Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] Zeri i Popullit, 4 Mars 2002

Agron Alibali aalibali at yahoo.com
Thu Oct 10 22:01:18 EDT 2002


Rakipi kërkon leje Kuvendit për procedim penal të Priftit 
Prokuroria pranë Gjykatës Shkalles Pare Tiranë me datë 11.01.2002 ka rregjistruar procedimin penal nr.54 për veprën penale të shpërdorimit te detyres, parashikuiar si krim nga neni 248 i Kodit Penal.

Hetimet për këtë procedim penal u nisen kryesisht, me objekt prokurimet e bëra me fonde publike nga ana e Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare për periudhat kohore tetor-dhjetor 2000 dhe janar - dhjetor 2001.

Nga hetimet paraprake të zhvilluara për periudhen kohore lartpërmendur, rezultojnë të jenë kryer veprime në kundërshtim me ligjet, që përbëjnë përmbushje jo të rregullt të detyres nga persona të ngarkuar me funksion shtetëror, veprime të cilat i kanë shkaktuar pasoja të rënda financiare interesave të shtetit, dhe konkretisht nga ana e ish-Drejtorit të Përgjithshëm të këtij institucioni, Dritan Prifti, fakte të cilat do t’i ekspozojmë në mënyre të detajuar sa më poshtë:

Me qëllim mbulimin e nevojave për energji elektrike për periudhen tetor-dhjetor 2000, me inicim te Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare dhe propozim te Ministrisë së Ekonomisë dhe Punëve Publike, Këshillit te Ministrave i është kërkuar të autorizoje me Vendim të tijin KESH-in që të prokurojë për blerjen e energjisë elektrike me "Kërkesën për kuotim" për këtë periudhe.

Mbi këtë bazë ka dalë V.K.M. nr.495 datë 19.09.2000 ku është lejuar prokurimi për blerjen e energjisë elektrike për periudhen tetor-dhjetor në sasinë 300.000 MWh me fond limit në shumën 1.575.000.000 lekë për prokurimin me proceduren "Kërkesë për kuotim".

Procedura lartpërmendur, është në kundershtim me legjislacionin shqiptar në fuqi dhe konkretisht:

Me nenin 22 të Ligjit nr.7971 datë 26.07.1995 "Për prokurimin publik", dhe pikës 3 të V.K.M. nr.335 datë 23.06.2000 "Për rregullat e prokurimit publik", përcaktohet shprehimisht se "procedura e prokurimit me "Kërkesë për Kuotim" do te përdoret kur kemi një treg të stabilizuar, dhe kufiri monetar i fondit limit është deri në 1 milion lekë për prokurimet me mallrat".

Për realizimin e këtij prokurimi nga ana e KESH-it ju është dërguar ftesë për ofertë 9 subjekteve dhe sipas procesverbalit të komisionit, date 04.10.2000 janë paraqitur vetëm 2 firma dhe konkretisht

Subjekti "EPCG" Mal iZi me çmimin 29 USD/MWh, sasia 150.000 MWh

Subjekti "E.G.L" Zvicer me çmimin 30 USD/MWh, sasia 77.000 MWh

Nga dokumentacioni rezulton se është lidhur kontrata nr.10661 datë 06.10.2000, me "EPCG" Mal iZi me çmimin 29 USD/MWh, për sasinë 150.000 MWh, kontratë e cila është realizuar në sasinë 125.760 ose në masën 83.3 $ %.

Ndërsa me subjektin tjetër "E.G.L." Zvicër, nga dosja e prokurimit, nuk rezulton të jetë lidhur kontratë, megjithese ishte shpallur fitues. Po kështu nga faturat e paguara nga ana e KESH-it, për këtë periudhe, nuk rezulton të jenë bërë pagesa apo furnizim me energji elektrike nga ky subjekt. Arsyet për mosrealizimin e kontrates nuk spjegohen dhe ne këtë drejtim nuk ka praktike dokumentare. E përmendim këtë fakt të mosrealizimit te kontratës pasi ka lidhje të drejtpërdrejtë me kontratat e mëpasshme të lidhura nga ana e KESH-it.

