| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] Majko's Interview with Rudina Xhunga, Top ChannelAgron Alibali aalibali at yahoo.comMon May 13 18:34:22 EDT 2002
Majko: "Duart e pastra" do të vazhdojë Pyetje:-Për vrasjet nga Tropoja e deri te Divjaka, a mjaftojnë vetëm ngushëllimet, apo ka ardhur koha ti rikthehemi dënimit me vdekje, si e vetmja mundësi për ti zgjidhur situatat? Majko: Po e nis nga momenti i Divjakës dhe më tej. Nuk dua të bëjë rolin e atij që rri në distancë, por rolin e atij njeriu që doja të merrja pjesë në dhimbjen e familjareve dhe duke qene se jam pjesmarres në këtë dhimbje, mendoj gjërat duhet të shikohen në një mënyre të pari, ku edhe shteti do të investojë atë që është pjesë e shtetit. Pasi shteti mbaron punën e vet, ose shteti le të themi do te zbatojë atë që është shkruajtur në letër të bardhe, dhe gjithsecili nga ne edhe si qytetar, do te fillojë të mendojë se po pastaj çdo te ndodhë, është pjesa njerëzore edhe që nuk është shkruar në Ligj, sepse në fund te fundit kjo ka edhe diçka që ështe e pashkruajtur dhe e pa dënueshme edhe pse në fund te fundit jeta e njeriut ikën. Ajo zonë përgjithësisht është njohur për njerëz që i marrin gjërat plotësisht dhe duke patur një koncept për komunitetin që jeton ne Divjakë, mendoj se do të ekzistojnë njerëzit që më pas gjërat do ti shohin shtruar. Unë kam qene partizani i vendosjes së dënimit me vdekje dhe gjithmonë kam qenë i bindur se shteti i bazuar mbi arsyetim të caktuar, duke qenë i lidhur pak edhe me sistemin amerikan të drejtësisë dhe jo me këtë butësinë e përgjithshme që tenton të kapi Europa karshi një mënyre të re të të parit të krimit, me të cilin Unë jam lidhur kohët e fundit. Nuk mendoj se denimi me vdekje do të zgjidhte probleme, varje ne mes të fshatit apo një pushkatim. Në thelb ky do te ishte sekonda, momenti, çasti, prandaj them se në të gjithe këtë histori ka diçka, ka shumë dhimbje njerëzore. Por unë gjendem pranë familjes dhe dhimbjes njerëzore dhe do të jem edhe në vazhdim pranë familjes. Do të doja të dija prej jush, a jeni për zbatimin e vendimit të dënimit me vdekje? Une mendoj që përballë krimit, politikanet nuk kanë pse të orientohen nga vullneti politik. As nuk mund të vendoset si ide koncepti që nëse ka vullnet për të zbatuar ligjin, atë ose e zbaton ose në rast të kundert ka mënyra të tjera veprimi të ligjit, karshi atyre që nuk i zbatojnë. Përsa i përket idesë që shefat e komisariateve që kryejnë krime, kjo është një gjë që tema e diskutimit ka bëjë me mënyren e orientimit nga raportet e një momenti ekskluziv të krimit që ka filluar të shpërtheje kohet e fundit dhe që ka të bëjë përgjithesisht me krimin në familje. Nuk ka të bëjë shumë me vullnetin e politikaneve, por edhe me disa efekte të tranzicionit, të cilat kanë të bëjnë me ndarjen e shtresave sociale, me marrëdheniet e reja që kanë filluar të hyjnë në kondicionalizmin shqiptar, sidomos midis burrit dhe gruas, apo edhe me efektet të tjera, të cilat kanë të bëjnë me komunimin me botën që, sigurisht pjell edhe pjesmarrjen apo ndërthurjen e kriminalitetit të organizuar. Mendoj se po diskutojmë një krim, i cili ka mbërthyer familjen shqiptare, jo nga vullneti politik i politikanëve, por kam përshtypjen që ne jemi në një vend ku tradita familjare ka qenë bazamenti i gjithë jetës sonë si komb. A jeni i një mendimi që pushtetarët shqiptarë të bashkëpunojnë në atë që quhet "lufta e