Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] Eposi i Bregut - Moikom Zeqo ne Koha Jone

Agron Alibali aalibali at yahoo.com
Fri Jun 6 21:06:38 EDT 2003


 
 Username
  
  Password
   Login

	
E Premte, 06 Qershor 2003


MOTIVE NGA EPOSI I CUDITSHEM I HIMARES

DR MOIKOM ZEQO

Shkrimi qe botova pra disa kohesh ne faqet e gazetes
"Koha Jone" per Himaren pati nje jehone te madhe; me
dhjetra qene njerezit qe me telefonuan dhe me shkruan
letra qe nga Athina, Zvicra dhe Amerika. Nder keto
letra dua te permend ate te zonjes se nderuar,
dijetares se shquar shqiptare Safete Sofie Juka, qe ma
dergoi nga New Janko Pali Janko Pali Yorku. Nuk duhet
te me keqkuptoje askush pse une po e bej publik kete
fakt te interesimit, sepse ne thelb kjo gje nuk lidhet
me mua vete, por lidhet me Himaren dhe motivet e
cuditeshme te Eposit te saj Magjik. Guxoj te them se
ekziston nje epos i lashte dhe i ri i Himares,
perfaqesuar nga legjendat dhe mitet, nga kenget
popullore te pashtershme, nga heraldika folklorike e
gjuhes shqipe, qe perfaqeson mrekullisht shpirtin
shqiptar, te paepur ne te gjithe shekujt. Per mua si
njeri i letrave eshte i neveritshem cdo lloj
nacionalizmi romantik i semure. Ne epoken globale te
hapjes se kufijve e te respektimit te te drejtave
njerezore ne te gjitha pikepamjet cdo proces
konservativ dhe dogmatik do te ishte me nje kahje
perjashtuese, ku ne te vertete realiteti ka nje
karakter ekumenik te bashkejetesave te ndersjellta te
njerezve te ndryshem, madje qe flasin edhe gjuhe te
ndryshme, qofte edhe ne zonen e Himares. Por mungesa e
diturise, mungesa e leximit te historise ne te gjithe
pasurine e saj te skajshme dhe te pamohueshme, do te
ish ne te vertete jo vetem thjesht nje prove demoniake
e injorances, por nuk do t'i sherbente aspak te
ardhmes, e cila nuk eshte vetem nje nocion politik dhe
ekonomik, por gjithnje e me shume nje nocion kulturor.
Pa kete nocion kulturor nuk do te kishte kuptim asgje.
Nuk do ta kisha te veshtire qe te shkruaja nje liber
per Himaren pikerisht si nje monument ekumenik,
emancipues dhe dliresues per te gjithe pa perjashtim.
Cdo grindje arkaike, cdo fundementalizem fetar, cdo
keqkuptim i politizuar do te na bente nje dem te
pallogaritshem dhe do te ishte nje shembull
keqndjelles sipas nje fryme te Nemesis, qe i ka syte e
mbyllura dhe nuk di te dalloje te verteten nga
genjeshtra, humanzimin planetar por dhe allkanik nga
nacionalizmat e vjeteruar, kelthites dhe te gjemshem
ballkanike. 

Eposi i Himares nis me vete jeten njerezore ne Himare.
Mrekullite natyrore te Himares kane perbere statusin e
nje mjedisi te pashembullt ndoshta ne krejt brigjet
ballkanike te Adriatikut dhe te Jonit.

