Google
  Web alb-net.com   
[Alb-Net home] [AMCC] [KCC] [other mailing lists]

List: ALBSA-Info

[ALBSA-Info] Zhvillime politike ne Shqiperi - Koha Jone

Agron Alibali aalibali at yahoo.com
Sun May 12 21:50:35 EDT 2002



Nano: Rexhep terhiqu. Meidani: Do te rikandidoj
Rexhep Meidani brenda tre mujash ka bere dy udhetime per ne SHBA, te cilat pavaresisht se nuk jane komentuar nga Presidenca, mund te kene nje domethenie

Ndoshta Presidenti aktual mund te jete me i prefruar edhe per vete faktin se zgjedhja e Nanos ne postin e presidentit mund te shkaktoje reagime te paparashikuara nga opozita

Nese Partia Socialiste do te kete dy kandidatura, ate te Nanos dhe te Meidanit, atehere rebusi president, do te jete shume i veshtire per t'u zgjidhur

Erl Murati

Kryetari i Partise Socialiste, Fatos Nano i ka kerkuar presidentit te Republikes, Rexhep Meidani qe te mos kandidoje serish ne kete post ne zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Kete e konfirmuan dje per "KJ" burime te mirebesuara prane kryetait te PS-se. Sipas ketyre burimeve, perpara nisjes ne SHBA presidenti Meidani ka marre nje "mesazh" nga Nano permes miqve te perbashket socialiste qe te mos shpalle kandidaturen per postin e kreut te shtetit, duke i lene keshtu rruge te lire liderit socialist. Por, Nano ka marre nje pergjigje negative nga Meidani, i cili ka konfirmuar se do te kandidoje ne zgjedhjet e ardhshme duke e bere keshtu "ekuacionin e presidentit" te veshtire per t'u zgjidhur. Njerez te afert me presidentin aktual u shprehen per "KJ" se Meidani nuk leviz nga objektivi i tij per t'u rizgjedhur president dhe ai i qendron deklarates se tij se "kandidimi ose jo i tij, nuk ndikohet aspak nga kandidimi i Nanos". "Meidani eshte kandidatura me e pershtatshme per postin e presidentit ne kete moment. Per me teper qe vizita e tij ne SHBA brenda nje harku te shkurter kohor nuk eshte krejt e rastesishme", u shpreh njeri nga deputetet e PS-se.

Ai vazhdoi se "per ate qe di te lexoje, Meidani gezon mbeshtetjen e plote te faktorit nderkombetar ne rikandidimin e tij per president. Zgjedhja e Nanos nuk mbeshtetet, plus qe mund te shkaktoje nje reagim te papare te opozites".

Refuzimi i Meidanit drejtuar Nanos per te mos kandiduar ne postin e presidentit te Republikes, e ben edhe me te paparashikueshme dhe me te veshtire zgjedhjen e kreut te shtetit nga mazhoranca. Burimet thane se Nano ia ka kerkuar kete "nder" Meidanit ne emer te stabilitetit dhe vazhdimesise se qeverisjes socialiste. Pak dite me pare, kryetari i PS-se u shpreh se ate e ka propozuar opinioni publik per postin e kreut te shtetit. Ai "kercenoi" indirekt grupin "levizja per katharsis" brenda partise me zgjedhje te parakohshme nese nuk zgjidhet president i Republikes. Rexhep Meidani duket aktualisht rivali me i forte per Nanon ne garen presideciale. Me "shmangjen" e tij nga skena, kryetari socialist do ta kishte shume me te lehte zyrtarizimin e kandidatures dhe kjo do ta ndihmonte ate ne mbledhjen e 84 votave te domosdoshme ne parlament.

Gjithsesi kandidatura e Nanos dhe Meidanit pritet te votohen ne mbledhjen e KPD-se se PS-se ku do te caktohet zyrtarisht "presidenti" i mazhorances. Brenda majit, kryesia dhe me pas KPD-ja do te diskutojne dhe me pas te votojne kandidatin zyrtar per postin e kreut te shtetit.

I pyetur pak kohe me pare nese rikandidimi i tij per president lidhet me kandidimin e Nanos per kete post, Meidani u pergjigj: "Absolutisht! Une kam natyre fare tjeter, eshte natyre shume analitike, shume e mbeshtetur ne te dhena, por njekohesisht qe vlereson cdo pohim, nga njera ane apo nga ana tjeter, te mirat qe sjell deklarimi ose te keqijat qe mund te sjelle ai".

Gjithsesi, deri tani as Nano dhe as Meidani nuk e kane konfirmuar shprehimisht shpalljen e kandidatures. Kohe me pare ne nje interviste televizive kryesocialisti deklaroi se PS-ja nuk ka kandidat me te pershtatshem se ai, per postin e presidentit te ardhshem te Republikes.