madhe kundër krimit"? Kam përshtypjen se nuk duhet të biem edhe në një psikologji të caktu, që orienton shpesh pa të drejtë. Nuk është i vërtetë fakti që Shqipëria ka një klasë politike jo profesionale, që e kanë mendjen vetëm për të bërë lekë, matrapazllëqe, kontrabandë, dëshiroj të nënvizoj faktin që sinqerisht me sa njoh unë në Parlamentin shqiptar, qoftë nga ana e PD-së qoftë nga ana e PS-së apo e Qendrës, gjërat nuk janë kështu. Ka shumë njerëz, të cilët pavaresisht se nuk janë shumë të dukshëm në mënyren e debateve politike, ka njerëz të cilet kur votojnë në parlament, votojnë me zemër, që të bëjnë diçka për zonën e tyre elektorale, dhe nuk është se esencialisht ne kemi të bëjmë me një klasë politike të papërgjegjshme. Ajo që dua të nenvizoj, është se deri më sot, ne vazhdojmë të akuzojmë policinë se ajo ka në radhet e saj të inkriminuar. Mbase edhe kjo është pjesë e problematikes së vjetër të policisë shqiptare, por dua ta nenvizoj këtë fakt, që boll u mallkua kjo e shkretë polici, sepse në fund te fundit në qoftë se flasim per viktima, këto përplasje me krimin ne i kemi vetëm nga radhët e policisë. Dhe ajo që mund te kërkohet aktualisht, më shumë se sa vullneti politik i politikanëve, se si do ta votojnë ligjin apo do të diskutojnë apo do të japin një përkrahje edhe morale në momente të caktuara, është një bashkëpunim midis institucioneve policisë, prokurorisë, gjykatës. Në qoftë se ne kemi këtë trekëndësh, të kolauduar dhe të fortë, unë ju siguroj që kjo Shqipëri mund të ecë më mirë. Nuk e them këtë thjesht së kjo është dëshira ime, por se realisht sa herë që ky trekendesh kolaudohet, kapen menjëherë rezultatet, kapen edhe menjëherë edhe momentet, të cilat vendosin forcën dhe linjën e shtetit. Unë mendoj që sidomos kohet e fundit ka një perceptim shumë pozitiv i situatës së bashkëpunimit ndërmjet institucioneve. Koncepti i ashtuquajtur i pavaresisë, ka filluar të kthehet në një koncept të ndërvartësisë dhe është mëse normale që ministri i Drejtësisë, Prokurori i Përgjithshëm, Kryetari i Gjykatës së Lartë, elemente të tjerë kanë filluar tanimë të bëhen më komunikues me njeri-tjetrin, pra ka filluar një bashkëpunim shumë i ndërsjelltë dhe mjaft praktik. Le të flasim për Zvicrën. Rruga Kukes-Morinë, e cila në fillim u duk diçka patriotike dhe në fakt kur ikët si Kryeministër, u konsiderua utopi, sërish ka akuza dhe fjalë të mira. Ajo paragjykohet si rrugë që do të bashkojë Kosovën me Shqipëri por ndërkohe është edhe një ecje drejt Shqipërisë së madhe. Mund të na thoni se çfarë realizuat? Tashmë unë jam i bindur se këtë rrugë e kam vendosur në kokën time në çfarëdo lloj roli të jem sot jam Kryeminister, dje isha ish-kryeministër, pastaj ministër i Mbrojtjes e me radhë. Ky është një nga projektet më ambicioze, por sipas mendimit tim nuk besoj se Shqipëria mund te ketë një balancë rajonale pas shpërberjes së Jugosllavisë dhe ska të bëjë fare këtu logjika e Shqipërisë. Kjo rrugë duhet bërë dhe pikë dhe me çdo kosto. Kjo ka të bëjë dhe me një paketë, e cila do të jetë shumë e mirëpritur. Mbase dikujt kjo rrugë i duket një gjysëmëndërr e kryeministrit. Jam mësuar që shpesh të punoj me njerëz që nuk i investojnë as vetes, e jo më ti investojnë natyrës. Ajo që mua më kënaq është fakti që njerëzit në rradhë të parë ata të cilët në mënyrë a në një tjetër do të jenë pjesëmarrës në këtë projekt. Edhe nga opozita kam sinjale shumë pozitive përsa