Shume te verteta jane te fshehura dhe jane pjese e
kancelarive te botes, kryesisht te bregut italik, por
edhe te spanjolleve dhe anzhuineve te Evropes
Perendimore per Himaren. Keto dokumente mbushin
biblioteka te tera. Por pertej kureshtise dhe studimit
te specialisteve te thuget, te gjitheve u intereson
nje njohje sa me e sakte e se kaluares, pa te cilen do
te kishim nje te tashme te vajtueshme, apo dhe nje te
ardhme fataliste ngjyre gri. Nese politika shqiptare
do te ktheje syte drejt Himares atehere ceshtja e
shpopullimit te kesaj kryevepre natyrore, te ikjes se
banoreve ne emigracion neper bote, do te ishte kushti
i pare ekzistencial i nje ringjalljeje. Nje projekt
vizionar strukturuar per Himaren, do ta kthente ate te
pakten ne nje purgator turistik, per te mos perdorur
fjalen apologjike parajse. Ne kete kuptim populli i
Himares dot te kish nje kontakt te ri te shumfishte me
tere qytetaret e botes, stinet do te kishin karakterin
e festave te vecanta dhe masive te Diellit, te
ullinjve dhe detit, te polifonise piluriote, e cila
mbase eshte ftillezuar nga kohet babilonike, polifoni
qe tek popuj te tjere, pothuaj ka vdekur, kurse ne
Himare ka nje karakter shperthyes, te brendshem, te
pertejkohshem, te kapercimit te hapesirave dhe
marrezive idioteske te politikave te paemancipuara. 

Himara mund te konsiderohet si vendi tipologjik kunder
ksenofobise. Eshte e habitshme qe keto vitet e fundit
kane mundur te depertojne ide ksenofobiste te huaja ne
Himare. Ky ksenofobizem e mbyll karakterin e hapur te
Himares. Plotfuqishmeria e Himares eshte ne karakterin
e saj te hapur. Ksenofobizmi ka nje karakter primitiv
qe nuk i takon absolutisht te ardhmes. Karakteri i
hapur i Himares perkon me konceptet e reja te
globalizmit boteror, kurse ksenofobizmi ballkanik ka
kahjen e nje te kaluare te erret. Himara nuk eshte e
hapur vetem per Jugun, nuk eshte e hapur vetem per
Veriun, por Himara eshte e hapur siodmos per Evropen
Perendimore, me brigjet italike, pa perjashtuar edhe
Lindjen. Ne shume pikepamje karakteri i hapur i
Himares, te kujton tipologjine e ishujve dhe bregdetit
dalmatin, kryesisht te Kroacise. Himara dhe brigjet
dalmate kane te perbashket detin dhe kryesisht lidhjet
me Italine, historikisht dhe kulturalisht me
Venedikun. Nje tipologji nderlidhese e brigjeve
dalmatine dhe Himares prej shume shekujsh e ka
ftillesen ne raportet shekullore te bregdetit shqiptar
me Venedikun ne antikitet, por sidomos ne mesjete. Kjo
duket ne stilin e shtepive te ashtuquajtura dalmato
venedikase, ne rikonstruktimet e keshtjellave si dhe
ne reliefet ne luanin e Shen Markut, qe eshte emblema
venedikase ne te gjithe koherat. Por kjo
karakteristike venedikase e krijuar historikisht nuk e
ka mohuar por e ka perforcuar identitetin e
shqiptareve te Himares dhe ka qene nje nga format
hapese me te plleshme dhe me te shumanshme te Himares
ne Evropen Perendimore. Pa mohuar dhe dimensionin
kulturor grek te nderthurrjeve mesjetare, kryesisht ne
lidhje me ishullin e madh te Korfuzit, i cili deri ne
kohen e Napolon Bonapartit ishte pjese perberese e
Republikes se Venedikut. Qe Napoloni, i cili shenoi
vdekjen e Republikes se Venedikut si nje entitet e
vetvete. Pra ndikimet venedikase tek shqiptaret e
Himares qene gati te njejta ne nje kuptim edhe te
greket e Korfuzit. Venediku me lidhjet e tij te
kryehershme me Kostandinopojen ka qene nje qender
shumeetnike, globale, tejet e hapur, ku ka qelluar
edhe riti i kishes lindore ortodokse madje dhe i
botimeve te ungjijve ne greqisht, apo dhe i veprave
hagjeografike per shenjtoret shqiptare, te porositura
per shembull nga tregtaret e qytetit te Elbasanit dhe
te shtypura tipografikisht ne Venedik. Kjo qe thashe
ka lidhje edhe me artin afreskor dhe ikonografik. Kjo
ka lidhje me nje teme te jashtezakonshme te historise
se artit, qe lidhet me te ashtuquajturen shkolle
ikonografike "kreto-venedikase".Une jam marre nje jete
te tere me ikonografne shqiptare dhe kam botuar libra
shkencore per Onufrin, gjeniun e shekullit XVI dhe per
ikonografe te tjere shqiptare. Mund te them qe ndikimi
ikonografik i shkolles kreto-venedikase ka qene me i
vone ne Shqiperi dhe jo aq shume zoterues. Kurse
shkolla shqiptare e ikonografise, ka qene e
madherishme dhe e vecante. Por une nuk dua te bej
ndarje me thike, sepse nuk ka kufij te mbyllur ne
qarkullimin e kulturave. Ashtu si ikonografia ka me
teper karakter ekumenik dhe jo etnik, ashtu mund te
them se dhe ritet e kishes perendimore dhe lindore nuk
mund te kene boshllek dhe humnera te frikshme, ose te
pakapercyeshme. Por nuk eshte shkencore qe ne emer te
kishes te behen percaktime etnike. Ortodoksizmi nuk i
perket vetem grekerve, por edhe shqiptareve, edhe
sllaveve, edhe italianeve, madje ky ndikim mund te
arrije deri ne Indi dhe ne Amerike. Ortodoksizmi nuk
ka qene pasaporte etnike per te gjitha keto vende dhe
popuj sepse fete ne thelb ne thelb nuk jane etnike por
nderetnike. Ngaterrimi i qellimshem i ketyre
koncepteve eshte nje marrezi dhe cdo marrezi eshte e
pakuptimte dhe pa perspektive. 

