Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] Shqiptaret Orthodokse Shprehin Shqetesim me Viziten te Gaixhit

albboschurch at juno.com albboschurch at juno.com
Tue Jan 7 04:55:47 EST 2003


                    Kryepeshkopata Orthodokse Shqiptare në Amerikë

Deklaratë për Shtyp:
4 Janar 2003


Shqiptarët Ortodoksë Shprehin Shqetësim në Lidhje me Vizitën e Fundit të
Gaixh në Tiranë

Boston -   Ne një memorandum drejtuar Departamentit Amerikan të Shtetit,
zyrtarët e Kishës Ortodokse Shqiptare regjistruan "shqetësimin e shprehur
nga anëtarë të Kryepeshkopates në lidhje me natyrën dhe qëllimin e
vizitës së fundit të z.  Nikolas Gaixh në Shqipëri dhe faktit që
Ambasadori Xhefri e shoqëroi atë në takimet me zyrtarët shqiptarë dhe
udhëheqësit politik.

Komunikata deklaronte se:  "Shumë e kanë interpretuar këtë ngjarje si një
mbështetje të pikëpamjeve të z. Gaixh në lidhje me aspekte të ndryshme të
politikës së brendshme e të jashtme shqiptare.   Shqetësim të veçantë
kanë ngritur deklaratat e z. Gaixh të cilat ekzagjerojnë jashtëzakonisht
numrin e minoritetit grek në Shqipëri, pretendimet e tij të gabuara se të
gjithë shqiptarët orthodoksë janë grekë etnikë, ngatërrimin që u bën
çështjeve që kanë të bëjnë me kosovarët si dhe pikëpamjet e tij të
pambështetura rreth historisë së çamëve.  Pozicionet që ai ndërmerr në
lidhje me këto çështje janë në konflikt me të dhëna dhe raporte
autoritative të përgatitura nga vëzhgues të paanshëm dhe agjensi
ndërkombëtare.  Për këto arsye, ne jemi të zhgënjyer nga nënkuptimet që
kjo vizitë mund të duket se ka; dhe aq më
shumë për mundësinë e rizgjimit të armiqësive nga të cilat nuk përfitojnë
të gjithë popujt e rajonit.

Komunikata u nënshkrua nga Hirësia e Tij, Peshkopi NIKON,  Kancelar i
Dioqezës, Shumë i Nderuari Artur Liolin dhe z. Uilliam Poist,  Kryetar
laik i Këshillit te kryepeshkopates.  Mesazhi gjithashtu shkruante se:
"Duke pare nivelin e shqetësimit në mes të komunitetit Shqiptaro-Amerikan
dhe mundësinë e ndikimit në marrëdhëniet Shqiptaro-Amerikane, ne do të
ishim mirënjohës sikur Departamenti i Shtetit të jepte një sqarim në
lidhje me këtë çështje."

"Dialogu dhe diskutimi midis atyre që kanë pikëpamje të kundërta
naturisht që është gjithnjë për tu mbështetur.  Ashtu si në të shkuarën,
arqidioqeza mbështet nisma konstruktive për të përparuar bashkëpunimin
dhe mirëkuptimin midis kombeve dhe popujve të Europës Juglindore."
-------------- next part --------------
HTML attachment scrubbed and removed


More information about the ALBSA-Info mailing list