| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] Marredheniet Shqiptaro-Greke - Tartari ne Kohe JoneAgron Alibali aalibali at yahoo.comSat Jan 11 06:06:02 EST 2003
Disa komente mbi marredheniet shqiptaro-greke Nga Agim I. Tartari/ Sipas asaj qe kam lexuar, "zevendeskryeministri dhe ministri i Jashtem, Ilir Meta, shprehet ne Kuvend pro kerkeses se politikes shqiptare per abrogimin nga ana e shtetit grek te ligjit te Luftes, qe eshte ne fuqi prej 68 vjetesh mes Greqise dhe Shqiperise. Gjithashtu, Ministri i Jashtem u shpreh pro edhe nisjes se bisedimeve mes te dy shteteve per ceshtjen e popullsise came per kthimin e pasurive dhe te pronave te tyre nga shteti grek. Sipas tij, heqja e ligjit te luftes ka lidhje edhe me ceshtjen e pronave dhe pasurive te cameve, te cilat u sekuestruan ne baze te ketij ligji. ...Greqia i shpalli gjendjen e luftes me Shqiperine me 28 tetor 1948 me dekret nr. 2636. ...Ky vendim solli me pas sekuestrimin e pasurive dhe te pronave, si dhe shpernguljen e popullsise came nga vendbanimet e tyre. ... ne vitin 1941, qeveria greke kuislinge e shfuqizoi kete ligj, Por pas clirimit te Greqise, qeveria e re ne 1944 e rivendosi perseri keteligj. Kete radhe gjendja e luftes ekzistonte vetem me Shqiperine dhe jo me Italine qe e pushtoi Greqine". Pervec kesaj, nga mediat elektronike mesova se zv.ministri i Mbrojtjes i Greqise gjate vizites se tij te fundit ne Shqiperi ka deklaruar se ligji i luftes nuk ka perse te shfuqizohet perderisa qeveria greke ka bere nje deklarate qysh ne vitin 1987 dhe me pas midis dy vendeve eshte perfunduar dhe nje Traktat Miqesie, Bashkepunimi dhe Fqinjesie te mire (21.3.1996). Sa siper me jep pershtypjen se lidhur me keto probleme ekzistojne paqartesira e moskuptime, vazhdimi i te cilave do ta beje te pamundur zgjidhjen perfundimtare te problemit qe realisht ekziston. Persa i perket asaj qe eshte shkruar ne gazeten "Shekulli", duke mos qene "ne gazete", nuk jam i sigurte se cili eshte deklarimi i sakte i zv.kryeministrit dhe keshtu ne te mund te kete dhe trajtime apo komente te gazetes. Sidoqofte, ne te konstatoj nje sere gabimesh si logjike ashtu dhe juridike. Aty thuhet se ligji i luftes eshte ne fuqi ka 68 vjet, me poshte thuhet se ai eshte miratuar me 28 nentor 1948 (pra 64 vjet me pare), me poshte thuhet se ne 1941 kete ligj e shfuqizoi qeveria kuislinge dhe e rivendosi ne fuqi qeveria e dale pas clirimit te Greqise ne 1944 dhe se ky ligj ekziston vetem me Shqiperine dhe jo me Italine qe e pushtoi. Me duket e tepert te humbitet kohe per te komentuar mishmashin e ketyre te dhenave qe na jep gazeta. Pavaresisht nga sa siper, sipas mendimit tim thelbi i problemit nuk eshte qenia apo jo ne fuqi e te ashtuquajturit "ligj i luftes". Problemi kyc eshte: ne kohen qe Italia sulmoi Greqine, dmth me 28 tetor 1940, Shqiperia a ishte shtet sovran dhe a mund te ishte nje shtet rmik i Greqise dhe ne gjendje lufte me te? Per historikun e kesaj ceshtjeje eshte diskutuar se tepermi, edhe publikisht, duke filluar qe nga viti 1991 (nga i nenshkruari: "Kosova", 29.9.1991: "Gjendja e luftes" midis Greqise dhe