| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] Terheqje e akuzes per shperdorim detyre - Zeri Popullit, 11 tetor 2002Agron Alibali aalibali at yahoo.comThu Oct 10 20:52:45 EDT 2002
Akuza krim qe desh vrau Dritan Priftin Prova te sajuara, akuza jeshtë ligjit, dëmi ekonomik zero I plote dokumenti i ri i prokuroreve per Parlamentin Sot me datën 01.10.2002, ne prokurorët Thoma Jano, Biblbil Mete e Genti Xholi, morëm në shqyrtim aktet e procedimit penal nr. 54 dhe konstatuam REPUBLIKA E SHQIPERISE PROKURORI I PERGJITHSHEM Lënda: Për tërheqjen e kërkesës për dhënie autorizimi për proçedim penal dhe arrestimin e deputetit Dritan Prifti Kuvendit të Republikës së Shqipërisë Bashkëlidhur ju dërgojmë kërkesën e grupit të prokurorëve për tërheqjen e kërkesës për të autorizuar procedimin penal dhe arrestimin e deputetit Dritan Prifti. Nga analiza e këtij procedimi, rezulton se në gjendjen që janë aktet, dhënia e autorizimit për të proceduar penalisht dhe arrestuar deputetin Dritan Prifti është e panevojshme, pasi nuk mbështetet në ligj dhe në provat e grumbulluara nga organi i akuzës. Në këto kushte, duke qënë dakord me konkluzionet e grupit të prokurorëve, Ju paraqes kërkesën "Për terheqjen e kërkesës për të autorizuar procedimin penal dhe arrestimin e deputetit Dritan Prifti". Pavarësisht nga sa më sipër, hetimet për këtë vazhdojnë, dhe nëse në të ardhmen do të dalin fakte të reja, Ju siguroj se nuk do të ngurojmë për të kërkuar bashkëpunimin me Kuvendin. Duke shpresuar në mirëkuptimin Tuaj. Sot me datën 01.10.2002, ne prokurorët Thoma Jano, Biblbil Mete e Genti Xholi, morëm në shqyrtim aktet e procedimit penal nr. 54 dhe Konstatuam: Me datën 11.01.2002, në Prokurorinë e Rrethit Tiranë, është regjistruar procedimi penal, nr. 54 për veprat penale të shpërdorimit të detyrës dhe atë të shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike, parashikuar nga nenet 248 e 258 të Kodit Penal. Mbi bazën e materialeve të grumbulluara, me shkresën nr. 431, datë 27.02.2002, Prokurori i Përgjithshëm i është drejtuar Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, duke i kërkuar autorizimin për të proceduar penalisht dhe për të arretsuar deputetin Dritan Prifti, ish Drejtor i Përgjithshëm i KESH-it, pëer veprën penale të shpërdorimit të detyrës, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. Me urdhër të Prokurorit të Përgjithshëm nr. 80, datë 23.03.2002, u ngarkuan Prokurorët e Prokurorisë së Përgjithshme, Thoma Jano e Bilbil Mete, si dhe prokurori i prokurorisë së rrethit Tiranë, Genti Xholi, për të drejtuar dhe kontrolluar hetimin e këtij procedimi penal. Nën drejtimin e këtij grupi, për të realizuar një hetim sa më objektiv e të gjithanshëm, u kryen një numër i madh veprimesh hetimore si: pyetja e specialistëve të Ministrisë së Ekonomisë Publike dhe privatizimit që kanë ushtruar kontrollin financiar në KESH, pyetja e punonjësve të KESH që kishin dijeni për mënyrën e zhvillimit të tenderave për blerjen e energjisë elektrike, kqyrja dhe sekuestrimi i provave shkresore, saktësimi i ekspertimit kontabël, pyetja e personave të akuzuar dhe verifikimi i pretendimeve të tyre etj. Njëkohësisht, nëpërmjet këtyre veprimeve, u realizua edhe verifikimi i pretendimeve të deputetit Dritan Prifti, të dërguara me vullnetin e tij drejtëpërdrejtë në Prokurorinë e Përgjithshme. Nga hetimi në tërësi, deri më sot, i këtij procedimi penal, ka rezultuar si më poshtë: Me qëllim për të plotësuar nevojat e domosdoshme të furnizimit të vendit me energjui elektrike, për periudhën tetor-dhjetor 2000, me kërkesë të Koorporatës Elektroenergjitike Shqiptare, ministria e Ekonomisë publike dhe privatizimit i ka kërkuar këshillit të Ministrave të autorizojë KESH që të prokurojë për blerjen e energjisë elektrike, me procedurën "kërkesë për kuotim". Mbi bazën e kësaj kërkese, Këshilli i Ministrave, ka