| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] Per qendren e Tiranes - KorrieriAgron Alibali aalibali at yahoo.comFri Feb 28 23:02:17 EST 2003
Qendra e Tiranes, dinjiteti i shqiptareve Perpara disa ditesh, studiuesi Ardian Klosi, nepermjet nje shkrimi te gjate ne faqet e gazetes "Shekulli", terhiqte vemendjen e cdo qytetari te Tiranes per pretendimin e padrejte te kryesive te dy feve me te medha ne Shqiperi, per ngritjen ne mes te qytetit te nje xhamie te madhe dhe te nje kishe madheshtore. Shqetesimi i autorit te shkrimit, ishte i drejte, qytetar, kulturor dhe kombetar. Pas leximit te shkrimit ne fjale, hamendesova se mos kjo kerkese, ishte nje deshire, por me pas ne faqet e gazetes "Sot", lexoj se kerkesa e mesiperme, ishte aq serioze, sa qe problemi kishte shkruar deri ne Ameriken e madhe. Sipas burimeve te gazetes, vite me pare perfaqesues te lobit grek ne Amerike, kishin marre kontakt me Presidentin e atehershem Bill Klinton dhe i kishin kerkuar ndermjetesimin e tij prane pushtetareve te Tiranes, per te lejuar ngritjen ne mes te kryeqytetit, prane Komitetit te Partise Socialiste, te nje kishe madheshtore. Ma merr mendja se cilido njeri, me sado pak ndergjegje kombetare, do te shtronte vetiu pyetjen: "Cfare meraku i paska ngrene zoterinjte e lobit grek ne Amerike, per te patur nje kishe ne qendren e kryeqytetit te SHQIPETAREVE?!" Besoj se edhe vete Presidentit Klinton, i cili, vecanerisht pas nderhyrjes ne fatet e Kosoves, mori respektin e perhershem te cdo shqiptari, duhet t'i kete bere pershtypje kjo kerkese. Ne faqen e pare te gazetes ne fjale, terheq vemendjen kryeartikulli me germa kapitale "JANULLATOSI I ANKOHET BUSHIT!!" Nga shkrimi del se kerkesa e bere dikur Presidentit Klinton, i eshte drejtuar edhe Bushit. Nuk e di se, me cfare llogjike e kerkon qendren e kryeqytetit, kryetari grek i kishes shqiptare? Te me fale lexuesi dhe cilido tjeter, pasi ne rrjedhen e shkrimit, nuk do perdor titujt: shkelqesi, madheri, lartesi e shenjteri. Ne kohen tone kur bota ka dale e zhveshur, perpara syve te miliarda njerezve, me ligesine, intrigen, dobesine, mashtrimin, imoralitetin, spekulacionin....edhe miresine, nuk kane vend titujt e mbartur nga mesjeta injorante e makaber. Sot ka kryetar shteti, kryetare kishe, xhamie, kryetare partie apo shoqatash, te cilet, ne qofte se do te bejne vepra te mira per te miren e njerezimit, do te mbeten ne kujtesen e historise dhe ne ndergjegjjen e njerezve, te dashur e te paharrueshem. Ne te kundert, do te harrohen gjurmet e tyre te zeza...Njerezit si qenie, jane te gjithe njesoj, si mbreti dhe lypesi, pasi t'u mbaroje koha e prere nga zoti ne kete bote, do shkojne te pleherojne token. Sic ka ndodhur edhe me miliardat qe kane shkuar perpara. Ne kete bote nuk ka njerez te shenjte, e aq me pak te pavdekshem. Sa here harrohet ky fakt i thjeshte, na lindin individet tabu, qe firmosin inferioritetin e popujve per ta mbushur boten me krime... Le t'ua leme shenjterine Krishtit, Muhamedit, Budes, Lazarit, etj, pavaresisht nga betejat qe kane bere ata ne jeten e tyre, apo nga armet qe kane perdorur per te ngulitur ne ndergjegjen e njerezve pushtetin e besimit.... U zgjata disi ne kete arsyetim, por kjo vjen ngaqe ne na plasi shpirti qe ne kete jete kaq te perkohshme, na duhet t'u puthim doren individeve qe na marrin edhe driten e saj. Po le te kthehemi te kerkesa e zotit Janullatos. E cuditshme dhe jashte llogjikes eshte shkuarja e kesaj deshire deri te Presidentet e Amerikes. Mendoni nje cast sa absurd do dukej telefonata nga Shtepia e Bardhe: "Alo, zoti Moisiu? Lereni te qete zotin Janullatos te ndertoje ate kishen ku e deshiron ai!" Zot, mos ndodhshin te tilla cudira. Perpara disa kohesh, ne nje televizion, shfaqet kreu i kishes ortodokse ne Gjirokaster, duke bekuar nje pike karburanti. Une nuk jam fetar, nuk besoj bekime prifterinjsh, hoxhesh apo dervishesh, pasi nuk me le llogjika e jetes. Ne qofte se keto bekime, do zinin vend ne jeten e njerezimit, jo vetem do te dilte jashte rolit