Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] Cameria, Fakte te verteta dhe te stisura - Koha Jone

Agron Alibali aalibali at yahoo.com
Sun Oct 13 09:55:12 EDT 2002


 



Cameria: Fakte te verteta dhe te stisura
Nga Hajredin Isufi* /Eshte hera e pare ne historine e publicistikes shqiptare qe behet nje
debat ne fushen e historise, me tematike aksi te vecante, ate te ceshtjes came, midis
studiuesve greke e shqiptare. Gazeta "Koha Jone" duhet pergezuar per kete nisem qe
synon per rrahje e shkembim mendimesh ne shtjellimin e ngjarjeve te kaluara e per te
hedhur drite mbi te vertetat historike.

Ne kuadrin e ketij debati i vura vetes per detyre te trajtoj kryesisht disa nga problemet
qe trajtohen edhe ne artikullin "Cameria fakte reale dhe imagjinare" te historianit grek,
Lambros Baliciotis.

Autori i ketij artikulli merret me problemin cam ne harkun kohor per afro nje shekull,
fundin e shekullit XIX deri ne ditet tona, por analizen e perqendron ne vitet 1913-1945,
duke u ndaluar ne menyre te vecante ne keto probleme:

1. Shtrirje e te folmes shqip te dialektit cam ne Cameri

2. Rajonizimi i te folmes greqisht ne fshatrat e krishtera, perfshi dhe fshatrat e Sulit

3. Popullsia dhe feja ne Cameri

4. Ekspansioni i nacionalizmit grek drejt Epirit, me 1912, dhe perkujdesjet e qeverise
greke per minoritetin shqiptar ne Greqi ne vitin 1913-1922

5. Emigrimet e cameve ne kuadrin e shkembimit te popullsise greko-turke

6. Shpronesimet e shqiptareve.

E shoh me vend te bej nje paranteze te shkurter rreth shtrirjes se treves se Camerise,
duke u mbeshtetur ne burime greke.

Cameria eshte nje krahine qe shtrihet ne anen perendimore te Epirit historik. Qendrat
kryesore te saj jane: Filati, Gumenica, Parga, Margellici, Paramithia e Preveza. Ne veri,
kufijte e saj mberrijne deri ne zonen e Delvines, ne jug kufizohet me Gjirin e Artes
(Prevezes), ne perendim laget nga deti Jon, kurse ne lindje ndahet prej pellgut te
Janines nga malet e Olicikes e te Llakes. Eshte nje krahine mjaft e begate ne fusha, si
fusha e Frarit, apo me kodra te buta te pershtatshme per kultivimin e ullirit dhe te
agrumeve. Ne fillim te shekullit XX, Cameria kishte 75.000 banore autoktone, qe i
perkisnin kombesise shqiptare, prej te cileve, shumica ishin te besimit musliman. Kurse
vetem 18.000 ishin shqiptare te besimit ortodoks. Keta te fundit ishin perqendruar
kryesisht ne fshatrat e Sulit e te Frarit, si dhe ne fshatrat e shperndara rreth Parges
(Agjia, Rrapeza, Morfat, Spatharat) e gjetke. Jo rrallehere, si dhe gjetke ne Shqiperi,
kishte fshatra laramane (te perziera) me banore muslimane e te krishtere qe ishin dhe
farefis me njeri-tjetrin (Chr. Suli, "Tsamuria, Megale Ellenike Enkyklopedia "Pirsos" vell.
23, Athine 1933, f.405; Fjalori Enciklopedik shqiptar, f.149-150; A.Gobineau Paris etudes
sur la Grece moderne, Paris, 1905, f.113, Zotos mollossos, Dromologion..., Athine 1878,
f.4; A.Philippson, The Salien...Berlin 1897, f.222, 228 etj.)

