| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] Nje film per emigrantet shqiptare ne Greqi - Koha JoneAgron Alibali aalibali at yahoo.comThu Jan 30 11:07:53 EST 2003
Username [input] Password [input] [input] NJE FILM, DASHURI DHE URREJTJE PER SHQIPTARET Ndricim Nero/ Fama e telefilmit "Dashuria erdhi nga larg" eshte bere kohet e fundit objekt diskutimi ne Greqi. Debatet mbi temen e trajtuar ne telefilm kane pushtuar televizionet me te medha te Greqise dhe gazetat me prestigjioze duke filluar nga "Elefterotipia", "To Vima", "Kathimerini" etj, qe i kane kushtuar filmit speciale disafaqeshe. Ne shtypin e shkruar telefilmin dhe regjisori i tij gjen vleresimet me te mira. Filmi shihet nga analiste te njohur greke si nje perpjekje per te ligjeruar permes artit integrimin e bute te emigrantit shqiptar ne shoqerine greke dhe eshte nje shuplake per racizmin e shfaqur gati dhunshem keto 13 vitet e fundit ne Greqi. Nga tjeter kendveshtrim kane dashur ta shohin telefilmin gazetaret e medias vizive. Pa arritur dot qe filmin ta kthejne ne nje veper heretike dhe regjisorin e saj ne nje bukeshkale si dikur te madhin Agjelopulos, permes te ftuarve te zgjedhur nga kontigjenti i shqiptarofobise greke, drejtues emisionesh televizive jane perpjekur te perdhosin romantiken e filmit dhe damkosin si "tradhtare" aktoret "shqiptare" te filmit. Kjo ka ndodhur ne emisionin e dites se hene te transmetuar nga kanali televiziv ANT1 "Me syte e Elis", te drejtuar nga gazetarja greke Elis Stai, ku te ftuar ishin aktoret kryesore te filmit, regjisori i tij, Manusaqis dhe deputeti i Demokracise se Re, Andreolakos. Ne lidhje te drejtperdrejte ishin edhe dy aktoret shqiptare, Laert Vasili dhe Armando Dauti, si dhe kryetari i shoqates se Emigranteve Shqiptare (njera nga shume shoqatat shqiptare ne Greqi) Tahir Mici. I pranishem ne emision ishte edhe perfaqesuesi i policise se Atikes, Filiopulos dhe nje perfaqsues i Pasokut. Por ajo qe mund te konsiderohet si nje provokim ndaj shqiptareve ishte prania e Kryetarit te Shoqates se Shtepive te Vjedhura (?) nje personazh klloun qe nuk vlen t'i permendet emri. Debatet gjate emisionit kane qene aq te ndezura saqe polici i ftuar ne emision, Filiopulos, e kercenoi hapur shqiptarin Mici per perbaltje te figures se policise se demokratizuar greke. Por, nga ana tjeter, pergjigjja e shqiptarit Mici ka qene e prere se policia greke ka keqtrajtuar emigrante shqiptare dhe per kete mjafton te beje nje shetitje nga vendet ku ajo pret cdo dite me autoburgje ne rruget kryesore te Athines. "Dashuria erdhi nga larg", flasin protagonistet Aktori Kostas Sommer rikonfirmoi mendimin e tij se shqiptaret kane qene shpesh objekt i demonizimit ne shoqerine greke. "Ata jane njerez si te gjithe te tjeret, kane boten e tyre, kane traditat dhe historine e tyre qe e meriton te respektohet", tha Somer gjate emisionit. Somer vecoi se asgje e keqe nuk i kanosej Greqise nga emigrantet shqiptare dhe solli per kete shembulin e kombeve te civilizuara si Amerika dhe Kanadaja, si shembull te respektimit te te drejtave te njeriut pa dallim race apo feje. Aktorja Lino Saka shprehu indiferentizmin e saj ndaj politizimit te temave te trajtuara ne telefilm dhe i pohoi me ironi drejtueses se emisioit se "do te mendohej disa dite ne banesen e saj para se te jepte nje pergjigje per ceshtjet e ngritura gjate ketij emisioni". Aktori Paskalis Zaharuas tha se ekzagjerohej me krimet e kryera nga shqiptaret dhe se duhej bere qarte dallimi mes atyre qe shkelin ligjin dhe atyre qe e respektojne ate. "Krimi nuk ka kombesi", tha aktori grek duke qartesuar se me kete opinion nuk kishte aspak nder mend te merrte anen e shqiptareve te inkriminuar. Regjisori i filmit Manusos Manusaqis