| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] Korrieri - E Drejta Shqiptare dhe VenedikuAgron Alibali aalibali at yahoo.comThu Aug 28 22:43:58 EDT 2003
8 Gusht 2003
Venedikasit per Kanunin e shqiptareve
Nga Moikom ZEQO/ Kanuni i shqiptareve eshte nje
kryemonument juridik zakonor i kombit tone ne Mesjete.
Ky korpus rregullash dhe ligjesh te plotfuqishme jane
nje bote e gjalle dh njekohesisht e fosilizuare
mendesise popullore, e mencurise se zgjidhjes se
problemeve te mprehta dhe e nje veteadministrimi te
problemeve shoqerore. Kanuni i shqiptareve i njohur
ne Veri edhe me emrin konvencional si Kanuni i Leke
Dukagjinit, eshte mbledhur nga At Shtjefen Gjecovi dhe
eshte botuar jo vetem ne shqip por ne disa gjuhe
kryesore te botes. Studjuesit e se drejtes kane bere
shume analiza per tekstin fragmentar dhe jo te plote
te kanunit. I mbledhur vone dhe i kompozuar ne menyre
subjektive sipas mbledhesve kanuni nuk na paraqitet
plotesisht dhe ne menyre te pacenuar sic ka qene para
shume shekujve. Ky kanun eshte nje nga kryeveprat
mendore te kombit shqiptar ne te gjitha koherat. Me te
drejte kanuni i Leke Dukagjinit eshte nje monument i
tradites, i nderlidhur ngushte me Eposin e Kreshnikeve
te Veriut si dhe konstelacionin e mrkeullueshem dhe te
pashembullt te proverbave shqiptare. Gjithashtu ky
kanun nuk mund te kuptohet pa gjenezen e kodeve
juridike te perandorit ilir te Bizantit, Justinianit
te Madh. Pra, nisma e Kanunit eshte fundi i
Antikitetit te Vone dhe plotfuqishmeria e Kanunit
eshte periudha e Mesjetes se hershme etj.etj. kanuni
i Leke Dukagjinit eshte kodi konceptual veteqeverises
i shqiptareve ne ate qe quhet epoka parashteterore.
Vetvetiu struktura e nje shteti eshte dicka krejt
tjeter dhe do te krijoje keshtu nje paradoks dhe
kundervenie e juridicitetit parashteteror me
juridicitetin shteteror. Kjo formule e thene nga
studjuesit nuk eshte e sakte ne menyre absolute. Shume
elemente perberes te kodit juridik parashteteror te
shqiptareve reflektojne qenesine e nje autonomie
shteterore ndoshta fjala vjen e shtetit te Pare te
Arberit ose dhe e principatave shqiptare te Veriut.
Duke respektuar deri ne fund Gjecovin e madh ne duhet
t'i shtrijme hulumtimet tona ne shekujt e meparshem.
Ka qene nje befasi e madhe kur duke shfletuar disa
libra botuar nga Instituti i Studimeve Shqiptare, me
titull : "Studime dhe tekste", botuar me 1944 une
gjeta nje studim relativisht te gjate, botuar ne
italishten venedikase. Ky studim nuk ka emrat e
autoreve. I takon si kohe shekullit te XVII. Per here
te pare eshte transkiptuar ne gjuhen shqipe nga miku
im, mesjetarologu i shquar, i ndjeri Injac
Zamputi.Pikerisht ky studim hap nje faqe te re
krejtesisht origjinale per studimet mbi Kanunin. Duke
lexuar kete studim habitesh jo vetem me arsyetimin e
larte juridik te perpiluesve me sa duket venedikas, ka
mundesi edhe shqiptare qe sherbenin ne Venedik, mbi
Kanunin Shqiptar. Studimi i drejtohet Republikes se
Venedikut dhe quhet "Informacion mbi origjinen dhe
metoden e arbitrazhit ne ceshtjet e marrjes se gjakut
ne Shqiperi". Arsyeja baze e studimit eshte qe te
behet harmonizimi midis ligjeve te Kanunit Shqiptar
dhe ligjeve shteterore te Venedikut. Pikerisht ne
tokat shqiptare nga Kotorri e deri ne Shkoder qe ishin
ne zoterim te Venedikut. Ky material analizues e i
pashembullt i para 4 shekujve na lejon te kuptojme
forcen por dhe dobesine e kanunit shqiptar edhe ne
ditet e sotme. Si arsyetohet dhe si behet argumentimi
i ketij studimi?