Kontrata me subjektin EPCG është nënshkruar pa sigurimin e detyrueshëm të kontratës në masën 10 %, fakt ky që bie në kundërshtim me nenin 29 të Ligjit nr.7971 datë 26.07.1995 "Për prokurimin publik", dhe pikës 6 të V.K.M. nr.335 datë 23.06.2000 "Për rregullat e prokurimit publik", në të cilët përcaktohet i detyrueshëm kushti i sigurimit të kontratës në masën 10 % të vlerës së kontratës. Për mëe tepër ky kusht do ta detyronte subjektin kontraktues EPCG në përmbushjen e detyrimeve në furnizimin me energji elektrike në masën 100 % ose nga ana e KESH do të mbahej 10 % e kushtit të sigurimit të kontratës, veprim i cili nuk është realizuar nga aan e KESH e për pasoje demi financiar i shkaktuar nga mospagimi i kushtit të sigurimit të kontratës në masën 10 % është në shjmën 435.000 USD.

(150.000 MWh x 29 USD/MWh x 10 % = 435.000 USD)

Kontrata është nënshkruar me datë 06.10.2000 ose 5 dite përpara se të miratohej procedura e prokurimit në A.P.P., veprim i cili bie në kundërshtim me Udhëzimin Nr.1 datë 01.01.1996 "Për Prokurimin Publik", Kreu IV, i cili thekson "çdo shpallje fituesi ose lidhje kontrate përpara miratimit me shkrim të organit që ve në dispozicion fondin, është e pavlefshme".

Duke qene se sasia e energjisë që duhej të prokurohej, nuk është arritur të sigurohej, si më lart, me inicim te Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare dhe propozim të Ministrisë së Ekonomisë dhe Punëve Publike, Këshillit të Ministrave u është kërkuar të autorizoje me Vendim të tijin KESH-in që të prokurojë me "Prokurim të drejtpërdrejtë" për mbulimin e kësaj nevoje.

Mbi këtë bazë, nga ana e Këshillit të Ministrave, brenda një datë, 31.10.2000, janë nxjerrë tre vendime për prokurim të drejtpërdrejtë, të cilat i shtjellojmë më poshte:

Me V.K.M. nr.574 datë 31.10.2000 është lejuar prokurimi pëër blerjen e energjise elektrike për periudhen 28.10.2000 deri 15.11.2000 në sasinë 25.000 MWh me fond limit në shumën 210.250.000 lekë për prokurimin e drejtpërdrejtë me subjektin EPCG-Mali iZi.

Në këtë rast, i kërkohet Këshillit te Ministrave të prokurohet me firmën EPCG-Mali i Zi, megjithëse ishte kjo firme që nuk e përmbushi detyrimin e saj të përcaktuar në kontratën nr.10661, e lidhur për efekte të V.K.M. nr.495 datë 19.09.2000. Në rast se kjo kontratë do te ishte përmbushur, nuk do te ishte e nevojshme nxjerrja e Vendimit në fjalë e për më tepër nuk do te kishte pse të prokurohej përsëri me të njejtën firme, por tashti me një çmim më të lartë.

Në mbështetje të vendimit të mësipërm, ësht nxjerrë urdhëri i prokurimit i datës 31.10.2000. Në dosjen e tenderit ekziston dhe një draft kontrate e datës 15.11.2000 për sasinë 13.540 MWh me çmimin 34 USD/MWh, për mbulimin e nevojave me energji elektrike për periudhen 28.10.2000 deri 11.11.2000, pra duke mos mbuluar të tërë periudhen kohore të përcaktuar në V.K.M. Sqarojmë dhe një herë se ky subjekt kishte nënshkruar më parë kontratën nr.10661 datë 06.10.2000 ku parashikohej furnizimi me energji elektrike për muajt tetor, nëntor dhe dhjetor 2000 me çmimin 29 USD/MWh. Ky dëm financiar ka rezultuar pasi nëse do te realizohej kjo kontrate, me çmim 29 USD/MWh, nga ana e KESH-it nuk do të ishte e nevojshme të lidhej kontrata e dyte me 34 USD/MWh. për sa më sipër, kontrata e dytë e lidhur me subjektin EPCG, është lidhur në kundershtim me ligjin dhe si rezultat i diferencës së çmimit nga 29 USD/MWh në 34 USD/MWh, shtetit i është shkaktuar një dëm ekonomik me vlere 68.580 USD.