*	*	*

Duke rilexuar nje veper memorialistike te Jul Cezarit,
te quajtur "De Bello Civili" (Lufta Civile) ne librin
e trete, kapitulli VI Cezari flet shkurtimisht per
zbritjen e trupave te tij ndane brigjeve Palaeste, qe
identifikohet me Palasen e Himares ne vitin 48 para
eres sone dhe permend ne kete rast fisin e germineve.
Eshte e merite e dekanit te arkeologjise shqiptare, te
ndjerit Hasan Ceka, i cili qe me 1965 ka botuar nje
studim per kete subjekt. Sipas Cekes emri i germineve
lidhet me toponimin e fshatit Dhermi, i cili ne kohen
e Cezarit quhej Germini. Ky fis i Kaonise ilire ka
qene ne kete zone ne shekuj. Sipas Cekes zbulimet e
shkruara historike permendin 14 fise te Kaonise. Me
deshmine e Jul Cezarit u shtohet keshtu edhe nje fis
me shume, pra fisi i 15. 

Gjithashtu eshte Hasan Ceka, i cili ne nje studim te
tij, te botuar qe me 1952, duke u marre me toponimet
ne latinisht ne librin e Marin Barletit, te botuar me
1508 per Gjergj Kastriot Skenderbeun, ndalet sidomos
ne toponimin Cimere, qe lidhet me Himaren. Ne kohen e
botimit te librit te Barletit, pra ne shek.XVI,
mesojme nga vete teksti i Barletit se shqiptaret e
Himares mbas vdekjes se Skenderbeut, te mbrojtur nga
natyra malore e vendit nuk i jane neshtruar pushtuesve
turq. Barleti deshmon se himariotet "kane kerkuar
ndihmen e spanjolleve te Apulias ne Itali, kane mbi
vete nje prijes dhe dallohen per nje jete qytetare".
Po ne librin e Barletit permendet dhe toponimi Ulixee,
nje krahine e papercaktuar mire, qe permendet bashke
me Himar-n, ndoshta si pasoje e mitit te Uliksit, pra
te Odiseut, qe duhet te kete shtegtuar dhe te kete
ndalur mbas luftes se Trojes, pikerisht ne afersi te
Himares. Keto te dhena te Barletit u kane shpetuar
vemendjes se studjuesve, por latinet thone: "scripta
manent", d.m.th. "e shkruara mbetet". 

