Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] Peshkop Nikon ne Kryekishen ShenGjergj / Merr Pjese Presidenti i Shqiperise Z. Alfred Moisiu

albboschurch at juno.com albboschurch at juno.com
Fri Sep 6 17:14:42 EDT 2002


    HIRESIA E TIJ PESHKOPI NIKON DO TE HAPE VITIN KISHETAR NE KATEDRALEN
E SHEN GJERGJIT
                         
MERR PJESE PRESIDENTI  I  SHQIPERISE Z. ALFRED MOISIU 

Boston - Hiresia e tij Peshkopi Nikon do te inaguroje vitin klerikal ne
Kryedioqezen Shqiptare Ortodokse  me nje meshe hierarkale  diten  e Djele
me 15 Shtator, 2002. Sherbesa do te filloje ne ora 10.00 te mengjesit ne
Kryekishen e Shen Gjergjit, 523 East Broadway ne  South Boston. 

Shkelqesia e tij, Presidenti i Shqiperise Z. Alfred Moisiu pritet te beje
nje vizite ne Boston dhe te marre pjese ate mengjes ne meshen e shenjte
dhe te kryeje homazhe prane varrit te Kryepeshkopit Fan S. Noli. 
 
Z. Moisiu eshte ne Shtetet e Bashkuara me rastin e hapjes se sesionit te
Kombeve te Bashkuara dhe per pjesemarrje ne Perkujtimorjen qe mbahet te
11 Shtatorit ne Nju Jork.
 
Diten e Djele pas ngritjes se Kryqit te Shenjte, do te zhvillohen ritet e
bekimit tradicional dhe shperndarja e Borzilokut. Gjithashtu regjistrimet
per shkollen e se Djeles ne Kishe do te kryhen ne Kishen e vogel.

Pas Meshes se Shenjte nje dreke Festive do te mbahet ne Restorantin
Antoni Pier 4 ne Boston. Nje rezervim paraprak eshte i nevojshem. Ju
lutem telefononi Zj. Diana Marie Prift ne numrin e telefonit (617)
524-5256 ose Zj. Dorothy Adams ne numrin e telefonit (617) 268-1275.
Pagesa eshte $35 per person. Ju lutem bejini ceqet tuaj adresuar : St.
George Cathedral.

Perzemersisht jeni te mirepritur te merrni pjese ne meshen e shenjte ne
kete dite te vecante.
 
-------------- next part --------------
HTML attachment scrubbed and removed


More information about the ALBSA-Info mailing list