| [Alb-Net home] | [AMCC] | [KCC] | [other mailing lists] |
List: ALBSA-Info[ALBSA-Info] Zaloshnja ne ShekulliAgron Alibali aalibali at yahoo.comSat May 11 21:14:23 EDT 2002
"Korfuzi" dhe presidenti i ardhshëm Nga Dr. Eduard Zaloshnja* Artikulli i Mustafa Nanos, botuar më 10 maj tek "Shekulli", si dhe lajmet mbi takimin tashmë famëkeq të Korfuzit, u bënë shkak që të dërgoj për botim nga Amerika e largët këto pak rreshta. Në vitet e fundit, gjithçka ka ndodhur në Shqipëri, kam mundur t'a mësoj vetëm nëpërmjet leximit të rregullt të gazetave në internet, dhe nga kontaktet me miqtë dhe familjen. Deri më sot, artikulli i sipërpërmendur i Mustafa Nanos, është për mua padyshim, pasqyra më e plotë, dhe më e saktë, e asaj që po ndodh në Shqipëri, dhe asaj që duhet të ndodhë. Mustafai me shumë qartësi, argumenton së Shqipëria do të kishte shanse shumë më të mira për zhvillim, në qoftë se do të bëheshin zgjedhje të parakohshme. Fatkeqësisht, shanset për t'i afruar zgjedhjet nuk janë shumë të mëdha. Si ç'kanë treguar ngjarjet e 7-8 muajve të fundit, si socialistët ashtu edhe donatorët tanë financiare, duan t'i shmangin me çdo kusht zgjedhjet e parakohshme. Në këto kushte, ndoshta e vetmja armë efikase që ka opozita ne dorë, për të mos lejuar zbatimin e planeve, që mund të jenë ngjizur në Korfuz nga treshja Nano-Meta-Angjeli me ndihmën e greko-amerikanit të shquar antishqiptar, Nikollas Gejxh, është që të mos lenë Nanon të bëhet president i Republikës. Dua të theksoj se jo pa qëllim përdora frazën "mund të jenë ngjizur në Korfuz". Opinioni publik shqiptar, ndoshta kurrë nuk do të mësojë se ç'është thënë, e ç'është bërë në Korfuz, gjatë kohës që Nano, Meta, Angjeli, dhe Gejxhi, kanë qenë së bashku atje. Në qoftë se ata atje nuk kanë ngjizur plane, diku tjetër mund t'i kenë ngjizur. Por pavarësisht se ku janë gatuar planet, një gjë është mëse e qartë në mendjen time - nga planet e tyre asgjë e mirë nuk mund t'i vijë Shqipërisë. Përfshirja direkte e Nikollas Gejxhit në gatimin e planeve të treshes Nano-Meta-Angjeli, asnjëherë nuk do të konfirmohet zyrtarisht, por asnjeri të mos ketë dyshim, që përsa kohë Anastas Angjeli është në politikë, Gejxhi do të ketë një ndikim të fuqishëm në politikën shqiptare. Për lidhjet e Angjelit me grupin që përfaqëson Gejxhi, unë kam informacione nga burime, që i konsideroj mëse të besueshme. Ndërsa për të kuptuar se ç'e keqe mund t'i vijë Shqipërisë nga ndikimi i Nikollas Gejxhit, ia vlen të përmend që ai është ndoshta greko-amerikani antishqiptar më i sofistikuar, dhe me kontaktet më të fuqishme në administratën amerikane dhe atë greke. Njerëzit që ai përfaqëson në Amerikë dhe Greqi, duke qenë më pak të sofistikuar se ai, e shprehin hapur (me fjalë ose me harta) që Shqipëria e jugut, padrejtësisht është ndarë nga Epiri. Fare pak prej tyre ëndërrojnë për një bashkim të shpejtë të Shqipërisë së jugut me Epirin, por të gjithë dëshirojnë dhe punojnë për një helenizim gradual të saj. Me Fatos Nanon president, me Ilir Metën kryeministër dhe kryetar të PS, dhe Anastas Angjelin ministër të Financave (kjo ka shumë mundësi të jetë skema, që këta të tre kanë ngjizur me ndërmjetësinë e Gejxhit) helenizimi i Shqipërisë së jugut pa dyshim që do të përshpejtohet. Pikërisht, për këtë arsye i takon Berishës (të cilin vetëm për pro grek nuk mund t'a akuzosh) që të përdori të gjitha makinacionet politike, në funksion të mospjesëmarrjes së të paktën 57 deputetëve në votimin për president, në qoftë se kandidati nuk është konsensual. Muajt e fundit treguan se, nga frika e zgjedhjeve të reja, Nano gëlltiti të gjithë pështymën që kish derdhur mbi Metën dhe Angjelin. Po nga kjo frikë, Nano me siguri do të tërhiqet nga ëndrra e tij presidenciale, në qoftë se nuk arrin të futë në thes 84 deputetë, që votojnë për të. Në qoftë se Berisha është i suksesshëm në mbajtjen jashtë sallës së Kuvendit të të paktën 57 deputetëve, ditën që kandidatura e Nanos do të votohet, hapet rruga për një kandidaturë tjetër presidenciale. Nevojitet një kandidat që ka dhënë prova për patriotizmin dhe integritetin e tij moral, që të ketë gjithashtu aftësinë dhe kurajon politike për të bllokuar nëpërmjet vetos presidenciale, çdo ligj me pasoja jo të mira për Shqipërinë. *Pacific institute for Research and Evaluation - Ëashington, DC --------------------------------- Do You Yahoo!? LAUNCH - Your Yahoo! Music Experience -------------- next part -------------- HTML attachment scrubbed and removed
More information about the ALBSA-Info mailing list |