*	*	*

Kam disa kohe qe lexoj dhe rilexoj veprat e nje
dijetari te mrekullueshem, qe ka vdekur ne Himare me 3
qershor me 1694. Eshte fjala per Nil Katalanin
(italisht : Nilo Catalano). Nil Katalani ka qene
italian. Ka lindur me 1637 ne fshatin e Sicilise, te
quajtur Terra Di Massa. Ne moshen 22 vjecare veshi
petkun e murgut bazilian ne manastirin e famshem te
Grotaferrates afer Romes. Ne kete manastir ne shekuj
meshonin arbereshe. Me 1995 une e kam vizituar
manastirin e vjecare veshi petkun e murgut bazialin ne
manastirin e famshem te Grotaferrates e kam takuar
gjithashtu prifterinj arbereshe si dhe dy studente
shqiptare nga Vlora, qe kishin ardhur ketu. Ne moshen
22 vjecare veshi petkun e murgut bazilian ne
manastirin e famshem te Grotaferrata. Me vone Katalani
u derguar ne manastirin bazilian te fshatit Munxifci,
ku jetonin arbereshe si lektor dhe mesues i
rishtarise, por dhe vikar i abatit. Ketu ky italian i
Sicilise u natyralizua mrekullisht me gjuhen shqipe.
Librat e Bogdanit, Budit dhe te Bardhit, krijuan nje
magji te pashtershme mbi personalitetin e tij. Ne
moshen 48 vjec Katalani u rikthye perseri ne
manastirin e rinise. Ai nisi te shkruaje gjuhen shqipe
me alfabetin tone te vjeter te Veriut, alfabet i tipit
latin, i ftillezuar qe nga Gjon Buzuku me 1555. Para
vitit 1677 ai dergohet nga Propoganda Fide ne brigjet
e Shqiperise dhe konkretisht ne Himare. Aftesite e tij
te medha gjuhesore, karakteri i tij erudit e bene
Katalanin drejtuesin e misionit bazilian ne Himare. Ai
i dashuroi si askush shqiptaret dhe gjuhen shqipe. Qe
vete Papa i Romes, qe morri vendimin per ta cuar
Katalanin ne Shqiperi dhe madje e emeroi si
Kryepeshkop te Durresit me 4 janar 1693 ne Kolegjin e
Propagandes ne Rome. Ne ceremonine solemne, morri
pjese dhe nje nga kardinalet me te medhenj te kohes, i
quajtur Barbarigo i Ri. Keshtu Katalani nisi misionin
e tij te pavdkshem ne Himare. Kishte me vehte nje
shqiptar, te quajtur Filothe Zasi, 16 vjet me te ri se
veten. U nisen me anije nga Lece ne Himare. Katalani u
vendos ne Dhermi "vend i shendetshem dhe plot ujera"
sic shkruhet ne relacion. Pervec Zasit shqiptar ate e
shoqeronte dhe nje italian nga Friuli afer Venedikut,
i quajtur Lorenc Mariotti. Qe te tre nisen te
predikonin ne fshatrat e bregdetit, pastaj ne Dukat,
ne Shen Vasil, ne Nivice, ne Terbac, ne Kuc, ne
Zhulat, qe benin pjese ne krahinen e quajtur te
Himares, e cila ne kete lak kohor permblidhte tere
Laberine, me gjithsej 40 qendra te banuara, sic del ne
dokumentet e shkruara te shekujve XI - XVII. Predikimi
