Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] Leter ne Shekulli

Agron Alibali aalibali at yahoo.com
Tue Oct 8 20:27:40 EDT 2002


"Është e vërtetë që po harrojmë shqipen"
Julian Peci 
jetta2279 at msn.com
Jam emigrant në SHBA dhe mendoj se ne shqiptarët që jetojmë jashtë, jemi vërtet duke harruar gjuhën shqipe. Këtu në Worcester (është një qytet në afërsi të Bostonit) na vjen keq dhe bëhemi xhelozë kur shohim fëmijët grekë që shkojnë dhe mbarojnë 4 vitet e para të shkollës në gjuhën greke ( shtëpia time ndodhet afër kishës greke). Kurse ne shqiptarët megjithëse jemi në numër komuniteti i dytë këtu, nuk kemi ende një shkollë në gjuhën shqipe. Dhe gjëja më ironike është se i kemi fondet dhe mjediset, por s`kemi mësues. Edhe ceremonitë fetare gjatë të dielave më shumë bëhen në gjuhën angleze, pasi prifti megjithëse është shqiptaro-amerikan nuk flet shqip. Nuk di ç`të shkruaj më tepër, por sa për shtetet evropiane, pasi kam jetuar në Greqi për 4 vjet, jam mëse i sigurt se shqipja po harrohet shumë më shpejt. Ju falenderoj për anketën mbi gjuhën shqipe dhe ju uroj gjithë të mirat dhe suksese (sidomos nga im atë, pasi kalon të paktën 2 orë duke lexuar lajmet shqiptare)



---------------------------------
Yahoo! - We Remember
9-11: A tribute to the more than 3,000 lives lost
-------------- next part --------------
HTML attachment scrubbed and removed


More information about the ALBSA-Info mailing list