| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] Prof. Puto per minoritetet ne Ballkan - KJAgron Alibali aalibali at yahoo.comFri Jun 13 19:53:55 EDT 2003
E Premte, 13 Qershor 2003 300 MIJE PASAPORTAT PER MINORITARET, KTHIM NE IDETE SHOVINISTE Ca si shume jane 300 mije pasaporta per emigrantet shqiptare qe shpallen si minoritare greke. Kjo i ka bere pershtypje edhe zotit Arben Puto, nje nga njohesit me te mire te minoriteteve ne Shqiperi. Profesori i te Drejtes Nderkombetare, anetar i Komitetit te Helsinkit, thote se cdo emigrant eshte i lire te zgjedhe nenshtetesine e vendit ku ka shkuar per te punuar. Mirepo, ajo qe nuk shkon, eshte se iniciativa e marrjes se pasaportes greke nuk eshte e vete emigranteve, por e qeverise atje. Kjo le vend per dyshime, aq me teper shifra 300 mije. Nuk jane ta pakte ata emigranet qe s'kane kurrfare lidhjeje me kombesine greke, te cilet do te ishin gati per te marre nje pasaporte me cdo lloj cmimi. Do te ishin gati te benin gjithcka, per t'u larguar nga radhet disa vjecare, nga ankthi i legalizimit qe zgjat pafundesisht, edhe nese kjo kerkon qe te shpallesh emigrant. Keto rrethana ka shfrytezuar qeveria greke, e cila mesa duket i ruan nen jastek megalo-idete e Greqise qe vjen deri ne Shkumbin, pavaresisht orientimit te saj siperfaqesor modern, pro-europian. Pretendimi per 300 mije minoritare greke ne Shqiperi eshte gati qesharak, po te kihet parasysh se realiteti tregon tjeter gje. Madje nje studim i fundit i Qendres Gjeografike te Akademise se Shkencave, ne bashkepunim me nje fondacion gjerman, thote se nuk jane me shume 65. 869 minoritare greke ne Shqiperi. Zoti Puto e ka ne dore kete studim. Me tej ai ka komentuar per "KJ", si e sheh iniciativen e 300 mije pasaportave... -Z.Puto, si e vleresoni ju iniciativen e qeverise greke per te paisur me pasaporta ata emigrante qe e shpallin veten si minoritare greke? Ne parim te me lejohet te them se shtetasit qe shkojne jashte shtetit te tyre kane te drejte te perfitojne dhe te marrin shtetesine e shteti ku shkojne. Kjo shtetesi e re u jepet ne baze te disa normave te percaktuara qwrte ne legjislacionin e vendit perkates. Duhet theksuar se duke marre shtetesine e re, personi nuk e humbet shtetesine e pare dhe atehere kemi te bejme me nje sistem te vecante, qe quhet dyshtetesi. Dyshtetesia e nje nocion qe njihet nga e drejta nderkombetare, sic njihet edhe pashtetesia (apatridizmi). Mirepo, ne rastin konkret s'kemi te bejme me iniciativa te vete personave, kemi te bejme me nje aksion te ndermarre nga qeveria greke per t'i dhene shtetesine nje numri te caktuar personash, qe ajo i quan minoritare, pjestare te minoritetit grek ne Shqiperi. Kjo mund te behet per qellime te caktuara, dhe mendohet se behet me qellime elekttorale. Por ajo qe duhet marre me rezerve eshte numri i minoritareve, qe percaktohet ne 300 mije. Ne fakt, ky numer nuk i pergjigjet realitetit, nje realitet qe flet per nje numer shume me te vogel. -Zmadhimi i minoritetit, a ju ngjan me idete e vjetra nacionaliste greke? Patjeter. Per fat te keq kjo na con prapa ne kohe. Ne kohe qe duket se ishin kapercyer. Ne kohet e vjetra kur qarqe shoviniste greke, pretendonin te fusnin si popullsi greke, nje pjese te mire te popullsise shqiptar qe i perket fese ortodokse. Ata e identifikojne parimin etnik me ate fetar. Me llogjiken, cdo ortodoks eshte grek. -Si ngjajne keto iniciativa sot, kur po flitet per nje kulture te re, per nje Ballkan ndryshe? Keto stonojne. Aq me teper stonojne po te kemi parasysh nivelin aktual te marrdhenieve dypaleshe mes Greqise dhe Shqiperise. -Si duhet te reagojme ne kete situate? Duke vene ne dukje se kjo iniciative cenon atmosferen aktuale dhe duke sqaruar se me kete numer te percaktuar, 300 mije, ka shprese te perfshihen edhe nje numer emigrantesh, jo-minoritare. Iniciativa greke behet duke iu referuar parimit te shprehjes se lire te vullnetit, pra ne kete rast te kombesise. Ne rrethanat aktuale te emigracionit shqiptar ne Greqi, kjo do te linte vend per shume abuzimeve, sepse do te kishte nga ata qe do ta quanin veten minoritare per t'i shpetuar diskriminimit dhe per te gjetur lehtesi me shume ne punen e jeten e tyre ne Greqi. Intervistoi: Edi Lesi __________________________________ Do you Yahoo!? Yahoo! Calendar - Free online calendar with sync to Outlook(TM). http://calendar.yahoo.com
More information about the ALBSA-Info mailing list |