Ndërkohë që në dosjen e prokurimit të kësaj praktike mungojnë praktikat e negocimit dhe ofertat e subjektit mbi bazën e të cilave janë mbështetur për nënshkrimin e kontratave me çmime të ndryshme.

Kjo kontratë është nënshkruar në emër dhe për llogari të KESH, nga ana e Dritan Priftit.

Me V.K.M. nr.573 datë 31.10.2000 është lejuar prokurimi për blerjen e energjisë elektrike për periudhen 03.11.2000 deri 12.11.2000 në sasinë 15.000 MWh me fond limit në shumën 115.800.000 lekë për prokurimin e drejtpërdrejtë me subjektin Sllovenske Elektrarne Bratislave-Sllovaki.

Në mbështetje të vendimit të mësipërm është nxjerrë urdhëri i prokurimit i datës 31.10.2000 dhe është lidhur kontrata nr.01/2000 datë 31.10.2000 për sasinë 14.400 me çmimin 31.2 USD/MWh, ndërkohë që në dosjen e prokurimit të kësaj praktike mungojnë praktikat e negocimit dhe ofertat e subjektit mbi bazën e të cilave janë mbështetur për nënshkrimin e kontratës dhe justifikimin për përdorimin e prokurimit me tender të drejtpërdrejtë. Kjo kontratë është lidhur pa një ofertë të studiuar mirë e duke patur parasysh faktin e ofrimit të energjisë nga subjekti "E.G.L" me çmimin 30 USD/MWh, kontratë e cila nuk u lidh megjithe shpalljen fitues të subjektit, është shkaktuar një dëm financiar në shumën 14.400 USD *(31.2-30 USD/MWh)=17.280 USD.

Kjo kontratë është nënshkruar në emër dhe për llogari të KESH, nga ana e Dritan Priftit.

Nga të dy rastet lartpërmendur shihet se janë lidhur dy kontrata, që mbulojnë nevojat energjitike për të njejtën periudhe kohore, pasi periudha 03/11 - 12/11/2000 përfshihet në të dyvendimet dhe njëkohësisht të dy kontratat kanë çmime të ndryshme, për të cilat mungojnë praktikat shkrespre të negocimeve mbi bazën e të cilave janë mbështetur këto kontrata.

Me V.K.M. nr.575 datë 31.10.2000 është lejuar prokurimi për blerjen e energjisë elektrike për periudhen 31.10.2000 deri 03.11.2000 në sasinë 19.520 MWh me fond limit në shumën 159.515.200 lekë për prokurimin e drejtpërdrejte me subjektin EFT-Londër.

Për këtë vendim mungojnë Urdhëri i Prokurimit i titullarit të Entit Prokurues, pra KESH-it dhe njëkohësisht nuk ekziston kontrata apo negocimi për blerje të energjisë për këtë periudhë.

Ky mos realizim shpjegohet me faktin se firma E.F.T., prokuruese mjaft e "suksesshme" në tenderat e mëpasshme të zhvilluara nga KESH, ka si datë të krijimi të saj vetëm tetorin 2000, muaj në të cilin relatohet nga KESH-i Këshillit të Ministrave si tenderuese e drejtpërdrejtë. Ndërkohë që nga KESH nuk i është kërkuar asnjëhere dokumentacioni ligjor i kësaj firme si dhe kapacitetet e saja në përmbushjen e detyrimeve, detyrim ky i përcaktuar në Ligjin nr.7971 datë 26.07.1995 "Për prokurimin publik", dhe ne V.K.M. nr.335 datë 23.06.2000 "Për rregullat e prokurimit publik". kjo mangësi ka sjellë si pasoje mosrealizimin e prokurimit te drejtpërdrejtë të bërë me të për fondin limit 159.515.200 lekë, pasi ajo kishte vetëm një muaj që ishte krijuar. E për më tepër kësaj praktike prokurimi i mungon i tërë dokumentacioni shkresor i negocimit me këtë firme, dhe nuk kuptohet se si nga ana e drejtuesve të KESH paraqitet si kandidatja e vetme për të mbuluar nevojat për energji elektrike. Por edhe ky deshtim me pasoja ekonomike të lartpermendura, nuk i ka "dekurajuar" drejtuesit e KESH-it ta propozojnë si tenderuese të drejtpërdrejtë E.F.T-në në tenderat e mëpasshme. Pamvaresisht se në dokumentacionin e mëpasshëm të E.F.T.-së, ajo paraqitet si një firme Britanike, aktiviteti ivërtetë i saj drejtohet nga Beogradi, e saktësisht nga Svetislav Bulatovic. Ky fakt tregon rëndësinë që i jepnin drejtuesit e KESH-it njohjes së besueshmërisë financiare të partnereve të cileve u besonin plotesimin e nevojave me energji elektrike.