Marrdheniet me besime te ndryshme qe kishin te perbashk`t origjinen e tyre ilire, ne
mes tyre ishte deshira te mbeteshin te te njejtes fe qe i perkisnin, dhe i ndertonin
relacionet midis tyre ne baze te mirekuptimit, jetonin me dashuri e vellazeri,
madje "ishin ne harmoni dhe ne marredhenie shume korrekte" (J.Sarras, Istoria
tisperiohis, f.568)

Ky kuader i shkurter historik per Camerine vlen per te sqaruar "te vertetat historike" te
autorit dhe "imagjinaret" ne artikullin e tij. Ai te folmen shqipe ne Cameri e kufizon nga
Konsipoli ne Filat, vazhdon deri ne qytetin e Paramithise, e shtrin madje ne te gjithe
pjesen e brendshme te Camerise duke pershtatur nga e folmja e shqipes "grekofonet
historik te Parges" dhe gfrekofonet e Sulit. Ne vijim autori sjell "te dhena statistikore"
per popullsine e Epirit, perfshi ketu dhe Camerine qe, sipas tij, popullsia e Epirit "nuk i
kalonte 50.000 banore gjithsejt dhe se popullsia muslimane shqiptare ne Cameri, sipas
tij, ne vitin 1920 ishte 21.800 muslimane qe flisnin gjuhen shqipe si dhe 4200 muslimane
ne prefekturat e Janines e te Prevezes qe gjuhen amtare kishin greqishten.

Autorit te ketyre pohimeve, qe na i servir si "fakte", i sugjerojme t'u referohet autoreve
greke qe jane marre me studime ne kete fushe. Gjeografi greko-epiriote... A.Psalidha,
ne "Gjeografine" e vet e konsideron Epirin deri ne Gjirin e Artes (Ambrakise) nje toke
shqiptare ku flitet gjuha shqipe. Nje informacion me i gjere rreth ketij problemi gjendet
edhe tek dijetari francez, Ami Boue, tek anglezi W.M.Leake i cili pohon se kufijte e
Shqiperise ne vijen bregdetare arrin deri ne Preveze. Paradoksal, krejt i pavertete eshte
pohimi se suliotet na paskan qene greqishtfoles! Dihet nga te gjithe shqiptare e greke se
suliotet kane folur shqip dhe vetem shqip, madje edhe sot e kesaj dite kudo qe jane ne
fshatrat e Frarit (Kastri, Kanallaq, Hajke) ne Preveze, Arte, Prage e gjetke. Udhetari
francez, Zhak Puzhad ve ne dukje se "suliotet flasin vetem shqip", "shqipja eshte gjuha e
tyre dhe ata e quajne veten shqiptare". P.A. Sallabanda ka shkruar se "burrat e pare te
Sulit ishin race shqiptare" (shih P.A.Sallabanda, To Souli...Athine, 1880, f.411)

Edhe Mendelsen Bartoldi pohon se "suliotet jane pasardhes te krishtere nga kombesia
came" (shih Mendelson-Bartholdi, Greschicte...Leipsig 1870-1874, f.31).

Deri ne ditet tona ne More dhe ne Greqine e Veriut eshte ruajtur nje kenge ku midis te
tjerave, thuhet:

Kjo gjuha arberishte

Eshte gjuhe trimerishte

E flit Navarko Miauli

Bocari dhe gjithe Suli.

Per saktesi historike rreth popullsise se Epirit dhe te Camerise po u referohemi vetem
autoreve greke te shekullit XIX. P.Aravantinos, Chronographia tek Zpirous, vellimi II,
Athine,1856, f.320-338). Ketu jane renditur te gjitha vendbanimet e Vilajetit te Janines te
ndara ne Sanxhak (tmema) dhe keta ne Kaza (dioksesis) ose nahije (periochi) dhe per
bri secilit vendbanim (fshat ose qytet) numri i shtepive, fene e banoreve dhe gjuha qe
flitej prej tyre. Njoftimet e hollesishme qe jep heleni epiriot tregojne ne regjistrimin e tij
se ne sanxhakun e Delvines, ku bente pjese edhe Cameria, shqiptaret perbenin
shumicen ne te gjitha kazate e saj, ne kazate e Delvines, Filatit, Paramithise, Margellicit
dhe Frarit, te cilat kishin bashkarisht 317.217 familje shqiptare dhe 7030 familje greke.
Ne kazate e Sanxhakut te Janines shqiptaret perbenin shumicen vetem ne dy prej tyre,
ne krhinen e Carhovices (618 familje shqiptare dhe 219 familje greke) dhe ne ate te
Konices (2086 familje shqiptare dhe 1638 familje greke).

