| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] Fwd: Shqipëria,_kavia_e_përfaqësuesve_të_FMN_Nga_Gjergj_Buxhuku_Agron Alibali aalibali at yahoo.comFri Nov 1 09:22:37 EST 2002
FORUM <forum at sanx.net> wrote:From FORUM Tue Oct 29 09:56:57 2002 X-Apparently-To: aalibali at yahoo.com via 216.136.172.38; 29 Oct 2002 10:05:24 -0800 (PST) Return-Path: Received: from 207.241.174.34 (EHLO san1.san.com.al) (207.241.174.34) by mta584.mail.yahoo.com with SMTP; 29 Oct 2002 10:05:08 -0800 (PST) Received: from pdr ([207.241.174.59]) by san1.san.com.al (8.9.1/8.9.1) with SMTP id TAA12229; Tue, 29 Oct 2002 19:02:49 -0100 Message-ID: <00e801c27f75$1bcfce60$6db9fea9 at pdr> From: "FORUM" To: Subject: Shqipëria,_kavia_e_përfaqësuesve_të_FMN_Nga_ Gjergj_Buxhuku_ Date: Tue, 29 Oct 2002 18:56:57 +0100 Organization: FORUM MIME-Version: 1.0 Content-Type: multipart/alternative; boundary="----=_NextPart_000_00A9_01C27F7C.F63D9B20" X-Priority: 3 X-MSMail-Priority: Normal X-Mailer: Microsoft Outlook Express 5.00.2615.200 X-MimeOLE: Produced By Microsoft MimeOLE V5.00.2615.200 Content-Length: 3396 Shqipëria, kavia e përfaqësuesve të FMN Nga Gjergj Buxhuku Draft buxheti qeveritar i vitit 2003, që ka marrë bekimin e përfaqësuesit të FMN, ndryshe nga 2-3 vitet e mëparshme nuk ka parashikuar në strukturën e tij të ardhurat nga privatizimi i ndërmarrjeve strategjike të mbetura publike shqiptare. Fakti i mësipërm është pozitiv, sepse në vetveten e tij përbën shkëputjen e parë nga praktika e deritanishme e ndërtimit të një pjesë të konsiderueshme të buxhetit duke përdorur mënyrën më të lehtë të sigurimit të të ardhurave: mbushjen me paratë e siguruara nga privatizimi i sforcuar i ndërmarrjeve publike. Në thelbin e tij formatimi i buxhetit sa më sipër është edhe një kërkesë për buxhetin e vitit 2002, që u korrigjua duke u kthyer në normalitet pikërisht në mesin e vitit financiar, megjithë pasojat e rënda makroekonomike të një fakti të tillë. Ana tjetër e medaljes, është domosdoshmëria e analizës së dukurisë të shmangieve të qëndrimeve personale të përfaqësuesve të FMN-së në Shqipëri nga qëllimet afatgjata të institucionit të tyre në vendin tonë dhe pasojat e rend atë qëndrimeve të tilla subjekteve. Qëllimi i prezencës së FMN në vendet në zhvillim është sigurimi i oponencës profesionale për arritjen e stabilitetit makroekonomik afatgjatë të vendit dhe monitorimi i politikave qeveritare për respektimin e marrëveshjeve financiare bilaterale: Shqipëri-FMN. Por praktika e deritanishme ka treguar se përfaqësuesit e këtij institucioni shumë të rëndësishëm, në më shumë se një rast janë shmangur ndjeshëm nga roli i oponencës profesionale dhe neutrale politikisht, duke u bërë ortake me qeveritarët shqiptarë në politika financiare dhe ekonomike. Shembulli më i keq i një prezantimi të tillë është paraardhësi i përfaqësuesit aktual të FMN-së, që mburrej, pa u skuqur nga roli i lakeut, sigurisht për arsye të përfitimeve personale korruptive, në të njëjtin kor me qeverinë e viteve 2000-2002 për "stabilitetin" makroekonomik të vendit, pavarësisht se një stabilitet i tillë artificial ishte siguruar paratë e privatizimeve të AMC, licencës së dytë celulare, etj., që shiten vetëm njëherë në jetën ekonomike të çdo vendi. Sepse, si pasuri strategjike, që u takojnë brezave, është krejtësisht e amoralshme dhe dënueshme politikisht, ekonomikisht dhe financiarisht të shiten në kohë dhe mënyra të papërshtatshme, duke u shkrirë më pas në tendera korruptive qeveritare të një ose dy viteve dhe për më shumë të përdorura politikisht në fushata zgjedhore! Sepse, stabiliteti makroekonomik shqiptar ka treguar në mënyrë të përsëritur gjatë gjithë viteve të tranzicionit se është një "ekuilibër në prehje" pa impakt domethënës në zhvillimin e ekonomisë reale, i cënueshëm edhe me goditjet më të vogla. Sepse, shitja në mënyrë të sforcuar e pasurive publike strategjike shqiptare, të vetmen vlerë ka komoditetin fals të përkohshëm të përfaqësuesve të FMN-së në Shqipëri për të justifikuar punën ndaj shefave në Uashington, sigurisht në kurriz të nxirjes së imazhit afatgjatë të këtij institucioni të rëndësishëm. Shqipëria ka nevojë së pari, për politika financiare, që do të çojnë drejt stabilitetit dhe zhvillimit ekonomik real të vendit si gjenerues i vetëm i burimeve financiare afatgjata dhe së dyti ka nevojë për reforma të thella organizative dhe ligjore në administratën fiskale për të ulur evazionin gjigant aktual, që ka pasoja dërrmuese në arritjen e liberalizimit real të ekonomisë, pengimin e konkurrencës së lirë, krijimin e monopoleve dhe bllokimin e investimeve prodhuese. Qeveritë shqiptare kanë treguar, se për të patur sa më shumë para në duar për të prishur gjatë kohës që janë në pushtet, nuk e kanë për gjë të shesin edhe interesat themelore kombëtare më afatgjatë të vendit. Prania e përfaqësuesve të institucioneve ndërkombëtare si FMN, është pikërisht për të penguar dhe jo nxitur qëndrime të tilla të papërgjegjshme. Deri më sot kemi patur rastin e keq t'i provojmë dy të parat. Le të shpresojmë se tashmë do të fillojmë të provojmë të kundërtën. G. Shekulli --------------------------------- Do you Yahoo!? HotJobs - Search new jobs daily now -------------- next part -------------- HTML attachment scrubbed and removed
More information about the ALBSA-Info mailing list |