Qe ne fillim theksohet se grindjet ndermjet
privateve gjykohen ne dy menyra, ose duke ju drejtuar
autoritetit te ligjshem te popullsise, ose duke ja
lene ne dore drejtesise se te Urteve, qe vullnetarisht
dhe me marreveshje zgjidhen nga te dyja palet. Kjo
behet sepse e kerkon Kanuni kur ka grindje : jo e
imja, jo e jotja - ndermjet personave te fisit. Kur
larja e fajeve i lihet ne dore per zbatim gjykimit
privat, ahere del ne pah prishja e popullsise dhe
dobesia e qeverise. Kushdo e sheh qarte se krimi
demton po aq personin privat sa edhe e shrregullon
shoqerine sepse ja dhunon ligjet, keshtu qe neqoftese
shteti per interesin e vecante te te cilit eshte fjala
nuk nderhyn ne gjykim, arbitrari eshte i pavlefshem.
Keshtu perpiluesit e studimit duan te paraqesin
origjinen e ketij abuzimi ne Shqiperi me qellim qe te
shmangin pasionin dhe interesat njerezore me te cilet
ngjyroset dhe shtremberohet e verteta.
Shqiperia Venedike (trojet etnike shqiptare
te administruara nga Venediku) eshte nje vend ne
kufirin bregdetar me Sulltanin. Ne te dy keto
hapesira popujt, nuk kane nje gjykates te perbashket,
prandaj per arsye te qetesise eshte i nevojshem
arbitrazhi, seps emungon autoriteti per nje ligjshmeri
te pakundershtueshme. Kjo gje ne te vertete nuk eshte
aspak kunder arsyes, por nga ana tjeter, fakti qe
krimet e shtetasve te mos i nenshtrohen gjykimit te
gjykates ehste drejteperdrejte ne kundershtim me
arsyen e shtetit dhe me natyren e nenshtetesise.
Keshtu perpiluesit e studimit justifikojne ekzistencen
e nje grupi te vecante per te kryer gjykime ne formen
e institucionit te arbitrazhit. Ne bashkesine e
komuniteteve njerezore padyshim qe jane institucion
zyrtare venedikase por sic ka ndodhur ne Rizon te
Kotorit, qe u pajis me titullin e bashkesise me
Kapedan dhe Zevendes dhe Gjykates, per shkak te
tradites vendase doli se banoret e Rizonit ne rruge te
vecante dhe unike ja dolen te merrnin ne dore jo vetem
gjykaten civile por edhe ate penale. Keshtu
intitucionet juridike venedikase u formalizuan.
Autoriteti gjyqesor enedikas nuk funksionon. Cfare
duhej bere? U vendos nje kompromis, te krijohej nje
institucion hibrid, ai i arbitrazhit, por me lejen e
zyrtareve shteterore venedikas. Shqiptaret e kuptuan
fuqine e ketij parimi te ndermjetem. Keshtu u krijua
nje realitet i ri gjyqesor qe nga forma ishte
venedikase por nga permbajtja ishte tipik kanunor dhe
shqiptar. Ahere u percaktuan dhe rregullat perkatese
te funksionimit te arbitrazhit. Keshtu ne bashkesine
e vendeve qe nuk kane pjese ne grindje zgjidhen 12
veta prej fajtorit (qe ka bere fajin ose krimin) dhe
ata dergohen te shtepia e atyre qe kane pesuar fyerje,
per te krkuar prej tyre pezullimin e inateve, pezullim
qe quhet premtim apo bese. Keta 12 te derguar
paraqesin disa dhurata te vogla si fjongo, gjilpera,
shami, per te treguar deshiren qe ka fajtori per nje
pajtim te sinqerte dhe te qendrueshem. Dy here ata
kthehen mbrapsh pa e marre fjalen e beses, hera e
trete eshte vendimtare. Nese pranohen heren e trete
ndermjetesit eshte simboli qe te fyerit jane agtiper
kompromis. Ata kthehen te shtepia e fajtorit, i
ciliper te bere proven e fundit te seriozitetit merr
12 djepe dhe ja dergon te fyerit se bashku me
ndermjetesit, te 12 djepet jane te mbuluara me
mahrama, mbulesa me qendisje te dendur qe perdoren nga
shqiptaret, dhe ne sejcilin djep eshte vendosur nje
monedhe e quajtur real prej floriri. Kur hiqen
mahramt nga djepet shihen edhe monedhat. Kur
ndermjetesit arrijne te porta e te fyerit u behet
pyetja se cilet jane. Ata duke ju shmangur pergjijges
qe do te mnd te ringjallte kujtimin e fyerjes i
pergjigjen : "Hape deren kumbare qe te pranosh Zotin
dhe Shen Gjonin." Keshtu pasi porta nuk hapet as te
paren dhe as te dyten here ja nisin per here te trete
: "Hape deren kumbare, qe te pranosh Zotin dhe Shen
Gjonin, mos na kthe mprapa, per fatin tend, per
femijet e tu, per mbaresine e puneve te tua, per
rritjen e konakut tend". Si hapet porta e shtepise dhe
pronohen dhuratat nis e shtrohet biseda per caktimin e
beses dhe caktohet afati brenda te cilit, sa te
rregulloren punet e nevojshme per gjykimin duhet te
mos pesojne dem njerezit e njeres pale dhe tjetres dhe
numerohet si turpi me i madh sikur besa te thuhej dhe
te zezohej me mashtrim. Numri i gjykatesve rregullohet
sipas rendesise se krimit : nese eshte fjala per
vdekje duhet te kete 24 vete, per plagosje 12 vete.
