| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] Kadare ne KosoveAgron Alibali aalibali at yahoo.comSat May 18 22:47:46 EDT 2002
"Ajo që po ndodh në Kosovë, rrezaton për mirë te popujt e Ballkanit", tha Ismail Kadare në fund të vizitës Kadare në Kosovë. "Populli ynë në themel është i qytetëruar" "Një botë e lirë shqiptare, shembull për Ballkanin" --------------------------------- PRISHTINE Do të doja krijimin e një bote të lirë shqiptare, europiane, shembull për popujt e tjerë të Ballkanit". Dëshirën e madhe, shkrimtari ynë Ismail Kadare e ka rrëfyer në fund të vizitës katërditore në Kosovë. Por jo gjithçka ka mbetur në kornizat e një ëndrre. "Në Kosovë janë premisat, që ajo që po ndodh këtu të rrezatojë për të mirë te popujt e tjerë të Ballkanit", tha Kadare. Shkrimtari ynë i madh tha se po ndahet me përshtypjet më të mira nga Kosova. "Populli ynë në themel është i qytetëruar", tha Ismail Kadare. Gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, Kadare pati takime të ngjeshura me përfaqësues të jetës kulturore, politike dhe shoqërore. Duke iu referuar Panairit të Librit "Prishtina 2002", shkrimtari Kadare tha se në Kosovë vihet re një shtim i dukshëm i numrit të lexuesve. Kjo, siç u shpreh ai, të jep një shpresë dhe konfirmim se populli ynë është me themel i qytetëruar dhe që premton shumë. Duke iu përgjigjur pyetjes se si e sheh dimensionin kulturor Kosovë - Shqipëri, Kadare tha se këtë e konsideron si një të vetme, përkundër faktit se dikush në Europë ka rezerva ndaj këtij këndvështrimi. "Kultura shqiptare është një, ajo edhe duhet të shikohet si e tillë. Ligjet e integrimit europian nuk mund të jenë të dyfishta për shqiptarët. Ligjet që vlejnë për kulturat e tjera do të vlejnë edhe për kulturën shqiptare", tha Kadare. Ndërkaq, ministri i Kulturës Rinisë Sporteve dhe Çështjeve Jorezidente, Behxhet Brajshori, tha se Kadare me punën e tij, me veprat e tij shpërtheu kufijtë kombëtarë, për ta bërë më të lehtë dhe të mundur integrimin e kulturës shqiptare në hapësirën e madhe kulturore europiane. Kjo ishte vizita e dytë e shkrimtarit Ismail Kadare në Kosovë, që prej përfundimit të luftës. --------------------------------- Do You Yahoo!? LAUNCH - Your Yahoo! Music Experience -------------- next part -------------- HTML attachment scrubbed and removed
More information about the ALBSA-Info mailing list |