Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] Fwd: Homazhe per studenten talent

Agron Alibali aalibali at yahoo.com
Thu Oct 17 05:03:06 EDT 2002


--- "Etel H." <etel.haxhiaj at verizon.net> wrote:
> From Etel H. Tue Nov  5 22:54:46 2002
> From: "Etel H." <etel.haxhiaj at verizon.net>

> 
> Etel Haxhiaj
> 
> 
> Homazhe per studenten talent
> Vlore - Te merkuren eshte pare nje funeral gjigant
> ne Vlore qe ka bllokuar 
> per 3 ore shetitoren kryesore. Eshte me te vertete
> nje lume gjigant 
> njerezish. 200 kurora e 1000 buqeta me lule kane
> shoqeruar duke e kaluar 
> sup me sup arkivolin e bardhe ku prehet 19 vjecarja
> Rezarta Xhelili, 
> studentja e Firences, vrare aksidentalisht nje jave
> me pare.
> 
> Dita tragjike, motori i dhuruar per ditelindje i
> mori jeten
> 
> Te merkuren e 9 tetorit ndodhi tragjedia. Ndersa
> kthehej nga kinemaja me 
> nje shoqen e saj studente, kalabreze, Rezarta eshte
> perplasur me nje kamion 
> te madh qe drejtohej nga nje adoleshent dhe qe i
> shkaktoi vdekjen e 
> menjehershe. Sikurse shprehen shoket dhe shoqet e
> saj studente shqiptare e 
> te huaj, lajmi i vdekjes se Rezartes u perhap
> vetetime. Ata vershuan neper 
> spitalet e Firences, se mos nuk kish vdekur dhe pas
> kesaj qyteti u mbush me 
> lajmerime vdekje, me fotot e Rezartes se bukur dhe
> citatet per te. Ne 
> morgun e Firences, qytetit qe ajo e donte aq shume
> dhe ku do te perfundonte 
> studimet per diplomaci, pergjate javes qe qendroi
> atje, shkuan dhe e preken 
> arkivolin e saj qindra italiane e mijera studente.
> Shtypi italian do ta 
> cilesonte vajze te cilter, engjell, studente te
> shkelqyer, me bote te madhe 
> qe rralle ishte pare nje e tille ne Universitetin e
> Firences.
> 
> 8 dite lot ne apartamentin e bashkeshorteve Xhelili
> 
> Ne apartamentin e katit te dyte me dy dhoma e
> kuzhine, ku shkruhet Vladimir 
> Xhelili, kane hyre e dale mijera vlonjate qe nga e
> merkura e 9 tetorit dhe 
> deri te merkuren e sotme qe vajza u percoll. Kuja
> vlonjate ka zgjatur plot 
> 200 ore. Eshte emri i mire i bashkeshorteve Vladimir
> e Antoneta, 
> ish-diplomate ne Ambasaden e Parisit, i djalit te
> tyre Arbenit, qe eshte 
> pedagog ne Universitetin "Ismail Qemali", por jane
> edhe kujtimet e mbresat 
> e njerezve qe e kane njohur Rezarten. Mijera jane
> shoket dhe shoqet e 
> shkolles qe kane leshuar nje lot per shoqen e tyre.
> "Kam humbur nje thesar 
> te vyer, shume te vyer", klith e ema. Antoneta qe
> jep lenden e frengjistes 
> ne Universitetin e Vlores. I ati, nje njeri me nje
> kulture te rralle, vetem 
> derdh lot. Ai e donte shume vajzen e tij dhe sic
> degjohet ne kuje vetem e 
> priste, asnjehere nuk deshironte ta percillte, pse e
> mbysnin lotet. Shoqet 
> e ngushta te Rezit, jane veshur me te zeza dhe i
> rrine ne krah nenes se Rezit.
> 
> Rezarta takon presidentin Klinton dhe kongresmene
> amerikane
> 
> Nga familja ruhet si thesar korrespondenca e Rezit,
> kur ishte studente ne 
> shkollen e mesme ne Texas. Ka shkembyer mendime me
> ish-presidentin Klinton. 
> Madje, ai i dhuron edhe nje foto me doren e tij, i
> shkruan edhe nje leter 
> me pas, qe daton 5 prill 2001. "E dashur Rea,- i
> shkruan Klinton.- Vleresoj 
> idete e tua qe jane idete e brezit tend, te se
> ardhmes dhe besoj se do te 
> shfrytezoni kete mundesi per t'u arsimuar dhe pare
> Ameriken qe perbehet nga 
> emrigrante nga e gjithe bota... Vleresoj miqesine
> tende dhe shpresoj se do 
> te takohemi serish." Keshtu perfundon letra e
> Klinton, qe bashke me nje 
> foto ia dergon studentes vlonjate.
> 
> Aty gjen edhe shume letra nga personalitete te
> Kongresit te Kombeve te 
> Bashkuara, si Lary Combest senatori i Kombeve te
> Bashkuara Phil Gramm, qe 
> mbajne datat 30 mars e 1 maj te vitit 2000. Kurse
> senatori Kay Bailey 
> Hechison, i shkruan me 10 prill te 2000. Ne to dhe
> letra te tjera, 
> vleresohen problemet qe ngre studentja vlonjate per
> dhunen e mbajtjen e 
> armeve nga studentet ne Amerike. "Puna juaj mund te
> jete e veshtire ne kete 
> kohe, por ju garantoj se e vetmja rruge drejt
> suksesit, eshte nepermjet 
> virtytit qe ju i manifestoni mrekullisht, ka shkruar
> Gramm". Pas varrimit 
> flasin bashkeshortet italiane Ramona e Ribi: "Kemi
> ardhur nga Firence per 
> te percjelle Rean qe qendronte tek shtepia jone.
> Rralle kemi takuar nje 
> vajze si ajo, ishte shume krenare per vendin e saj.
> Ikja e saj preku jeten 
> e njerezve nga te gjitha anet e botes. Ishte nje
> ambasadore e vertete me 
> boten e saj, ciltersine, buzeqeshjen dhe admirohej
> per intelektin qe 
> kishte. Eshte humbje, jo vetem per Shqiperine, por
> edhe Per Firencen. 
> Rralle te ndodh ne jete te njohesh nje vajze me
> virtyte kaq t-_rta." Ne 
> vend te buzeqeshjes se saj, ne zemer kemi dhimbje.
> Edlira Nasto dhe Era 
> Haxhiraj, shoqet e ngushta qe rrinin ne dhome bashke
> ne Firence. "Ka qene 
> shoqja jone tere jeten, qysh nga klasa e peste.
> Ishte e bukur, e zgjuar dhe 
> dinte mrekullisht 5 gjuhe te huaja. Rea ishte
> gjithcka, bukuria, 
> buzeqeshja, luante teater, madje e la ne gjysme
> rolin e nje drame te 
> Shekspirit, kendonte, bente poezi, e thjeshte, e
> sinqerte, komunikuese me 
> te gjithe, ishte nje engjell i vertete qe erdhi ne
> kete bote per te ikur 
> serish.
> 
> Z.Luka
> 
> 
> 
> 
> 
> 


__________________________________________________
Do you Yahoo!?
Faith Hill - Exclusive Performances, Videos & More
http://faith.yahoo.com



More information about the ALBSA-Info mailing list