Edhe historiani grek i shekullit te XIX V.Zotos Mollossos, ne vepren e tij "Dromologion....
vell.I, Athine 1878, ne qendrat kryesore te Camerise ka bere regjistrime te hollesishme
per popullsine e zones se Paramithise, Filatit, Parges, Margellicit, Frarit. Ne zonat qe
permendem, ai jep nje popullsi 74.500 banore, prej te cileve: 35.000 muslimane dhe
38.800 te krishtere.

Zoti Llambros Balciotis na jep konkluzionin alogjik, sipas te cilit ne Cameri paska baza
shqipfolese me rendesi te vecante.

Cilat quan autori baza me rendesi te vecante? Ndoshta si pergjigje mund te vije
arsyetimi: Paramithia qysh ne lashtesi ishte qyteti me i madh i Camerise dhe permendet
ne shek e XI (shih Sp.Muselimi istoriqi...f.5). Kuptohet se fjala eshte per qendrat
kryesore te Camerise (Paramithi, Margellic, Mazarrek, Parge) mjafton te kuptojme se
Paramithia ka ndertesa e monumente kulture te vjetra, gjurme te cilat ruhen deri ne
ditet tona. Eshte per t'u permendur Kalaja historike e Ajdonatit, Xhamia e vjeter e
ndertuar me 1490 nga Sulltan Bajaziti i pare (shih vepra epiriotike viti 1955, f.163-164).

Kronisti anglez Hobhausse e permend edhe Margellicin si nje qender kryesore qe
banohej nga muslimanet shqiptare dhe me nje mosperfillje te plote ndaj pashait te
Janines. Margellici, shkruan i njejti autor qeverisej nga nje bylykbash (J.C.Hobhausse,
A.Jorney...f.168).

Ne pjesen e dyte te artikullit qe titullohet "Perandoria otomane dhe shteti-komb", ngrihen
disa probleme qe kerkojne pergjigje. Sipas artikullshkruesit, Greqia i pushtoi disa
krahina te Shqiperise se poshtme perfshi dhe Camerine sepse keto ishin territore ku
ortodoksit nuk kishin si gjuhe amtare te tyre gjuhen greke dhe se zhvillimi i rrjetit
arsimor ne zonat "e pacliruara shtronte per zgjidhje "depertimin e shtetit - komb grek ne
keto zona "te pacliruara".

I kujtojme lexuesit se ne fund te shekullit XIX, Porta e Larte e lejonte Greqine qe te
organizonte shkolla greke ne te kater anet e krahines se Camerise. Keshtu, sipas
Salnamese turke per Vilajetin e Janines te viitt 1306 (1888), ne fshatrat e Kazase se
Filatit, kishte 25 shkolla greke me 400 nxenes dhe asnje shkolle shqipe (Saenam-e
Vilajet-i Joanya, sene 1306 (1888) f.58).

Hapja e shkollave greke ne Cameri kishte filluar qysh ne vitin 1850 si ne Skupice,
Pleshovice, ne Sidher, Qeramice, Koqino Lithar (te gjitha keto fshatra te krishtera. Ne
vitin 1899 u hapen shkolla greke ne fshatrat ortodokse ne Jeromer, Finiq, Sajadhe, Fotir,
Babur, Glusta-Lia, Ahuret e Camauda (shih Sp.Muselimi "Istoriqi".... f.114-117)

Sic shihet, Greqia kishte nje rrjet te dendur shkollash greke pothuaj ne cdo fshat te
krishtere, qe mesonin femijet ortodoks. Argumenti qe sjell autori per te justifikuar
pushtimet e trojeve shqiptare nga Greqia nuk qendrojne. Zoti Lambi Baliciotis, me sa
duket e zhvesh veten nga roli i nje historiani dhe merr persiper detyren e nje avokati
mbrojtes per te "perligjur" (!) padrejtesine e shekullit qe beri Greqia duke i grabitur
Shqiperise pjese nga trungu i saj, Camerine, Follorinen dhe Kosturin.