marrë vendimin nr. 495, datë 19.09.2000, me të cilin është vendosur të lejohet KESH - të blejë energji elektrike, për periudhën tetor-dhjetor 2000, në sasinë 300.000 MWh, me fond limit në shumën 1.575.000.000 lekë, me procedurën "kërkesë për kuotim". Për realizimin e blerjes së energjisë elektrike sipas këtij vendimi, KESH-i u ka drejtuar kërkesë për ofertë 9 firmave të huaja, të njohura për prodhimin dhe tregtimin në këtë fushë. Kësaj kërkesë i janë përgjigjur pozitivisht vetëm dy prej firmave të mësipërme duke dërguar oferë dhe konkretisht: firma :"EPCG" Mali i Zi dhe firma "EGL" - ZVicër. Oferta e firmës "EPCG" - Mali i Zi ka qënë për sasinë 150.000 MWH, me çmimin 29 USD/MWh, ndërsa oferta e firmës "EGL" - Zvicër ka qënë për sasinë 77.000 me çmimin 30 USD për çdo Mwh. Edhe pse ofertat e paraqitura nuk plotësonin të gjithë sasinë e kërkuar të energjisë, të dy firmat e lartpërmendura janë shpallur fituese. Por, në fakt ëhstë lidhur kontratë vetëm me formën "EPCG" - Mali i Zi për sasinë dhe çmimin e ofruar, pasi firmë "EGL" - Zvicër ka hequr dorë nga lidhja e kontratës. Si shkaqe për heqjen dorë të saj kanë shërbyer mossigurimi i lejes së tranzicionit të energjisë elektrike nëpërmjet Rumanisë dhe kushtet që ajo i vinte KESH-it për shlyerjen e borxheve të mëparshme dhe për parapagimin e energjisë që do të blihej. Këto kushte nuk mund të plotësoheshin për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike që kishte koorporata shqiptare në këtë periudhë. Me kompaninë "EPCG" - Mali i Zi kontrata është lidhur me datën 06.10.2000, kohë në të cilën nuk ka qënë në detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të KESH-it, deputeti Dritan Prifti e në këto kushte nuk mund të përgjigjet edhe sikur të kishte shkelje. Për rastin e lartpërmendur, në kërkesën që Prokuroria e Përgjithshme i ka drejtuar Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, është trajtuar si shkelje që ka sjellë si pasojë dëm ekonomik në vlerën 435.000 USD fakti i mossigurimit të kontratës në masën 10 % të vlerës së saj. Po kështu, për vitin 2001, sipas kërkesës për autorizim, është llogaritur dëm financiar në shumën 3.448.1000 USD mossigurimi i kontratave në masën 10 % të vleftës së tyre, ndonëse të gjithë tenderat për këtë periudhë janë zhvilluar me procedurat "Kërkesë për kuotim" dhe "prokurim i drejtëpërdrejtë". Për llogaritjen si dëm të shumave të mësipërme, në kërkesën për të autorizuar procedimin dhe arrestimin e deputeit Dritan Prifti, i është referuar nenit 29 të ligjit nr. 7971, datë 26.07.1995 "Për proikurimin publik" me ndryshimet përkatëse dhe është ngarkuar si përgjegjës i drejtëpërdrejtë deputeti Dritan Prifti, ish drejtor i përgjithshëm i KESH-it. Një konkluzion i tillë është i gabuar sepse sigurimi i tenderit sipas dispozitës së mësipërme parashikohet kur zbatohen procedurat e tenderit të hapur dhe jo për tenderat e zhvilluar me procedurat "Kërkesë për kuotim" e "prokurim i drejtëpërdrejtë" sikurse është vepruar për të gjitha blerjet e energjisë elektrike nga ana e KESH-it për periudhën objekt hetimi. Ligjvënësi në asnjë dispozitë të ligjit "Për prokurimin publik" nuk ka përcaktuar detyrimin për sigurimin e ofertave dhe të kontratave në rastet kur tenderat kryhen me procedurat "Kërkesë për kuotim" dhe "Prokurim i drejtëpërdrejtë". Nga ana tjetër, në kushtet kur blerja e energjisë elektrike është realizuar në të gjitha rastet pa bërë pagesa paraprake, mossigurimi i kontratës nuk sillte asnjë rrezik. Shteti shqiptar ka paguar aq para sa energji elektrike ka marrë dhe gjithmonë i ka kryer likujdimet pas më shumë se 20 ditësh nga marrja ne saj. Gjithashtu, nuk qëndron si dëm ekonomik as shuma prej 85.8600 USD që është llogaritur si diferencë çmimi, për tremujorin e fundit të vitit 2000, midis kontratave të lidhura me datën 31.10.1000 me kompaninë sllovene "Sllovenskja