i përket këtij projekti dhe do ta diskutojë me shumë dashamirësi edhe me drejtuesin e Partisë Demokratike Sali Berisha. Ky është një nga projektet më të rëndësishme që ne na takon si shqiptar ta bëjmë. Ata fluturakë të cilët e kanë mëndjen për të bërë analiza, mua nuk më interesojnë. E rëndësishme është vendimi im dhe përgjithësisht unë vendimeve iu kam shkuar deri në fund. Kjo rrugë duhet bërë. Nuk është një rrugë që i takon suksesit të Pandeli Majkos, por bëhet fjalë për problemin më të rëndësishëm që ne kemi si komb. Ne gjithnjë kemi menduar se kemi qenë bashkë, por gjithmon ka pasur një pohim që ka ekzistuar brenda nesh. Ne kemi qenë të ndarë dhe ka një psikologji që na ndanë. Ne nuk mund të lejojmë që kjo gjë të vazhdojë. Derisa flasim për integrimin e Shqipërisë nuk duhet të harrojmë se duhet të ndërtojmë edhe Korridorin e 8-të. Ne kemi diskutuar disa variante dhe tani i jemi fiksuar një varianti, i cili shkon në vlerën 250 milionë dollarë i cili do të fillojë nga Durrësi e do të ndalojë në Morinë, pastaj nga Morina në Prishtinë rruga është më e thjeshtë sepse Kosova është pothuajse fushë. Shumë akuza ka për ekspasion për monopol grek në ekonominë shqiptare, a jeni i këtij mendimi? Unë mendoj se nuk kemi pse të bien në logjikën që mua më duket e dëmshme. Sa nuk kemi investime themi pse nuk vijnë. Sa vijnë ato u themi pse erdhën. Nëse Greqia dhe biznesi grek kanë interesa të deklaruara në Shqipëri, kjo ska pse të na shqetësojë. Problem që duhet të na shqetësojë është si të vendosen balancat. Kryesore është që biznesi shqiptar në Shqipëri të ndihet preferencia. Po u realizua kjo, nuk kanë çna duhen të tjerat. Mua më intereson biznesi shqiptar sepse jam kryeministri i Shqipërisë. Në këta 3 muaj të qeverisë tuaj, shumë pak është folur për marrëveshjen e stabilizim-asociimit. Mos është lënë gjë në heshtje, zoti Majko? Jo, absolutisht. Dua të them që jo vetëm nuk është lënë në heshtje, por ne e kemi parë në drejtimin që politika e integrimit nuk është vetëm pronë e qeverisë, e zyrave ku diskutohet sepse në thelb nuk është një element teknik. Kështu që ne duam që këtë proces ta nxjerrim nga zyra. Shpresoj që këtë muaj do të kemi arritje pozitive jo vetëm në trajtimin e problemit dhe riorganizimin e dokumentacionit, jo vetëm në aksionet e diplomacisë për këtë problem apo ecurinë e reformave por edhe në një raport të ri me shoqërinë që duam të vendosim. Ajo çka nuk po dëgjohet edhe pse ju e premtuat shumë kur erdhët si kryeministër, është lufta antikorrupsion. Pra ku janë këta të korruptuarit, ku është lufta e duarve të pastra, nuk kemi dëgjuar asnjë ndëshkim apo shkarkim apo çudi? Mendoj që lufta e duarve të pastra nuk duhet parë si çudi. Ai nuk një proces që do të ndodhë në kufijtë e disa ditëve. Kjo luftë sigurisht që ka filluar por si duket shtypi do figura më të qarta dhe kjo është një mënyrë serioze e të parit të gjërave nga ana e institucioneve shqiptare. Qeveria shqiptare e ka për detyrë të bëjë transparencën e saj si partner në sistemin gjyqësor dhe elementët e tjerë investigativ përballë fenomeneve që kanë të bëjnë me korrupsionin. Por ne në të njëjtën kohë nuk mund të bëhemi edhe policë, edhe prokuror, edhe gjykatës. E rëndësishme është mënyra e reagimit dhe mendoj se nuk ka ndonjë shkencë të madhe për të kuptuar që në fund të fundit njerëzit nuk duan të shikojnë një, dy tre individë. Ata shikojnë problemin e korrupsionit si