i ketij misioni te cuditshem behej ne gjuhen shqipe.
Ai shkroi libra dhe manuale ne shqip. Ai sa zbriti ne
Dhermi "krijoi shkollen e te rinjve dhe te femijeve
duke i mesuar te gjitheve ne shqip Doktrinen e
Krishtere". Dhermiu me 1694 kishte 1850 shtepi.
Shkolla shqip e Katalanit kishte 80 nxenes, gje shume
e madhe per kohen. Shkolla e Dhermiut kish nxenes nga
Dukati dhe Terbaci, madje kishin ardhur nxenes per te
mesuar shqipen edhe nga Vithkuqi, prane Korces, 5 dite
udhe larg. Pervec shkrimeve biblike, nx`nesit mesonin
edhe arithmetiken dhe disa shkenca te tjera. Shkolle u
ngrit edhe ne Himare, drejtuar nga shqiptari Filothe
Zasi, por turqit e demtuan egersisht ne nentor 1694.
Himara ne ate kohe kishte 1430 fryme. Katalani
predikoi shqip edhe ne fshatin e Pilurit me 500 banore
dhe ne fshatin Vuno me 600 banore. Ne Vuno Katalani u
semur per vdekje. Paria shqiptare e Himares e mbronte
Katalanin nga sulmet e peshkopeve greke te Janines.
Kjo pari kish interes te ruante miqesine me italianet
e viseve te Pulias pertej detit dhe donte ta kishte
mire me Vatikanin. Eshte per tu habitur por edhe
shqiptaret myslimane te kesaj krahine ishin te afruar
ngushte rreth misionareve baziliane. Lorenci i shkuan
Propogandes ne Rome se Nil Katalanin e semure vendosen
ta dergonin ne Korfuz per mjekim. I hipen varkes ne
Porto Palermo, por jo larg, i semuri vdiq ne duart e
Zasit, pra qene te detyruar ta kthenin ne Dhermi dhe
naten ta kalonin ne plazh. Ishte 3 qershor 1694. Nje
dite me vone u ngjiten ne fshat, ku edhe e varrosen.
Me 18 qershor 1694 pleqte e Himares i shkruanin Romes
per kete fatkeqesi. Ne kete leter thuhet Katalani u
semur ne Vuno me 17 maj dhe vdiq me 3 qershor. U
varros ne kishen e Shen Thanasit brenda Sancta
Sanctorum. Mesuesi, sic e quanin pleqte e Himares u
varros me tere veshjet peshkopale dhe u bene tere
shpenzimet per pershpirtjen d.m.th me grure te zier
dhe vere, qe u shpernda si dhe ne mosha te tjera sipas
zakonit te vendit, ashtu sic i perkiste nje bariu te
tille shpirteror. Letra dergohet nga Dhermiu. Midis
atyre qe kane nenkruar eshte dhe protonoteri apostolik
Zaharia Dimuci nga Himara, Dhimitri, protopape i
Dhermiut si dhe Kristofor Nina po nga Dhermiu, i
dekoruar si kavalier nga Papa dhe kolonel i Venedikut.
Dokumenti ruhet ne Arkivin e Propogandes dhe eshte
botuar per te paren here nga Nil Borgia. Nje studjues
arberesh i shek.XVIII Pjeter Pompili Radotta, ne nje
liber te tij historik me tre vellime flet dhe per nje
portret ne pikture te Katalanit te vitit 1693, qe ka
ne fund nje "elogio" ne latinisht. 