Pavaresisht nga fakti i lartpërmendur, përsëri me inicimin e KESH-it dhe propozimin e Ministrisë së Ekonomisë dhe Punëve Publike, i kërkohet Këshillit të Ministrave nxjerrja e një vendimi për prokurim të drejtpërdrejtë për mbulimin e nevojave me energji per të njejtin tremujor, tetor-dhjetor dhe përsëri referohet si subjekt prokurues E.F.T., subjekt që vetëm 21 dite më parë nuk kishte kontraktuar, megjithese e përcaktuar në V.K.M. si tenderuese e drejtpërdrejtë.

Nga nna e Këshillit të Ministrave me V.K.M. nr.618 datë 21.11.2000 është lejuar prokurimi për blerjen e energjisë elektrike per periudhen 22.11.2000 deri 31.12.2000 në sasinë 177.200 MWh me fond liomit në shumën 1.400.000.000 lekë për prokurimin e drejtpërdrejtë me subjektin EFT-Londër.

Në mbështetje të vendimit të mësipërm është nxjerrë urdheri i prokurimit i datës 01.12.2000 dhe është lifhur kontrata nr.54/12-2000 me subjektin EFT - Londer me çmimin 31.5 USD/MWh.

Në këtë praktike kontraktuale mungon sigurimi i kontratës me lëtë subjekt në masën 10% ose 557.550 USD, veprim i cili në kundërshtim me Ligjin nr.7971 datë 26.07.1995 "Për prokurimin publik", kontrata e cila rezulton të jetë realizuar në masën 98.5 %.

Pra për tremujorin e fundit të vitit 2000, nga ana e KESH-it është inicuar nxjerrja e disa V.K.M-sh, të cilat mbulonin të njejtën periudhe kohore me fonde të njëpasnjëshme, dhe kjo për shkak të mosrealizimit në sasi të kontratave nga subjektet e paraqitura nga KESH-i, Këshillit të Ministrave dhe për më tepër me çmime të ndryshme nga të njejtët subjekte.

Përfundimisht, dëmi financiar si rezultat i parregullsive ligjore në procedurat e tenderimit për tremujorin e katërt të vitit 2000 është në shumën (435.000 + 85.860) = 520.860 USD.

Për vitin 2001 janë zhvilluar këto tenderime:

Për vitin 2001 Sh.A. KESH është lejuar të tenderojë 7 tendera nga të cilat 4 me prokurim të drejtpërdrejtë dhe 3 tendera me procedure prokurimi "Kërkese për kuotim".

Për këtë vit fondi i lejuar për prokurim ka qenë 12.647.810.000 lekë për blerjen e energjisë në sasinë 1.985.000 MWh, ndersa sasia faktike e kontratuar është 1.895.000 MWh ose 90.000 MWh me pak se përcaktohet në vendimet e Këshillit të Ministrave.

Respektimi i dispozitave ligjore për çdo prokurim në mënyre të detajuar është si vijon:

 

Me V.K.M. nr.1 datë 04.01.2001 është lejuar prokurimi për blerjen e energjisë elektrike për periudhen janar 2001 deri mars 2001 në sasinë 340.000 MWh me fond limit në shumën 2.645.360.000 lekë për prokurimin e drejtpërdrejtë me subjektin "Energy Financing Team" E.F.T.-Londër.

