| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] INSIG Fallout - Koha JoneAgron Alibali aalibali at yahoo.comSat May 18 22:03:14 EDT 2002
INSIG, politikanet shqiptare ne sherbim te Greqise Anila Basha/ INSIG thellon konfliktin mes qeverise shqiptare dhe institucioneve nderkombetare donatore. Lajmi eshte konfirmuar dje edhe nga nje leter drejtuar institucioneve financiare shqiptare nga drejtori rajonal i Bankes Boterore per Europen Juglindore dhe Azine Qendrore ne Banken Boterore. Akuzat i drejtohen nje lobi deputetesh te parlamentit shqiptar, brenda Partise Socialiste, te cilet vazhdojne te ndjekin poliiken lobiste ne favor te lobit grek. Kundershtimi i bere ne komisionin parlamentar te ligjeve per projekt-ligjin per privatizimin e INSIG eshte sipas specialisteve nje veprim i qellimshem, i cili i sherben vetem interesave greke. Debati eshte zgjeruar mjaft ne rradhet e politikes, duke e bere kete nje nga ceshtjet me te mprehta. Ne varesi te miratimit ose jo te ketij projekt-ligji do te varet edhe bashkepunimi i metejshem i shtetit dhe qeverise shqiptare me Banken Boterore. Nje formule e tille e privatizmit te INSIG-ut, ashtu sikurse u paraqit ne komisionet parlamentare, eshte diskutuar shume kohe me pare, qe gjate qeverise Meta. Nje nder kundershtaret me te forte te projektit, Mustafa Muci ka qene minister gjate kohes qe eshte diskutuar nje gje e tille, dhe nuk e ka kundershtuar asnjehere kete procedure. Lobet qe influencojne per marrjen e INSIG-ut nga kompania INTERAMERIKAN, nje kompani sigurimesh greke, kane ndikuar edhe ne parlament tek parlamentaret. Madje, sipas eksperteve, dihet se nese do te behet nje tender i hapur nderkombetar, kjo eshte kompania e vetme qe do te ofrohet per blerjen e INSIG-ut ne nje vlere qesharake, gati 2 milione dollare, nga rreth 35 milione dollare qe duhet te shitet ne te vertete INSIG. projekti do t'u kthehet edhe nje here per shqyrtim komisioneve parlamentare qe nuk e kaluan ate, sidomos ne ate te ligjeve. E ndersa komisioni parlamentar i ekonomi-finances e ka dhene OK per nje projekt-ligj te tille, komisioni i ligjeve tha jo, vetem nen ndikimin e nje vote. Tashme kjo procedure, do te kerkoje vetem vullnetin politik te klases politike shqiptare per ta kaluar, si nje obligim i institicioneve nderkombetare donatore. E nese nuk do te kete vullnet politik, atehere rrezikohet nje nga proceset me te rendesishme te privatizmit ne vend. --------------------------------- Do You Yahoo!? LAUNCH - Your Yahoo! Music Experience -------------- next part -------------- HTML attachment scrubbed and removed
More information about the ALBSA-Info mailing list |