Nil Katalani eshte nje figure e madhe e kultures. Ai
ka lene vepra gjuhesore te nje rendesie te vecante. Me
1831 Krispi shkruan se ne Biblioteken e Seminarit
Shqiptar te Palermos gjenden ne doreshkrim Fjalori
shqip-italisht si dhe italisht-shqip si dhe nje Sprove
gramatikore me autor Nil Katalanin. Ne doreshkrimet e
Katalanit Skiroi me 1918 permend edhe doreshkrimin e
dy poezive me 8 vargje nga italishtja dhe doreshkrimin
e kenges popullore shqiptare mbi Pal Golemin. Katalani
eshte i pari nga folkloristet, qe ka mbledhur kenegn e
Pal Golemit, nga me te famshmet ne folklorin shqiptar.


Dhimiter Shuteriqi, por edhe Jup Kastrati i kane
studjuar doreshkrimet e Katalanit dhe i kane vleresuar
shume lart. Keta e tregojne Katalanin si nje dijetar
te nje formati te madh. 

Studjuesi arberesh Nil Borgia ka thene se Katalani i
hartonte vete librat ne shqip, i botonte dhe i
shperndante falas. Nje nxenes i njohur i Katalanit, qe
dhe Dhimiter Gjileku nga Dhermiu, qe sipas Neofit
Radines, e shkruante ne menyre elegante gjuhen shqipe
sepse ishte shqiptar. Ky Dhimiter e perktheu ne shqip
Katekizmin. Ne shkollat shqipe te Himares ka punuar
dhe nje Kostandin Onufri, i cili dergoi ne Palase
Dr.Krisafidin, qe celi shkollen shqipe ne shtepine e
Kapedan Lekes. Ne Dhermi kjo shkolle mbrohej nga ana e
Kavalier Ninos. Me vone permendet ne Dhermi Kamil
Xhovani, i cili dha mesim ne Dhermi, Himare etj. Por
keta misionarete gjuhes shqipe u pane me sy te keq nga
peshkopi grek i Janines, qe varej nga Fanari, i cili i
mallkoi shkollat shqipe. Te dhenat historike
tregojnese per tre shekuj ne fshatrat e Himares kishte
shkolla shqipe. Keto shkolla qene te njekoheshme me
ato, qe u hapen ne Shqiperine Veriore nga Bogdani dhe
Budi dhe misionare te tjere katolike. Keshtu qe pas
vdekjes se Skenderbeut dy jane qene qendrat
koncentrike, ku mesohej gjuha shqipe ne formen e nje
institucioni arsimor : Veriu i Shqiperise dhe Himara,
shume shekuj me pare se sa te celej shkolla shqipe ne
Korce, per te cilen mrekullisht kendoi Naim Frasheri. 

Himara si nje qender kryesore e arsimit shqip i ka
bere keshtu nje nder kolosal arsimit shqip dhe kombit
shqiptar. Perse te mos ngrihet ne Himare Muzeu
Kombetar i arsimit shqip, qe perfshin gati tre shekuj
gjate sundimit te urryer otoman? Duhen harruar
shkollat shqipe te Himares per arsye te injorances se
sotme?

Ne revistat autoritative "Studi Orientali" dhe "Studi
Albanesi", nje dijetar si Nil Borgia ka botuar
dokumente te nxjerra nga arkivat e Vatikait shume te
rendesishme per Himaren, qe perfshijne shekujt
XII-XVIII. Por shkollat shqipe jane perndjekur
egersisht dhe mallkuar, qofte nga Patriarkana e
Stambollit, qofte nga dhespoti i Janines. Nje histori
e nxjerre nga dokumentet e jep akademiku Dhimiter
Shuteriqi "kur erdhi dhespoti i Janines dhe pa
nxenesit ne shkolle dhe degjoi meshen nga prifti
Kostandin Onufri, ju versul dhe e kapi nga mjekra
brenda ne kishe te Dhermiut". Kjo e vertete historike
duhet mohuar?

Nese nje italian si Nil Katalani u be nje misionar dhe
dijetar i shqipes, mos valle ne duhet ta perdhosim
varrin e tij ne kishen e Shen Thanasit ne Dhermi? A
nuk eshte ky varr nje monument i jashtezakonshem? A
nuk duhet nderuar pafundesisht? Mos valle duhet te
sillemi si ksenofobe ndaj ketij italiani, i cili qe me
i qyteteruar dhe me humanist se sa shume njerez, qe
jetojne sot?