mënyrë e të ndërtuarit, pra ka një raport që ata kanë vendosur në doganën, tatimet, me zyrat ku janë të detyruar të paguajnë për shërbimin. Këto janë sëmundje shumë më problematike se sa nxjerrja e dikujt që ka marrë kaq apo aq nga administrata shtetërore. Ne aktualisht jemi duke marrë një sërë masash dhe unë nuk dua të bëjë optimistin në këtë mes. Jam i bindur që në radhë të parë, për të kapur peshkun duhet të ngresh rrjetën. Ne po përpiqemi të ngremë një strukturë institucionale e cila në thelb në të gjitha ministritë do të jetë një mënyrë vëzhguese dhe goditëse. Kjo nuk mund të ndodhë brenda 24 orëve, as brenda 3 muajve, por duhet një proces i gjatë. Duke ngelur tek rrjeta, gati të gjitha qeveritë shqiptare kanë menduar për këtë rrjetën por nuk e kanë hedhur ende në ujë? Nuk mendoj ashtu. Edhe para 97-ën ka pasur goditje të segmenteve të caktuara të korrupsionit, ka pasur reagime të shtetit në esencë të problemeve. Megjithatë ne nuk mund të themi se kemi një shtet perfekt apo kemi qeverinë më të shkëlqyer në botë. Ne do të jemi pjesë e procesit, por në fund të fundit duhet të njohim edhe masën, pra aty ku mbaron dëshira fillon mundësi. Shteti ynë ka këtë strukturë legjislative, ka këtë psikologji administrative. Ne po përpiqemi ti përshtatemi duke bërë presionin e nevojshëm dhe kam përshtypjen se në vitet e fundit të institucioneve të shtetit por edhe një rivlerësim të politikës përballë këtij problemi, pra një debat kaq i hapur nuk ka ekzistuar ndonjëherë kaq i hapur dhe thelbësor për problemet e korrupsionit në shoqërinë shqiptare, në thelb që korrupsionin duhet ta bëjmë pjesë të kulturës shqiptare sepse nuk është një moment mekanik. A jeni në dijeni të korruptimit apo të bizneseve të anëtarëve të kabinetit tuaj? Çdo politikan është i detyruar të deklarojë pasurinë e vet. Sigurisht që nga të thënat është prishur ekuilibri midis reales dhe ireales. Këtu flitet për miliona dollarë sikur janë shumë të vogla, thashetheme, goditje etj. Shqipërisë po i krijohet klasë politike e cila merret me trafik droge e të tjera, dhe të shikosh burra të nderuar që vijnë në Parlament dhe akuzojnë njëri-tjetrin me këtë gjuhë. Ky është moment i cili ka shpërthyer si presion, sidomos pas 97-ës. Citoj dy momente:Në 97-ën ku neve gati sa nuk na quajtën njerëz të egër që sbëkemi dot një shtet. Ky të paktën ishte perseptimi i atyre që gjërat i shikojnë me syrin e thjeshtë dhe 99-ta që po ky komb çuditi dhe bëri gjëra që kombe të tjera europiane as që e kishin ndërmend ta bënin. Pikërisht pas kësaj, këta shqiptarë që bënë këtë çudi, filluan të akuzoheshin si trafikantë. Unë nuk them se nuk ka, por filloi të orientohej një politikë që, o do të bëhej ky vend me damk o bëhet nami. A i keni ju 5 milionë dollarë në Korfuz? Jo. Po ti kisha, do të kisha blerë një shtëpi. Dhe sigurisht, po ti kisha do ti vija në dispozicion rrugës Durrës-Morinë. Qeverisë shqiptare nuk i është hedhur asnjë akuzë për keqmenaxhim të ndihmave për refugjatët në 99-ën pasi ne ndërtuam një sistem menaxhimi që nuk mund të fusnin duart aty ku nuk na takonte. Pra qeveria shqiptare në asnjë moment dhe pas asnjë gjë nuk është akuzuar për abuzimet ndaj ndihmave të Kosovës. Pra ju garantuat në Zvicër me emrin tuaj, në njëfarë mënyre? Po zonjë. Me pasurinë më të madhe që kam, për të mos thënë të vetmen në politikë. Si është parashikuar të realizohet procesi i privatizimit të sektorëve strategjikë