Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] Shekulli

Agron Alibali aalibali at yahoo.com
Thu Jan 30 11:15:47 EST 2003


 
Manipulimet me “The leaders of the world" 
Nga Gery Kokalari

Një lajm i çuditshëm është botuar nga agjencia shqiptare e lajmeve ATSH, dt 22 janar 2003 dhe më pas në gazeta, shoqëruar me një imazh të librit të titulluar “Liderët e botës” me foton e Ilir Metës në kopertinë, dhe me fjalët: “Botohet Antologjia “Liderët e Botës”, fotoja e Metës është zgjedhur si e vetmja për kopertinën e kësaj antologjie”. Është e qartë se qëllimi i ATSH-së është të manipulohet ajo pjesë të publikut që për arsye të ndryshme është në pamundësi për të kontrolluar. 
Unë urrej ta lë këtë lajm të marrë dhenë dhe kjo balonë e vogël shpifjeje të fluturojë e lirë. Eshtë koincidencë e habitshme, por kam qenë i pranishëm në një takim të Kombeve të Bashkuara dy muaj më parë. Po atë ditë po zhvillohej edhe një ceremoni pikërisht për botimin e antologjisë në fjalë. Autorja, Marilyn Perry, ishte atje. Vura re diçka të veçantë: Edhe pse librat ishin të njëjtë, kopertinat kishin versione të ndryshme, pra fotot në kopje të ndryshme të librit, ishin të ndryshme. Në thelb kjo ka të bëjë me një artificë marketingu. Sepse nëse një “lider” do të donte të merrte një libër në vendin e tij e të thoshte “Shihni kush është në kopertinë”, kjo do të të bënte përshtypje. Meta dhe lideri i Zambias janë “në të njëjtën gjatësi vale”.
Në lajmin e ATSH-së, thuhej: “Antologjia voluminoze “The leaders of the ëorld" u publikua në Nju Jork dhe u shpërnda në të gjithë botën. Antologjia përmban fjalime të mbajtura në sesionin e 57 të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara në Shtator 2002. Në këtë Antologji Shqipëria prezantohet me fjalimin e mbajtur nga zv/ministri dhe ministri i jashtëm Ilir Meta gjatë sesionit të 57-të. Në të njëjtën kohë fotoja e Metës është zgjedhur si e vetmja për kopertinën e Antologjisë”. 
Ndërsa në gazetën “The Times of Zambia” publikuar në dt 15 janar 2003, thuhet: “Sipas përfaqësuesit të përhershëm të Zambias në Kombet e Bashkuara, Mëelëa Musambachime, producentja e International Byline në studiot e Kombeve të Bashkuara, Marilyn Perry, ka botuar një libër me 589 faqe ku përfshihen të gjithë kryetarët e sheteve dhe qeveritarë që morën pjesë në sesionin e 57-të të Asamblesë së Përgjithshme për Kombet e Bashkuara në vitin 2002. Për kopertinën e këtij libri të madh është zgjedhur fotoja e Shkëlqesisë së tij, Presidentit Levy Patrick Mëanaëasa. Z. Musambachime tha se ky është një nder i madh për Zambian dhe popullin tonë”.
Pra është më se e qartë që libri është përdorur si mjet propagande për “liderët”, që këta të fundit ta trumpetojnë në vendet përkatëse, siç bëri dhe Meta në Shqipëri. Kjo tendencë është më e prekshme sidomos në demokracitë e brishta, dhe në vende si Shqipëria ku ka nevojë konstante që politikanët të legjitimojnë veten. 



---------------------------------
Do you Yahoo!?
Yahoo! Mail Plus - Powerful. Affordable. Sign up now
-------------- next part --------------
HTML attachment scrubbed and removed


More information about the ALBSA-Info mailing list