Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] Fwd: Nano ne Kuvend per Nicholas Geixh

Agron Alibali aalibali at yahoo.com
Tue Jan 28 13:43:02 EST 2003


> 
>  Interpelance me kryeministrin NANO per ceshtjen
> Geixh
> Mbajtur nga Kryetari i Grupit Paralmentar te Partise
> Demokrate, Nard NDOKA, në sesionin e dyte të
> Punimeve të Parlamentit për vitin 2003
> Tirane me,27.01.2003
>  
> 
> Z.Kryeminister!
> 
> Kam kerkuar këtë interpelance me ju nje muaj me
> pare, por impenjimet tuaja te shumta, kane detyruar
> vete Z.Pellumbi të thyeje rregulloren e Kuvendit,
> duke u paraqitur në Kuvend një muaj me vonese.
> 
> Megjithate, me mire vone se kurre.
> 
>  
> 
> Problemi për të cilin kam kerkuar këtë interpelance
> është për mendimin tim dhe të Partise që une
> perfaqesoj një problem delikat dhe që për fat të keq
> është manaxhuar në menyren me të keqe të mundshme
> nga Ju personalisht si Kryeminister i vendit, si
> edhe nga një segment tjeter i opozites.
> 
>  
> 
> Menyra se si ju pritet, komunikuat dhe e percollet
> Z.Gejxh, ka shqetesuar jo vetëm një pjese të
> pergjegjshme të politikes shqiptare, të pozites dhe
> opozites, por edhe shoqerine civlile, si dhe me e
> rendesishmja të gjitha organizatat e diaspores që
> jetojne në Shtetet e Bashkuara.
> 
>  
> 
> Për këtë arsye, mendoj se duhet të pergjigjeni me
> seriozitetin me të madh pyetjeve që ju kam drejtuar,
> sepse është në loje jo thjesht dinjiteti i Fatos
> Nanons, por dinjiteti i Kryeministrit të Shqiperise,
> që është në të njejten kohe Kryeminister edhe i
> atyre që votojne për ne, opoziten, dhe i atyre që
> kane shpenzuar kohe, para dhe energji për të punuar
> për ceshtjen shqipetare, për të jetuar me të dhe për
> tu perballuar me ekstremiste të pandreqshem, sic
> është z.Nikollas Geixh.
> 
>  
> 
>  
> 
> Ardhja në Tiranë e greko-amerikanit Nikos Gaxojanis
> (i njohur edhe si
> Nikollas Geixh), dhe veçanërisht pritja zyrtare e
> rezervuar për të nga ana e
> qeverisë shqiptare, shkaktuan polemika të shumta dhe
> reagime nga të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen, jo
> vetëm për vizitën e Geixhit, por dhe për rolin e
> diasporës në zhvillimet e ndryshme në Shqipëri e më
> gjerë.  
> 
>  
> 
> Shtypi shqiptar pasqyroi letrat e mërgimtarëve ne
> Greqi, Itali, Angli e gjetkë, dhe media raportoi
> reagimin e shumë politikaneve shqiptarë, si
> ish-Presidenti Mejdani,  z.Genc Pollo, Znj.Jozefina
> Topalli, zotërinjtë Sabri Godo, Sabit Brokaj, 
> Pjetër Arbnori etj.  
> 
>  
> 
> Shumica e tyre shprehën rezervat për personin në
> fjalë, pikëpamjet që ai përfaqëson, ashtu dhe për
> mënyrën se si ai u trajtua.
> 
> 
> 
> Falenderojme median qe me ndihmën e vetë zotit Geixh
> e ka bërë tashmë të qartë se ai nuk është një mik as
> i Shqipërisë dhe as i shqipëtareve, e mbi të
> gjitha, ai nuk përfaqëson ndonjë element të
> shëndoshë të shoqërisë apo
> qeverisë greke që ka në gjirin e saj greko-amerikanë
> të nderuar si Ministri
> i Jashtëm z.Papandreu.  
> 
>  
> 
> Nuk duhet të harrojmë se jo shumë kohë më pare, Ju
> dhe një segment tjeter i partise tuaj, mohuat me
> ngulm se kishit takuar grekun Gaxojanis në një
> ishull të Greqisë, mbase të shqetësuar nga efekti që
> mund të kishte ky "takim sekret" në karrierën tuaj
> politike,  sidomos në atmosferën kacafytëse të asaj
> kohe.  
