studimit" jane thjesht ritransmetim i mendimeve te Mjedes, te Fishtes, te Valentinit te shekullit te kaluar, pa lidhje me realitetin e sotem. Autori flet per pershtatje te kanunit ne ligjet e sotme, pa mbajtur parasysh se Republika e Shqiperise ka nje Kushtetute demokratike, ka ligje bashkekohore, duke perfshire edhe institute te se drejtes zakonore, sidomos ndermjetesimin e pajtimin, si ne Kodet e Procedures Penale, Civile, ne ligjin e posacem "8465) 1999. Shoqeria shqiptare kerkon qe studimet e bera per probleme sociale t'I sherbejne teorise e praktikes, t'i pergjigjen realitetit objektiv. Vertet demokracia pluraliste garanton lirine e mendimit e te shprehjes. Por me shqeteson shume pirateria kulturore, ne te gjithe sektoret, te cilen shteti ka per detyre ta frenoje. Po te mendoja vetem si jurist, mund te ndiqja edhe rrugen ligjore per kopjimet, por gjykoj si njeri e intelektual, duke e keshilluar Z. Plasari te heqe dore nga keto praktika dhe te kerkoje falje
 publikisht, se kjo e larteson.



---------------------------------
Do you Yahoo!?
Free Pop-Up Blocker - Get it now
-------------- next part --------------
HTML attachment scrubbed and removed


More information about the ALBSA-Info mailing list