| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] Monopolet ne ShqiperiAgron Alibali aalibali at yahoo.comSat Jul 12 21:37:59 EDT 2003
E Diele, 13 Korrik 2003 MONOPOLI, DOMINANT NE EKONOMINE SHQIPTARE Sipas eksperteve te fushes, te Ministrise se Ekonomise, ne momentin qe diktoheshin situatat monopol te ndonje kompanie private, keto nuk duhet te lejoheshin nga shteti. Eshte shume i nevojshem miratimi i ligjit per konkurencen Ja kompanite monopol ne vendin tone: - "KESH sh.a" ne sektorin elektro-energjetik - "Posta shqiptare" ne sektorin e telekomunikacioneve - "Albtelekom sh.a" ne sektorin e telefonise fikse - "Ujesjelles sh.a" ne sektorin publik - "Banka e Kursimeve" ne sektorin bankar etj. Ja sektoret me pozicione dominuese: - Prodhim dhe tregtim hidrokarburesh kompanite greke - Telefoni e levizshme kompanite greke - Banka te nivelit te dyte kompanite greke etj. Eglantina Nasi Ne Shqiperi shteti eshte realisht monopolisti me i madh ne sektoret strategjike. Nga ana tjeter, kompanite greke kane pozicionet dominante ne sektore te tjere fitimprures si tregtimi i hidrokarbureve, telefonia e levizshme, bankat e nivelit te dyte etj. Ekspertet e sektorit te antimonopolit ne ministrine e Ekonomise sqarojne se monopolet ne disa prej sektoreve strategjike nuk mund te shmangen. Ne keto raste, duhet vetem t'i kontrollosh ato, per te mos i lejuar te abuzojne ne treg. Pershembull, Albtelekomi qe ofron sherbimin e internetit perkrah operatoreve qe ua jep vete aksesin duhet kontrolluar, nese kete sherbim e ofron me te njejtat kushte dhe kosto, apo nxjerr fitime me te medha duke perfituar nga pozicioni i tij monopol? "Ne gjithe boten sherbimet postare, energjetike, telekomunikacioneve jane monopole. Ato nuk mund t'i shmangim dot se jane sherbime strategjike. Por tashme kane filluar perpjekjet per liberalizimin e ketyre strukturave" shprehen ekspertet. Po qe nje gje e tille te arrihet edhe ne Shqiperi, duhet qe te realizohen me pare kushtet e nevojshme teknike. Monopolet ne natyre, jane me efiçente, sesa shoqerite ne konkurence. Sepse ngritja e 20 ndermarrjeve per te ofruar te njejtin sherbim do kete nje kosto me te larte ekonomike. Por paraqitet e nevojshme per liberalizimin e çmimeve dhe sherbimeve. Greket, dominojne ne ekonomine shqiptare Deputetet shqiptare te komisionit parlamentar te Ekonomise dhe ekspertet e drejtorise se Konkurences jane te mendimit se prania e grekeve ne sektore te ndryshem te ekonomise ka krijuar nje pozicion dominant te tyre nga i cili, ne shumicen e rasteve perfitohet ne menyre te padrejte. "Nuk mund te thuash se ato krijojne monopole, por zoterojne pozicione dominante. Reagimi i deputeteve shqiptare ne lidhje me kundershtine e ketij pozicioni eshte mese i drejte. Dominanca kolektive duhet te shmanget, sepse ajo demton ndermarrjet e tjera" pohon lidhur me nje fakt te tille drejtoresha e konkurrences prane ministrise se Ekonomise, Edlira Baraj. Prej shume kohesh, opinioni shqiptar ka reaguar ndaj pozicionimit te dy kompanive greke ne telefonine e levizshme apo edhe te 7 kompanive greke per tregtimin e hidrokarbureve. Ne teorine ekonomike kjo quhet pozicion oligopol, pra prania e shume operatoreve nga i njejti vend. Aplikimi i saj behet i rrezikshem ne momentin kur operatoret ne menyre juridike apo faktike vendosin te bashkepunojne me njeri-tjetrin per te luajtur ne treg me ofrimin e çmimeve dhe sherbimeve. Nje gje te tille ne Shqiperi te shtyn ta mendosh fakti i aplikimit te tarifave me te larta ne rajon nga ana e dy operatoreve greke. Nje liste e madhe me ankesa ka mberritur gjate kesaj periudhe ne Drejtorine Antimonpol nga ana e Shoqates se Konsumatorit. Qytetaret kerkojne