*	* *

Miku im, dijetari mesjetarolog, i ndjeri Theofan Popa
gjithe jeten ja kushtoi nje vepre te tij me rendesi
epokale. Ai mblodhi tere mbishkrimet e kishave te
Shqiperise duke i pajisur me shenime historike e
shkencore. Theofan Popa ka meriten e padiskutueshme te
mbledhjes se mbishkrimeve kishtare dhe ne zonen
Himare-Delvine. Cfare mesojme nga keto mbishkrime? Nje
pllake ne murin verilindor te kishes se shen Sergit
dhe Bakut ne Himare mban vitin 786, pra i perket
shek.VIII. Nje mbishkrim ne manastirin e lindjes se
Shen Merise ne Dhermi flet per nje lutje ndaj
Perendise, nga nje i quajtur Guzi ne emer te gruas dhe
femijeve te tij me 1756. Ne kishen e Shen Thanasit ne
Dhermi eshte nje mbishkrim i vitit 1671 ku permenden
emrat e banoreve : Deda, Nikolle Leka, Dhimo Theodori,
Nikolle Deda dhe bijve te tyre Gjini dhe Kokali. Duket
qarte se keta jane emra shqiptaresh. Nje tjeter
mbishkrim i vitit 1751 permend emrat e prifterinjve
Ilia Leka nga Dhermiu dhe Anton Stara Gjika, qe kane
qene ne kishen e Ipandise ne Himare. Ne kembanen e
kishes se Shen Thanasit ne Piqerras, eshte dhe nje
mbishkrim ku thuhet "Dhurate me shpenzimet e
kryeqindesit, kapedan Dhimiter Gjikes, bere ne Napoli
me 1763. Ne kishen e Shen Spiridonit ne Vuno te
Himares me 1873 pikturon nje lutje nje grua e quajtur
Lule Dhima. Vetem grate shqiptare deri me sot ne bote
jane quajtur Lule. Ne Manastirin e Shen Merise mbi
Athali te Himares me 1795 eshte bere ne afresk nje
poezi e cuditeshme, ku flitet per varrin e Aleksandrit
te Madh te Maqedonise. Kjo poezi eshte ne greqisht dhe
une e kam botuar nje here tjeter te botuar ne shqip,
por ajo qe eshte e rendesishme eshte qe jo rastesisht
sillet ne kujtese nga ana e banoreve te Himares,
figura e Aleksandrit te Madh te Maqedonise. Ne nje gur
te murosur ne porten jugore te kishes ne Qiparo te
Himares eshte gdhendur "1796 Usta Koti". Eshte emri i
kryemjeshtrit, qe e ndertoi kishen dhe viti i
ndertimit. Ne nje ikone ne Qeparo te Himares eshte nje
mbishkrim i vitit 1798, i nje te quajturi Gjike Pasi.
Por ajo me e cuditeshmja dhe me e befasishmja eshte
nje ngjarje e perjetesuar ne mbishkrimin e nje kembane
ne kete zone. Mbishkrimi ne greqisht i kembanes thote
: "Ne kujtim te ushtareve vullnetare shqiptare
(stratioton alvaniton- ne origjinal, shenimi im M.Z),
te Mbretit te dy Sicilive, qe rane ne beteje nga
katundi Lukove, Muzine, me 1813, bere prej meje
Raponci". Ky mbishkrim i shkruar me germa te perziera
latine dhe greke dokumenton faktin historik te njohur
per repartet e Himares, qe kane sherbyer ne ushtrine e
Ferdinandit te Napolit, Mbretit te dy Sicilive. Nje
tjeter mbishkrim i cuditshem eshte nje kupe prej
argjendi ne kishen e Manastirit mbi Piqerras, ku
shkruhet frengjisht "Ecole s-t Catherine", pra
"Shkolla e Shen Katerines". Ky fakt i fundit shpreh
poliglosine, shumesine e gjuheve te huaja dhe te
kulturave evropiane ne zonen e Himares. Nuk po vazhdoj
me tej.