tha se filmi ka per qellim te njohe nje ane tjeter te shqiptareve. "Shoqeria greke duhet te mesohet me pranine e emigranteve shqiptare ne Greqi. Nga integrimi i tyre ne shoqeri asgje e keqe nuk i vjen Greqise", tha Manusaqis, duke pergezuar njekohesisht bashkepunimin me aktoret shqiptare ne realizimin e filmit te tij. Aktori shqiptar, Laert Vasili, vleresoi lart lojen aktoreske te Kostas Somer. "Une te siguroj se, nese do te vije kandidaturen per deputet ne Shqiperi, do te fitoje njeqind per qind te votave", tha Vasili duke ju drejtuar aktorit grek. Aktori tjeter shqiptar, Armando Dauti, tha se ngjarjet e zhvilluara ne film jane nje pjese e realitetit te jetes se emigrantit shqiptar. "Une ne film luaj rolin e nje vrasesi dhe pranoj se shume nga ne (shqiptaret) ju futen botes se krimit si nje menyre e keqe per te siguruar te ardhura, por ju siguroj se kjo s'do te thote aspak te kriminalizosh nje popull te tere", tha Dauti. Subjekti i filmit Ilia (aktori grek Kostas Somer) shqiptar eshte nje emigrant qe ka ardhur ne Greqi disa vite me pare se bashku me shokun e tij te femijerise Omerin (interpretohet nga aktori shqiptar Armando Dauti) dhe bashkefshatarin e tij Agronin (shqiptari Aleksander Rrapi). Disa vite me pare, ai la me dhimbje vendlindjen e tij, Dukatin ne Vlore dhe te fejuaren Silvia (interpretuar nga aktorja greke Athanasia Puluzi) ne kerkim te nje jete me te mire jashte kufijve te Atdheut. Pas shume sorollatjesh ne vende te ndryshme te Greqise, ai perfundoi ne nje qyteze greke afer Larises, ne veri te Greqise. Punetor i palodhur, i ndershem dhe fjalepake, Ilia ra ne sy te nje pronari vreshtarie, Argjiri (interpretuar nga aktori grek Paskalis Zaharuos) qe e punesoi duke i siguruar madje edhe strehimin fare prane shtepise se vet. Temperamenti i vecante i emigrantit shqiptar, por sidomos bota e tij e madhe shpirterore, i rrembyen zemren grekes se bukur Vasiliqi (aktorja greke Lino Saka). Kjo e fundit nuk ishte e lumtur ne martesen e saj me Argjirin, i cili e tradhtonte me nje kengetare kabareje. Dashuria e lindur mes afendikeshes dhe shqiptarit, vec pasionit te zjarrte, detyroi edhe nje dhimbje te pafund per dy te dashuruarit. Nga njera ane Vasiliqia e ka te veshtire te tradhtoje bashkeshortin e saj qe per cudi tregohet shume i dashur me te, por nga ana tjeter nuk mund te rrije dot qofte edhe nje minute larg shqiptarit. Por Ilia e vuan dashurine qe provon per gruan e afendikoit te tij. Ky i fundit nuk u kursye per gjetjen e nje avokati te zote, gjate kohes kur Ilia ishte futur ne burg padrejtesisht. Ngjarjet e filmit futen ne nje rrjedhe akoma me dramatike kur ne Greqi vjen edhe e fejuara e Ilias, Silvia, se bashku me vellane e saj (aktori sarandiot Laert Vasili). Silvia e dashuron Ilian, por duket se nuk arrin dot te njohe endrrat e verteta te tij dhe nuk i pershtatet personalitetit qe ai ka krijuar gjate viteve te mergimit. Perkundrazi, asaj i duket se jeta eshte thjesht e bukur, duke harruar madje se ne Greqi emigranti e ka te veshtire ta beje jeten ashtu sic deshirn ai. Filmi erotiko-social, ne qender te tij ve temen e emigrantit shqiptar ne Greqi, veshtiresite e integrimit te tij ne shoqerine greke, por edhe kundershite e kesaj te fundit per ta pranuar ate ne gjirin e vet. Filmi trajton nje problematike me te gjere jo vetem nga jeta e emigranteve shqiptare ne Greqi, por edhe probleme te perditshme te shoqerise greke. Telefilmi dhe racizmi, ose "e bukura dhe bisha" Elis Stai eshte nje gazetare e zonja. Ne emisionin e saj te perjavshem (cdo te hene ne mbremje) tek ANT1 behet cope e shkreta qe te afroje sa me shume teleshikues. Shpesh edhe ia arrin, kjo fale edhe syve te saj te bukur. Kur fjala eshte per shqiptaret ajo e ka gjetur