shkenca mjekesore, por edhe bota nuk do te ishte sot ne kete kategori tragjike. Une besoj se si cdo veper e ka nje autor, edhe bota me jeten e kane nje autorin e tyre te jashtezakonshem, te cilin njerezimi e ka quajtur Zot. Perderisa ai na ka sjelle ne jete si krijesen me te kompletuar me arsyen dhe mundesine e veprimit per transformimin e tokes djerre, bij te tij me te denje duhet te jene ata qe e kryejne kete mision me pune, me djerse e ndershmeri. Natyrshem, keta nuk kane nevoje per keshillen e ndonje zyre, cfaredo emri paste ajo. Pra, m'u duk i pakuptueshem bekimi nga ana e kreut te larte te kishes te nje pike karburanti, aq me teper kur keto nyje tregtie jane nga me te perfolurat per korrupsion, nga vete kreret e politikes sone. Gjithesesi, punet e tij i di vete zoti Janullatos, kurse une si qytetar shqiptar, do ta uroj sinqerisht qe se fundmi, te bente kryepunen: Pas nje ndihme te madhe qe i ka dhene kishes shqiptare, pas shkaterrimit nga komunizmi, te lere ne vend te tij nje prift shqiptar dhe te largohet per ne atdheun e tij, duke marre me vete mirenjohjen e gjithe besimtareve dhe nje titull nderi nga presidenca e vendit. Ne te kundert, jo vetem mbi dinjitetin e shqiptareve, do te mbetet pikepyetja po shteruese: "A nuk gjendet ne mes te ketij populli nje kryeprift per kishen ortodokse?" Por edhe misioni fisnik do te vihet ne dyshim. Per hir te se vertetes, duhet thene se zoti Janullatos, per kerkesen e tij e ka dhe nje te drejte, nje shkak te natyres sfiduese. Kryetari i myslymaneve Hafiz Koci, kerkon me kembengulje ngritjen e nje xhamie madheshtore ne lulishten prane Parlamentit shqiptar. Pra, ne te ardhmen, kur kjo te jete ngritur, ne castin qe hoxha do therras namazin, duke iu lutur hapesires pa fund, deputetet aty prane, te cilet duhet te mbajne praktikisht me debat, ne kembe ekonomine, politiken dhe moralin e kombit, duhet te pushojne. Ështe lehte e kuptueshme se karshilleku fetar i semure ne mes dy feve, luan rol ne arritjen e qellimit, pa u kujtuar kush, se kjo "gare" mund te sjelle pasoja afatgjata negative ne harmonine tradicionale fetare te shqiptaret. Eshte i dhimbshem fakti qe perfaqesuesit e feve, si te afert te zotit, gjate 12 viteve qe shqiptaret u zhyten ne nje katraure tragjike, nga politikane sharlatane, nuk dolen njehere kompakt perpara besimtareve t'u benin thirrje, t'u drejtoheshin vellazerimit e jo depove te armeve. As njeri nuk u kujtua te dilte ne mitingjet e pergjakshme, sic dilte fisnikja Nene Tereza ne mes te plumbave ne Liban. Kush e imitoi ate plake te paket tek ngjitej ne pallat mbreterish e presidentesh me ato sandalet me rripa, per te kujtuar se poshte dritareve te lluksit te tyre marramendes shtrihej varferia njerezore. Kreret fetare, me teper se kush, duhet ta kuptojne se sot shqiptaret kane nevoje urgjente per ndermarrje e institucione prodhimi ku te punesohen per te dale nga kriza e rende ekonomike qe i ka pllakosur, e jo per te ngritur kisha e xhami ne kater anet e vendit, madje dhe atje ku nuk ka fare besimtare perkates. A nuk do te ishte me e perendishme ngritja e nje shtepie moderne femijesh jetime? Lutjet le t'i bejme, por boten dhe jeten e zbukuron djersa. Ne qofte se kreret fetare ne fjale, pretendojne si prone vendin e dikurshem te kultit ne qender, ka Kushtetute dhe ligje qe e kompensojne ate diku tjeter dhe jo atje ku prishet bukuria dhe urbanistika e kryeqytetit. Ku prishen dy nga lulishtet me frymedhenese per banoret e Tiranes qe po i afrohen milioneshit. Intelektualet ne radhe te pare, dhe gjithe qytetaret e Tiranes, duhet te reagojne me vendosmeri per te ruajtur bukurine e kryeqytetit tone. Zeri publik duhet t'i beje te mendohen mire politikanet, perpara se te leshojne premtime neper avuj festash, duke rene keshtu ne faje te cilat kurre nuk do t'ua fale historia. SIRI SULEJMANI __________________________________________________ Do you Yahoo!? Yahoo! Tax Center - forms, calculators, tips, more http://taxes.yahoo.com/
More information about the ALBSA-Info mailing list |