Kam mendimin se menyra se si e shtron autori problemin dhe argumentat qe sjell jane
shume te demshme per vete autoritetin dhe shtetin grek ne opinionin e brendshem dhe
te jashtem. Ne pjesen me te madhe te lexuesve shiptare, kur te njihen me pohimet e
autorit qe jane mine me sahat, do t'i shohin me dyshim e frike hapjen e shkollave greke
ne Shqiperi, shtrirjen e tyre deri ne zonat qe s'ka asnje minoritar.

E verteta e problemit qe ju keni marre persiper a merrni ne mbrojtje qendron ndryshe.
Qysh nga Kongresi i Berlinit, me 1878, u pa qarte se "Lufta per Epirin" nuk ishte me
problem i marredhenieve greko-turke, por i marredhenieve greko-shqiptare. Ndaj, pas
vitit 1881, kur Fuqite e Medha arriten ne perfundimin qe t'i jepnin Greqise vetem Arten
dhe tokat ne lindje te saj, politika greke u perqendrua ne nje veprimtari propagandistike
ne gjirin e popullsise shqiptare te Shqiperise se Poshtme, qe synonte ne rradhe te pare
te crrenjoste shqiptarizmin ne ate treve dhe te mbillte urrejtjen e percarjen midis vete
shqiptareve, te krishtereve e muslimaneve. Ne pararoje te kesaj veprimtarie vijuan te
qendrojne si gjithmone kisha dhe shkolla greke, te cilave pushteti osman dhe vete
Sulltani u kishte siguruar nje status te vecante te privilegjuar.

Objektivi i Greqise ne Epir ne prag te Luftes se I Ballkanike ne vjeshte te viitt 1912
mbetej jo ajo qe shpreh autori grek, por pushtimi i anes perendimore te kesaj vije
bashke me Janinen e rrethinat e saj. Berthamen kryesore te ketyre territoreve e
perbente treva e Camerise. Ne mesditen e 23 shkurtit 1913 forcat e Epirit hyne ne
Paramithi, nderkohe qe kapiteni Muxakas mori Margellcin dhe Pargen. Forca te tjera te
komanduara nga Trypogeorgi hyne ne Filat dhe deri ne fund te shekullit 1913 forcat
greke kishin zene gjithe hapesiren midis rrjedhave te lumenjve Kallamas dhe Greqi
(Akeront).

Pushtimin e qendrave kryesore te Camerise nga forcat greke e pasoi nje vale krimesh,
ekzekutimesh e terrori mbi popullsine vecanerisht mbi ate muslimane. Deshmitare
okulare pohuan se ne Janine dhe ne rrethinat e saj kishin pare grumbuj me kufoma
shqiptaresh, ushtarake e civile, te shfytyruara ne menyren me te eger. Te njejtat skena
mizore u shenuan ne qytetet e fshatrat e Paramithise. Autori grek G.Fessopoulos,
pjesemarres ne ngjarje si oficeri i ushtrise greke, detyrohet te pohoje "kujtimet e
hdihura" qe lane mbi popullsine shqiptare te Camerise bandat kreteze te drejtuara nga
Manos, Montakas, Granicas etj.