celesin e reaksionit. Mjafton te ftoje ne emisonin e saj kryetarin e shoqates me emrin unikal ne bote "Shoqata e Shtepive te Vjedhura" per ta bere me te lehte realizimin e misionit te saj. Ky njeri i cuditshem, me nje emer e mbiemer dymbedhjeterrokesh, leshoi gjate emisionit aq kumbulla saqe i beri te skuqen te ftuarit e nderit ne emision, stafin realizues te filmit. Ky personazh komik para mrekullise se Manussaqis meshironte bishen e eger perballe te bukures. Atij i kishte hyre frika ne palce se pas 20 vjetesh kunati i tij do te ishte shqiptar dhe nipcja do t'i harronte kesisoj greqishten. Vete Elis, nga ana e saj, u perpoq me nderhyrjet e shpeshta te shkaktonte reagime negative ndaj shqiptareve. Me tej perpiqej t'i kapercente problemet fale pervojes se saj si gazetare. Stai e ka shprehur edhe ne mjaft emisione te tjera televizive antipatine e saj per shqiptaret. Sic pritej te ndodhte edhe gjate emisionit te djeshem ajo u kujdes te rikthente imazhin e koheve te arta te televizionit grek, kur shqiptareve u faturoheshin edhe krime te kryera ne Bregun e Fildishte dhe Indonezi. Eshte rasti te kujtohet nje vrasje makaber e disa viteve te shkuara ne Greqi, kur nje i ri grek e paketoi ne valixhe trupin e te dashures se tij amerikane, nje top modele e njohur ne vendin e saj. Derisa u gjend fajtori shigjetimet e shtypit vendas ishin drejtuar te gjitha mbi emigrantet shqiptare. Edhe kur vete autori i krimit makaber pohoi aktin e tmerrshem, gazetare te cuditshem televizive u ndjene keq ne deshtimin e krimit te tyre mediatik. Jo me shume se vera e kaluar nje i ri shqiptar u etiketua nga media greke per krimin e vrasjes se tre gjahtareve. Kjo shenoi nje tjeter rast te tendences televizive greke per te kriminalizuar shqiptaret, ndersa kthimi triumfues i shqiptarit per t'u rikthyer ne Greqi ne nje perballje me drejtesine greke, zhduku cdo iluzion tek shikuesi i mashtruar grek. Gazetarja Stai, ndonese me elegance dhe me buzeqeshjen historike dyshuese helene, i kerkoi regjisorit ne formen e diskutimit te pranonte se "as qe behej fjale ne Greqi te ndodhte qe nje argat shqiptar te binte ne dashuri me afendikeshen e saj te bukur". Nderhyrja e aktorit shqiptar Armando Dauti qe ne film luan rolin e shqiptarit vrases se pohimi i saj mohues nuk i pergjigjej aspak te vertetes. Sic duket, gazetarja greke ende nuk eshte e gatshme te pranoje ate qe Manusaqis ka afirmuar aq bindshem artistikisht ne kryevepren e tij regjisoriale. "Dashuria erdhi nga larg", nen komentin e Elis Stai, ishte thjesht "nje trill artistik larg cdo perputhjeje me realitetin grek". Por audienca e paparashikuar e telefilmit, per fatin e saj te keq, ka deshmuar per te kunderten. Para bukurise se telefilmit dhe ndjenjave te larta njerezore qe ai percon, Elis Stai, per fatin e keq te botekuptimit te saj, nuk ishte nekrahun e se bukures, por te kryetarit me emrin 12-rrokesh te shoqates se "Shtepive te Vjedhura" ose te "bishes". Debatet mbi filmin e Manusaqis Filmi i Manusaqis ka ngjallur mjaft reagime ne Greqi. Kjo u duk qarte ne emisionin "Me syte e Elis". Deputeti i Demokracise se Re Andreolakos shprehu ne debatin per filmin vijen e ashper te partise se tij ndaj emigranteve. Megjithese foli per nje emigracion te organizuar, ai la te kuptohej se situata e deritanishme ishte kaotike duke ia lene faturen per kete qeverise greke. Pikepamjen e tij Andreolakos e shfaqi gjate diskutimit te temes mbi kriminalitetin shqiptareve dhe vendit real qe kjo problematike zinte ne film. Andreolakos nuk mungoi as t'i referohej shembujve te historise qe sipas tij deshmonte per nje egersi te hershme te shqiptareve. "Te mos harrojme se shqiptaret u bene pale me italianet kunder ushtrise sone gjate Luftes se Dyte