| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] KOHA JONE - Feja dhe tiparet kombetare - D. OmariAgron Alibali aalibali at yahoo.comWed Aug 13 21:52:11 EDT 2003
E Enjte, 14 Gusht 2003 KUJT I SHERBEN LARGIMI I FEVE NGA TIPARET KOMBETARE? Nga Donika Omari Titulli i ketij shkrimi te ben te te linde menjehere nje pyetje tjeter: a s_jane universale fete qe kane hyre ne Shqiperi? Eshte e vertete qe qofte krishterimi, qofte myslimanizmi jane fe qe dalin jashte kornizes se nje kombi, sic nuk eshte perkundrazi judaizmi. Ky karakter universal qe per boten e krishtere si edhe per ate myslimane nje faktor bashkimi, prej krishterimit, p.sh, i cili trashegoi edhe nga kultura greko-romake, lindi Evropa. Megjithate, historikisht nuk ka qene e mundur dhe nuk eshte e mundur qe individet e nje kombi te mos ndikojne qe feja te marre tiparet kombetare perkatese. Me arritjen e lirise se besimit fetar ne Shqiperi lindi nje shprese me shume per arritjen e bashkimit te popullit fale dashurise qe ngjall ne zemrat besimi i vertete ne zotin. Eshte perseritur kaq here thenia e Volterit se zoti edhe po te mos ekzistonte duhej shpikur. E permendim kete per t_i kujtuar kokefortesise se materialisteve tane te thekur se lindja e njerezimit eshte shoqeruar me lindjen e besimit fetar dhe se nuk mund te mendohet nje bashkesi njerezore pa ekzistencen e nje ideali gjitheperfshires e mbareshoqeror qe me se shumti arrihet me besimin ne te mbinatyrshmen. Nuk eshte pa lidhje realiteti i nje ndjenje te dobet fetare te ne shqiptaret me gjendjen tone historikisht te percare. Kjo ndjenje e vaket, ne kushtet historike qe favorizuan konvertime te vazhdueshme, solli gjendjen ne te cilen eshte sot populli shqiptar i ndare ne kater fe te ndryshme. Tani, para ne shqiptareve shtrohet pyetja themelore nese keto fe do te na sherbejne per t_u ndare apo per t_u bashkuar. Natyrisht qe ne veshtrim te pare duket se s_ka si te shpien ne bashkim kur secila nga ato ka perpunuar doktrinen e vet, qe ne shume pika perjashton dhe kundershton ate te feve te tjera. Ne shume pika, por jo ne themeloren. Domethene ne te qenit fe monoteiste dhe ne parimin baze se Zoti eshte dashuri. Ne luften qe i bejne egoizmit dhe kryelartesise, ne predikimin e tolerances dhe meshires dhe solidaritetit mes njerezve. Te gjitha keto shpien ne zbutje te zemres e ne kultivim te shpirtit. Dhe keshtu keto fe mund te behen faktor mirekuptimi e bashkimi, ne vend qe te sjellin percarje e mosmarreveshje. Ne kushtet e Shqiperise do te duhej te mbahej shume parasysh parimi themelor qe permendem me siper, e te kalonin ne plan te dyte gjerat me pak te rendesishme qe dallojne nje fe nga tjetra. Ndersa c_ndodh? Per fat te keq po ndodh e kunderta; ne kushtet e demokracise, dallimeve tradicionale iu shtuan te tjera aspak te nevojshme e madje te demshme, te importuara ngavende te tjera. Kam parasysh predikimin ne gjuhen greke ne Kishen Ortodokse Autoqefale ne Tirane, mosrespektimin e drejtshkrimit te gjuhes shqipe ne kete kishe e edhe neate katoliken, vendosjen e gjysmehenes ne lajmerimet mortore te myslimaneve, minixhamite ne varret e tyre. Ardhja e kryepeshkopit Anastas Janullatos e mekembi kishen ortodokse, nje varg veprash shume te dobishme u ndertuan ne te mire te shqiptareve ortodokse, kisha, qendra shendetsore, kopshte femijesh etj. Por njekohesisht, u realizuan largime nga tradita shqiptare dhe afrime me traditen greke. Vini re ndertimin e kishave te reja ortodokse: keto, ndertime krejt mesjetare tani ne fillim te shekullit 21, e theksojne me te madhe traditen bizantine te ortodoksise, duke e larguar keshtu nga karakteri kombetar i autoqefalise. Por me e renda eshte kur zhduket cdo gjurme e vjetersise se nje objekti kulti te ndertuar ne Shqiperi. Eshte rasti i manastirit