Politika e terrorit ndaj popullsise shqiptare u shtri dora-dores edhe ne vise te tjera te
Shqiperise se Poshtme, ku hyne trupat greke. Pamjen e ketij terrori te vendosur nga
forcat greke ne trevat e pushtuara e jep ne menyre te sintetizuar memorandumi i 7
qershorit te vitit 1913, qe u hartua ne burgun e Janines nga nje grup patriotesh came te
burgosur nga autoritetet greke te pushtimit. Autoret e memorandumit: P.Vehbi Pasha,
Haki Musaj, Mazar Dino, etj, denoncojne vrasjen e 72 veteve nga paria e Camerise ne
castin e pare te futjes se trupave greke ne Cameri dhe perpjekjet e patrioteve dhe te
luftetareve shqiptare, qe ishin shquar ne betejat kunder turqve per nje Shqiperi te
pavarur e te bashkuar. Ushtaret greke dhunojne e plackitin cdo dite shtepite e cameve,
duke i detyruar keta te fundit te marrin arratine. Autoritetet greke perpiqen te zhdukin
cdo shenje shqiptare ne keto treva shqiptare, duke ndalur me dhune perdorimin e
gjuhes shqipe, mbajtjen e qelesheve karaketeristike shqiptare, duke prishur xhamite e
duke i kthyer ato ne stalla e ne magazina. Muslimanet kercenohen dhe detyrohen te
nderrojne fene dhe te behen ortodoks. Per me teper, ata urdherohn te marrin pjese ne
mitingjet e organizuara nga autoritetet greke te pushtimit, ku hartohen memorandume
per Fuqite e Medha sikur keto vise jane "greke".

E beme kete ekspoze te shkurter, te informojme lexuesin dhe per t'i kujtuar autorit grek
ne Athine se pushtimi i trojeve shqiptare, Cameria, nga forcat greke nuk duhet
mjegulluar, anashkaluar dhe paraqitur sikur forcat greke po clironin token helene e te
krishteret greke.

Tani qe lexuesi njihet me krimet qe kryen forcat greke ne Cameri (1912-1913) nuk ka
se si te shpjegoje qendrimin e gati te papergjegjshem te autorit ne artikullin qe
debatojme kur deklaron: "...ne zonat qe u perfshine ne shtetin komb-grek pas vitit 1912-
1913...trajtimi i muslimaneve si qytetare te kategorise se dyte ...nuk i detyrohet nje
politike te qarte diskriminimi nga ana e shtetit grek deri ne shkembimin e popullsise,
krijon kushte te pershtatshme per kthimin e popullsise came ne minoritet".

Per te kundershtuar pohimet e autorit detyrohemi t'i kujtojme se kujdesi i administrates
ushtarake greke, me te pushtuar krahinat came, ishte jo "krijimi i kushteve te
pershtatshme per kthimin e popullsise came ne minoritet", por gjetja dhe arrestimi i
elementeve patriote, mbledhja e armeve, krijimi i kushteve te padurueshme per
popullsine came, sidomos, per ate muslimane, qe ta detyronte te braktiste vatrat e saj
dhe te arratisej gjetke. Autoritetet greke luajten djallezisht edhe karten e kundervenies
se elementit cam musliman ndaj atij cam te krishtere. Per kete qellim u nxiten keta te
fundit qe te sulmojne dhe te pervetesojne pronat e muslimaneve. Jo gjithmone keto
veprime cinike paten sukses. Ne shume raste camet e krishtere refuzuan te marrin
mallin e pronat e vellezerve te tyre.

Me 17 dhjetor 1913, i ashtuquajturi "Protokolli i Firences" sanksiononte perfundimisht
vijen jugore te kufirit, i cili linte jashte territorit shqiptar Camerine dhe vise te tjera te
Shqiperise se Poshtme.

Athina pergatitej per te kryer "pa zhurme e buje" spastrimin e popullsise shqiptare
muslimane nepermjet nje shkembimi te ardhshem te saj me greket e Turqise. Ne fakt u
duk se largimi i shqiptareve muslimane nga kufijte e ri te shtetit grek do te realizohej
shume shpejt. Ne pranveren e vitit 1914 u be nje marreveshje midis kryeministrir grek
Venizellos dhe ambasadorit turk ne Athine shkembimin e banoreve grek te vilajetit te
Ajdinit me muslimanet e Maqedonise dhe te Epirit.