Mbështetir në këtë vendim, nga ana e KESH, është lidhur kontrata nr. 02/1-01 datë 04.01.2001 për sasinë 310.000 MWh, e ndarë sipas muajve janar 104.000 MWh, shkurt 94.000 MWh dhe mars 110.000 MWh pra gjithsej 310.000 MWh (nga 340.000 MWh të përcaktuar në V.K.M), me çmimin 33.5 USD/MWh, aq sa ishte oferta e subjektit E.F.T.

Nënshkrimi i kontratës me subjektin është kryer pa nxjerrë urdher prokurimi për tenderimin e sasisë së kërkuar me V.K.M.-në e mësipërme.

Po në datën 04.01.2001 është lidhur dhe kontrata nr. 03/1-01 për sasinë 30.000 MWh por me çmimin 36 USD/MWh ose 2.5 USD/MWh më tepër, pa patur ndonjë relacion për arsyen e ndarjes së kësaj sasie dhe lidhjes së dy kontratave me çmime të ndryshme brenda dites. Eshtë për të theksuar faktin se oferta e E.F.T. Londer për këtë tender është me çmimin 33.5 USD/MWh.

Këto kontrata janë nënshkruar në emër dhe për llogari të KESH, nga ana e Dritan Priftit.

Për periudhen janar-mars 2001 nga ana e KESH, është lidhur kontrata nr.05/1-01 datë 19.01.2001 për sasinë 88.000 MWH, e ndarë sipas muajve janar 30.000 MWh, shkurt 28.000 MWh dhe mars 30.000 MWh, me çmimin 35.5 USD/MWh, me subjektin E.F.T.-Londër.

Nënshkrimi dhe ekzekutimi i kësaj kontrate është në kundershtim të hapur me Ligjin nr.7971 datë 26.07.1995 "Për prokurim publik", pasi është nënshkruar pa u zhvilluar tender dhe pa patur një vendim të Këshillit të Ministrave për të justifikuar këtë prokurim të drejtpërdrejtë e për më tepër nuk ka as ofertë nga subjekti E.F.T. që gjender në dosje është ajo faksi i datës 26.12.2000 (pa numër protokolli dhe datë të KESH), në të cilen përcaktohet se çmimi i energjisë për periudhen 1 janar - 31 mars 2001 do të jetë 33.5 USD/MWh.

Si rezultat i këtij veprimi të kundraligjshëm është shkaktuar një dëm financiar në shumën 89.605 MWh (sasia e energjisë e blere në fakt) * (35.5-33.5 USD) = 179.210 USD.

Kjo kontratë është nënshkruar në emër dhe për llogari të KESH, nga ana e Dritan Priftit.

Me V.K.M. nr.45 datë 26.01.2001 është lejuar prokurimi për blerjen e energjisë elektrike për periudhen janar 2001 deri mars 2001 në sasinë 110.000 MWh me fond limit në shumën 2.645.360.000 lekë për prokurimin e drejtpërdrejtë me subjektin "Energy Financing Team" E.F.T.-Londër.

Në zbatim te ketij vendimi, nga ana e KESH janë lidhur dy kontrata:

Kontrata nr. 88/1-01 datë 27.02.2001 për sasinë 23.000 MWh, për periudhen 01.02.2001 - 28/02/2001, me çmimin 35 USD/MWh, si dhe

Kontrata nr. 09/1-01 datë 27.02.2001 për sasinë 60.000 MWh, e ndarë sipas muajve shkurt 30.000 MWh dhe mars 30.000 MWh, me çmimin 34.8 USD/MWh.

Nënshkrimi këtyre kontratave është bërë pa nxjerrë urdhërin e prokurimit për tenderimin e sasive të përcaktuar në V.K.M. dhe lidhja e tyre është bërë pa një ofertë paraprake për ndryshimin e çmimit të ofertuar nga ana e E.F.T. pasi oferta e vetme e këtij subjekti është ajo fakti i datës 26.12.2000 (pa numër protokolli dhe datë të KESH), në të cilen përcaktohet se çmimi i energjisë për periudhen 1 janar - 31 mars 2001 do të jetë 33.5 USD/MWh.

