| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] Fwd: Bastet e humbura te Nanos NGA GAVROSH LEVONJAAgron Alibali aalibali at yahoo.comThu Nov 14 06:24:44 EST 2002
FORUM <forum at sanx.net> wrote:From FORUM Wed Nov 13 05:48:42 2002 X-Apparently-To: aalibali at yahoo.com via 216.136.172.40; 13 Nov 2002 09:31:07 -0800 (PST) Return-Path: Received: from 207.241.174.34 (EHLO san1.san.com.al) (207.241.174.34) by mta539.mail.yahoo.com with SMTP; 13 Nov 2002 09:31:02 -0800 (PST) Received: from pdr ([207.241.174.16]) by san1.san.com.al (8.9.1/8.9.1) with SMTP id PAA30030; Wed, 13 Nov 2002 15:17:04 -0100 Message-ID: <006b01c28b21$29f1f6a0$6db9fea9 at pdr> From: "FORUM" To: Subject: Bastet e humbura te Nanos NGA GAVROSH LEVONJA Date: Wed, 13 Nov 2002 14:48:42 +0100 Organization: FORUM MIME-Version: 1.0 Content-Type: multipart/alternative; boundary="----=_NextPart_000_0012_01C28B23.C2D5C160" X-Priority: 3 X-MSMail-Priority: Normal X-Mailer: Microsoft Outlook Express 5.00.2615.200 X-MimeOLE: Produced By Microsoft MimeOLE V5.00.2615.200 Content-Length: 3417 Bastet e humbura te Nanos NGA GAVROSH LEVONJA/ Edhe ky mandat kryeministror i Fatos Nanos, mund te thuhet se nuk i zhgenjeu aspak te gjithe ata qe e njohin pak a shume ate ne cilesine e kreut te ekzekutivit. Konkretisht, vetem kjo periudhe qe ka kaluar nga fillimi i mandatit te peste te Nanos si kryeminister i Shqiperise, ka qene e mjaftueshme per te konstatuar se njelloj si ne te kaluaren, edhe kesaj radhe ai eshte njeriu i premtimeve te pambajtura, i angazhimeve te mbetura vetem ne leter, politikani i sloganeve e fjaleve te medha, te cilat nuk kthehen kurre ne vepra, e keshtu me radhe. Se pari, zhurma propagandistike qe shoqeroi rikthimin e tij te radhes ne postin e shefit te ekzekutivit per nje kryqezate te gjithanshme kunder korrupsionit, mbeti vetem tek fjalet. Me e shumta tek ndonje padi e formuluar me gjysem zeri per t'u venitur fare nese ka mundur te arrije deri tek dyert e prokurorise. Keshtu, sot, nuk mund te mos cuditesh, kur perballesh me faktin qe deri tani nuk rezulton asnje "koke e prere" per korrupsion apo abuzime te tjera. Kjo, me se shumti, per ate qe duke degjuar "rrufete" dhe "gjemat" e Nanos kunder korrupsionit, te korruptuarve dhe gjithe arkitektevete "ekonomise ne hije", te krijohej pershtypja se me te ardhur ai, ne krye te qeverise, do te behej hataja dhe per gjithe ata politikane qe kishin realizuar fitime te paligjshme, "vrima e miut" do te kushtonte 100 grosh. Por, realiteti po tregon krejt te kunderten. Praktikisht, gjithe "meria antikorrupsion" e Nanos, degjeneroi vetem ne nje raprezalje kunder atyre mediave qe nuk preferojne te kendojne sipas notave te avazit te imponuar nga kryeministri dhe ata qe e rrethojne. Dhe ajo qe "i ve vulen" heqjes dore perfundimisht nga ana e Nanos dhe kabinetit te tij nga lufta kunder korrupsionit, eshte aktivizimi para pak diteve i nje organizmi joqeveritar per t'u angzhuar ne luften kunder korrupsionit. Por, lidhur me luften kunder korrupsionit duhet thene se ka "mekatet" e saj edhe opozita, ose ajo pjese e udhehequr nga Berisha ose qe bashkepunon me te. Duke hequr dore nga goditja kunder korrupsionit, Berisha, e privoi opoziten nga karburanti qe mbante ndezur motoret e saj. Per liderin e opozites do te kishte qene e arsyeshme qe te balanconte raportet midis marreveshjes me klasen politike ne pushtet dhe rolit real te opozites ne skenen politike. Por, gjithsesi, nese shqiptaret jane mesuar te kenaqen me fjale, por me lugen bosh, te huajve, mbi te gjitha u ben pershtypje fakti qe deri tani nuk eshte vene nen pranga asnje politikan i akuzuar per korrupsion. Por, deshtimi ne luften kunder korrupsionit, ose me sakte mungesa e deshires per ta luftuar sinqerisht ate, eshte vetem nje pjese e morise se puneve te pakryera te kryeministrit te mandatuar per here te peste. Ndersa pese vjet me pare, Nano doli me sloganin e "meritokracise", tani i shtrengoi ministrat e tij te nenshkruanin kontrata pune si ate te nje punedh-__me punemarresin. Veshtire se mund te jene harruar skenat kur Nano u kerkonte ministrave plane e projekte dhe nenshkruante kontrata pune me ta. U tha asokohe se pas tre muajsh ministrat do te ballafaqoheshin me planet e kontratat e firmosuar dhe kush nuk ishte ne rregull me realizimin e tyre, do te largohej nga qeveria pa shume ceremoni. Por, ndonese ka kaluar nje kohe dukshem me e gjate se ajo qe perfshihet ne harkun e nje tremujori, asgje nuk ka ndodhur. Mbi te gjitha, vete kryeministri duket se ashtu si gjithmone, kesaj radhe ka harruar t'u kerkonte ministrave te tij zbatimin e kontratave. Nga ana tjeter, mjaftojne vetem vazhdimi i praktikave te kufizimit te energjise dhe problemeve te tjera tashme te njohura, ndoshta dhe me te akutizuara, per te hedhur poshte ndonje iluzion se antaret e kabinetit "Nano5" i kane pasur letrat te gjitha ne rregull. Pak a shume, e njejta gje mund te thuhet edhe per trafiqet e paligjshme dhe klandestine, ku gjithcka deri tani ka perfunduar me ceremonite e djegies se disa skafeve. Me te vertete Nano mund te deklaroje poshte e lart se "nuk kemi me skafiste ne det dhe qeveri", por kilogramet apo kuintalet e droges se ardhur nga Shqiperia qe kapen ne portet dhe aeroportet e vendeve te tjera, komprometojne sinqeritetin e kryeministrit shqiptar ne syte e opinionit te huaj, ne radhe te pare miqve e partnereve te Shqiperise. --------------------------------- Do you Yahoo!? Yahoo! Web Hosting - Let the expert host your site -------------- next part -------------- HTML attachment scrubbed and removed
More information about the ALBSA-Info mailing list |