> 
>  
> 
> Çfarë ka ndryshuar që atëhere që takimet tuaja  me
> Geixhin jo vetëm nuk fshihen por meritojnë një
> pritje protokollare?!  Asgjë për sa i përket
> pikëpamjeve të Geixh.  Megjithëse në mënyrë më të
> moderuar, edhe gjatë kësaj vizite z.Geixh ruajti te
> njejtin qendrim antishqiptar qe
> ka demonstruar dekaden e fundit.  
> 
>  
> 
> Ai iu permbajt perseri tezave që 30% e shtetasve ne
> Shqipëri janë grekë, (pra rreth një milion banorë),
> që Shqipëria nuk mund të kërkojë të drejta për dy
> million shqiptarët e Kosovës pa i dhënë më parë të
> njëjtat të drejta minoritetit grek, dhe që camët e
> merituan dëbimin e dhunshëm, pasi ata paskeshin qenë
> bashkëpuntorë të nazistëve gjermane.
> 
> 
> Duke qenë se veprimtaria anti-shqiptare e Geixhit
> zhvillohet kryesisht
> në Amerikë, ishte më se e natyrshme që midis
> shqiptarëve që reaguan më shumë e më ashpër për këtë
> ngjarje, ishin shqiptarët e Amerikës, midis të
> cilëve edhe Këshilli Kombëtar Shqiptaro Amerikan, të
> cilin kam kenaqesine ta falenderoj dhe ti shpreh
> nderimin tim për rolin e pazevendesueshme që ka
> luajtuar dhe vazhdon të luaje për ceshtjen Shqiptare
> dhe intersat kombetare.
> 
>  
> 
> Pavarësisht se të gjithë ne e kuptojmë që takimet
> qoftë dhe me "armiqtë" janë pjesë e jetës politike,
> për shumicën tonë dhe me sa duket dhe për një pjesë
> të shëndoshë të publikut shqiptar dhe spektrit
> politik, ishte e habitshme që Shqipëria zyrtare,
> përfshirë dhe një pjesë të opozitës, diskutuan me
> z.Geixh vetëm axhendën e këtij të fundit dhe aspak
> qëndrimet e tij të mësipërme e të përsëritura.
> 
> 
> 
> I armatosur tashmë me fotografitë dhe buzeqeshjet që
> ka marrë në Tiranë,
> zoti z.Geixh tani mund të bëjë "parada" pa frikë në
> Kongresin Amerikan (siç ka bërë disa here në të
> shkuarën) e të vazhdojë ti mbushë mendjen atyre për
> persekutimin e minoritetit grek në Shqipëri; për më
> tepër, ti thotë që tani
> ka dhe mbështetjen e gjithë faktorëve politikë në
> Tiranë.   
> 
>  
> 
> Prandaj z.Kryeminister, për të gjitha arsyet e
> mesiperme, ju kerkoj edhe një here të jeni serioz
> dhe i ndershem në pergjigjen tuaj.
> 
>  
> 
> Duhet të kuptoni që une dhe partia ime nuk është
> duke luajtur rolin e nacionalisteve ekstreme,
> perkundrazi mendojme se e ardhmja e vendit dhe
> politikes se tij është ballafaqimi i ideve, hapja
> ndaj botes, si dhe integrimi.
> 
>  
> 
> Por ne nuk mund të heshtim kur të gjitha konceptet e
> mesiperme nuk ruajne dinjitetin e postit që Ju
> perfaqesoni. Për fat të keq!
> 
>  
> 
> Jam në pritje të pergjigjes tuaj, faliminderit për
> vemendjen.
> 
>  
> 
>
--------------------------------------------------------------------------------------------
> 
>  
> 
>  
> 
>  
> Zoti Kryeminister
> Trajtimi i pritjes se nje personi te tille si nje
> ceshtje protokollare apo ne frymen e re eshte e
> pritshme prej jush. Normalisht te ishte  per persona
> te tjere, publike apo private qe ju keni takuar para
> kamerave apo larg tyre, as une dhe as ndokush
> tjeter, nuk do te kishte marre mundimin per t'ju
> drejtuar pyetje e per t'ju kerkuar sqarime. 
> 
> Por rasti ne fjale eshte i vecante, sic eshte e
> vecante edhe sjellja e re dhe e vjeter e ketij
> individi. Pike se pari per tu sqaruar te gjithe mund
> te biem dakord se nuk eshte aspak e udhes ne kete
> shekull te ri qe u hap nen shenjen e integrimit qe
> te kthehemi ne praktika te panevojshe perzenjesh te
> cilat kane ndodhur fatkeqsisht me pare, me vend e pa
> vend, ne situata krizash e tensioni. Shqiperia eshte
> e duhet te jete nje vend  i hapur. Edhe ata qe e
> kane koken plot paragjykime te shekullit te kaluar
> duhet te kene nje shans per te ardhur dhe per ta
> njohur direkt realitetin.  Kjo vlen edhe per
> mysafirin tuaj te dates 4 dhjetor. 