në një proces të rregullt transparence? Përsa i përket transparencës së privatizimit, është formuluar urdhëri për transparencën e objekteve të cilat do të privatizohen në datat përkatëse etj, etj, të cilat, të themi, nuk kanë munguar në shtypin shqiptar. Unë preferoj të kem një metodikë tjetër, pak a shumë atë që bëmë me çmimet e referencës, pra në mënyrën më transparente për të gjithë publikun. Edhe për privatizimin ne do të publikojmë të gjitha asetet. Pra i gjithë biznesi shqiptar të jetë i qartë se kush do të privatizohet. Nuk bëjmë fjalë për një privatizim veprash, po diskutojmë për privatizimin deri të strukturave të Albpetrolit apo dhe momente të tjera. Përsa i përket sektorit strategjik, përgjithësisht nuk privatizohen me vendime qeverie, por me projektligje në Parlament. Pra që në fillim problemi i transparencës për privatizimin e sektorëve strategjikë është i përcaktuar që do të bëhet në institucionet ku mendohet se transparenca është maksimale, nuk ngelet pjesë e vendimmarrjes, le të themi e dy-tre individëve, ministrit e dikujt tjetër. Përsa i përket çështjes së Telekomit unë ndaj të njëjtin mendim me zotin Meksi, që aktualisht nuk ka një treg të favorshëm. Nuk ka pse shitet për pesë para një aset. Pra, aktualisht, e vërteta është se për Telekomin nuk është shprehur asnjë lloj interesi, si rezultat i tregut të telekomunikacioneve në Evropë. Koncepti i kursimeve që ne po orientojmë, le të themi është i orientuar pikërisht nga shpenzimet operative. Pra më pak makina, ose le të themi me një gjuhë më shqip, jemi përpjekur të sillemi si gjirokastritë. Mendoj se unë dhe Meksi puqemi në logjikën e të prerit të shpenzimeve. Mendoj se janë teknika buxhetore dhe ndaj të njëjtin vizion, që fondet e privatizimit të sektorëve strategjikë duhet të jenë të nominalizuara në shpenzimet e tyre për investime strategjike. Pra të mos trajtohen si para, të cilat hidhen në xhepin e buxhetit dhe nuk dihet se nga shpërndahen. Privatizimi i tyre duhet të orientohet në sektorë shumë të veçantë dhe me interesa strategjike për Shqipërinë. Ministrat e kabinetit tuaj janë përfolur qysh kur i vutë dhe vazhdojnë të përfliten, madje së fundi kemi dëgjuar që do të ketë ndryshime. Së afërmi, a do të keni të ndryshuar, të ndëshkuar, kurbanë? Jo, gjithçka është e qetë dhe kam brenda vendimmarrjen time të plotë. Jam shumë i kënaqur nga ekipi në mënyrën se si po punon ai. Për një periudhë 50 ditore, të paktën ky ishte qëllimi që i vura vetes me këtë ekip, i cili le të themi si çdo gjë edhe përflitet. Me këtë qeveri ndodhi pak ndryshe, sepse nuk u lavdërua në fillim, por u përfol. Tani kemi arritur t'i kemi të zhbllokuara të gjitha marrëdhëniet me institucionet ndërkombëtare dhe proceset e reformave. Aktualisht po e përmbyllim këtë proces në Parlament dhe shpresojmë që kjo ecuri të jetë e dukshme, siç edhe po evidentohet në institucionet ndërkombëtare. Shpresoj që muaji maj të jetë muaji edhe i vendimmarjeve të tjera. Do të keni ende surpriza pozitive. Dikush tha se do të kemi surpriza: se ky Kryeministër do të përpiqet të na mbajë me shpresë. Dëshiroj të them që kur e nisa duke thënë surpriza në Shqipëri kishte 8 orë drita. Sot gjërat kanë ndryshuar dhe unë kam të drejtë të kërkoj më shumë shpresë tek njerëzit. Jam i bindur se ne do t'ia dalim mbanë. Nuk ka rëndësi këtu se këtë po e thotë Kryeministri. Unë jam i bindur që këtë duhet ta ndiejnë njerëzit, dhe minimalisht