| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] Gazeta Shqiptare - Kisha e ShirqitaAgron Alibali aalibali at yahoo.comSat May 18 22:46:00 EDT 2002
Faqja 17 - GAZETA E SHKODRESmydate = new Date();myday = mydate.getDay();mymonth = mydate.getMonth();myweekday= mydate.getDate();weekday= myweekday;myyear= mydate.getYear();year = myyear;if(myday == 0) day = " E Diele, " else if(myday == 1) day = " E Hene, "else if(myday == 2) day = " E Marte, " else if(myday == 3) day = " E Merkure, " else if(myday == 4) day = " E Enjte, "else if(myday == 5) day = " E Premte, "else if(myday == 6) day = " E Shtune, "if(mymonth == 0) month = "Janar "else if(mymonth ==1) month = "Shkurt "else if(mymonth ==2) month = "Mars "else if(mymonth ==3) month = "Prill "else if(mymonth ==4) month = "Maj "else if(mymonth ==5) month = "Qershor "else if(mymonth ==6) month = "Korrik "else if(mymonth ==7) month = "Gusht "else if(mymonth ==8) month = "Shtator "else if(mymonth ==9) month = "Tetor "else if(mymonth ==10) month = "Nentor "else if(mymonth ==11) month = "Dhjetor"document.write("
"+ month);document.write(myweekday+", " + year +"");
Maj 18, 2002
Kocka e kafka lundrojnë mbi lumin që ka hyrë deri në ambientet e brendshme të kishës Buna nxjerr eshtra nga Kisha e ShirqitMonumenti 800-vjeçar përjeton ditët e fundit
---------------------------------
SHKODER
Kisha e Shirqit në Shkodër është në prag të rrënimit të plotë të saj. Uji i lumit Buna dhe gërryerjet e shumta erozive kanë bërë që Kisha me varret prehistorike përreth të përjetojnë ditët e fundit të tyre. Tashmë eshtrat e fisnikëve, që kanë patur nderin të varrosen në oborrin e saj, kanë dalë mbi tokë dhe në jo pak raste, kockat e kafkat janë parë të lundrojnë mbi Bunën që vërshon e përmbyt.
Kisha ndodhet në fshatin Shirq, në afërsi të Dajçit të Bregut të Bunës. Në brigjet e lumit Buna dhe jo shumë larg vendit ku Buna derdhet në Adriatik, kisha e Shirqit është një nga pikat historike më të rëndësishme. Kisha duket se ka qenë referimi momentar historik. E ndërtuar të paktën 800 vite më parë me një kombinim të stilit të hershëm gotik dhe atij romak, kisha e Shirqit, përbën pa asnjë dyshim një nga monumentet e kulturës në Shqipërinë veriore. Në oborrin e përparmë të saj ndodhen një numër i madh varresh të lashta, të cilat përbëjnë dëshmi arkeologjike të kulturave romake dhe bizantine, që këtu kanë patur përplasjen e parë të tyre. Kisha e Shirqit, është lënë pas dore megjithë alarmin e lëshuar vite më parë nga pushtetarët lokalë të Komunës së Dajçit, ku kjo kishë ndodhet. Me vlera të pallogaritshme arkitekturore, por edhe historike Kisha e Shirqit është lënë në mëshirë të fatit. Fenomenent atmosferike dhe koha kanë bërë të tyren. Kisha shkon përditë drejt shkatërrimit total të saj. Sipas historikëve dhe shkresave që ruan si relike kjo kishë, këtu janë celebruar martesa e princave të Veriut Shqiptar. Sot nuk mund të flitet për asgjë përveçse për shpëtim të asaj që ka mbetur. Uji i Bunës ka prekur muret e Kishës, duke hyrë në jo pak raste edhe në mjediset e brendshme. Dheu është shkriftuar dhe mund të dallosh lehtë kockat e të vdekurve të lashtë që notojnë në ujin e Bunës, që shpesh i merr ato me vete. Sipas fshatarëve të këtyre anëve këto janë dëmtimet më të mëdha të kësaj kishe. Ka dhjetë vjet që është dhënë alarmi dhe asnjë sinjal i gjelbër nuk është dhënë. Deputeti i zonës, Valentin Palaj, që ka qenë për katër vite edhe Kryetar i Komunës ka ngritur zërin pa marrë asnjëherë anën konkrete të zgjidhjes. Në kohën kur në krye të Ministrisë të Kulturës ishte shkodrania, Esmeralda Uruçi, u duk se zgjidhja mund të ishte e afërt. Një vit më parë u fol edhe për fonde dhe për projekte të restaurimit të Kishës së Shirqit. Por nuk u pa asnjë gur apo një punim sado i vogël. Tashmë ka humbur edhe ajo shpresë e paktë që ishte, ndërsa Kisha vazhdon të ketë të afërt fundin e turpshëm të saj.
---------------------------------
Do You Yahoo!?
LAUNCH - Your Yahoo! Music Experience
-------------- next part --------------
HTML attachment scrubbed and removed
More information about the ALBSA-Info mailing list |