Si pasojë e veprimeve lartpërmendur është shkaktuar një dem financiar:

Për kontratën nr. 08/1-01 datë 27.02.2001 demi është 23.115 MWh, (sasia e energjisë e blerë në fakt) * (35-33.5 USD) = 34.672,5 USD

Për kontratën nr. 09/1-01 datë 27.02.2001 demi është61.445 MWh, (sasia e energjisë e blere në fakt) * (34.8-33.5 USD) = 79.878.5 USD.

Këto kontrata janë nënshkruar në emër dhe për llogari të KESH nga ana e Dritan Priftit.

 

Vlen të theksohet se nga hetimet e kryera nga ana e Prokurisë, për këtë periudhe, janë gjetur dy oferta; njera e datës 22.02.2001 nga subjekti "Slovenska Elektrika" Slloveni e cila ofronte energji elektrike me çmimin 32.5 USD/MWh dhe ajo e datës 27.02.2001 e subjektit "Hoularetta" Qipro e cila ofronte energji elektrike me çmimin 30.3 USD/MWh.

Nëse do të ishte marrë në konsideratë oferta e ofruar nga ana e subjektit "Slovenska Elektrika" Slloveni, përfitimi do të ishte 241.730 USD.

Me V.K.M. nr.141 datë 22.03.2001 është lejuar prokurimi për blerjen e energjisë elektrike për periudhen Prill-Qershor 2001 në sasinë 450.000 MWh me fond limit në shumën 3.217.500.000 lekë për prokurimin me proceduren "Kërkesë për kuotim", duke ju dërguar ftesë për ofertë 19 subjekteve dhe sipas procesverbalit të komisionit të datës 03.04.2001 kanë marrë pjesë 4 firma, nga ku fitues ka dalë subjekti E.F.T. pasi ka ofruar çmimin më të ulët 27.6 USD/MWh.

Procedura larpërmendur, është në kundershtim me legjislacionin shqiptar në fuqi dhe konkretisht:

Me nenin 22 të Ligjit Nr.7971 datë 26.07.1995 "Për prokurimin publik", dhe pikës 3 të V.K.M. nr.335 datë 23.06.2000 "Për rregullat e prokurimit publik".

Me subjektin është lidhur kontrata nr. 17.1 o1 datë 12.04.2001, për sasinë 378.066 MWh ndërkohë që procedura e prokurimit është miratuar me shkresën nr.2135/1 Prot. datë 18.04.2001 nga A.P.P. Kjo kontratë është realizuar në fakt për sasinë 378.066 MWh ose në masën 84.01 %. Si rezultat i moszbatimit të pikës 6 të V.K.M. nr.335 datë 23.06.2000, për sigurimin e kontratës në masën 10 % është shkaktuar një dëm financiar në shumën 1.242.000 USD. (435.000 MWh x 27.6 USD x 10% ).

Mbështetur sa më sipër kontrata me fituesin është nënshkruar 6 dite përpara se të bëhej miratimi nga A.P.P. veprim i cili është në kundërshtim me Udhëzimin nr.1 datë 01.01.1996 "Për prokurimin publik", Kreu IV, në të cilin parashikohet "çdo shpallje fituesi ose lidhje kontrata përpara miratimit me shkrim të organit që vë në dispozicion fondin është e pavlefshme".

Kjo kontratë është nënshkruar në emër dhe për llogari të KESH, nga ana e Dritan Priftit.

Nga materiali hetimor rezulton se nga ana e KESH, është blerë energji elektrike për periudhen 20 qershor - 2 korrik 2001 nga K.E.K. Kosovë, për sasinë 15.130 MWh. Për këtë është përpiluar kontrata me datë 17.07.2001, pra pasi është blere më pare energjia elektrike, veprim ky në kundershtim të hapur me Ligjin nr.7971 datë 26.07.1995 "Për prokurimin publik", dhe njëkohësisht pa u mbuluar me një V.K.M. përkatëse.

Blerja e kësaj sasie energjie para nënshkrimit të kontratës vërtetohet me faturën nr.87/01 datë 03.07.2001 të K.E.K. Kosovë për furnizimet e kryera si më poshtë:

8.380 MWh për periudhen 20-25 qershor me çmim 21 USD/MWh

4.970 MWh për periudhen 25-30 qershor me çmim 17 USD/MWh

1.780 MWh për periudhen 01-02 korrik me çmim 17 USD/MWh.

 

Kjo kontratë ësgtë nënshkruar në emër dhe për llogari të KESH, nga ana e Dritan Priftit.