qe kjo drejtori te reagoje ndaj ketij pozicionimi dominant ne tregun e telefonise se levishme. Por nje gje e tille nuk mund te behet, pasi parlamenti shqiptar nuk ka miratuar ende projektligjin "Per konkurrencen" i cili percakton nje kontrroll nga ana e organeve kompetente edhe per pozicionet dominante ne treg. Ekspertet jane te mendimit se qeveria shqiptare eshte teper e vonuar ne hartimin e ligjit te ri "Per konkurrencen" pasi ai duhej te kishte perfunduar para se te fillonte fushata masive e privatizimeve. Flet z.Edlira Baraj, drejtoresha e Konkurrences prane ME-se: Z.Baraj, sapo keni paraqitur ne parlament projektligjin e ri "Per konkurencen". Si e mbron ai tregun nga situatat monopol? - Ky projektligj do trajtoje bashkimet e medha ne treg, pozicionet dominuese dhe marreveshjet, te cilat do konceptohen ndryshe nga ç'trajtohen ne ligjin aktual "Per konkurencen". Konkretisht, nuk do vihet me theksi te pozicioni dominues, por te abuzimi me te. Ai mund te behet edhe duke lidhur marreveshje juridike apo faktike me operatoret e tjere per te caktuar lojen e perbashket ne treg me çmimet dhe sherbimet. I takon autoritetit te konkurrences qe te gjykoje lejimin e ketyre marreveshjeve. Cilat jane monopolet qe ekzistojne ne Shqiperi dhe perse lejohen ato? - Ne vendin tone ekzistojne monopole ne sektore strategjike si telekomunikacione, ujesjellesa, energjetike etj. Permendim ketu pozicionin monopol ne telefonine fikse te kompanise "Albtelecom", te Bankes se Kursimeve ne nje pjese sherbimesh, KESHit etj. Por pozicione dominuese (monopole) jane krijuar edhe ne sektorin privat. Ketu futet ekzistenca e çmimeve te larta ne telekomunikacion (ndonese vitet e fundit kane hyre ne treg dy operatore). Por edhe mbajtja e çmimeve te larta per hidrokarburet, pavaresisht se ministria perkatese ka rene ne marreveshje me tregtaret per uljen e tij. Prandaj, qe ne fillim te privatizimeve dhe licensimeve nuk duhet te lejoheshin bashkimet qe krijonin pozicion dominues. Ne sektorin e tregtimit te naftes, jane rreth 7 shoqeri nafte greke. A perben ky monopol? - Ne sektorin e tregtimit te gazit dhe naftes, nuk mund te behet fjale per nje situate monopoli, por vetem per pozicion dominant. Jane 20 te tilla qe jane licencuar nga ana e ministrise se Energjetikes dhe nje pjese tjeter ne treg e ze "ARMO". Monopoli mund te quhet nese ato kane nje marreveshje te fshehur mes tyre duke bashkepunuar me njera-tjetren. Por nuk dime nje gje te tille. Monopolet, a jane gjithmone te rrezikshme? Si po behet liberalizimi i ndermarrjeve te sistemit monopol ne vendin tone? - Monopolet ne natyre jane me efiçente, sesa shoqerite ne konkurrence. Sepse ngritja e shume ndermarrjeve per te ofruar te njejtin sherbim do kete nje kosto me te larte ekonomike, por eshte positive, persa i perket sherbimit qe i ofrohet konsumatorit tone sepse realizohet loja me uljen e çmimeve. Sipas te dhenave ne KESh ka filluar procesi i ristrukturimit te tij, pra ndarja ne tre sektore te veçante, transmetim, prodhim dhe shperndarje. Me pas secili prej tyre do te pajtoje operatoret e tij ne lidhje me proceset e veçanta. Kjo eshte ne baze te çmonopolizimit te ndermarrjes KESH sh.a. Nga ana tjeter, edhe per kompanine "Albtelekom sh.a" po fillon faza e liberalizimeve te para, te cilat po duken ne fushen e shtimit te operatoreve lokale. Pra, Albtelekomi e hoqi aksesin e brendshem lidhur me kete problem. Edhe Banka e Kursimeve ka liberalizuar nje pjese te sherbimeve per te cilat dikur zoteronte aksesin e vetem. __________________________________ Do you Yahoo!? SBC Yahoo! DSL - Now only $29.95 per month! http://sbc.yahoo.com
More information about the ALBSA-Info mailing list |