Shqiperise, "Republika 10.10.1999: Marredheniet shqiptaro-greke ne driten e se drejtes nderkombetare, "Shekulli" 21.8.2000: Edhe 4 vite kohe per te ndrequr padrejtesite 60-vjecare, etj). Kjo ceshtje u be sidomos e njohur nga z. Abdi Baleta nga deklarata e tij e 14 korrikut 1994 ne Kuvend. Shkurtimisht ky historik mund te permblidhet keshtu: me 28 tetor 1940 Italia sulmoi Greqine nepermjet territoreve te pushtuara te Shqiperise. Me 10 nentor 1940 parlamenti grek miratoi ligjin 2636/1940 "mbi veprimet juridike armiqesore dhe konfiskimin konservativ te pasurive armike" - i ashtuquajturi ligj i luftes. Ne te njejten date miratohet dhe nje dekret i Mbretit me kete permbajtje: "Percaktojme si shtete armike sipas kuptimit te ligjit te detyrueshem te lartpermendur, Italine me dominionet e saj, territoret perandorake dhe kolonite e saj dhe Shqiperine. Veme ne zbatim ne teresi dispozitat e ligjit ne fjale...prej dates 28 tetor 1940". Pa permendur hollesira te tjera, ne 1948 miratohet dekret-ligji nr. 1138 i cili, duke ndryshuar nenin 21 te ligjit 2636, sanksionon se marrja fund e dispozitave te ketij ligji behet me vendim te perbashket te kryetarit te qeverise dhe te ministrave te jashtem, te financave dhe te drejtesise, qe botohet ne Gazeten Zyrtare greke. Nga sa siper del qe Greqia e ka konsideruar Shqiperine si nje shtet nderluftues ne vitin 1940, megjithese arsye juridike per te mbeshtetur kete teze nuk ekzistojne. Sidoqofte, me 10.2.1947 u nenshkrua ne Paris Traktati i Paqes, dhe duke qene se edhe Shqiperia ne baze te dekretit nr. 480. dt. 9.10.1947 te Kuvendit Popullor aderoi ne kete Traktat, sipas nenit 88.1 te tij u konsiderua fuqi shoqe. Kjo eshte nje tjeter arsye per te perjashtuar gjendjen e luftes midis Greqise dhe Shqiperise edhe ne vitin 1940. Megjithate, deri sa u rivendosen marredheniet diplomatike midis dy vendeve, kjo gjendje ka ekzistuar dhe pretendimet fillestare te Greqise, megjithese jo te paraqitura formalisht ndonjehere - me sa di une - ishin per nje demshperblim edhe nga Shqiperia,pretendim i cili ishte i pabazuar, vec arsyeve te shumta juridike, edhe per faktin se per demet e pesuara nga lufta e 28 tetorit 1940 Greqia e mori nje here demshperblimin nga Italia. Rrjedhoje e drejtperdrejte e dekretit mbreteror dt. 10.11.1940, permendur me lart ishte qe te gjitha pasurite shqiptare ne Greqi u vune ne sekuester konservative nga shteti grek dhe per keto pasuri ky regjim vazhdon edhe sot. Per kete eshte vene ne dijeni edhe Ministria e Puneve te Jashtme qysh me 30 maj 1999 (shih artikullin "Marredheniet shqiptaro-greke ne driten e se drejtes nderkombetare", permendur me lart). Pra, sot problemi nuk eshte te shfuqizohet ligji i luftes per te cilin kerkohet nje procedure e percaktuar nepermjet parlamentit. Problemi eshte me i thjeshte: me nje vendim te perbashket te kryeministrit se bashku me ministrat e jashtem, te financave e te drejtesise te percaktohet se Shqiperia nuk ka qene ndonjehere shtet armik me Greqine dhe prandaj vendimi ne fjale te kete efekt prapaveprues (ex tunc). Ky vendim duhet domosdoshmerisht te botohet ne Gazeten Zyrtare te