| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] Konferencë kulturore dhe shkencore në kujtim të Dr. Profesor Mirash IvanajMentor Cana mentor at alb-net.comSun Aug 17 17:58:55 EDT 2003
FONDACIONET MARTIN DHE MIRASH IVANAJ *
DEKLARATË PËR SHTYP
Konferencë kulturore dhe shkencore në kujtim të Dr. Profesor Mirash Ivanaj
--------------------------------------------------------------------------
Tiranë, 22 Shtator 2003
Vendi: Muzeu Kombëtar i Artit
Për Shtyp: Kontakt: Drita Ivanaj at: info at ivanaj.org
14 Gusht 2003 URL: http://www.ivanaj.org
--------------------------------------------------------------------------
Me datën 22 Shtator 2003, në orën 18:00, Fondacionet Ivanaj, me selitë
respektive në New York dhe Tiranë, do të organizojnë një konferencë në
ambjentet e Muzeut Kombëtar me titull Martiri Mirash Ivanaj, figurë
madhore e kombit dhe e kulturës Shqiptare.
Ky eveniment është një konferencë kulturore dhe shkencore që organizohet
në kujtim të veprës dhe figurës shumedimensionale të Dr. Profesor Mirash
Ivanaj në 50 vjetorin e vdekjes së tij.
Mbajtja e kësaj konference është një bashkëpunim i Fondacioneve Ivanaj,
Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Akademisë së Shkencave, Arkivit të
Shtetit si dhe Bibliotekë Kombëtar.
Pjesëmarresit e kësaj konference përfshijnë Z. Gudar Beqirai, Drejtor
Ekzekutiv i Fondacionit Ivanaj, Pertefe Leka Zv/presidente e këtij
fondacioni si dhe të ftuar të tjerë nderi, siç janë Ministri i Arsimit,
Profesor Luan Memushi, dhe kryetari i Akademisë së Shkencave, Profesor
Ylli Popa.
Referatet kryesore do te mbahen ne lidhje me jetën, punën dhe kontributin
e Dr. Prof. Ivanaj në kulturën shqiptare dhe reformën arsimore. Referuesit
janë Prof. Uran Butka, Prof. Iliaz Gogaj, Prof Jorgo Bulo, Dr. Shaban
Sinani dhe Dr. Kaliopi Naska.
Presidentja e Fondacionit Ivanaj, Z. Drita Ivanaj do të mbajë fjalën
mbyllëse në këtë konferencë.
Kjo konferencë do të vazhdojë me hapjen e nje ekspozite nga arkivi i
shtetit me dokumente, fotografi, shkrime dhe relike nga jeta e vellezerve
Ivanaj.
Më pas do të ketë një koktej.
Për informacion të mëtejshem kontaktoni në këtë adresë emaili:
info at ivanaj.org
* Fondacioni Martin dhe Mirash Ivanaj me seli në New York si dhe Institut
Fondacionit M&M Ivanaj me seli në Tiranë janë dy organizata
jo-fitimprurëse që zbatojnë programe edukimi për rininë Shqiptare
###
More information about the ALBSA-Info mailing list |