Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] Qirate dhe Intervista e Rulit per INSIG - KJ

Agron Alibali aalibali at yahoo.com
Sat May 18 22:20:32 EDT 2002


Qerate e Metes, 15 milione USD humbje ne vit
Nje iniciative e re vjen nga qeveria Majko ne kuadrin e luftes antikorrupsion. Ideja mesohet se eshte drejtperdrejt e Kryeministrit dhe konsiston ne permiresimin rrenjesor te procedurave te ndjekura deri tani ne dhenien me qira te prones publike nga institucionet shteterore. Duke pare se nga qerate qe ka firmosur qeveria Meta gjate 3 vjeteve, ku jane dhene me shume se 70 e te gjitha pronave deri ne diten e sotme, rezulton te kete cdo vit me shume se 15 milione USD humbje, Majko ka vendosur te ndryshoje kete praktike korruptive. Objektet me cilesore dhe me pikante qe perfaqesojne trafikun tipik te influences, jane Kinostudioja, Porti i Durresit, Qendra Nderkombetare e Kultures, Pishinat e Tiranes, ish-stabilimenti Mihal Duri dhe siperfaqe te medha toke ne zonat me te kerkuara bregdetare. Keto objekte duhet theksuar se jane dhene me cmime qeraje deri ne 12 here me te uleta se cmimet e tregut. 

Kjo iniciative e Majkos eshte nje tjeter shprehje e drejtperdrejte e luftes kunder korrupsionit ligjor, si shkalla me e larte e abuzimeve. Ajo eshte pjese perberese e strategjise se qeverise per rritjen e konkurrences ne ekonomi, liberalizimin e saj dhe luftes kunder monopoleve.

Thelbi i permiresimeve te propozuara ne projekt vendimin ne fjale qendron ne disa elemente themelore:

Se pari, vendosja e procedures se ankandit ne kushte teresisht te ngjashme me cdo privatizim te zakonshem, si mjeti i vetem per arritjen e cmimit te tregut dhe metoda e vetme e percaktimit ligjor te fituesit ne ekonomine e tregut te lire. Pikerisht mungesa e ketij elementi ne procedurat e deritanishme ka qene shkaku i subjektivizmit ne dhenien e objekteve me qira, mundesia e korrupsionit te perfaqesuesve te shtetit e pasqyruar drejtperdrejte ne mos arketimin ne buxhetin e shtetit te shumave te konsiderueshme financiare. Duke llogaritur qe me qira jane dhene qindra objekte nga me te ndryshmet dhe me cilesoret ne vend per afate qe shkojne deri ne 20 vjet me cmime qiraje deri ne 10-12 here me te ulta se cmimet e tregut dhe duke patur parasysh qe vetem per 118 objektet me mbi 500 m2 per te cilat vilen qirate, buxheti i shtetit humbet minimalisht deri ne mbi 15 milion dollare ne vit. Duhet patur parasysh qe kjo humbje eshte e mbartur ne te gjithe fatin e kontratave te qirase, qe do te thote qe ne total llogaritet ne qindra milione dollare. Ne kete humbje nuk llogariten vlerat e humbura te qindra objekteve te tjere me siperfaqe me te vogel se 500 m2 ne te gjithe Shqiperine. Shperndarja ne vite ne perqindje e dhenies me qira te objekteve eshte: 10 per qind e objekteve me qira jane dhene ne vitin 1998, 16 per qind e objekteve jane dhene gjate vitit 1999 dhe mbi 70 per qind e numrit total te objekteve jane dhene gjate viteve 2000 dhe 2001.

Se dyti, eshte parashikuar qe objektet e dhena me qira t'i nenshtrohen publikimit ne te gjitha mjetet e komunikimit masi, ashtu sikurse edhe objektet qe privatizohen. Deri me tash elementi i publikimit/transparences se procesit ka munguar krejtesisht, duke dhene shkak ligjor qe qiradhenia te kthehej ne nje proces te mbyllur per publikun si rrjedhim ne krijimin e kushteve ideale per korrupsion. Mungesa e transparences ne procesin e qiradhenies ka shkaktuar ne trajtim selektiv te biznesit, qe nga ana e tij eshte parakushti i ndertimit te monopoleve ne ekonomi. Transparenca e procesit do te beje te mundur rritjen e kerkesave dhe njekohesisht rritjen e konkurences ndermjet subjekteve te interesuara, qe do te refelektohet jo vetem ne rritjen e te ardhurave ne buxhet, por edhe forcimin e besimit te publikut dhe biznesit tek institucionet shteterore.

Se treti, eshte menjanuar perfundimisht metoda e dhenies me emfiteoze, qe konsiston ne njohjen e investimeve qe privati ben ne objektin e marre me kete menyre. Nje metode e tille praktikisht ka cuar qe shteti jo vetem te humbase nga mosmarrja e cmimit te tregut te qirase, por njekohesisht te rezultoje debitor me shifra shumemiliona dollare ndaj subjekteve qiramarrese. Rast tipik i shembullit te mesiperm jane depozitat e naftes ne porte ku shteti i detyrohet kompanive private ne miliona dollare detyrime financiare.

Se katerti, jane hequr nendarjet e dhenies me qira ne varesi te kohes dhe siperfaqes, duke unifikuar procesin dhe nenshtruar teresisht transparences se plote ne publikim dhe shpalljen e fituesit nepermjet ankandit.

Se pesti, ne projekt vendimin ne fjale eshte perdorur metoda e zhvillimit te ankandit nepermjet paraqitjes se ofertes bankare perfundimtare te depozituar paraprakisht ne banke nga pjesemarresit e gares. Nje metode e tille e perdorur per here te pare ne procesin e privatizimit te objekteve ne Shqiperi, praktikisht eleminon praktikat korruptive qe kane qene te shpeshta gjate zhvillimit te proceseve te ankandeve ne AKP.

Se gjashti, me qellim sigurimin e transparences maksimale procedura e qiradhenies eshte ndertuar ne menyre te tille qe siguron oponence institucionale te plote ndermjet institucioneve, qe iniciojne procesin, zhvillojne procedurat dhe lidhin kontratat perfundimtare. Deri me sot procesi i qiradhenies praktikisht kalonte vetem ne institucionin administrues dhe Ministrine e Ekonomise, qe njekohesisht vleresonte fituesin dhe gjithashtu kishte edhe te drejten te lidhte kontraten perfundimtare. Ne permiresimet e bera kontrata e fituesit lidhet nga AKP, duke ulur ndjeshem mundesite e subjektivizmit te procesit ne teresi.

Se shtati, ne zbatim te Strategjise se Decentralizimit te Pushtetit dhe akteve ligjore te transferimit te pronave pushtetit vendor, per here te pare nje VKM nuk prek pavaresine e pushteteve vendore ne menyren se si ata do te procedojne me pronat e tyre gjate dhenies se tyre me qira, duke e lene kompetence plotesisht ne duart e organeve drejtuese te pushtetit vendor.


---------------------------------
Do You Yahoo!?
LAUNCH - Your Yahoo! Music Experience
-------------- next part --------------
HTML attachment scrubbed and removed


More information about the ALBSA-Info mailing list