i kam vënë detyrë vetes që Qeveria të mos jetë pjesë e problemit, por të bëhet pjesë e zgjidhjes. Ndërkaq ju thoni një "Jo" të prerë për ndryshimet në Kabinetin Qeveritar, por kemi dëgjuar se do të ketë shumë shkarkime, emërime në administratën tuaj. Shpeshherë edhe vetë të hequrit nuk ua dinë motivin, por e mësojnë nga ekrani. Është e vërtetë që ju shkarkoni nëpërmjet televizionit, zoti Majko? Vështirë se mund ta mendoj këtë. Nuk kam pasur asnjëherë rastin të kem marrëdhënie kaq konfidenciale me një televizion sa unë të marr në telefon dhe të deklarojë që unë kam hequr filanin. Përgjithësisht me mediat, dhe kjo dalje sot këtu më ka vënë në pozitë të vështirë me miq e kolegë, se më thanë t'u bë dy herë te Top Channel, por jam i predispozuar që gjërat t'i bëj me komunikim sa më direkt me ata që largohen apo që vijnë. E rëndësishme është që puna të bëhet më mirë më pas, sepse në fund të fundit, ckuptim do të kishin edhe ndryshimet. Ajo që unë do të thoja është që ndryshimet bëhen edhe siç është titulli i emisionit tuaj. Shqip Zoti Berisha ju quajti dëshmor në 5 Maj për shkak të paktit korfuzian Nano-Meta dhe ju e dhatë një përgjigje. Por pavarësisht nga batuta, a ndiheni produkt i pakteve dhe jo i arritjeve apo dështimeve tuaja, a punoni në presion, zoti Majko? Kryeministri duhet të punojë nën presion. Unë për vete si qytetar do të ndihesha shumë i shqetësuar nëqoftëse Kryeministri do të flinte i qetë, do të çohej në mëngjes dhe do të thoshte: çfarë kam sot për të bërë? Kurse unë ju siguroj se fle nën një presion shumë të madh. Kur çohem në mëngjes gjëja e parë që më shkon ndër mend është si ka qenë situata e dritave gjatë natës dhe a është shtuar niveli i hidrocentralit. E filloj ditën e punës me gjithë informacionet e para që kam nga niveli i ujit të hidrocentralit, nga verifikimet që ka bërë policia elektrike, nga policia e rendit dhe elementë të tjerë, i hedh një sy shtypit dhe pastaj vazhdoj punën e përditshme. Kryeministri normalisht është nën presion. Unë dëshiroj t'ju them që kam një tip, që përgjithësisht u mor në fillim me rezervë. E pra, janë 12 profesorë apo doktorë shkencash, të cilët përpiqen të më ndjekin në të gjitha veprimet që unë dua të identifikoj në programin e Qeverisë dhe dëshiroj të them se aktualisht. Ekipi Qeveritar që drejtoj është një nga ekipet që, të paktën ndryshe nga tradita, nuk ka patur probleme të brendshme të karakterit personal, përkundrazi, fryma e ekipi është shumë e idnetifikuar. Sot unë do t'u kërkoj ndjesë atyre, dhe publikisht, sepse kam humbur takimin çdo të diel në darkë kur pimë një kafe dhe diskutojmë hallet e shqetësimet e njëri-tjetrit, jo vetëm familjare, përgjithësisht ato të institucioneve. Ne jemi nën presion sepse ndjejmë që koha ecën me shpejtësinë e erës. Se sa ia kemi arritur kësaj pa u mbushur ende 100 ditët unë shpresoj që qytetarët të kuptojnë se kanë qeveritarë që përpiqen, brenda një kohe 16-18 orë, të paktën ky është orari im i punës, duke qenë se jemi njerëzit që paguhemi më shumë nga Administrata Shqiptare, të identifikojmë dhe të përpunojmë disa mendime, të cilat në fund të fundit nuk na bëjnë mirë ne, por godasin në interesin e qytetarëve. Unë edhe një herë dua të them: Nuk kam dalë këtu sot që kjo është qeveria më e mirë që ka patur historia e Shqipërisë! Ne po përpiqemi të bëjmë detyrën tonë, edhe nën presion. Presioni më i madh për mua është presioni i qytetarit, që