Me V.K.M. nr.450 datë 17.06.2001 është lejuar prokurimi për blerjen energjisë elektrike për periudhen Korrik-Shtatpr 2001 në sasinë 300.000 MWh me fond limit në shumën 1.422.900.000 lekë për prokurimin me procedurën "Kërkesë për kuotim", duke ju dërguar ftesë për ofertë 19 subjekteve, dhe sipas procesverbalit të komisionit kanë marrë pjesë 3 firma, nga ku fitues ka dalë subjekti E.F.T. pasi ka ofruar çmimin më të ulët 30.4 USD/MWh, për sasinë 200.000 MWh për periudhen gusht-shtator.

 

Procedura lartpërmendur, është në kundërshtim me legjislacionin shqiptar në fuqi dhe konkretisht:

Me nenin 22 të Ligjit nr.7971 datë 26.07.1995 "Për prokurimin Publik", dhe pikës 3 të V.K.M. nr.335 datë 23.06.2000 "Për rregullat e prokurimit publik".

Me subjektin është lidhur kontrata nr. 28/01 datë 17.07.2001 dhe është blerë sasia prej 191.313 MWh.

Kontrata është nënshkruar pa sigurim kontrate.

 

Me V.K.M. nr.464 datë 17.07.2001 është lejuar prokurimi për blerjen e energjisë elektrike për periudhen korrik-shtator 2001 në sasinë 145.000 MWh me fond limit në shumën 835.000.000 lekë për prokurimin e drejtpërdrejtë me subjektin "N.E.K" -Bullgari.

Në zbatim të këtij vendimi, nga ana e KESH, është lidhur kontrata nr. 21/200 datë 18.07.2001 për sasi të papërcaktuar, me çmimin 28.5 USD/MWh. Në dosjën e prokurimit mungojnë urdhëri për prokurimin dhe sidomos mungon tërësisht praktika e negocimit si dhe oferta konkrete e subjektit, ku të përcaktohej çmimi i ofruar. Nga ky subjekt është blerë sasia prej 120.000 MWh.

Kjo kontratë është realizuar në fakt për sasinë 120.000 MWh ose në masën 82.76 %. Si rezultat i moszbatimit të pikës 6 të V.K.M. nr.335 datë 23.06.2000, për sigurimin e kontratës në masën 10 % është shkaktuar një dëm financiar në shumën 413.250 (145.500 MWh x 28.5 USD x 10 %).

Me V.K.M. nr.496 datë 14.08.2001 është lejuar prokurimi për blerjen e energjisë elektrike për periudhen Tetor-Dhjetor 2001 në sasinë 550 milion MWh për prokurimin me procedurën "Kërkesë për kuotim", duke ju derguar ftese per oferte 14 subjekteve, dhe sipas procesverbalit të komisionit kanë shpallur fitues dy kompani.

 

Procedura lartpermendur, është në kundërshtim me legjislacionin shqiptar në fuqi dhe konkretisht:

me nenin 22 të Ligjit nr. 7971 datë 26.07.1995 "Per prokurimin publik", dhe pikës 3 të V.K.M. nr. 335 datë 23.06.2000 "Per rregullat e prokurimit publik"

Subjekti "Montmontacana" P/C Kroaci meçmimin 33,9 USD/MWh.

Subjekti "E.F.T." Londer me çmimin 35 USD/MWh.

Më subjektin "Montmontacana" P/C Kroaci është lidhur kontrata datë 30.10.2001, ku është përcaktuar vetëm çmimi për njesi 33.9 USD/MWh dhe nuk është përcaktuar sasia e furnizimit. Sipas dokumenteve, nga ky subjekt është blerë sasia prej 154.630 MWh.