Greqise. Vetem kjo do te bente te mundur heqjen e sekuestros mbi pasurite eshtetasve shqiptare vene ne 1940 dhe t'u jepte pronareve apo trashegimtareve te tyre te drejten qe te rimarrin keto prona se bashku me te ardhurat e tyre qe shteti grek ka vjele e vazhdon te vjele qysh nga viti 1940 dhe te cilat deri sot vazhdojne te kalojne ne buxhetin grek. Eshte e vertete qe, ashtu sic deklaron zv.ministri grek i Mbrojtjes, qeveria greke ka bere nje deklarate ne vitin 1987 duke mos e konsideruar Shqiperine ne gjendje lufte, por kjo deklarate shtypi nuk ka lidhje me pasurite e sekuestruara ne 1940. Ketu nuk eshte fjala ne se ekziston apo jo gjendje lufte midis Shqiperise dhe Greqise, fjala eshte si e konsideron Greqia Shqiperine ne vitin 1940. Dhe kjo zgjidhet nga ai akt juridik qe kerkohet nga neni 21, i ndryshuar, i ligjit nr. 2636/40, i cili te botohet ne Gazeten Zyrtare greke. Kjo do te ishte ne perputhje e ne zbatim edhe te nenit 15 te Traktatit te Miqesise qe na kujton zv.ministri grek i Mbrojtjes, mbasi kjo dispozite percakton se "Secila nga Palet Konraktuese do te perballoje mundesine e heqjes brenda kuadrit te saj ligjor, te pengesave qe veshtiresojne gezimin e pasurive qe kane shtetasit e njeres Pale ne territorin e Pales tjeter". Persa i perket problemit cam, nga sa u permend shkurt me lart, ai nuk ka lidhje me konsiderimin e Shqiperise si shtet armik sipas dekretit mbreteror te 10 nentorit 1940 dhe i cili pati si rrjedhoje vendosjen e sekuestros konservative mbi pasurite e shtetasve shqiptare. Camet ne ate kohe ishin shtetas greke dhe jetonin ne tokat e tyre. Por, si pasoje e genocidit qe ushtroi Greqia ndaj tyre ne 1944, ata u detyruan te braktisnin pronat e tyre dhe te gjejne strehim ne Shqiperi. Keshtu qe camet nuk humben vetem pronat. Neni 15.2 i Deklarates Universale te te Drejtave te Njeriut sanksionon se "askush nuk mund te privohet nga shtetesia e tij...." e, megjithate, ata u privuan nga shtetesia e tyre dhe nga te gjitha te drejtat e tjera te tyre. Perballe persekutimit, te cilit iu nenshtrua populli cam, Shqiperia u dha atyre strehe duke marre persiper te gjitha pergjegjesite qe rridhnin nga ky veprim, pa permendur shpenzimet qe iu desh te perballojne kete rast. Kundrejt ketij veprimi, kundrejt shpenzimeve shume te medha per mundesite financiare te Shqiperise te asaj kohe, qeveria greke eshte pergjegjese ndaj Shtetit shqiptar, sepse ishte ajo shkaktare e vetme per kete situate. Prandaj problemi cam nuk mund te zgjidhet vetem me kthimin e tokave sepse demi i cameve eshte shume me i madh dhe pasuria e tyre nuk ishte vetem toka. Ky do te ishte nje likuidim teper i thjeshte i problemit cam. I konsiderova te nevojshme keto pak shenime vetem per te davaritur pak ate mjegullnaje qe krijon artikulli i lartpermendur, por problemet qe ekzistojne jane shume me teper se sa mund te trajtohen ne nje artikull te shkurter gazete. --------------------------------- Do you Yahoo!? Yahoo! Mail Plus - Powerful. Affordable. Sign up now -------------- next part -------------- HTML attachment scrubbed and removed
More information about the ALBSA-Info mailing list |