> 
> Por ky rast  i vecante na sjell ne vemendje ndjenjen
> e veterespektit dhe dinjitetit qe duhet te kene
> shtetaret e larte per funksionet qe mbajne. Une e
> respektoj funksionin e kryeministrit, dhe ajo qe me
> irriton eshte kur konstatoj se vete personi qe mban
> kete funksion nuk ka respektin e duhur per te dhe
> nuk e trajton me dinjitetin e duhur. Sic eshte p.sh.
> largimi dy jave ne drejtim te paditur. 
> 
> Mysafiri juaj zoti kryeminister ka pikepamje shume
> te cuditshme;  ai eshte babai i tezes se Shqiperia e
> Jugut- ne gjuhen e tij Vorioepiri - duhet te këtë te
> njejtin status si Kosova. Kete pikepamje ai e
> parashtroi serish gjeresisht ne median tone, e
> vetmja per te perziere sensacionalizmin  me
> provincializmin. 
> 
> Ju zoti kryeminister ne takimin tuaj heshtet per
> kete ceshtje. Nuk patet guximin as te verenit se kjo
> paralele nuk qendron. Nje tjeter ne vendin tuaj do
> ti kishte thene atij zoterise se po derdelliste
> brockulla. Dhe do te ishte me i inderuar. Por,  ju
> mund te ngushelloni vetveten se homologu juaj ne
> opozite beri saktesisht te njetjen gje.
> 
> Fjala e duhur ne momentin e duhur mund te te
> shpetoje faqen. Nuk mund t'ju akuzoj me per takimin
> ne Krete me Milloshevicin sepse ju ka shfajesuar ai
> qe ju paditi i pari, por mund te them se nqs. kur
> dolet nga takimi dhe pasi ai qe sot eshte i burgosur
> ne Hage deklaroi se Kosova eshte ceshtje e brendshme
> e Serbise, dhe ju te kishit thene vetem se nuk ishit
> dakord me kete mendim, kjo do t'u kishte vene emrin,
> respektin e dinjitetin ne vend tek shume shqiptare,
> brenda e jashte kufirit tone shteteror. Por ju as
> atehere dhe as tani nuk e bete dot kete. 
> 
> Ju i sqaruat Geixhit te drejtat e pakices greke ne
> Shqiperi. Nuk e kam kuptuar se c`mandat mund te kete
> ky person qe nuk perfaqeson as pakicen, as Greqine,
> dhe as Ameriken, por nje tufe ektremistesh
> orembetur. 
> 
> Une do te preferoja qe per te drejtat e pakices ne
> radhe te pare te flisja me perfaqsuesit e saj qe
> jane te zgjedhur ne kete Kuvend pasi besoj se me ta
> mund te merremi vesh shume me mire edhe per te
> zgjeruar gamen e te drejtave dhe sidomos zbatimin e
> tyre.
> 
> Dhe ne fund te fundit nuk e kuptoj pse duhet ta
> prisnit personalisht ju. Justifikimet diplomatike
> nuk qendrojne per kedo qe i njeh keto rrethana. Nese
> duhej te merrej nje kontakt atehere per kete keni
> keshilltare e sekretare pafund. Do te shpreh ketu
> konsideraten per Presidentin e Republikes qe diti te
> qendroje jashte kesaj vorbulle ndryshe nga ju e nje
> pararendes i tij. 
> 
> Dhe se fundi edhe ju mund te mesoni dicka nga
> reagimet e komunitetit te madh shqiptaro-amerikan.
> Ky komunitet ka bere jo pak per shqiptaret dhe ne
> nje demonstrim uniteti te rralle per te, shprehu
> indinjate per sjelljen tuaj e te homologut tuaj ne
> opozite. Mendoj se zeri i tyre duhet degjuar me me
> vemendje, dhe ambasadoret tuaj nuk duhet te lejohen
> te leshojne fyerje ne adrese te
> shqiptaro-amerikaneve sic ka ndodhur fatkeqesisht.
> 
>                                        Ju
> faleminderit
> 
>  
> 
>  
> 
> 


__________________________________________________
Do you Yahoo!?
Yahoo! Mail Plus - Powerful. Affordable. Sign up now.
http://mailplus.yahoo.com



More information about the ALBSA-Info mailing list