Me dubjektin "E.F.T" Londër është lidhur kontrata nr.34/1 datë 02.11.2001, për periudhen tetor-dhjetor 2001, me çmimin për njesi 35 USD/MWh për sasinë e furnizimit 400.000 MWh. Sipas dokumentave, ky subjekt ka furnizuar sasinë prej 343.310 MWh, ose 80 % të kontratës.

Si rezultat i moszbatimit të pikës 6 të V.K.M. nr.335 datë 23.06.2000, për sigurimin e kontratës në masën 10 % është shkaktuar një dëm financiar në shumën 1.400.000 USD. (400.000 MWh x 35 USD x 10 %)

Nga sa më lart parashtrum, konstatohet se të gjitha kontratat e vitit 2001 janë nënshkruar pa përcaktuar si kusht kontraktual sigurimin e kontratës në masën 10 %, kriter ky i parashikuar dhe i detyrueshëm nga Ligji nr.7971 datë 26.07.1995 "Për prokurim publik" dhe pika 6 e V.K.M. nr.335 datë 23.06.2000 "Për rregullat e prokurimit publik".

Këto kontrata janë nënshkruar në emër dhe për llogari të KESH, ngaana e Dritan Priftit.

Ky fakt merr një rëndësi të veçantë, patur parasysh se kontratat e lidhur me subjektet në të shumtet e rasteve kanë mbetur të paekzekutuara në sasitë e përcaktuara në kontratë. Ekzistenca e kushtit të sigurimit të kontratës nga njëra anë do te detyronte firmat në përmbushjen e plotë të detyrimit dhe nga ana tjetër në rast të një mispërmbushje të detyrimit do t’i munbdësonte KESH-it sekuestrimin e sigurimit të kontratës.

I paraqitur në shifra, fakti lartpërmendur paraqitet si më poshtë:

Nga kontrolli i të gjithe dokumentacionit që ndodhet në dosjen "Për prokurimi publik" te V.K.M. nr.335 datë 23.06.2000 "Për rregullat e prokurimit publik" dhe Udhëzimit Nr.1 datë 01.01.1996 "Për prokurimin publik" duke sjellë dhe për pasojë një dëm financiar për periudhen tetor-dhjetor 2000 dhe vitin 2001 në shumën 3.968.960 USD.

Gjithashtu për vitin 2001 rezultojnë dy prokurime të drejtpërdrejta të bëra nga ana e KESH, janë të pa mbështetura në vendime të Këshillit të Ministrave, detyrim ky i përcaktuar në ligj.

Për sasite 84.560 MWh dhe 18.530 MWh, të prokuruara në fund te muajit shkurt për të cilat është paguar shuma 3.592.155 USD, nëse do te ishte marrë në konsideratë oferta e datës 22.02.2001 nga subjekti "Slovenska Elektrika" Slloveni, e cila ofronte energji elektrike me çmimin 32.5 USD/MWh, përfitimi në buxhet do të ishte 241.730 USD.

Vlen të theksohet fakti se për vitin 2001 nga tre subjekte të kontraktuara, vetëm N.E.C. Bullgari është subjekt prodhues i energjisë elektrike ndërsa E.F.T. Londër dhe

Montmontacana" P/C Kroaci janë subjekte komisionere, të cilat çmimet e shitjes në USD/MWh i kanë patur më të larta se prodhueset.

E tërë kjo ekspoze faktesh të provuara gjatë hetimeve paraprake, ngarkojnë me përgjegjesi direkte ish-Drejtorin e përgjithshëm të Korporatës Energjitike Shqiptare, Dritan Priftin, i cili me veprimet e tij në këtë funksion, i ka sjellë pasoja të rënda financiare shtetit.

Në këto kushte, për sa spjeguar më lart, bazuar në nenin 288 të Kodit të Procedures Penale dhe nenin 73 Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë";

K E R K O J :

Autorizim për të proceduam penalisht dhe për arrestimin e ish Drejtorit të Përgjithshëm Dritan Prifti, për veprën penale të shpërdorimit të detyrës, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

PROKURORI I PERGJITHSHEM

ARBEN RAKIPI

 



---------------------------------
Do you Yahoo!?
Faith Hill - Exclusive Performances, Videos, & more
faith.yahoo.com
-------------- next part --------------
HTML attachment scrubbed and removed


More information about the ALBSA-Info mailing list