Greqia ishte e interesuar per shkembimin e popullates shqiptare, se keshtu mendonte se
i jepte fund cdo kerkese te shqiptareve per kthimin e trojeve te tyre qe u ishin marre
padrejtesisht ne vitin 1913. Gjithashtu ne shpernguljen e muslimaneve, Greqia llogariste
se do ta kishte me te lehte asimilimin aty te elementit ortodoks shqiptar. Ndoshta autori i
shkrimit mendoi se sot nuk eshte koha per te prekur plaget e nje te shkuare, por
mendoj se e shkuara nuk eshte shume e larget dhe duhen prekur jo per hakmarrje, por
per te vene ne vend nje padrejtesi, sic eshte ajo e mohimit te se drejtes mbi pronen, qe
u eshte bere pronareve shqiptare per afro 80 vjet, problem te cilin do ta prek ne vijim te
ketij artikulli.

Politika e shtetit grek per debimin e cameve me hu e tortura, eshte nje kapitull i gjate ne
historine e cameve dhe te Camerise dhe ketu nuk eshte vendi per hollesi, por per aq sa
na lejon hapesira le te permendim edhe dy-tre problme.

Se pari, perfaqesuesi i Greqise D.Kaklamanos nen presionin e qeverise shqiptare e te
qeverise te tjera, te protestave te shqiptareve brenda e jashte vendit, te shtypit shqiptar
e ne menyre te vecante te rretheve patriotike came, u detyrua te provonte se camet
muslimane, megjithese kane nje fe me turqit, nuk ishin turq, ndaj Greqia nuk do t'i
perfshinte ne shkembim muslimanet me origjine shqiptare.

Zbutje e pazakonshme e Athines ndaj problemit cam, ishte vetem nje terheqje taktike e
bere ne rrethana te reja, te shkaktuara nga disfata e turpshme ne Azine e Vogel.

Athina mendonte se me anen e presionit do t'i conte camet muslimane deri ne ate
gjendje, sa te deklaronin vete me gojen e tyre se e deshironin shkembimin.

Realizimin e ketij objektivi, qeveria greke e shihte kryesisht me ushtrimin e dhunes. Per
kete qellim ajo organizonte dhe dergonte banda te armatosura ne qendrat kryesore te
Camerise, te cilat nisen vrasjet, raprezaljet, grabitjet e perdhunimet ne familjet
shqiptare.

Se dyti, paralelisht me intensifikimin e dhunes dhe te terrorit mbi popullsine autoktone
shqiptare, qeveria greke filloi dhe vendosjen e refugjateve, koloneve greke te ardhur
nga Azia e Vogel. Kontigjentet e para te tyre filluan te duken neper fshatrat e Camerise,
qysh nga vjeshta e vitit 1922. Ne ate krahine, Athina parashikonte te vendoste 18.000
refugjate greke. Ata nen mbrojtjen e administrates, kishin vreshtat, ullishtet. Fshataret
shqiptare qe kundershtonin, pasi i rrihnin i arrestonin.

Se treti, periudha 1913-1940 ne Cameri karakterizohej nga nje rritje e presionit te
qeverise greke ndaj popullsise. Traktati per minoritetet i nenshkruar pas Luftes se Pare
Boterore, pothuaj prej te gjitha shteteve te Evropes, u njihte minoriteteve te gjitha te
drejtat. Edhe Shqiperia, duke qene nder ato shtete qe e respektonte ate traktat, i njohu
minoritetit grek ne Shqiperi te drejten per te pasur shkolla ne gjuhen e vet amtare, u
garantonte jeten dhe pasurine si dhe per te patur perfaqesuesit e vet ne Parlamentin
shqiptar. Qeveria shqiptare shpresonte se edhe fqinja e saj, Greqia, do t'ua njihte po
keto te drejta shqiptareve qe jetonin ne Greqi. Qeveria greke, ne parim i njihte camet si
minoritet, por duke u bazuar ne fene e tyre, ajo bente perpjekje per t'i quajtur turq ne
menyre qe t'i perfshinte ne shkembim.