Per vjedhjet, grabitjet dhe mashtrimet 6 ose 4 vete.
Per shpifjet veprohet me kumbari dhe vellameri. Keshtu
demshperblimi jepet me coha ne ngjyre te kuqe ose me
mbulesa te qendisura mahrame ose paguhej me reale.
Shpifja demshperblehet ne kete menyre vetem kur nuk ka
cenuar nderin dhe jeten, sepse fyrjet e tjera zenkat e
perditeshme nuk merren fare parasysh. Per plagosje
demshperblimi ka vlere 10 reale ose 10 zenike. Kesaj i
shtohet dhe shuma qe ka shpenzuar i plagosuri per
kirurgjine. Jeta e nje burri vleresohet e barabarte me
12 gjaqe ose me 12 zekine te plote. Gruaja e vrare
cmohet vetem me gjysmen e kesaj shume. Nese vrasja ka
ndodhur gjate kohes se beses ahere vrasesi gjykohet
pavaresisht nga e drejta e tij e mepareshme. Zyrtare
venedikas mbas dhenies se denimit nga arbitrazhi i
skruajne vendimet gjyqesore. Meqenese shqiptaret nuk
kane vule per ta bere autenik dhe te vlefshem
dokumentin bejne dy kopje ne te cilat ngjisin nje
grosh raguzian dhe e ndajne ne mes. Ata e cmojne kaq
shume te nevojshem kete ngjitje, saqe e quajne te
pavlefshem vendimin gjyqesor nese ky do te ishte pa
kete kerkese. Si te lexohet vendimi gjykatesit
ngirhen ne kembe dhe qendrojne ndermjet dy paleve te
cilet cihen rrjesht dhe ahere paraqitet vrasesi duke
mbajtur te varur ne qafe armen me te cilet ka vrare,
dhe duke ecur ne gjunje zvarritet tek perfaqesuesi i
familjes se te vrarit per t'i kerkuar falje. I
demtuari ja heq armen qe ka vrasesi dhe e perqafon ate
pasi e ka lene t'i lutet tre here. Po keshtu veprojen
te dy pale pastaj perqafohen dhe kuptohet se vendimi
eshte pranuar. Perpiluesit anonime te studimit per
Kanunin shprehin habi se si valle nje popull i varfer
si shqiptaret mundet te verpojne me nje urtesi te
tille. Por ne fund te studimit ata nuk ngurrojne te
shtojne se ky arbitrazh eshte i papranueshem per
noramt juridike zyrtare venedikase dhe eshte "nje
abuzim i se drejtes sovrane ne ushtrimin gjyqesor'.
Pra ligjet zyrtare te Venedikut jane ato qe bejne nje
kompromis me ligjet shqiptare te kanunit. E gjithe kjo
histori marramendese eshte e para kater shekujve. Si
valle para kater shekujve shteti i Venedikut nuk
qendron indiferent per shtetasit shqiptare? Shqiperia
sot ka nje kod juridik teper te perparuar dhe
bashkekohor, te standarteve nderkombetare. Kanuni i
Veriut eshte ne nje aktivitet te plote. Normat
parashteterore nuk i perfillin ligjet shteterore.
Venedikasit shpiken institucionin e arbitrazhit, te
organizuar nga shqiptaret por me lejen e tyre. Kjo
tregonte interes dhe vemendje te venedikasve.
Natyrisht qe sot eshte marrezi te operosh me
kompromise te normave parashteterore dhe ligjeve
shteterore. Une jam per plotfuqishmerine juridike te
shtetit dhe jo te Kanunit. Por nuk mund te kuptoj dot
indiferencen e shtetit shqiptar. Shembulli i shtetit
venedikas me ve ne mendime. Venedikasit perpiluan dhe
nje studim te posacem per Kanunin Shqiptar. Po
shtetarte shqiptare cfare bejne, heshtin, futin koken
ne dhe si stru
__________________________________
Do you Yahoo!?
Yahoo! SiteBuilder - Free, easy-to-use web site design software
http://sitebuilder.yahoo.com
More information about the ALBSA-Info mailing list |