Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] Shekulli

Agron Alibali aalibali at yahoo.com
Tue Feb 4 07:49:58 EST 2003


“Diskriminim në konsullatën greke në Korçë”
Raimonda Moisiu
Rmoisiu at aol.com

I mirë i lig nuk ka si vendi yt. Amerikanët thonë: "East or west, home is best”. Unë jam një emigrante shqiptare në Shtetet e Bashkuara. Që nga shtatori i vitit 2001 e deri në shtator të vitit 2002, erdha dy herë në Shqipëri. Në shtator të 2002 vura re shumë ndryshime, sidomos në Tiranë. Janë bërë përpjekje për ta zbukuruar e sistemuar, pavarësisht se ka ende shumë punë për të bërë. Qytetin tim, Korçën e gjeta me 24 orë ujë, por dritat vazhdonin ende me atë “menunë” e vjetër. Më duket se Shqipëria dhe shqiptarët po jetojnë kohën e dy ekstremeve. Unë pashë nëpër rrugë makina luksoze me shumicë (në USA një benz kushton 60 mijë dollarë dhe shumë rrallë ta zë syri), dhe gjithashtu lypës e njerëz të veshur keq e të paushqyer me shumicë. Sidomos keq, e ndjeva veten në dyert e konsullatës greke, ku shkova bashkë me vëllain tim. Nuk e kam ndjerë veten më ngushtë kurrë në jetën time. Ndoqëm të gjitha procedurat sipas rregullit që ata kërkonin. Paraqitemi për të marre vizën, dhe këtu arrin kulmi kur një person që punon në konsullatë dhe është nga qyteti i Korçës fillon e bën ndarjen në muslimanë, në ortodoksë, në çobenë, e në të krishterë. Duke parë emrin dhe mbiemrin tim (unë muslimane që në vezët e nënës) më pyet: Çfarë lidhje ke me Presidentin? I them se nuk kam lidhje farefisnore është krejt një rastësi, më bën përsëri pyetjen se çfarë jam muslimane apo ortodokse, se nuk mund ta dalloj nga emri dhe mbiemri që ju kini. I përgjigjem e stresuar dhe e revoltuar në të njëjtën kohë se jam muslimane dhe jam krenare, por nuk po e kuptoj këto lloj pyetjesh. Këtë s'kam për ta harruar kurrë. Të gjithë thoshin se konsullata greke në Korçë që kthyer në një minierë fitimi për disa persona që bënin ligjin aty. 



---------------------------------
Do you Yahoo!?
Yahoo! Mail Plus - Powerful. Affordable. Sign up now
-------------- next part --------------
HTML attachment scrubbed and removed


More information about the ALBSA-Info mailing list