te Shenavlashit. I ndertuar krejtesisht i ri. Kudo gjelberim, rregull e pasterti. Por kenaqesia e pershtypjeve te para te kthehet ne deshperim kur merr vesh se aty nuk eshte ruajtur te pakten nje gur nga manastiri i vjeter, asnje shenje, nuk ka madje asnje pllake perkujtimore qe te informoje per historikun e ketij manastiri aq te njohur e aq te dashur per popullsine e Shqiperise se mesme, e jo vetem ate te krishtere. Si eshte e mundur qe askush nuk ka ngritur zerin per kete humbje te pakthyeshme? Te thone atje se gjithcka ka qene e rrenuar gjate regjimit ateist. Cka nuk eshte e vertete, se deshmojne te kunderten besimtare qe e kane frekuentuar edhe ne ato kohe te veshtira, fshehurazi. Edhe sikur te ishte rrenuar krejt do t_i kishin mbetur themelet. Dhe nje pjese themeli e ruajtur eshte nje relikt, ka vlere per te sotmen e per te ardhmen, koha e shenjteron. Per ato gure te lashte njeriu mund te niset e ta vizitoje nje vend te tille,per vleren arkeologjike, historike te tij e jo per bukurine e ndertimeve te sapobera, qe i gjen edhe ne mes te Tiranes. Por projekti i Kryepeshkopit me sa duket rreh larg. Tregojne aty besimtaret, me ze jo fort te larte: Ka dashur qe kishes se Shen Harallambit( nje nga dy kishat e Shenavlashit) t_ia nderroje emrin ne kisha e Shen Anastasit, cka nuk eshte pranuar nga keta. Ka lene amanet qe kur te vdese te varroset ne Shenavlash. E keshtu ne vend te Manastirit shqiptar te Shenavlashit, me kohe, qofte edhe pas shume kohesh, do te kemi manastirin grek te Shen Anastasit. Nje italian kishte provuar te njejtin deshperim ne nje kishe ne Berat, ku po shkaterronin mozaikun e lashte te dyshemese, per ta zevendesuar me pllaka "te bukura", te kohes. Prandaj i degjojme me shqetesim tani njoftimet per rindertime e ndertime te objekteve te kultit. Mos po zhduket gjithcka e lashte, gjithcka kombetare e po del ne pah nje Shqiperi pa asgje te veten, pa rrenje te thella, si e dale nga kutia, cka ia heq vendit edhe ate pak terheqje qe mund te kete per turistet? E ia pakeson terheqjen edhe per vete ne banoret e tij? E kush mund te na mbushe mendjen se nje qendrim i tille i sherbeka mbjelljes se dashurise, tolerances, mirekuptimit, cka shpie drejt bashkimit? Tjeter rast kur komunitetet fetare shkojne ne drejtim te kundert te mirekuptimit. Menjehere pas fillimit te luftes ne Irak, ne xhamine e rruges se Kavajes u vu megafoni (ose u shtuan ne tre megafonet) per zerin e muezinit. Dhe qytetaret jane te detyruar t_i degjojne lutjet te kenduara me nje ton zanor shue me te larte se normalja e duhur per te mos prishur qetesine publike. Qytetare te lindur e te rritur ne Tirane, qe s_i ka shqetesuar kurre kenga e muezinit ne xhamite e Tiranes, tani befas po ndihen te dhunuar ne te drejten e tyre per te pasur qetesi ne qytet e po detyrohen t_u drejtohen barnave per te mundur te pushojne. Kjo qenka menyra per te bere per vete besimtaret, t_ua shtiesh ne vesh lutjet me zerin si pushke? Valle me dhune futet ne zemrat dashuria per Zotin, apo me qetesi e butesi? Eshte e palejueshme per komunitetin mysliman qe nuk merr masa per te normalizuar nje gjendje qe vetem mirekuptimit nuk i sherben. Eshte e palejueshme dhe e cuditshme edhe per Bashkine e Tiranes qe toleron shfaqje te tilla te hapura te ekstremizmit fetar mu ne mes te kryeqytetit. Nje impenjim me i madh qytetar do te tregonte se tiranasit e kane shume te cmuar paqen qe ka mbreteruar historikisht mes komuniteteve te ndryshme fetare dhe se nuk do te lejojne te prishet ajo, qe eshte nje nga gjerat me te qendrueshme qe ka pasur qyteti yne i dashur. __________________________________ Do you Yahoo!? Yahoo! SiteBuilder - Free, easy-to-use web site design software http://sitebuilder.yahoo.com
More information about the ALBSA-Info mailing list |