Shqiptari ne Greqi kishte humbur te gjitha te drejtat e tij. Bujkut i merrej toka me ligjin e
ri qe u be i njohur me emrin "apollotriosis" (tjetersim).

Sipas ketij ligji pronari shqiptar nuk kishte te drejte as ta shiste pronen e tij te
patundshme, as ta jepte me qera.

Apollotrios u shoqerua edhe me nje ligj tjeter me emrin "enigiostasis", me anen e te cilit
qeveria greke vuri ne zoterim te gjitha pasurite e cameve. Me dekretligje te vecanta,
shqiptareve ne Cameri u ishte hequr e drejta e votimit. Qeveria greke nuk lejonte per
shqiptaret me Cameri asnje shkolle ne gjuhen amtare shqipe, nderkohe qe ne te gjitha
fshatrat e banuara prej tyre ajo kishte hapur shkolla ne gjuhen greke. Moslejimin e
shkollave shqipe, Athina mundohej ta justifikonte duke thene se "edhe ne kohen e
sundimit osman, ne fshatrat muslimane nuk kishte patur shkolla shqipe".

Pa dashur te rendis te dhena dhe fakte te tjera per lirite dhe te drejtat qytetare qe i
mungonin shqiptarit cam, mendoj se jane mese te mjaftueshme per ta quajtur si te
pabaze pohimin qe ben autori se Greqia respektonte tedrejtat e minoritetit shqiptar.

Duke bere keto konstatime, vetiu shtrohet pyetja: A duhet te kishte reciprocitet midis dy
qeverive rreth trajtimit te minoriteteve? Koha tregoi se qeveria shqiptare, skenen e
drames came e ndiqte nga larg dhe ngushellohej me ndonje shkrese zyrtare, ankese
apo kerkese drejtuar qeverise greke, Komisionit Mikst apo dhe pertej detit, Lidhjes se
Kombeve ne Gjeneve, ku ankohej per veprimet e qeverise greke.

Ne kete kohe, rrethet patriotike shqiptare, madje dhe politikane shqiptare i kerkonin
qeverise shqiptare qe t'i pergjigjej me te njejten monedhe veprimeve qe kishte
ndermarre Athina zyrtare ndaj minoritetit shqiptar ne Greqi. Shqiperia t'u hiqte
grekofoneve te drejten e votimit, t'u ndalohej te shiturit dhe te blerit e pasurive te
patundshme, te mos lejohej asnje grekofon te levizte jashte Shqiperie, t'u
regjistroheshin pasurite e tundshme e te patundshme (sic bente qeveria greke tek
shqiptaret ne Cameri) dhe te instaloheshin brenda ne to refugjatet cam te debuar me
force nga vatrat e tyre.

Artikulli i historianit grek per te cilin debatojme ndalet edhe ne problemin e pronave te
shqiptareve ne Greqi. Shpronesimi i padrejte qe u ben qeveria greke pronareve
shqiptare ne Greqi dhe cameve ne vecanti u be burim konflikti mes dy vendeve. Greqia i
filloi shpronesimet e muslimaneve shqiptare qysh ne vitin 1913 e ne vazhdim.

Pa dashur, te hyj ne hollesira historike se si u grabiten pronat e shqiptareve nga qeveria
greke me ligje te vecanta dhe amendamente te Parlamentit grek, se si kolonet greke u
bene pronare ndersa pronaret e vertete shqiptare mbeten rrugeve dhe vdisnin urie. Nuk
do te ndalem as dhe ne premtimet qe u benin qeveritaret greke cameve se do t'i
kompensonin megjithe joshjet vazhdueshme qe nga viti 1921-1936, per afro 16 vjet,
pronaret shqiptare jo vetem qe nuk moren asgje, por u burgosen dhe u internuan nga
qeveria greke si Mazar Dino nga Paramithia, Musa Deni dhe Haki Musaj ne Filat, Haxhi
Braho ne Margellic, Abedin Xhemali me vellezerit e tij nga fshati i Graves (Gumenice) etj.