*	*	*

Kur shkova per here te pare ne fshatin Pilur, nga
buron Eposi Magjik i Himares polifonike pashe kuoten
me te larte te fshatit te rrethuar nga nje pyll i
rralle lisash, qe s'di pse me kujtuan lisat e Dodones.
Nje pyll krejt i vecante, gati perrallor. Mjere ata qe
s'e kane pare kete pyll te cuditshem dhe lum ata qe e
kane pare! Deget e ketij pylli jane shekujt dhe
kenget, sinkretizmi i natyres dhe i historise. Gjate
viteve kam shume kujtime nga Himara. Kujtoj ekspeditat
arkeologjike nenujore ne Palasa dhe ne Dhermi, kujtoj
kur shkova per here te pare te Shpella e Pirateve, per
te cilen Petro Marko ka shkruar romanin e
mrekullueshem, qe eshte ekranizuar. Nuk ka ndodhur te
shkoj ne Dhermi dhe te mos ndalem e te pi nje cigare
te varri i Petros. Sipas ritit te lashte ndez dhe nje
cigare te dyte dhe e le te digjet ne heshtje mbi
pllaken e varrit. Me c'deshire titanike per jeten do
te ngrihej poetin e pavdekshem Petro Marko, per ta
thithur kete cigare! Do te kujtonte koherat, te cilat
pa kujtesa jane te zbrazta, boshe, te frikshme, te
kota. 

*	*	*

Nuk duhet harruar per te folur per keshtjellen e
famshme te Porto Palermos te ndertuar nga Ali Pashe
Tepelena. Kjo keshtjelle katerkendeshe me kater kulla
eshte nje cudi e arkitektures ushtarake dhe e kohes.
Heren e fundit e vizitova keshtjellen bashke me Lefter
Cipen. Rreth e qark saj ka disa bime te gjelbera,
deget e te cilave po t'i kepusesh nxjerrin nje leng te
bardhe si qumesht. E pyeta Lefterin si quhen keto
bime, "Qumeshtoret e Vasiliqise" m- tha ai. Thuhet se
Vasiliqia u martua me Ali Pashe Tepelenen ne kishen
prane keshtjelles. Nuk mund te kete keshtjelle me
egzotike ne Shqiperi me nje mundesi kolosale per tu
kthyer e tera ne nje qender turistike, te famshme per
krejt Mesdheun, ku mund te vinin nga e gjithe bota.
Emri i Ali Pashe Tepelenes dhe i femres me bukuri te
madhe, Vasiliqise, perbejne emblemen magnetike te
historike se koherave. Nje projekt i shtetit shqiptar,
mundet i financuar dhe nga Banka Boterore do te
kthente Porto Palermon ndoshta ne nje Montekarlo ne
brigjet e Jonit. Kjo do ta ringjallte ekonomikisht me
shpejtesi te pabesuar Himaren.

Sa kohe duhet pritur per kete gje, qe kjo mundesi e
rralle te kthehet ne nje realitet? Pyes: A duhet
harruar kaq gjate gjiri dhe plazhi magjik i Jales,
ndoshta me i bukuri ne Evrope? Cila krahine e
Shqiperise ka pasuri kaq te pambarimta natyrore? Per
c'fatalitet paradoksal nje Himare kaq perrallore te
jete kaq e varfer? Kush do te thote Mea Culpa!?
Ndoshta qe te gjithe kemi faj, edhe une qe po i
shkruaj kaq vone keto rrjeshta, sepse duhet t'i
shkruaja shume me perpara. Si mund ta duam vendin tone
pa dituri? Cdo ringjallje e vertete eshte forma me
sublime e diturise. Kjo nuk ka asnje dyshim. S'ka
shume dite qe shkrova nje parafjale per librin e
intelektualit poliglot nga Himara Janko Pali,qe do te
betohet se shpejti per historine e Himares. Ai vdiq 97
vjecar. Qe nga Qeparoi dhe shkroi shume libra per
Himaren. Dinte shume gjuhe te huaja madje edhe
esperanton, por librat e tij postume me nje shqipe te
kulluar do te botohen tani kur ai nuk eshte me dhe nuk
do t'i shohe me syte e tij keto libra. Mbase qiejte e
Himares kane ruajtur dhe bebezat e syve te Janko Palit
per te pare pas vdekjes librat e tij te botuar dhe per
me teper Himaren e Ringjallur. Amen!



__________________________________
Do you Yahoo!?
Yahoo! Calendar - Free online calendar with sync to Outlook(TM).
http://calendar.yahoo.com



More information about the ALBSA-Info mailing list