| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] Vizite ne Kishen Shen Meria te ElbasanitAgron Alibali aalibali at yahoo.comTue Feb 25 13:26:46 EST 2003
Ambasadori amerikan në Tiranë Jeffrey viziton Elbasanin Lajmi i ores 4:00 PMELBASAN (25 Shkurt) - Ambasadori i SHBA-së, në Tiranë, James Jeffrey, zhvilloi sot një vizitë në qytetin e Elbasanit. Vizita e parë e ambasadorit amerikan ishte në Universitetin e Elbasanit, "Aleksandër Xhuvani", ku gjatë takimit me rektorin Jani Dode, ai u shpreh ndër të tjera se, "zhvillimi i Shqipërisë do të bëhet vetëm nëpërmjet arsimimit". Më pas ambasadori bëri një vizitë në ndërmarrjen e prodhimit të çelikut "Kurum", ku u njoh me proçeset e punës dhe investimet e realizuara nga firma turke. Ndalesa tjetër e diplomatit amerikan ishte në Kishën Ortodokse Autoqefale Shën Mëria në lagjen Kala, ku famulltari i kësaj kishe, At Nikoll Marku e njohu ambasadorin me historikun e ndërtimit të kësaj kishe dhe mesazhet e tolerancës, dashurisë dhe urtësisë që ajo përcjell te besimtarët. Më pas, disa metra më larg, ambasadori Jeffrey, vizitoi Xhaminë Mbret, e ndërtuar që në shekkulin e XV-të, ku Myftiu i Elbasanit, Halit Muharremi, tha se, "vizita juaj sot dëshmon për respektin dhe vlerësimin që një përfaqësues i vendit më demokratik të botës, SHBA-së ka për qytetërimin e besimin islam". anjo/mr (BalkanWeb) --------------------------------- Do you Yahoo!? Yahoo! Tax Center - forms, calculators, tips, and more -------------- next part -------------- HTML attachment scrubbed and removed
More information about the ALBSA-Info mailing list |