Meta: "Ne Beograd shkova si politikan kalibri"
"Une dua te theksoj se pavaresisht nga gjithe kjo krijimtari dhe gjithe kjo fantazi qe duhet vleresuar per nga permasat ireale te saj, nuk ka asnje gje te vertete per ndonje pakt apo per ndonje marreveshje e cila eshte diskutuar apo biseduar ne Korfuz. Ky ka qene nje rastesi me shume, qe nuk meriton me shume vemendje"

Ish-kryeministri Ilir Meta u kthye dje ne Tirane pas vizites tre ditore ne Serbi ku ai u takua me kreret me te larte te shtetit serb dhe perfaqesues politike te Presheves, Medvegjes dhe Bujanovcit. Meta u shoqerua nga ish-ministrat, Gjoni dhe Blushi nga kryetari i Dhomes se Tregtise, Bregasi dhe gazetare e biznesmene. Ne diten e pare te vizites se tij, Meta u takua me kryeministrin serb, Zoran Gjinxhic. Intensifikimi i kontakteve, krijimi i urave te bashkepunimit dhe integrimit te Shqiperise dhe Serbise ne Europe, ishin pikat e perbashketa te Metes dhe Gjixhic, ne konferencen per mediat. "Eshte momenti i zgjidhjes perfundimtare per Kosoven dhe i takon Kosoves te vendose per te ardhmen e saj", deklaroi kryeministri Gjinxhic para gazetareve. Me tej, Meta eshte takuar me ministrin e Jashtem serb, Goran Svilanovic ku eshte folur per bashkepunimin midis dy vendeve dhe zgjidhje te perbashket per ceshtjen e Kosoves. Ne vijim te vizites se tij, ish-kryeministri shqiptar zhvilloi nje takim ne ambasaden greke me kryeministrin Kostas Simitis, i cili ndodhej per nje vizite zyrtare ne Serbi. Meta u takua dhe me Ministrin e Jashtem, Papandreu dhe me pas me biznesmene serbe. Ndersa diten e trete te takimeve, Meta ia kushtoi perfaqesuesve te Medvegjes, Presheves dhe Bujanovcit.

Pas mberritjes ne Tirane ish-kryeministri Meta sqaroi detajet e vizites se tij ne Beograd dhe takimin e Korfuzit me kryesocialistin Nano. "Kjo ishte nje vizite te cilen une e kam zhvilluar si nje politikan, i cili ka vullnetin dhe pergjegjesine per te percjelle mesazhe te nje bashkepunimi rajonal dhe nje bashkepunim me te gjitha vendet e rajonit, i cili eshte ne dobi jo vetem te komunikimit intensiv mes politikes shqiptare dhe politikes rajonale por edhe per te krijuar mundesi te reja te kontaktit jo vetem mes politikaneve, por edhe mes perfaqesuesve te biznesit", tha Meta.

Persa i perket takimit me kryeminitrin serb, Gjinxhic, Meta u shpreh se kishte patur nje bashkepunim shume pozitiv dhe produktiv, qe prej fitores se forcave demokratike ne Beograd. "Ne kete kuptim ky takim ishte vazhdim i komunikimit te vazhdueshem dhe i perpjekjeve per te bere te qarte se marredheniet midis Shqiperise dhe Serbise jane marredhenie shume te rendesishme per te forcuar me tej klimen e stabilitetit dhe sigurise dhe te bashkepunimit rajonal", deklaroi ish-kryeministri. Ne lidhje me takimet me perfaqesues te shqiptareve te Presheves, Medvegjes dhe Bujanovcit, Meta tha se eshte shume evident angazhimi i shqiptareve per te zbatuar marreveshjen, eshte shume i qarte vullneti i tyre per te garantuar marreveshjen dhe te gjithe elementet e saj jo vetem me qendrime politike, por vecanerisht nepermjet ligjeve te cilat do te duhet te miratohen nga parlamenti federal dhe ai i Republikes se Serbise qe jep nje garanci afatgjate per realizimin e gjithe ceshtjes se marreveshjes dhe te gjithe te drejtave te shqiptareve", tha Meta.

Ish-kryeministri foli edhe takimin e tij me kryetarin e PS-se, Nano ne ishullin grek te Korfuzit. "Une dua te theksoj se pavaresisht nga gjithe kjo krijimtari dhe gjithe kjo fantazi qe duhet vleresuar per nga permasat ireale te saj, nuk ka asnje gje te vertete per ndonje pakt apo per ndonje marreveshje e cila eshte diskutuar apo biseduar ne Korfuz. Ky ka qene nje rastesi me shume, qe nuk meriton me shume vemendje".

E.M



---------------------------------
Do You Yahoo!?
LAUNCH - Your Yahoo! Music Experience
-------------- next part --------------
HTML attachment scrubbed and removed


More information about the ALBSA-Info mailing list