Pohimet e autorit per zgjidhjen e pasurive te shqiptareve jane kontradiktore, pa
predispozicion per t'u prononcuar dhe per te dhene mendime per zgjidhje. E vetmja gje
qe pohohet ne artikull eshte shprehja: "Fshehja e te kaluares dhe zbukurimi
propagandistik i saj, apo shmangia e realitetit jane vertetuar si menyrat me te keqija te
perballimit te ceshtjeve ekzistuese...apo jo ekzistuese... personalisht jam, deklaron
autori, shume larg logjikes se "ceshtjes se mbyllur" te pales greke dhe "te ceshtjes se
hapur" te pales shqiptare. Dilema e autorit as te hapen as te mbyllen (as mish as peshk)
justifikohet, sipas tij, se mos qarqe te caktuara nacionaliste greke, qe nuk jane pak, por
edhe me peshe politike, po te hapej problemi i pronave "mund te hakmerreshin me
refugjatet ne Greqi!

Mendoj se ky nuk eshte nje arsyetim i drejte qe i lindi ne zemer autorit nga meraku se
mos pesojne gje refugjatet shqiptare ne reqi. Ata ne token helene rrojne me punen dhe
djersen e tyre, por kontribuojne edhe per fuqizimin e ekonomise ne shtetin fqinje si krah
i lire pune.

Kam mendimin se pohimet e autorit kane per qellim t'i bejne presion politikes shqiptare,
nga njera ane dhe mases tjeter qe kane femijet refugjate ne Greqi duke i paralajmeruar
se po hapet goje per pronat "Gogoli fshese" ju pret.

Qendrimi i autorit me duket paksa i lekundur dhe jo deshir-mire per t'u zbardhur e
verteta.

Argumenti qe jep autori nuk qendron edhe per nje fakt tjeter. Nese Greqia ka te tilla
shtresa ne vendin e saj, kot qe pretendon se ka hyre ne Evrope. Ceshtja e pronave
duhet zbardhur.

Ajo qe kerkohet sot nga te dy vendet me nje fqinjesi te vjeter lypset qe problemet qe na
ndajne e behen burim konfliktesh te ndreqen me mirekuptim te dyanshem dhe jo me
zhurme e presione pa fryt. Ceshtja e kthimit te pasurive te shqiptareve nuk duhet
kerkuar per t'u zgjidhur as me traktate e akorde, por me vullnet te mire.

Greqia konsiderohet nje vend demokratik dhe te drejtat e njeriut jane ne themelte
legjislacionit te saj akutal grek.

C'duhet bere per zgjidhjen e problemit te pasurive te shqiptareve? Une mendoj:

1. Ministria e Puneve te Jashtme e Shqiperise te mos e lere ne harrese ceshtjen e
pronave te shiqiptareve ne Greqi, sepse eshte krim i rende te merren neper kembe te
drejtat e shqiptareve. Jo t'i luten Greqise per lemoshe, por ta ngrene zerin ne forumet
nderkombetare.

2. T'i behet e qarte qeverise greke se do apo nuk do ajo, pronat e shqiptareve ne Greqi
ekzistojne, prodhojne cdo dite vlera dhe pronaret e vertete sot per sot mbajne neper
sirtare tapite dhe here pas here i perkedhelin per t'u ngushelluar.

3. Pala shqiptare t'i perdore te gjitha rruget e saj diplomatike qe te mohojne qe
Parlamenti grek te shfuqizoje ligjet famekeqe qe i heq pronarit te drejten mbi pronen e
tij.

3. Athina duhet t'u njohe minoritetit shqiptar ato te drejta qe i njeh qeveria shqiptare
minoritetit grek ne Shqiperi.





© Koha Jone 2001 All Rights reserved

______________________________________________________
Spazio su web e dominio a prezzi imbattibili: solo su WebCenter! http://webcenter.lycos.it





---------------------------------
Do you Yahoo!?
Faith Hill - Exclusive Performances, Videos, & more
faith.yahoo.com
-------------- next part --------------
HTML attachment scrubbed and removed


More information about the ALBSA-Info mailing list