kur shikon gropën thotë: Ah, të keqen unë, kur ikin dritat shan Qeverinë, kur shkon të blejë domate, kur u rritën çmimet sot dhe kur merr rrogën, kur do të na e rritin atë të shkretë? Unë dëshiroj të them se para se të jem Kryeministër jam një qytetar nën presion të madh, dhe presioni më i madh është ai që më bën vetvetja. Pyetje: Megjithatë, në qoftë se zoti Berisha ka të drejtë dhe loja e brendshme në PS është ajo lojë që do të nxjerë zotin Nano President dhe zotin Meta Kryeministër dhe ju jashtë, a nuk do të ndjeheni i përdorur, zoti Majko? Tani nuk kam ndërmend të jap përgjigje, të cilat ti me shumë dëshirë do të m'i kujtosh edhe nesër. Lojërat e politikës këto janë, por në fund të fundit secili ka një fytyrë përballë publikut. Ne përpiqemi t'u themi se politikën nuk e kemi thjesht për të ndërruar lëkurën një herë në tre ditë, por për t'u shërbyer njerëzve dhe t'u ofrojmë nëpërmjet politikës një vizion, një mënyrë për të parë të ardhmen, për të dalë nga guaska e së përditshmes, ku dikush mendon që ky vend nuk bëhet. Jo, ky vend bëhet. Dhe po bëhet faktikisht. Më e bukura është që po bëhet në një kohë që akoma vazhdojnë të thonë që ky vend nuk ka për t'u bërë. Unë jam më shumë optimist për gjërat që po ndodhin realisht në këtë vend sesa për lojërat politike, të cilat në një esencë të caktuar janë normale. Ne duhet të mësohemi me këto lojëra demokratike. Ka një Parlament, ku matematika shpesh vendos edhe mbi logjikën e ftohtë. Kemi zgjedhjet presidenciale, do të zgjidhet një president, do të kemi probleme të natyrave të tjera, do të zgjidhen dhe këto. E rëndësishme është që asnjë politikan nuk duhet të ndihet i përjetshëm, secili është nën presion për t'i ndryshuar gjërat për më mirë. Nëse bën këtë ikën ai, vjen tjetri, e kështu me rradhë. A mendoni ju se është kandidati konsensual i mazhorancës për president zoti Nano? Unë mendoj që zoti Nano është një nga figurat e spikatura të së majtës në Shqipëri, i cili, edhe ne lëvizje shumë të kritikuara, ka sjellë gjëra shumë të reja, të cilat më pas edhe ata që ia kanë kritikuar kanë pohuar që në fund të fundit veprimet e tij politike kanë sjellë disa dimensione. Unë kam përshtypjen që gjërat ende nuk janë ristabilizuar për t'u shprehur për këtë proces. Edhe kur kam qenë herën e parë në këtë studio kam thënë se unë jam një Kryeministër në detyrë. Është një President në detyrë, me të cilin bashkëpunoj në mënyrë jashtëzakonisht të mirë. Kështu që gjërat do të diskutohen me transparencën përkatëse në institucionet e partisë. Problemi i diskutimit të presidentit nuk është vetëm për të thënë se kush është burri më i mirë i Shqipërisë, por që gjërat të ecin me një lloj stabiliteti dhe të mos preken interesat e qytetarit. Pastaj këtu jemi. Jeta nuk mbaron sot, as ajo politike. Sot mund të humbasësh, nesër do të fitosh prapë. Sot je në pushtet nesër në opozitë, edhe anasjelltas. Nga kjo pikëpamje mendoj që ne do të na duhet normalisht edhe një bashkëpunim me forcat e tjera politike. Klasa politike shqiptare ka ditur që në momentet më të vështira të japë zgjidhje. Unë e shikoj këtë problem të zgjidhshëm, jo me idenë e zërave të trishtuar që ky vend nuk bëhet. Përgatiti: E. Nelaj, G.B --------------------------------- Do You Yahoo!? LAUNCH - Your Yahoo! Music Experience -------------- next part -------------- HTML attachment scrubbed and removed
More information about the ALBSA-Info mailing list |