Elektrarna" dhe me kompaninë tjetër "EPCG" - Mali i Zi me datën 15.11.2000, krahasuar me ofertën e bërë nga kompania "EGL" - Zvicër, sepse në kohën që është bërë kërkesa në Kuvend për të autorizuar procedimin penal ndaj dpeutetit Dritan Prifti, nuk disponoheshin ende aktet zyrtare që provonin heqjen dorë vullnetarisht të kompanisë zvicerane për arsye teknike dhe financiare. Për blerjet e energjisë elektrike gjatë tremujorit të parë të vitit 2001, në kërkesën për të autorizuar procedimin dhe arrestimin e deputetit Dritan Prifti, ndër të tjera, është llogaritur si dëm financiar, shuma prej 392,850 USD. Llogaritja e kësaj shume mbështeje në mungesën e ofertave për lidhjet e kontratave nr. 03/1-01, datë 04.01.2002; nr. 08/1-01, datë 27.02.2001 dhe nr. 09/1-01, datë 27.02.2001, me kompaninë EFT Londër, me arsyetimin se duke mospatur oferta të tjera këto kontrata duhet të lidheshin me çmimin 33.5 USD/MWh, që ishte çmimi fillestar i dhënë nga kompania në ofertën e datës 26 dhjetor 2000 dhe jo me çmimet 34,8; 35,5 dhe 36 USD/MWh. Gjatë hetimit rezultoi se që në ofertën e datës 26.12.2000 të kompanisë "EFT" - Londër, për shtresa të furnizimit me energji elektrike me çmime me të larta nga ai i datës 26 dhjetor 2000, të cilat përputhen plotësisht me çmimet e blerjes të vendosura në kontratat e tremujorit të parë të vitit 2001. Këto oferta janë dorëzuar nga ish drejtori i Zyrës së Prokurimeve, i pandehuri Leonard Mone me datën 10.07.2002, por vërtetohet që ato kanë qënë në disponim të KESH-it në kohën e lidhjes së kontratave, sepse janë protokolluar në librin përkatës të fakseve sipas radhës kronologjike. Në këto rrethana edhe arsyetimi se është shkaktuar dëm ekonomik për këtë periudhë në shumën 392.850 USD, nuk qëndron. Nga hetimi ka rezultuar se gjatë prokurimeve të kryera nga KESH, për periudhën objekt hetimi, kanë rezultuar shkleje të procedurave të prokurimit si: lidhje kontratash para daljes së VKM-së përkatëse, blerje energjie para lidhjes së kontratës, blerje energjie pa V.K.M. (blerjet nga KEK - Kosovë) etj, por asnjë nga këto shkelje nuk ka sjellë dëm ekonomik për buxhetin e shtetit dhe justifikohen me nevojën urgjente që kishte vendi për energji. Pagesat, sikurse u trajtua më lart, janë bërë gjithnjë pas lidhjes së kontratave dhe pas marrjes në fakt të energjisë elektrike nga vendi ynë. Theksojmë se në dispozitën penale që parashikonte shpërdorimin e detyrës në periudhën objekt hetimi, thuhej:"Kryerja e veprimeve që synojnë të pengojnë zbatimin e ligjit nga personi i ngarkuar me një funksion shtetëror, kur nga veprime të tila u janë shkaktuar pasoja të rënda interesave të shtetasve ose atyre shtetërore, dënohet ..." Pra, nga përmbajtja e kësaj dispozite, del se, që të ekzistonin elementët e kësaj vepre penale, subjekti duhet të kryente veprime që synonin drejtëpërsëdrejti pengimin e ligjit, veprime të cilat nuk janë kryer nga deputeti Dritan Prifti. Nga sa parashtruam më sipër rezulton se mungojnë elementët e veprës penale për të cilën është kërkuar autorizimi për të proceduar dhe arestuar deputetin Dritan Prifti. Në veprimtarinë e dpeutetit Dritan Prifti nuk rezultojnë as elementë të ndonjë vepre tjetër penale. Përsa më sipër, duke iu referuar rezultateve të hetimeve të kryera, kërkesa që i është drejtuar Kuvendit të Republikës së Shqipëriosë me shkresën nr. 431, datë 27.02.2002, është e pambëhstetur në ligj e në prova, prandaj në mbështetje të nenit 288 të Kodit të Procedurës Penale. Kërkojmë: Tërheqjen e kërkesës për të proceduar penalisht dhe për të arrestuar deputetin Dritan Prifti. Prokurorët Bilbil Mete Genti Xholi Thoma Jano --------------------------------- Do you Yahoo!? Faith Hill - Exclusive Performances, Videos, & more faith.yahoo.com -------------- next part -------------- HTML attachment scrubbed and removed
More information about the ALBSA-Info mailing list |