| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] Janullatos / Omonia - Koha Jone 1 maj 2003Agron Alibali aalibali at yahoo.comTue May 6 20:43:32 EDT 2003
HEREZIA OMONISTE PER PRONAT E KISHES SHQIPTARE Ndonese me qellim juridikisht te njohur disa organizata fshehin nje tjeter ane te medaljes. E tille eshte edhe organizata e minoritetit etnik grek OMONIA. E krijuar 10 vjet te shkuara, kjo organizate nuk lodhet se punuari per ceshtje te paqarta. Por ajo qe e komprometon me shume aktivitetin e kesaj organizate eshte njehsimi me interesat e kishes ortodokse shqiptare. Organizata e pakices administratore fetare e urdheruar Kjo organizate, ne radhet e se ciles kane milituar edhe njerez qe kane prishur nen vrullin e revolucionit kulturor kisha e xhamia ne '67, e ka gati reagimin zyrtar edhe per nje cope tulle te rene nga nje kishe ortodokse diku ne nje skaj te jugut te vendit. Kjo lidhet me nje nga pikat e MEGAl-IDHES, sipas te ciles cdo ortodoks shqiptar eshte nje grek, sikunder cdo grek eshte natyrshem nje ortodoks. Greket s'e kane pranuar asnjehere faktin e pamohueshem historik se shqiptaret ne historine e tyre te vjeter jane te besimit kristian. Deklarimet e OMONIAS ne mbrojtje te ortodoksizmit shqiptar kane qene madje shpesh me te ashpra se vete deklarimet e patriarkeve te kishes ortodokse. I tille ka qene rasti i perdhosjes se nje objekti kishtar ne fshatin e minoritetit grek, Dervician, dy vjet me pare. Omonia ne deklaraten e atehershme ka aluduar per shfaqje te ekstremizmit islamik shqiptar, nderkohe qe behej fjale thjesht per nje veprim te vecuar. Ne te vertete nuk mund te jete rastesi qe eksponente te OMONIA-s jane njeherazi edhe servitore te devotshem te kishes ortodokse ne jug. Herezia omoniste per pronat e kishes Organizata e minoritetit etnik grek, OMONIA, eshte e mpleksur me njeqind fije me fushaten e blerjes se tokes dhe ngritjes se kishave bazuar mbi kriterin e fuqizimit te influences greke ne vend. Rasti i Permetit eshte me i spikaturi. Por nuk eshte e tepert te themi se omonistet-kishtare kane qene "avokatet" e autorizuar nga kryepeshkopi ne shumicen e fshatrave te rretheve jugore te vendit, per problemet e pronesise. Ne Permet, ndonese ngrihen kisha te vjetra, ku mund te ushtrojne praktikat e besimit lirshem gjithe besimtaret ortodokse te kesaj treve, greket e OMONIAS dhe rasot e zeza qe nuk flasin shqip luftojne me te gjitha menyrat per te bere te tyren edhe te vetmen institucion kulturor ne qender te Permetit. Vec kesaj ata kerkojne te pronesojne edhe rreth 6500 meter katror ne kete qytet. Qyteti modest i Permetit, me jo me shume se kater mije banore, aktualisht ka tre kisha, te cilat gjate ceremonive apo diteve te shenjta mbushen me shume nga besimtaret e fese islame dhe te religjioneve te tjera, ndien te cuditur me kete llupesi omonisto-fetare per te privatizuar qytetin e tyre. Praktikisht kjo deshire per te perfituar terren nuk ka sesi te mos jete e lidhur me afera te tjera te dyshimta. I tille ka qene rasti i ish-kompleksit turistik Adi Petrol, prone e firmes rntiere Gjallica. Nje pjese e kesaj toke ju dha nje firme shteterore greke te tregtimit te karburanteve. Ne ceremonine e perurimit te saj ishin te pranishem edhe njerez te njohur te hierarkise se kishes ortodokse shqiptare, perfshi edhe fortlumturine e tij. Mpleksja e interesave kishtare me interesa te pasterta ekonomike nuk eshte e rastit qe ka terren ne jug te vendit. Ketu duhet permendur edhe qyteti i Gjirokastres e per te bashkengjitur raste ne Sarande, Himare, Memaliaj, Tepelene e Vlore. Kryepeshkopi, ky nderhyres i madh ne gjyqe Fortlumturia e tij Anastas eshte "i palodhur". Per shumicen e gjyqeve te tejzgjatura nuk ka munguar asnjehere interesimi dhe nderhyrja e tij prane autoriteteve gjyqesore dhe shteterore shqiptare. Rasti me flagrant mbetet ai i nderhyrjes se tij per ceshtjen e Pallatit te Kultures se Permetit, apo edhe per ish "Adi Petrolin" ne Gjirokaster. Por shkresa te firmosura prej tij jane edhe per mijra hektare toke kullotash dhe mjedisesh te tjera ne fshatrat bregdetare te vendit. Eshte per t'u cuditur se si primati i Kishes Ortodokse Autoqefale shqiptare, kemba e te cilit ka shkelur edhe ne fshatra, perfaqesuesit e pare qe takon ne emer te kishave shqiptare jane omonistet. Ndersa ai nuk perton te udhetoje ne rruge te veshtira qe cojne ne treva te populluara nga myslimane, ka harruar prej kohesh nje nga kishat me historike, sic eshte ajo e Laboves se Kryqit. Banore te ketij fshati e shprehin hapur arsyen e braktisjes se tyre nga i pari i Kishes Ortodokse shqiptare. Po ky personalitet i deleguar ndersa shkel ne fshatrat e Bregut te Detit, ne Himare, te paret qe takon jane kreret omoniste dhe nuk merr njehere mundimin te flase dy fjale shqip me anetaret e keshillave kishtare qe meshen dhe liturgjine hyjnore e zhvillojne sipas perkthimit te Nolit dhe Kristoforidhit. __________________________________ Do you Yahoo!? The New Yahoo! Search - Faster. Easier. Bingo. http://search.yahoo.com
More information about the ALBSA-Info mailing list |