Boterore", tha deputeti grek. Aktori shqiptar Laert Vasili solli shembullin e gjyshit te tij qe ishte vrare nga italianet ne Sarande, pasi ishte bashkuar me greket kunder invazionit fashist. Por akuza me e rende e Andreolakos ishte per policine shqiptare. "Vellezerit tane vorioepiriote vuajne nen dhunen dhe terrorin e policise shqiptare, ne ndryshim me qendrimin e bute te policise greke ndaj emigranteve shqiptare", rimori idene e tij te preferuar deputeti grek duke shtuar se me ardhjen ne pushtet te Demokracise se Re "do te forcohej kufiri me Shqiperine per te ndaluar cdo kembe shqiptari te shkele ne Greqi si ne nje vreshte pa zot". "Kur te vijme ne ne pushtet Kostas Somer do ta cojme Ambasador te Greqise ne Shqiperi", ironizoi deputeti grek aktorin grek Somer per konsideratat pozitive qe ai ka shprehur per Shqiperine. Perfaqesuesi i larte i policise se Atikes, Filiopulos, tha se nga rreth 9 mije persona pergjegjes per krime ne zonen e Atikes, 2600 jane shqiptare. "Sic shikohet ne nje perqindje te larte kriminaliteti zihet nga emigrantet shqiptare duke deshmuar tendencat e nje pjese te konsiderueshme te ketij komuniteti per krim", komentoi polici grek. Ai eshte kundershtuar nga kryetari i Shoqates se Emigranteve Shqiptare, Tahir Mici. Z.Mici tha se "nuk eshte asapak e vertete se shqiptaret jane burim i se keqes ne Greqi, por, perkundrazi, ata jane angazhuar me kohe ne ndertimin e Greqise se Re". "Ju duhet ta shikoni se cfare bejne shqiptaret ne Greqi, ju duhet ta vleresoni punen e tyre", tha Mici duke shtuar se gjate gjithe ketyre viteve atyre u jane mohuar te drejtat themelore te qytetarit te ketij vendi. Kryetari i shoqates me emrin e cuditshem "Shtepite e Vjedhura" reagoi, duke thene se shqiptaret jane vjedhes dhe kriminele dhe se per kete mjafton t'iu referoheshe statistikave. "Turp per shtetin qe nuk reagon", tha ai duke paralajmeruar se pas 20 vjetesh shqiptaret nga 800 mije qe jane sot, do te behen disa milione dhe atehere kryetari i Bashkise se Athines i takon te jete shqiptar". Shprehje te ketij lloji u ndeshen ne reagimin e forte te perfaqesuesit te PASOK-ut ne emision dhe te shqiptareve te pranishem aty. Nje teme delikate e prekur gjate emisionit ishte edhe shkollimi i shqiptareve. Sipas Andreolakos dhe perkrahesve te tij, qytetaret greke ishin te detyruar t'i conin femijet e tyre nga shkollat publike ne shkollat private per shkak te pranise se shtuar te femijeve te emigranteve shqiptare. Kjo ngjalli reagimin e kryetarit te shoqtes Mici, i cili rikujtoi episodin e pashembullt te disa viteve me pare ne Selanik kur nxenesit me te mire nuk iu lejua te ngrinte flamurin grek pasi ai ishte shqiptar. "Ky eshte nje rast unikal qe besoj te mos kete ndodhur ne ndonje vend tjeter te botes", tha Mici. Ne te vertete per shfaqjen e atehershme te egersise shqiptarofobe greke ndaj nxenesit shqiptar reagoi edhe ish-ministri i Jashtem grek, Pangallos. "Une jam ndjere dy here i turperuar nga shqiptaret, tha Pangallos. Njehere kur u ndalua nxenesi shqiptar i Selanikut te ngrinte flamurin dhe per te dyte kur humbi kombetarja greke e futbollit ne Tirane". Pangallos nuk e ka fshehur asnjehere origjinen e tij arvanitase. Ai eshte nje nga politikanet me me emer te Greqise. Gjithsesi, banaliteti dhe paraqitja komike e sharlataneve te asaj pjese te politikes dhe shoqerise greke u humben vetiu para bukurise se filmit te Manusaqis dhe lojes se perkryer aktoreske te trupes qe ka marre persiper realizimin e telefilmit te suksesshem. --------------------------------- Do you Yahoo!? Yahoo! Mail Plus - Powerful. Affordable. Sign up now -------------- next part -------------- HTML attachment scrubbed and removed
More information about the ALBSA-Info mailing list |